Showing posts with label Nikoleta Peppo Cabej. Show all posts
Showing posts with label Nikoleta Peppo Cabej. Show all posts

Saturday, April 1, 2017

"Sa e vogël êshtë bota dhe me sa shumë të papritura është e mbushur"

*** Bota është e vogël , shumë e vogël***
Para disa javëve , nje nga nxenesit e mij ishte shumë i trishtuar e i merzitur .E vura re sapo fillova qe ti shpjegoja problemin që kish detyre shtëpije.Mendova që kish ndonje hall në shkollë .Më erdhi keq dhe e pyeta:
- Çfare problemi ke? Pse je kaqe i mërzitur ? A mund të të ndihmoj unë?-
U përpoq të buzëqeshte , me mirësjellje ,uli kokën që të fshinte lotët e më tha me zë të ulët :
- Jo ..nuk kam ndonje gjë, po edhe po të kem , ti nuk mund të më ndihmosh,megjithatë faleminderit.
E kuptova qe ai vuante , kish nje hall , nje problem e kish nevojë për ndihme.Prandaj me nje lloj insistimi vazhdova
sikur nuk kisha degjuar gjë:
-Dakort , po bën mire të ma thuash .Mendoj se mund të të ndihmoj nqs problemi yt ka të bëjë me ndonje detyrë të shkollës, pamvaresisht nga lënda.Ki besim tek unë , buzëqesha duke i thënë këto fjalë.
Mu duk sikur vura re nje lloj shprese , nje lloj besimi ,në syte e tij të bukur bojë qielli te çelur .Buzëqeshi me trishtim , po me nje farë lehtësije e shprese ,e më tha:
- Po ja , mamaja ka shkuar
ne Florida se gjyshja është e semurë, shumë.Nuk e di kur do të kthehet .Babaj është gjithë ditën në punë, Brenda gruaja ,që kujdeset për mua dhe motrën nuk mund të më ndihmojë. Gjithënjë, sa herë kam ndonje projekt, e duhet që prindërit të më ndihmojnë , mamaja nuk është këtu , tha me nje ton ankimi .
Më duhet që në fund te javës të pregatis nje projekt , nje material për "Social study " për Hungarianë.
Ne mesuam për emigracionin ne USA , tani sejcili nga ne do te jetë një " emigrant", që do të përfaqësojë nje shtet të Europes.Do kemi nje emer të këtij vëndi, nje pashaportë amerikane me emrin e emigrantit e duhet të dimë gjërat kryesore për atdheun që lamë prapa .Unë do të jem nga Hungaria dhe emri im është Ferenc. As e di se ku është ky vënd me kete emër të ngatëruar.Mesuesja na ka dhënë planin.Ka shkrojtur çdo gje që ne duhet të dimë.Jane shumë.- perfundoi ligjeratën e tij , disi i lehtesuar, që ju dha mundesia ta shprehte " hallin" e madh që e kish zënë.Me zë më të plotë , më të vendosur tani ,vazhdoi :
- Veç kësaj duhet të pregatisim nje tabelë me të dhënat më të rëndësishme , me veshjen karakteristike te vëndit , me flamurin , harten e të tjera .Ka shume punë.-psherëtiu disi i lehtësuar .
I kerkova meterialin me kerkesat që ju kish dhënë mësuesja , e lexova menjeherë duke buzëqeshur e duke menduar :" Sa praktikë janë amerikanët , sa shkolla te mira , të këndëshme e zbavitëse kanë !Sa metoda origjinale, mesojne thelbin , ujin e lenë mënjanë!"
- Mos u merzit , i thashë, unë do te ndihmoj për të pregatitur tabelën dhe për gjithë materialet e tjera që të duhen.Po ti duhet ti mësosh shume mire të gjitha ato që do pregatisim dhe dua që të vlerësohesh me notën maksimale. Vetëm me këtë kusht mund të te ndihmoj." Do te jap nje liste me gjitha materialet qe do na duhen për te bërë tabelën .Besoj që babaj ose Brenda do ti blenë për ty ..Pjesën teorike do ta fillojme që sot.Unë do te flas e ti, si te duash shkruaj ose shtyp , cilen te kesh me kollaj.Mbasi të mbarojmë matematikën fillojmë me Hungarinë, i thashë.

