Brahim
Ibish AVDYLI
E SHTETIT SHQIPTAR
“SHQIPËRIA”
(Analizë,
pa frena!)
Një
kohë të gjatë e kam pasur këtë temë nëpër shqyrtimet e mia. Nuk na kënaqë
lëvizja e tërë popullatave të rajoneve ku janë përfshirë edhe shqiptarët, me
shumicën numerike, me dimensione kundër vetvetes, pa e kuptuar këtë punë.
Mua
më habit fakti se, tani, mijra vite, ne, stërniqërit e yllirëve-frikë, që u
thomë brigë apo frikë; të trojanëve; të pellazgëve; të pellazgo-ilirëve; të
ilirëve apo më mirë t`u themi Yllirëve (kështu, thëniet e tjera që gjenden për
ne, nëpër shkrimet e vjetra, p.sh. hititët, po i lëmë mënjanë, si “thënie të
shekujve”, e po merremi me thëniet të cilat na nevojiten), të maqedhonisë iliro-shqiptare,
të epirotëve, ilirëve, etj. të cilët janë të shkepur në të gjitha shtetet e
mundshme.
Ne,
njihemi si arnautë, arvanitas, arban, arbër, arbëreshë, dhe shqiptarë, por nuk
këndellemi e nuk vetëdijësohemi për të shkundur njëherë e përgjithonë mjegullën
e dendur të përgjumjes vdekjepru-rëse nga të gjithë armiqtë e tmerrshëm kundër
nesh, në të gjitha anët, dhe t`a kuptojmë se kjo “lojë” e zgjatur kaq shumë,
dm.th. mija e mija vite me radhë, ka për qëllim që t`a shkatërrojë kombin tonë.
Nuk
e lënë që të vërejë, të kthjellet, e me sy të shohë, se cilët janë bartësit më
dinakë të kryedemonit; cilët janë shkatërruesit e copëtuesit të atdheut tonë
shpirtëror; cilët janë gënjeshtarët më dinakë të së vërtetave tona të
dhimbshme; cilët janë gjapirrësat më të pamëshirë, që të zhvatin qenien tonë më
të shenjtë, e më të madhe, të tokave të shkapërderdhura anë e mbanë, e armiqve
të zgjuar peshë, që të na gllabërisin!...
Përplasemi
vazhdimisht, e jemi bërë pjesë e ketyre lojërave të mëdha, me fatin tonë si
komb, qoftë kjo nëpër të ashtuquajturën “Turqi”; nëpër të ashtuquajturën
“Greqi”; nëpër ate që e ka gllabëruar armiku ynë, bullgaro-makedonët, e quhet
“Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”; Republika e Shqipërisë, të ngrehur
kundër vetes nga bijtë e bijat e mashtruar, në drejtimin sllavo-greko-turk;
Republika e vogël e Kosovës, si një minë e madhe e vendosur dhe e lënë që të
kërcasë kurdoherë dhe atëherë kur i nevojtet kjo gjë serbëve, sepse në radhë të
parë na fshikëllon fuqishëm në vesh “KOSOVO”.
Ky
sorollop sikur ka harruar çfarë ka zgallafitur parambrëmë në stomakun e vet
Dardaninë, deri në NISH . Prandaj, kur duan të
ngrehin mure nëpër Mitrovicë, kanë mundësi që t`a bëjnë; e të mos flasim për
Sanxhakun e Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe vise të tjera, të qena shqiptare,
por tani, një pjesë e shpopullar...
Duhet
që t`a kuptojmë e të shohim se cilat janë lojërat e pandershme me qenien tonë
të dhimbshme; me fatcubin tonë të mjerë; me pafatësinë e madhe; me pjellën tonë
të dhimbshme; me qenien tonë të kotë; të cilën na e vjedhin pikësëpari fetë e
ndryshme, dhe kombi që po na shkatërrohet nëpër duart tona.
O ZOT, KU JE!...
Fjala
e parë e librave të shenjta, sido që quhen ato, është e para fjala, pra siç na
thotë Bibla: „E para është fjala“; pastaj vie e çështja primare të lexosh e të
mësosh, pra nga Kur`ani: „lexo e mëso“. E para është fjala, që megjithate
shkruhet, e pastaj vie që të lexojmë e të mësojmë. Nuk thuhet se para është të
mendosh, e pastaj vjen fjala. Pa menduar, nuk e dime cila është fjala e
zgjedhur.
