"Pushtimi i keshtjelles dhe qytetit te Lezhes nga
Kasapi i Arberise, Sulltan.Mehmeti i II-te fatih ne vitin-1478".....
*Ky studim i bazuar vetem mbi burimet arkivore osmane qe
lidhet me kronikanet/historianet osman me te njohur, vjen si kunder'pergjigje
ndaj tendencave anti-Shqiptare te disa studiuesve shqipfoles te cilet na
shfaqen haptas si mbrojtes shume te zellshem dhe propagandues te zjarrte te
Neo-Otomanizmit.
Te gjitha burimet arkivore osmane qe i referohen pushtimit
te Arberise por edhe ato qe lidhen me shtypjen e pergjakshme te
65-kryengritjeve anti-osmane ne harkun e tmerrshem kohor te viteve 1479-1912, jane
te mbushura plot me Histori barbarizmash te pakufishme, nje Gjenocid i pashoq, dhune,
masakra, plackitje, djegie, rrenime, rrafshime te keshtjellave madheshtore dhe
qyteteve te lulezuara qe u kthyen ne fshatra te rendomta ose pushuan se
ekzistuari, perdhunime, skllaverim, grabitje e femijeve te mitur dhe e vajzave
te reja, shkaterrim te Kishave Katolike ose adaptimin e tyre ne Xhamija apo
shnderrimin ne Tyrbe te komandanteve te korpusit te Jenicereve qe kishin rene
shehid ne fushen e betejes, sic ishte rasti i percudnimit te Kishes Katolike te
te Shelbuemit ne piken me te larte te Akrolisit antic (Lezhe).etj.
Duke qene se propaganduesit e Neo-Otomanizmit te
mire'financuar nga Turqia erdoganiste, nuk ju besojne burimeve arkivore te
kohes si; Veneciane, Napolitane, Relacioneve kishtare qe ruhen ne arkivat e
Vatikanit apo veprave monumentale te Humanisteve te medhenj Arber te
shek.XV-XVI-te, atehere jam shume kurioz qe te shoh qendrimet e tyre lidhur me
ate cfare shkruhet kaq bukur dhe qarte nga kronikanet/historianet osmane me te
njohur, mbi te cilet bazohet e gjithe historiografia zyrtare turke!!!....
E verteta nuk eshte monopol i askujt por duke qene se
kronikat osmane konvergojne ne te njejten pike me burimet arkivore
veneciane,napolitane,relacionetkishtare dhe veprat e Humanisteve te medhenj
Arber, atehere une, duke i analizuar te gjitha keto te dhena nepermjet metodes
krahasuese, dal ne konkluzionin e pashmagshem se "Perandoria Osmane ka
qene pushtuesi me i tmerrshem dhe me i pameshirshem i vendit tone por
gjithashtu edhe burimi i fatkeqesive me te medha pergjate Historise se
Kombit-Shqiptar dhe shkaktari kryesor i ndryshimit te struktures etnike, i
varferise biblike apo prapambetjes ekonomike dhe deme te tjera katastrofike, pasojat
e te cilave po i vuajme edhe ne ditet e sotme"......
1)-"Tursun Beu;Tarih-i ebu'l-feth (Historia e atit te
pushtimeve)";.....
*"Ai (Sulltan.Mehmeti i II-te fatih) dergoi beun e
Rumelise, Daut Pashen, kunder keshtjelles se Zhabjakut e ndersa beun e
Anadollit, Sulejman Beun perkunder keshtjelles se Drishtit. Keshtjella e Zhabjakut
nuk rezistoi dhe me te mberritur atje Daut Pasha ,ajo u pushtua. Edhe ai u nis dhe shkoi kunder
keshtjelles se Drishtit. Me ndihmen e hapesit te portave (Zotit) e pushtuan ate
per nje kohe te shkurter dhe e grabiten. Pas kesaj ata erdhen prane Sulltanit
madheshtor, i cili i dergoi kunder keshtjelles se Lezhes...
Te pafete e kesaj keshtjelle ishin gjysme te shpartalluar
vetem nga lajmi i pushtimit te atyre dy keshtjellave. Kur ushtria te cilen e
prin fitorja, mberriti kunder tyre,aty kishin mberritur nga ana e detit shume
galera (anije te medha veneciane). Ata (Arberit; qytetaret e Lezhes), sipas
permbajtjes se versetit "Po shkaterrojne
shtepite e tyre me duart e veta", naten u vune zjarrin shtepive dhe u
arratisen, duke hipur ne anijet e te pafeve. Ushtria (osmane) qe gjemon si
bubullima, filloi te godase te pafete me bresheri shigjetash, qe nga dy anet e
lumit.