Lumturia e tij ish e pa treguar .Për nje moment mu duk sikur nuk më besoj dhe e vuri disi në dyshim faktin që unë mund ta ndihmoja për projektin e tij " shumë të vështirë."
Më erdhi për të qeshur kur lexova mosbesimin e pa shprehur te tij.
Pas kësaj bisede vazhduam normalisht mësimin e kur mbarova i thashë :
-Tani është koha të fillojmë të shkruajmë per Hungarinë.Do shkruajmë mbase më teper nga sa do na duhet .Në fund do të vendosim çfare do mbajmë e çfare do të heqim. Do të shkruash apo do te shtypësh ?Çfare ke me kollaj ?E pyeta duke buzëqeshur .
- Do shkruaj , më tha.
- Atehere mer letër e laps e le të fillojmë.
Filluam e ai pa dashje psheretiu i lehtësuar .
Hungaria eshte nje shtet në Europen qëndrore që kufizohet nga : Rumanija, Austria, Kroacia , Serbia Çekia,Sllovenia.Ka kryeqytet Budapestin .
Mora frymë thellë kur mendova sa me ka pëlqyer ky qytet , i pari qytetet " i jashtem " qe kam parë në jetë.Me ka lënë nje përshtypje të jashtëzakonëshme , me ato godina madheshtore e krye larta , me arqitektura interesante ,te mbushura plot me histori e legjenda të këndëshme.Më është dukur shumë i bukur .U shkeputa nga kujtimet e vazhdova :
-Në mes të qytetit kalon lumi i mrekullueshme Danub që e ndan kryeqytetin e Hungarisë në dy pjese : ne Buda e ne Pest.
Përsëri mu kujtua Danubi blu,valët e tij të bukura , shtetet që lag ky lumë i lundrueshëm .Mu kujtua që edhe emri i këtij lumi magjepës , i është vënë nga banorët e parë të Hungarise , që ishin Ilirët ,nga fisi i Panonëve.Hungarezët erdhën ne Europë nga shekulli i X- të , nga Azia qëndrore e sollen me vehte edhe gjuhen e tyre.Hungarishtja është nga të paktat gjuhë të Europës që nuk i takon familjes së gjuhëve Indoeuropiane.
Dhe pa dashje mu kujtua valsi i mrekullueshm, që mban emrin e këtij lumi të madh e të bukur , valsin e pa vdekshem , të kompozuar , nga familja e muzikantëve te mëdhenj austriakë , Strauss , që ne shqiptarët e shijojmë shumë ne ditën e parë të vitit, nëpërmjet koncertit te Vjenës .
U shkëputa përsëri nga mendimet e mija , e disi e menduar ,vazhdova :
-Hungaria ka qënë pjese perberese e perandorise së madhe Austro- Hungareze. Hungarezet i detyruan perandoret e fuqishem të që perandoria të quhej : Austro -Hungari .Në shekullin e 19- te hungarezet u shkëputën , e fituan pamvaresine ... ketu perseri m'u kujtua nje shoqja ime e shkolles që kish qef te më thëriste me emrin e poetit te madh hungarez Shandor Peteuf dhe vargjet e tij të famëshme, me rastin e pamvaresise :
..... Për perëndinë e Magjareve betohemi ne
Betohemi se skllevër më s'do të jemi...
Pa dashje mendja më fluturoi tek kompozitori i madh hungarez Franz Liszt , për të cilin kemi parë edhe film në Tirane, dhe meloditë e tij filluan të më vërtetën në kokë. Mu kujtua gjithashtu edhe themeluesi i antiseptis në biologj, hungarezi Semmelweis.Buzëqesha dhe mendova në se duhej ti shkruante apo jo.Mu duk me vënd që ti shkruante dhe vazhdova me zhvillimin e pyetjeve e kerkesat që ju kish dhene mësuesja.
Hungarezet , pjesa më e madhe janë katolikë .Bile ne Hungari ndodhej kisha me e gjatë në Europë.Kuriozitet i këndshem .
Ne 1956 ne Hungari shpërtheu nje revoltë e madhe popullore , kunder regjimit te kohës , që si tek ne ishte komunizmi . Sigurisht, u mobilizua gjithe " familja e madhe socialiste ", e lëvizja u shtyp. Buzëqesha përsëri me vehte se mu kujtua që ne në shkollë e kemi mësuar se :
" ishte kunder revolucion , që u nxit nga vëndet anti komuniste dhe se si populli hungarez fitoi perseri lirinë , mirëqënjen , përparimin , dhe komunizmin..."
Ai u lumturua shume kur ne e mbaruam shume shpejt materialin teorik dhe para se të ndaheshim më pyeti :
-Po ti nga i di gjithë këtë gjëra për Hungarinë ?
-I kam mësuar në shkollë, i thashë , kur isha në moshen tënde, dhe duke u larguar buzëqesha e kënaqur .
Mbas disa ditësh e bëmë edhe tabelën me flamurë , me harta , me veshjen karaktestike të tyre e me fotografi të ndryshme nga Hungarija .Doli vërtet shumë e bukur.
Ai ndjehej shumë krenar kur, mësuesja e konsideroj punimin e tij më të mirin në klasë. Më falenderoj përsëri per ndihmën që i dhashë e më tha:
-Do të isha shumë i kënaqur nqs do te vini ditën e Enjte , 30 Mars , në shkollë , në sallën e fiskultures , ku do të bëhet prezantimi.Do të vine jo vetëm prinderit por edhe te fituar e miq të familjes .Do te jenë te gjithe"emigrantët" nga shtete të ndryshme të Europes.Do ju jepet mundësia të na pyesni për shtetin nga kemi ardhur e ne do ju përgjigjemi.Do kendojme e pastaj do kemi ëmbelsira .Të lutem shumë që të vish . Do kënaqesh shumë , edhe unë do të kënaqem shumë.Të lutem.
Edhe vetë kisha dëshirë e kuriozitet te shikoja prezantimin e emigranteve dhe vajta.
Vërtet ishte diçka e bukur kur shikoje fëmijë amerikanë ,te veshur me roba karakteristike të vëndit imagjinar nga kishin emigruar .Kishte fëmijë që perfaqesonin emigrantet e ardhur nga Polonia, Irlanda, Hungaria , Italia , Hollanda , Gjermania e te tjera.Do kisha dëshirë të shikoja ndonje emigrant , ndermjet tyre ,te ardhur nga Shqiperija ... Po nuk gjeta.
Diku pashë një vajze qe ish emigrante nga Italia me nje emer teper interesant që më bëri përshtypje
U afrova dhe kexova :
Sofia Albanesse .Ne te vertete ish nje vajzë indiane qe ishte caktuar nga Italia .
Ju afrova dhe e pyeta :
- Po ti nga çfare shteti vjen?
- Nga Siqelia ,Italija jugore.
- Ke nje mbiemër shumë interesant , i thashë .Shteti nga jam une , në të vërtetë ka emrin e mbiemrit tënd : Albania
-Waw shumë interesant , me tha vajza me mbiemrin Albanesse ,që në të vërtetë ishte indiane e quhej Rieley.
Në këtë kohë ndjeva një dorë në sup.U ktheva dhe pashë nje grua disi të moshuar , që po më buzëqeshte.Ajo e kish ndjekur biseden time me " Sofine " dhe pa asnje ndrojtje mu prezantua :

