Faza 1: Identifikimi dhe regjistrimi i të
gjithë shqiptarëve jashtë Shqipërisë në një Data Base Unike dhe paisja e
secilit me nga një kartë të formatit e ID-Card, me të dhënat e secilit, me
foton përkatëse dhe karta të jetë e standartizuar dhe me elementë sigurie.
Faza 2: Së pari
përgatiten grupet e punës që do të merren me zgjedhjen dhe caktimin e stafit
për secilin shtet ku ndodhen Shqiptarët apo siç quhen ndryshe Arnautët,
Arvanitët apo Arbëreshët edhe deri tek Albanët e Kaukazit dhe Hunzat e Kafiristanit.
Gjithashtu sigurimi i donatorëve, dhe grupeve financiare që do të financojnë
platformën Stafi duhet të merret me identifikimin e shqiptarëve, gjetjen e
listave në gjendjet civile, nëpër zonat që ka Shqiptarë dhe hulumtimin e këtyre
zonave krahinave që jetojnë shqiptarët, bashkëpunimi me shoqatat Shqiptare në
secilin vend ku ka shqiptarë dhe regjistrimin në Data Base dhe paisjen e tyre
me ID-Card.
E rëndësishme është vërtetimi që ata janë shqiptarë apo rrjedhin nga familje shqiptare. Ç'do Shqiptar ose Arnaut, Arvanit apo Arbresh duhet të nënëshkruajë me emrin e tij në kartë dhe pse jo një shënjë gishti, kjo për t'ja rritur vlerën dhe sigurinë kartës por edhe procesit seriozitetin
Faza 3: Pasi të krijohen grupet e punës, stafi
përkatës për ç'do shtet e zonë dhe baza materiale e financiare, atëherë
fillohet me regjistrinin në Data Base dhe paisjen me ID-Card Arnautët
(Shqiptarët) e Turqisë sepse aty jetojnë 22 milion Arnaut (Shqiptarë). Pastaj
paralel fillohet me regjistrinin në Data Base dhe paisjen me ID-Card të
Arvanitëve të Greqisë që mund të jenë rreth 7 milion, po ashtu vazhdon procesi
me regjistrimin në Data Base dhe paisjen me ID-Card të Arbreshve të
Italisë.
E njëjta procedurë me regjistrimin dhe paisjen
me ID-Card vazhdohet me 5 milion Arnautët e vendeve Arabe si Egjyptit, Sirisë,
Libanit, Libisë, Irakut. S'duhen harruar pa u regjistruar e paisur me ID-Card
Shqiptarët e SHBA-s, Kanadasë, Meksikës, Amerikës Qëndrore, Amerikës Latine,
Azisë, Afrikës, Australisë, Ishujve dhe Europës.
Faza 4: Do ishte shumë e vlefshme nëse gjatë
procesit të regjistrimit në Data Base dhe paisjes me ID-Card, të hapeshin
Shkolla për mësimin e gjuhës Shqipe në të gjitha këto zona të banura nga
Arnautët, Arvanitët, Arbëreshët e të gjithë Shqiptarëve të tjerë kudo që ata
ndodhen punojnë e jetojnē. Financimi i shkollave shqipe të bēhet nga shtetet
përkatëse të cilët janë të detyruar t'a finacojnë hapjen e arsimit shqip
konformë të drejtave ndërkombëtare arsimore dhe kulturore që minoritetet
meritojnē! Por dhe Shkollat Shqipe private janë të mirëpritura të kontribuojnë
në përhapjen e gjuhës Shqipe e cila në shumë nga këta Shqiptarë është harruar
nga trysnia e asimilimit, shoqëria ku kanë jetuar, koha dhe faktorë të
tjerë.
Faza 5: Pasi procesi i regjistrimit në Data
Base, paisja me ID-Card dhe shkollimi në gjuhën Shqipe të kenë avancuar
pozitivisht, kalohet në përgatitjet për marrjen e pashaportës Shqiptare të
gjithë Arvanitëve, Arnautëve, Arbreshëve dhe gjithe Shqiptarëve të vërtetuar si
të tillë dhe të regjistruar në Data Base dhe të paisur me ID-Card. Faza 6: Pas
paisjes me pashaportë qeveritë e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të
Zi por dhe qeveritë ku stergjyshërit e e një pjese të këtyre shqiptarëve u
shpërngulën, të krijojnë kushtet e favorshme për kthimin në trojet e tyre të
atyre shqiptarëve që dëshirojnë njē gjë të tillë.
IDEOI & PËRGATITI: RONI BAZELLI
#Roni Bz#
Tiranë, Korrik 2016