Kur
fletë, fletë të vërtetën, sepse tërësisht nuk gjenden këto fjalë, pasi edhe e
pengojnë me disa tjera. Por, po, e thua të vërtetën, aq sa të lejohet. Kur
njëjësohesh me të vërtetën, flet me text e me përvojë. Teorija vjen nga
përvoja; pa përvojë, te njeriu, asgjë nuk ka.
Atë
tekst që të lësh pas vetes, duhet t`a mësosh mirë e të rikujtohesh. Natyrisht,
duhet shkoqitur, dhe prap të shkoqitet. Mëso e dije dhe shkruaj, nga përvoja
jote, e nga përvoja e të tjerëve, para teje-kjo është thënia e imja dhe e
mendimtarëve më të dijshëm, sepse këto premisa janë pleçnuar edhe nga ata që
kanë pasur këtë mundësi të dijnë e të shkruajnë, e kanë pasur një përvojë shumë
të mirë. Prandaj, nga të parët tanë mësojmë, e kjo ka kuptim nëse lexohet, rilexohet
dhe kuptohet, që të ipet më tutje.
Pra,
dija e pjell dijen; ndërsa mosdija e pjell mosdijen...
Më
së pari duhet mësuar: kush kemi qenë, kush jemi e cilët do të jemi; pra e dimë
si ka qenë, si jemi e si do të bëjmë; dhe duhet të jemi të gatshëm prap të
mësojmë për të shkruar këtë; sepse pa shkrim nuk do të dimë pasnesër ku kemi
qenë padje, e cilat janë premisat tona të ardhshme…
SHKRIMI
I PARË KA QENË SHKRIMI SHQIP, ME TË CILËN KA FOLUR I PARË JONË, YLLI-FRIGË APO
BRIG, I MBYLLUR NGA MBRETI I EGJIPTIT; shkrimin tonë të shenjtë, na e kanë
ndaluar dhe na e ndalojnë të gjithë ata që nuk guxojnë të bëjnë diçka kundër
ZOTIT e të së VËRTETËS; pra kundër DIJES! Ne ecim përpara me MOSDIJEN, NË
MOSDIJE, pra, kemi qenë „në fillim“. Kush na
pengon ne që të dimë, është kundër të së drejtës; është kundër të vërtetës; dhe
është kundër Zotit të Madh...
Të
tillët, i marrin 7`000.000 arnautë të Turqisë dhe nuk i lënë të mësojnë gjuhën
shqipe, por turqishten dhe fenë islame me dhunë i mësojnë edhe nëpër medrese;
të tillët, i marrin 4`200.000 arvanitas të Greqisë e nuk i lënë të dijnë kush
kanë qenë e çfarë gjuhe kanë folur, por ua „ngjallin“ mbi kurriz se paska „racë
heleniste“, që nuk t`a kapë mendja se nuk ekziston, dhe i futin të mësojnë
„gjuhën e tyre greke“, që është gjuhë artificiale dhe teknike;
që
të tjerët, madje nga vendi „i lirë“ qe 100 e sa vjet, Shqipëria, t`a ngrehin
për hunde me prefiksa e sufiksa të fjalëve „greke“, sepse është „e para“,
ndonëse të gjitha janë rrena klluqe të armiqve tanë të pafalshëm e grekofillë,
për të ashtuquajturin „Vorio-epir“. “Vllah” janë “vllaznit” tanë dhe janë
shtresë sociale e malësore dhe jo „etni“, sepse gjuha shqipe ka qenë e para,
shumë përpara sanskritishtes, greqishtes, latinishtes, arabishtes, sllavishtes
e turqishtes.
Sepse
disa, nuk shkruhen, e Maqedonia, nuk eksiston si ka qenë më parë, por ka që e
dijnë çfarë ka ndodhur dhe është bërë me “maqedhoninë”. Më të famshmit ndër ta,
pos epirotëve, kanë qenë dikur dard(h)anët. Sot, mezi „e ka njxerrë“ një grimcë
të vogël, gjysmë-analfabete e proserbe, me emrin „Kosovo“. Këngë e dhimbshme
është bërë me bijtë e Zotit të Madh, sado që serbët bërtasin “ne, jemi bijtë e
Zotit”!...
