Sunday, January 8, 2017

PLATFORMA E RIKTHIMIT NË IDENTITET - IDEOI & PËRGATITI: RONI BAZELLI




PLATFORMA E RIKTHIMIT NË IDENTITET 

Faza 1: Identifikimi dhe regjistrimi i të gjithë shqiptarëve jashtë Shqipërisë në një Data Base Unike dhe paisja e secilit me nga një kartë të formatit e ID-Card, me të dhënat e secilit, me foton përkatëse dhe karta të jetë e standartizuar dhe me elementë sigurie. 


Faza 2: Së pari përgatiten grupet e punës që do të merren me zgjedhjen dhe caktimin e stafit për secilin shtet ku ndodhen Shqiptarët apo siç quhen ndryshe Arnautët, Arvanitët apo Arbëreshët edhe deri tek Albanët e Kaukazit dhe Hunzat e Kafiristanit. Gjithashtu sigurimi i donatorëve, dhe grupeve financiare që do të financojnë platformën Stafi duhet të merret me identifikimin e shqiptarëve, gjetjen e listave në gjendjet civile, nëpër zonat që ka Shqiptarë dhe hulumtimin e këtyre zonave krahinave që jetojnë shqiptarët, bashkëpunimi me shoqatat Shqiptare në secilin vend ku ka shqiptarë dhe regjistrimin në Data Base dhe paisjen e tyre me ID-Card. 

E rëndësishme është vërtetimi që ata janë shqiptarë apo rrjedhin nga familje shqiptare. Ç'do Shqiptar ose Arnaut, Arvanit apo Arbresh duhet të nënëshkruajë me emrin e tij në kartë dhe pse jo një shënjë gishti, kjo për t'ja rritur vlerën dhe sigurinë kartës por edhe procesit seriozitetin 

Faza 3: Pasi të krijohen grupet e punës, stafi përkatës për ç'do shtet e zonë dhe baza materiale e financiare, atëherë fillohet me regjistrinin në Data Base dhe paisjen me ID-Card Arnautët (Shqiptarët) e Turqisë sepse aty jetojnë 22 milion Arnaut (Shqiptarë). Pastaj paralel fillohet me regjistrinin në Data Base dhe paisjen me ID-Card të Arvanitëve të Greqisë që mund të jenë rreth 7 milion, po ashtu vazhdon procesi me regjistrimin në Data Base dhe paisjen me ID-Card të Arbreshve të Italisë. 

E njëjta procedurë me regjistrimin dhe paisjen me ID-Card vazhdohet me 5 milion Arnautët e vendeve Arabe si Egjyptit, Sirisë, Libanit, Libisë, Irakut. S'duhen harruar pa u regjistruar e paisur me ID-Card Shqiptarët e SHBA-s, Kanadasë, Meksikës, Amerikës Qëndrore, Amerikës Latine, Azisë, Afrikës, Australisë, Ishujve dhe Europës. 

 Faza 4: Do ishte shumë e vlefshme nëse gjatë procesit të regjistrimit në Data Base dhe paisjes me ID-Card, të hapeshin Shkolla për mësimin e gjuhës Shqipe në të gjitha këto zona të banura nga Arnautët, Arvanitët, Arbëreshët e të gjithë Shqiptarëve të tjerë kudo që ata ndodhen punojnë e jetojnē. Financimi i shkollave shqipe të bēhet nga shtetet përkatëse të cilët janë të detyruar t'a finacojnë hapjen e arsimit shqip konformë të drejtave ndërkombëtare arsimore dhe kulturore që minoritetet meritojnē! Por dhe Shkollat Shqipe private janë të mirëpritura të kontribuojnë në përhapjen e gjuhës Shqipe e cila në shumë nga këta Shqiptarë është harruar nga trysnia e asimilimit, shoqëria ku kanë jetuar, koha dhe faktorë të tjerë. 


Faza 5: Pasi procesi i regjistrimit në Data Base, paisja me ID-Card dhe shkollimi në gjuhën Shqipe të kenë avancuar pozitivisht, kalohet në përgatitjet për marrjen e pashaportës Shqiptare të gjithë Arvanitëve, Arnautëve, Arbreshëve dhe gjithe Shqiptarëve të vërtetuar si të tillë dhe të regjistruar në Data Base dhe të paisur me ID-Card. Faza 6: Pas paisjes me pashaportë qeveritë e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi por dhe qeveritë ku stergjyshërit e e një pjese të këtyre shqiptarëve u shpërngulën, të krijojnë kushtet e favorshme për kthimin në trojet e tyre të atyre shqiptarëve që dëshirojnë njē gjë të tillë. 


Po ashtu qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të krijojnë kushtet dhe favore e përfitime ekonomike për stimulimin e rikthinin e Shqiptarëve nē trojet e stërgjyshëve të tyre. Nësë kjo platformë nuk realizohet, asimilimi dalë nga dalë do t'i humbas identitetin e gjuhën shqiptarëve por edhe vetëdijen e tyre dhe kështu veprimtaria dhe kontributi i tyre do t'i takojnë një shteti tjetër. Kjo Platformë mundëson Bashkimin Konkret Kulturor Social e Ekonomik të Gjithë Shqiptarëve Platforma është e hapur për përmirësime! Nuk është e lehtē, por është e mundur! 



IDEOI & PËRGATITI: RONI BAZELLI 
Tiranë, Korrik 2016

No comments:

Post a Comment