Te pafete u coroditen dhe anijet, duke u perplasur me
njera-tjetren, dolen ne breg. Ne duart e ketyre luftetareve rane plackat e te
pafeve qe ndodheshin ne dy galera te medha. Pa arritur akoma ne det, nga zhurma
e daulleve te ushtrise qe po godiste me shigjeta nga te dyja anet e lumit(Drin ), shume te pafe dolen nga anijet dhe u hodhen ne
ishull (sot,Ishull-Lezhe).
Luftetaret, duke mbajtur ne goje shpatat, notuan lakuriq dhe
dolen ne ishull. Keta njerez te zhveshur krijuan nje repart dhe u versulen mbi
te pafete. Ata i vune roberit perpara si nje kope. U gjeten anije peshkimi, hipen
ne ato kuajt dhe sulmuan mbare ishullin. U ngopen me placke. Mbasi u pushtua
kjo keshtjelle, ata (osmanet) fortifikuan keshtjellen e Zhabjakut e te
Drishtit, ndersa forteses se Lezhes i vune zjarrin dhe e rrenuan".....
2)- "Kevami; Fetih-name-i Sultan Mehmed (Veper mbi
fitoret e Sulltan Mehmetit)";.....
*"Sulltani urdheroi qe te gjithe komandantet te shkojne
ne keshtjellen e njohur me emrin 'Lesh', e cila ishte liman dhe ndodhej ne
bregdetin e atij vendi dhe te perpiqeshin per pushtimin e saj. Menjehere te
gjithe komandantet se bashku me ushtrine islame marshuan per ne ate keshtjelle.
Kete do ta godisnin gjithashtu me topa (si Krujen&Rozafen) deri sa gjylet
ta shembnin dhe qe pastaj me anen e forces se shpatave, ta pushtonin.
Kur te gjithe komandantet islame, d.m.th. komandantet e
Anadollit dhe Rumelise mberriten tek keshtjella e Lezhes qe ndodhet ne brigjet
e detit, te pafete dhe paganet ,kur pane madheshtine e ushtrise islame, u
tmerruan, nuk i nxinte me vendi, por menjehere futen ne anije familjet e tyre, njekohesisht
ngarkuan edhe plackat. Nga ana tjeter, ata me duart e tyre i vune zjarrin
keshtjelles dhe u larguan ne drejtim te detit. Ushtria islame, vendosi nje top
ne breg te detit prane keshtjelles, ate e kishin mbushur dhe bere gati per
zbrazje.
Pikerisht ne kohen kur te pafete u hipen anijeve dhe duke
dale nga limani u drejtuan per ne det te hapur, atehere ushtaret islame filluan
te godasin me topin e pergatitur qe me perpara. Menjehere guret e llahrarshem
te topit, filluan te binin mbi ta si vetetima. Disa prej te pafeve u goditen; secili
prej tyre i kapur mbi nje cope derrase, po notonte sikur te ishte ndonje zog
deti. Te pafete dhe paganet u mbyten ne det. Disa prej tyre i kapen rob, disa
te tjere i shkuan ne shpate, i copetuan. Ishte nje panorame e jashtezakonshme (e
ka fjalen per masakren e qytetareve te Lezhes)!..
Ata i derguan lajm Sulltanit te botes duke i treguar
perfundimin e kesaj pune. Sulltani i botes e pelqeu kete pushtim te dhuruar nga
Allahu dhe zemra ju mbush plot me gezim, sepse secila nga keshtjellat qe
ndodheshin ne Nahijen e Shkodres (Lezha, Drishti&Zhabjaku), me nje fare
menyre u pushtuan dhe rane nen pushtetin e Sulltanit (Mehmeti i II-te
fatih)"....
3)-"Idriz Bitlisi(14?!-1520);Hest Bihist(Tete
Parajsat)";....
*"Mbasi arriti lajmi i kesaj fitoreje (marrja e
Drishtit&Zhabjakut), u leshua urdheri sulltanor qe te gjithe te suleshin
nga keshtjella e Lezhes dhe te benin
cfare te ishte e mundeshme qe ta pushtonin edhe kete. Banoret e kesaj
keshtjelle qe kishin degjuar per forcen derrmuese dhe trimerine e ushtrise
islame ne pushtimin e dy keshtjellave te siperme, hoqen dore te deshperuar nga
mbrojtja e keshtjelles.