- Më quajnë Anna Maskalone.Kam mbesën këtu .Perfaqeson nje vajze te ardhur nga Irlanda .Unë jam me origjinë nga arbereshët e Italisë, që janë larguar nga Shqiperia ne kohë të Skënderbeut, 500 e me shumë vite më parë. Gjyshërit edhe prindërit e mij dinin shqip .Bile edhe unë kuptoj e di disa fjalë shqip: si bukë,ujë Ishte e mallengjyer.Pastaj më pyeti :
-Po mirëmëngjes e mirëmbrëma si i thonë ne shqip?-
Ja thashë , po sikur nuk gjeti atë që priste nga përgjigjia ime e me pyeti :
-Po eshte nje fjalë tjetër pershendetje , me kujtohet , që gjysherit e mij e përdornin sa herë largoheshin
I thashë :
- Mos theshin natën e mirë e mirë u pafshim ?"
-Po , Po .. Kjo është : mirë u pafshim....sa u kenaqa që takova nje shqiptare nga vendi i të parëve te mij , që flet shqip! "
Edhe unë u kënaqa që takova nje arbëreshe , që edhe pse kishin kaluar 500 vjet , pa qënë kurre ne Shqiperi ndjehej krenare për origjinën e të parëve të saj . I premtova që do ta njoh me familjen time e do ti dhuroj nje fjalor te gjuhes shqipe.
Lumturia e saj ishte e pa masë, veçanërisht kur i premtova për fjalorin. Do ja gjej e do ja dhuroj pa tjetër.
U largova nga ky festim e lumturuar, duke mbajtur nje numur telefoni në xhep, e me një dëshirë të madhe që të takohem së shpejti me arbëreshen.
Pa dashje mendova: "Sa e vogël êshtë bota dhe me sa shumë të papritura është e mbushur" !