Disa nga komandantet e medhenj dhe nga prijesit ushtarake
freng (venecian) qe paten ardhur aty per mbrojtjen e keshtjelles, deshen qe tu
hipin varkave duke marre me vete familjet, plackat dhe pasurite e tyre dhe duke
kaluar nepermjet lumit te madh (Drini) qe u permend me siper, te arrinin ne
bregun e detit dhe te shpetonin veten e tyre nga vorbulla e zhdukjes, por
qelloi qe rruget e kalimit te varkave ne ate lume te madh, te ishin perkundrejt
fushimit te ushtrise se sulltanit!.
Nderkaq, varkat e te pafeve u pane qe te largoheshin
menjehere duke kaluar neper ate lume. Heronjte guximtare qe nuk kishin pare
ndonjehere anija te tilla te mbushura grumbull me placka dhe gjera te vyera qe
nuk mund te pershkruhen dot, si dhe plot me djem dhe vajza te bukur e me gra si
hyrriet e parajses, te ndezur nga deshira per shperblim e placka, ata u derdhen
nga bregu i lumit...
Nje turme notaresh te stervitur u zhveshen ashtu si zhvishet
palla nga milli dhe duke shtrenguar shpatat me dhembe, kercyen ne uje. Duke
bere not, ata ngriten mbi te pafete shpatat e trimerise dhe brenda nje hopi, kordhat
e tyre te mprehura, qeruan pjesen me te madhe te te pafeve dhe i kapen rober te
gjitha familjet dhe grate e tyre te bukura. Gjithashtu, zune si pre plackat, para
dhe gjera te tjera te panumerta.
Disa varka te tjera qe ishin larguar nga kjo keshtjelle dhe
qe po vinin prapa, kur pane se cfare i gjeti komandantet dhe udheheqesit e
tyre, e ndryshuan drejtimin dhe u fshehen ne nje ishull plot me pyje (Ishull-Lezhe)
qe ishte ne mes te atij lumi. Heronjte, ashtu si heren e pare, u hodhen ne Drin dhe dolen me not ne ate ishull. Ata diktuan ne mes
te pyllit, turmen e madhe te te pafeve (Arber) dhe "ua dliren trupat e
felliqur me ujin e palles se mrehte"!..
Pastaj ngarkuan ne varkat e vete atyre, plackat dhe familjet
e tyre dhe i sollen ne fushimin sulltanor duke i vene nen kembet e ushtarve..
Me kete menyre te jashtezakonshme dhe ne saje te perpjekjeve te tyre, ata
hodhen ne duar nje placke te pallogaritshme!..
Mbasi kaluan ne doren e
sherbetorve te Sulltanit te tria keshtjellat; e Lezhes, e Zhabjakut dhe e
Drishtit, keshtjella e Lezhes meqe keshtu e donte puna, u rrenua, kurse
keshtjellat e tjera u forcuan shume. Mbi kullat e tyre qe arrinin deri ne
qiell, u ngriten flamujt e Islamit por Sulltani ishte perqendruar teresisht ne
ceshtjen e pushtimit te Shkodres"!.....
4)-"Kemal Pashazade/Ibn Kemali (1468-1534); Tevarih-i
al-i osman (Historia e Dinastise Osmane) -Defteri/Vellimi i VII-te";.....
*"Kur lajmi i fitores (Drishti&Zhabjaku) ju njoftua
selise se padishahut te islameve,u urdheruan ushtrite e siperpermendura qe
menjehere prej andej, ata te niseshin per ne Lezhe, ta pushtojne ate keshtjelle
dhe kufomat e atyre te panenshtruarve te asaj keshtjelle, tua japin si ushqim
ujqerve, shpendeve dhe te gjithe egersirave te atij vendi!!...
Me te mberritur urdheri i larte perandorak, bejlerbejte u
shperngulen nga Drishti dhe me fat te mbare u drejtuan per ne Lezhe. Fluturuan
sikur te kishin krahet me te shpejte dhe pa u vonuar, arriten prane rrethimit
te keshtjelles. Nderkohe ata (osmanet), hyne ne fushen e betejes dhe me doren e
gjate te shigjetave, kalonin muret dhe godisnin te pafete (Arberit). Kthetrat e
bronxta, torturonjese te luftes dhe tigrat e fuqishem te luftes malore, u ndane
dhe u vendosen ne dy anet e keshtjelles duke e vene Lezhen ne mesin e tyre!..
Kur ushtria ngadhenjimtare u vendos plot madheshti rreze
mureve te qytetit dhe kur zgjati doren drejt fundit te fustanit te fitores, atehere
te pabindurve te Lezhes u iku gjaku nga frika dhe fytyrat e tyre mbeten te
thata si te shenjetorve ne afresket e Kishave. Keshtu ata u shnderruan ne trupa
te pashpirt!..
Me ne fund ata pane sesi krahinat perreth u pushtuan nga
ushtria vershuese si Nili dhe e rrembyeshme si perrenjte e maleve dhe se kulla
e tyre mbeti si nje ishull brenda ketij deti qe permbyt boten!.. Ata (Arberit) e
kuptuan mire se Lezha me perleshje do tu ikte nga duart e tyre, dhe po te mos
largoheshin me kohe per te shpetuar koken, atehere anija e trupave te tyre do
te mbytej ne vorbullen e luftes!!!..
Kur ata pane qe nuk mund te qendronin me ne toke, preferuan
qe te arratisen nga ana e detit.. Ne darke ata i vune zjarrin te gjithe
keshtjelles dhe dogjen krejtesisht cfare kishte brenda, ashtu sic thote verseti
kuranor; "Shkaterrojne shtepite e tyre me duart e veta".. Ata me
duart e veta e dogjen vendin e tyre dhe me veprimet e tyre tiranike shkaterruan
cdo gje!. Perpara syve te tyre, cdo shtepi e katund u be shkrumb e hi dhe
zemrat e tyre u dogjen nga deshperimi..
Me qellim qe te ndihmonin keshtjellen e Lezhes,kishin ardhur
nga Venecia disa galera. Ne qofte se do te fitonte armiku qe ndodhej jashte (osmanet),
ata do te merrnin banoret (Arber) qe ndodheshin brenda ne keshtjelle dhe do te
largoheshin nga ai vend... Banoret zbriten dhe hipen ne galerat qe qendronin te
gateshme prane mureve te keshtjelles (porti lumor i qytetit te Lezhes dhe
kantieri per ndertimin e anijeve)... Ne keshtjelle nuk mbeten as gra dhe as
femije, as te rinj dhe pleq, por te gjithe se bashku mbushen anijet me plackat
e tyre.. Gjate gjithe nates e deri ne mengjes ata ngarkuan anijet dhe e
boshatisen brendesine e keshtjelles nga parate e qendrimit, ashtu sic u
boshatis edhe qesja e durimit te tyre...
Ata emigruan nga Atdheu!!!...
Lotet e tyre qe rridhnin rreke per shkak te kesaj dhimbjeje,
lanin guret e rrugeve... Kur mbi keshtjellen e Lezhes ra zjarri i permallimit, ajo
u dogj dhe u be shkrumb si nje kamp armiku!.. Luftetaret ngadhenjimtare turq qe
ndodheshin perreth keshtjelles, kur mesuan se te pafete e lane keshtjellen dhe
iken, atehere me shpata te zhveshura, grupe-grupe u versulen si valet njera pas
tjetres ne breg te detit!. Ato galera ishin mbushur aq shume me te pafe (Arber)
dhe placka sa nuk mund te nxinin me; secili prej tyre kishte sjelle placka sa
mund te sillnin banoret e nje mehalle te tere...
Meqenese ato (Galerat veneciane) ishin mbushur plot e
perplot dhe me qe ndodheshin ne breg te detit, fundrat e tyre kishin prekur
token!.. Disa nga te pafete keqberes, duke mos pasur dijeni per kete, kishin
qendruar ne toke... Ata, kur pane se turqit po i sulmonin, deshen qe te
arratiseshin, por anijet nuk leviznin dot nga vendi!.. Me gjithe perpjekjet qe
ato bene duke perdorur lopata dhe hunj, prape se prape anijet nuk levizen dot
nga vendi!. Ata njerez qe mendojne vetem pet keq, mbeten te pushtuar nga habia;
ata qener u kredhen ne deshperim!.
Nje shumice kaloresish (osmane) mberriti aty duke vershuar
si nje perrua malor dhe si nje re shiu ne pranvere.. Luftetaret turq, si shpata
e mprehta, hyne ne uje deri ne gryke. Te guximshmit u kapen pas lopatave, ndersa
disa te tjere pas litareve dhe kur hyne ne anije, njerezit qe kapen aty brenda
i kthyen ne rober. Luftetaret e pafe, qe nuk u kishin mbetur me forca per
lufte, u hodhen ne det per te shpetuar kokat e tyre. Disa prej tyre i arriten
dhe i bene rober, ndersa shumica prej tyre u mbyten ne uje dhe shkuan ne fund
te sketerres.
Ne kete menyre u kap nje pjese e atyre anijeve. Ato i
pastruan nga ndyresira e paganeve dhe i lane me gjak. Kur disa prej ketyre
anijeve hapen velat dhe po largoheshin duke perplasur krahet si zogu, osmanet
nga bregu e cuan luften deri ne qiell duke hedhur mbi keto anije qe ishin afer;
gure dhe drunj, ndersa ato qe ishin larg i godisnin me topa dhe dyfeqe. Ato
egersira u torturuan, u thithen nga vorbulla e habise dhe duke mos pasur forca
per tu arratisur, ata shkuan ne ishullin qe ishte perkundrejt keshtjelles se
Lezhes...
Nga kjo ane, nje pjese e luftetarve qe mbanin shpatat me
dhembe, duke qene te zhveshur si shpatat e ushtat, ata hyne ne detin e
perleshjes, d.m.th. ne ate det qe ishte i mbushur plot me ushta dhe duke notuar
si krokodilat e zjarrte, mberriten afer ishullit; duke dale si nje mjergull
avulli nga uji, u versulen mbi te pafete, luftuan dhe i thyen ata keqberes!..
Kur turqit dolen nga ujet si krokodila kthetermprehte, hardhucat
e gjarperinjte u asgjesuan (qytetaret e Lezhes)...
Nje grup burrash heronj gjeten barka dhe disa te tjere
pergatiten me te shpejte lundra, hipen mbi to dhe zbarkuan ne ishull. Edhe disa
qindra kalores te shpejte u futen ne uje se bashku me kuajt, notuan dhe si nje
vale deti mberriten ne bregun e ishullit.
Kur ata dolen ne toke, disa prej atyre te prapeve me natyre
divi qe gjeten atje, i goditen ashtu sikur te kishte rene ndonje gur nga qielli
dhe disa i dogjen sikur tu kishte rene rrufeja. Ata te poshter me natyre te
zjarrte, u rrethuan nga vala e shpatave te mprehta te detit te luftes. Disa
nazemedhenj me trup argjendi qe ju shendriste si uje, duke u dridhur si gjethet
e shelgut nga frika e shpatave te bardha, u hodhen ne uje, u mbyten. Zemrat, si
zemra mali te mbushura me urrejtje te ketyre luftetareve te paudhe,e me natyre
te celikte si themelet e Sheddadit, u bene cope-cope nga rrebeshi i shpatave.
Kokat e ketyre keqberesve, te prera qe ne zverk nga shpata, e
qe ishin si pjeprit e kopshtit te sheshit te luftes, notonin ne siperfaqen e
ujit si kungujt. Trupat e tyre te brishte leviznin si flluska uji dhe sa here
qe dallga i prekte si nje shpate, ato rrudhnin ballin, i cili merrte pamjen e
nje mburoje te trendafilte dhe mbyllnin gojen, e cila merrte pamjen e nje
mburoje qe i shembullente nje burbuqeje te porsacelur. Luftetaret
ngadhenjimtare i rane anembane ishullit dhe e grabiten; moren me vete roberit
dhe kumashet qe u rane ne dore dhe me pas u kthyen. Ne ate vend disa nga
njerezit e anijeve u zune rober dhe disa u mbyten ne ujin e luftes. Ne kete
ane, keshtjella kishte marre zjarr dhe cfare kishte brenda,te gjitha moren
flake dhe u shnderruan ne nje varr te te pafeve.
Kryengritesit qe gjendeshin brenda keshtjelles se Lezhes dhe
kufomat e te vrareve u dogjen krejtesisht; tymi i tyre pushtoi horizontin dhe
gjer kupen e qiellit... Ne kete menyre, ushtria e zjarrte (barbaret osman), pushtoi
edhe kete keshtjelle me lufte... Ajo u shnderrua ne pirgje dheu!. Kete rajon e
pastruan nga ndyresia e paganeve me ane te ujit te shpatave me ngjyre te
perhimte. Ata u kthyen ne Shkoder ,
te pasuruar, fitimtare dhe me shume placka. Ata mberriten prane ushtrise
perandorake, e cila i ka rene botes anembane, ndersa komandantet zune vendet e
tyre te meparshme.
Disa prej pjesemarresve te luftes u lavderuan dhe disave ju
dhane dhurata. Secili u gradua ne pershtatje me poziten e tij... Pasi qene
marre keshtjellat qe ishin ne ato ane, vendin e te pafeve (Arberia
veri-perendimore) e pushtoi hutimi dhe konfuzioni..
Nderkaq ne mes,akoma qendronte keshtjella e
Shkodres;........
5)-"Hoxha Saddedin/Hasan Xhan bin Hafiz Muhammed
Isfahani (1536-1599); Tac-ut-tevarih (Kurora e Historive)";.....
*"Perseri doli fermani i detyrueshem per tu zbatuar nga
te gjithe, qe ata se bashku me ushtrine e suiten e tyre te rrethonin
keshtjellen e Lezhes dhe ta pushtonin. Kur urdheri, te cilit i nenshtrohet bota
dhe vendimi qe zbatohet nga te gjithe, ju njoftua te dy pashallareve pushtues
te keshtjellave, ata sipas detyres se ngarkuar, rrethuan me ushtrine fitimtare
keshtjellen e siperpermendur. Komandantet e keshtjelles te cilet kishin marre
vesh me perpara nga pushtimi i dy keshtjellave te forta, fuqine e madhe te
ushtrise fitimtare, duke marre parasysh edhe forcen e trimerine e saj, ata nuk
e vazhduan luften dhe kerkuan qe te faleshin.
Disa komandante frengj (venecian) te ardhur nga ana e
frengut per te qeverisur keshtjellen, mbasi futen ne anije se bashku me
plackat, ata u arratisen duke shpresuar te arrinin ne det nepermjet lumit te
rrembyeshem qe rridhte rreze keshtjelles. Me nje fjale, kur ushtria
boteshkelese mbreterore arriti ne brigjet e atij lumi dhe ata armiq te denje per
tu vrare, qe kishin hapur krahet e arratise, atehere trimat te armatosur me
hanxhare e te etur per gjak armiku dhe notaret e pashoq ne artin e kredhjes ne
uje, u zhveshen lakuriq si shpatat dhe u hodhen ne kete lume te thelle.
Turma e frengjve qe kishte hipur ne anijet, kur pa afrimin
si krokodile te atyre trimaveu frikesua dhe kuptoi se barka e jetes se tyre do
te mbytej. Ata me veshtiresi arriten deri ne breg dhe u arratisen ne pyll.
Ndersa nga ana tjeter, luftetaret fitimtar i terhoqen anijet te cilat ishin te
mbushura plot e perplot me sende, placka, me vajza te nje bukurie te rralle dhe
i prune ne vendin ku ndodhej ushtria. Njekohesisht derguan perseri njerez me
anijet e kapura per te ndjekur te poshterit, te cilet u arratisen. Te gjithe i
kapen, i lidhen me zinxhire dhe i cuan ne seline e larte".....
6)-"Ali/Mustafa bin Ahmed bin Abdullah al-Mavla Celebi (1541-1600);
Kunh-ul-ahbar (Berthama e lajmeve)";...
*"Pastaj qe te dy pashallaret vendpushtuesa shkuan per
pushtimin e keshtjelles se Lezhes: ata u kujdesen per pararojen e ushtrise.
Pra, te pafete europiane qe ndodheshin brenda saj vuanin e torturoheshin nga
frika, sepse e dinin luften dhe shkallen e vleres se dy keshtjellave, qe u
pushtuan. Ata, duke thene se eshte e kote qe tu bejme qendrese, hipen ne anije,
vendosen ne to plackat se bashku me familjet e tyre dhe u nisen per ne
Frengjistan.
Keshtjellen e lane nen kujdesin e paket te atyre qe rrinin
ne keshtjelle (Arberit). Ne kohen kur ata hipen ne anije, u pane nga padishahu,
mbrojtesi i botes. Meqenese shtegu kalonte po nga ai vend, prandaj ushtria
perandorake synoi marrjen e lejes pet plackitje. Krokodilat e detit te luftes u
drejtuan per tek ata, me qellim qe te zinin nje placke te pakufishme e te
pafund si deti. Ata menjehere u zhveshen duke mbajtur shpatat e zhveshura me
dhembe, notuan drejt per ne anijet dhe ja nisen luftes e perleshjes, duke
thene; "Ti je preja jone".
Mbas nje lufte te madhe ata i moren anijet; nje pjese te te
pafeve qe ndodheshin brenda tyre i bene preh te shpatave, kurse te tjeret i
shnderruan ne rober te lidhur me zinxhire. Ata shtine ne dore skllave, skllever,
sende me vlere e kukmashe hanedanes qe skishin te mbaruar. Disa anije qe u
arratisen e u perforcuan ne limanet e ishullit qe ndodhej ne ato ane,u bene
gjahu dhe preja e luaneve te afte; prej tyre nuk shpetoi as edhe nje njeri.
Ne kete menyre u pushtuan te tri keshtjellat. Keshtjellen e
Lezhes e shkaterruan, e rrafshuan, ndersa keshtjellat e Drishtit dhe te
Zhabjakut i rregulluan dhe i meremetuan. Ndersa keshtjella e Shkodres me kaq
shume perpjekje e mund, nuk u arrit qe te pushtohej".....
7)-"Sollakzade/Mehmet Hemdemi (?!..-1657); Fihrist-i
Sahan (Pasqyra e mbreterve) ose Tarih-i Solakzade (Historia e
Sollakzadese)"...
*"Perseri doli fermani perandorak i detyrueshem per tu
zbatuar nga te gjithe, qe urdheronte te dy bashkarisht; Daut Pashen dhe
Sulejman Pashen, qe te shkonin, te rrethonin keshtjellen e Lezhes dhe ta
pushtonin ate. Arberit kur pane fuqine e madhe te ushtrise fitimtare te te dy
pashallareve, hapes te keshtjellave, qe ishin ngarkuar per te pushtuar kete
keshtjelle, hoqen dore nga lufta dhe kerkuan qe te faleshin.
Ata futen familjet dhe placken e tyre ne disa anije qe
kishin ardhur aty nga ana e frengut per ndihme, me qellim qe te dilnin ne det
nepermjet rrjedhes se shpejte te lumit qe kalonte perpara keshtjelles. Ata nuk
munden qe te arratiseshin ne kete menyre. Kur dolen per se largu anijet armike
qe po arratiseshin, luftetaret e ushtrise osmane qe ndodheshin ne bregun e atij
lumi, ata me trimat, te cilet ishin te etur per lufte me armikun dhe notaret qe
ishin me te zotet ne artin e zhytjes, u zhveshen si shpatat dhe u hodhen
menjehere ne uje.
Armiqte frengj, kur pane ardhjen si krokodila te
luftetareve, i kapi me teper frika dhe po vuanin qe te arrinin bregun me qellim
qe te shpetonin. Ata arriten ne ate breg,i lidhen anijet njera me tjetren dhe
kur po i terhiqnin,arriti perpara tyre ushtria islame. Atehere te
shpartalluarit qe u arratisen, hipen perseri ne anijet e tyre, por u ndoqen nga
luftetaret fitimtare me anije,u kapen, u lidhen me zinxhire dhe u derguan ne
seline e sulltanit"...
8)-"Mynexhimbashi/Dervish Ahmed dede bin
Luftullah(1631-1702);...
*"Pastaj qe andej ata sulmuan e pushtuan keshtjellen e
Lezhes, mbrojtesit e se ciles e dorezuan me kusht qe te liheshin te lire.
Nderkohe ushtaret qe po vinin nga ana e Frengut per ndihme, moren arratine, por
ne kohen kur po kalonin lumin, trimat islame u prene rruget dhe disa prej tyre
i vrane e disa te tjere i zune rober"...
*"Ishulli i Lezhes (pjese nga studimi im me teme; Ishulli
i Lezhes, nje Histori e lavdishme 1478-1506)...
*Qytetaret lezhjane qe i mbijetuan sulmit kataklizmik osman
dhe masakrave te Jenicereve, zbarkuan ne Ishullin e pyllezuar mocalor qe ishte
formuar nga akumulimet e lumit Drin dhe aty qendruan heroikisht duke mos i
lejuar ushtaret turq qe te pushtonin kete cope te vogel toke e cila do te
pershtatej si vendbanimi i tyre i ri ku do te vazhdonin qe ti rezistonin furise
osmane per 28-vite me rradhe (1478-1506).
Momenti historik me kulminant per Ishullin e Lezhes shenohet
gjate muajit shtator te vitit-1499, kur ne rrethinat e qytetit te Lezhës
shpërtheu kryengritja e madhe kundër garnizonit turk duke i debuar nga
keshtjella e rrenuar e Lezhes ku burgosen te gjithe funksionaret e larte osman
dhe nga ana tjeter, kryengritesit Arber (Mirdite, Zadrime, Puke, Mat, Kruje, Kurbin)
bllokuan rruget qe lidhnin Shkodren me Pejen dhe Prizrenin, por gjithashtu
Luftetaret Dukagjinas debuan te gjithe funksionaret osmane nga vendet e
tyre.etj..
Kreret e kesaj levizje te armatosur ku numri i forcave
kryengritese arrinte ne 20.000-veta, kerkuan ndihmen e Republikes Veneciane qe
ti furnizonte me armatime por vlen per tu nenvizuar kerkesa qe Fra.Francesku i
Krujes dhe Fra.Lazri i Lezhes e paraqiten personalisht ne Venecia, prane
Senatit, per dergimin ne Arberi te Skenderbeut te Ri/ Gjergji i II-te Kastrioti
dhe vendosjen e tij ne krye te kesaj levizje...
Senati mori vendim qe me dt.1-tetor-1499 dhe pas shume
pengesave te pajustifikueshme nga ana e autoriteteve shteterore veneciane, Princi.Gjergji
i II-te Kastrioti zbarkoi ne Ishullin e Lezhes me dt.5-mars-1501 i shoqeruar
nga Shtjefen Dukagjini, Proveditori venecian dhe nga 200-Stradiote Arber te
regjur neper beteja. Atmosfera e krijuar ne Ishull te Lezhes kur u njoftuan per
ardhjen e Skenderbeut te Ri permendet ne ditaret e M.Sanutos i cili i referohet
Frat.Benardinit nga Shkodra ne nje dokument qe mban daten 4-qershor-1500, pra
nje vit perpara ardhjes se tij;
"Come de li si aspeta Scanderbech come il Mesia dali
Zudei insieme con il Signor Spam Duchagin et auto quela ixola di Alexio
fortificandola con qualche Dardanio asediera Scutari e Croi con tuto il
resto-/-Se si ne ato ane pritet Skenderbeu ashtu si Mesia prej Judejve, se
bashku me zotin Shtjefen Dukagjini dhe pasi te merret ai ishull i Lezhes, dhe
te forcohet me ndonje Dardan, do te rrethohen Shkodra e Kruja me gjithe vendet
e tjera"...
Ne nje dokument tjeter i cili mban dt.7-mars-1501 M.Sanuto
citon nje leter personale e cila ishte shkruar nga dora e Skenderbeut te Ri, 2-dite
pasi kishte zbarkuar ne Ishullin e Lezhes ku ai lajmeron arritjen e tij ne Lezhe.
etj. Perballja e pare ushtarake me osmanet ne fushen e betejes nuk rezultoi e
sukseseshme si rezultat i intrigave veneciane por menjehere pas pushtimit te
qytetit te Durresit nga P.Osmane me dt.13-gusht-1501, Rep.Veneciane u orvat
seriozisht qe ti ndihmonte kyengritesit Arber me qellim qe ti perdorte si
kundra'peshe dhe kjo situate zgjati deri me dt.14-dhjetor-1502 kur Senati
Venecian nenshkruan marrëveshjen e paqes me Porten e larte!..
Ne kushtet e sapokrijuara, Princi.Gjergji i II-te Kastrioti
vazhdon qe te luftoje me shume vendosmeri duke mos e braktisur Ishullin e
Lezhes dhe as Trevat kryengritese rreth qytetit te Lezhes... Intrigat veneciane
dhe presioni i jashtem osman po intensifikoheshin cdo dite e me shume, nderkohe
qe qytetaret lezhjane nuk pranonin kurrsesi qe ti nenshtroheshin fatit te tyre
te zi por qendronin te bashkuar dhe te palekundur duke luftuar me vetemohim nen
komanden e Princit trashegimtar Gjergji
i II-te Kastrioti i cili si rezultat i
mosmarreveshjeve te vazhdueshme me Proveditorin venecian te Lezhes dhe gjithe
Arberise-Veneciane, Antonius Contareno dhe rethanave aq te disfavorshme, u
detyrua qe te largohet nga Ishulli i Lezhes andej nga fundi i muajit shkurt te
vitit-1503 duke mos e gjetur mundesine qe te rikthehej serish ne gjirin e atij
Populli hyjnor qe e adhuronte sikur te ishte nje gjysem-perendi...
Pavaresisht veshtiresive dhe vuajtjeve titanike, qytetaret
lezhjane e mbrojten Ishullin e Lezhes edhe per 3-vite te tjera duke i rezistuar
me shume sukses sulmeve te perseritura te ushtrive osmane por edhe duke
kundershtuar me arme ne dore, vendimet arbitrare te Senatit Venecian per
largimin e artilerise nga brezi i fortifikuar qe mbronte ishullin nga sulmet
osmane...
Ne vitin-1506 Senati Venecian dekretoi vendimin perfundimtar
per te larguar artilerine nga ky ishull duke i privuar Arberit nga mbrojtja e
tij dhe ne rrethanat e sapokrijuara, keto Arber kaq te pafat u detyruan qe ta
braktisin Atdheun e tyre duke e lene Ishullin e Lezhes ne duart e P.Osmane por
pasi ngarkuan familjet e tyre dhe plackat ne galerat veneciane, Luftetaret Lezhjane
i vune zjarrin te gjithe ishullit te pyllezuar duke shkaterruar gjithcka (korrik-1506)
dhe ata te gjithe, fillimisht u transportuan duke u vendosur ne qytetin e
Ulqinit dhe me pas emigruan ne dy drejtime; Puglia dhe Venecia, ku u vendosen
kryesisht ne qytetin e Venecias dhe Triestes, apo ne qytete Dalmate si
Zadar/Zara, Split dhe Rijeka (Kroaci). etj.
Nga: Paulin Zefi.