Serbët
ngriten në pikë të këmbëve; ndërtojnë një MUR
në Mitrovicë, derisa flejmë në gjumë, pa “guxuar” t`ua hedhin turinjëve, atë
mur! Nuk mundohemi që të dijmë të vërtetën tonë, sepse jemi armull, ëndërr-me
sy qelë!...
Nocionin
e kombit, e etnisë, e dinë dhe e kemi ruajtur, që prej fillimit, ne, disa veta,
të numëruar me gjishta, deri sot. As anglishtja, as rusishtja; e as
frengjishtja, me nocionin e tyre „nation“, nuk e thonë as për së afërmi çka
nënkupton „KOMBI“. Me flamurin, kuq e zi, vrapojmë të gjithë shqiptarët, andej
e këndej, duke e çmuar gjakun shenjtë, të cilin e kanë derdhur ndër shekuj me radhë,
e shqipen e kemi si totem, megjithëse nuk e dimë se është prej Azisë së Vogël e
në të gjithë botën…
Pak
më mirë, për t`a shpjeguar, po e marrin një thënie të vetme nga FB, Ardiano
Xhafaj, i cili thotë:
„Kombi
dhe etnia është një bashkësi njerëzish, me numër të ndry-shëm, në një territor
gjeografik të pa shkëputur, në bashkëjetesë shumëshekullore, që flasin të
njëjtën gjuhë, që kanë të njëjtën ndërgjegje-të njëjtin gjak, ndarës të së
njëjtit fat, një shpirt dhe solidaritet të përbashkët natyral e sakrifice, në
përkrahje të njëri – tjetrit, si dhe rrënjë, zakone, tradita dhe kulturë,
përafërsisht të njëjta’’.
[1]-Ky është kombi
shqiptar, e tërësisht duhet të jetë. Kemi vuajtur mija vite me radhë e jemi
“ndodhur” vetëm në një shtet të vogël, kërthizë e botës, pa e ditur se jemi
bërë kundër çdo gjëje të vetës sonë, Shqipërisë, që deputetja shqiptare,
këlthet në Kuvend me referat, se mëvetësia e vendit është në pikëpyetje, dhe
duhet një pakt i ri kombëtar, ndësa që prej fillimit e kam pasur këtë çështje
të madhe në shyrtime, njëren pas tjetrës, tërë jetën, të zgjidhjes së çështjes
mbarëshqiptare kombëtare, duke e ditur pikë se pari, se jemi bërë një popullatë
e madhë e të mbledhur si kombi i veçantë, të shkapërdedhur nëpër 5 shtete
hileqare, të ngritura mbi ne, rreth e rrotull.
Nuk
do mend se kjo temë e rrahur disa dhjetvjeçarë, e dhënë edhe si një manuskript
për një libër 500 faqe A4, Akad. Prof. Dr. Bedri Dedjës, [2] të publikuara
pjesërisht nga unë, e të përmbledhur prej vitit 1989-1999, e cila i është
plaçkitur atij nga persona të SHIK-ut të Shqipërisë, duke qenë përherë afër z.
Ramiz Alia, dhe të dëguara direkt e në dorë të Sllabodan Millosheviqit.
Thuhet
se Ramiz Alia ka qenë agjent i UDB-së, sa ishte në Kosovë, si “Komesar i Lartë”
i aradhave partizane të Shqipërisë, gjatë LDB-së. Librat që u shkruan për
“luftëtar të Frontit Nacional Kombëtar”, i nxjerrin të lidhur me Ramiz Alinë,[3]
e disa të cekur edhe nga unë, të lidhur me mua, e jo me Ramiz Alinë, si p.sh.
Zenel Sadikaj, në veprën politike e publicistike, të dorëzuar në Bibliotekën
Kombëtare të Zvicrës, në Bern,[4]
por gazetaria e sotme i la të organizuar në anë të kundërt, të hequr
përgjithmonë nga lidhjet e tyre që i kishin me mua, siç e dija unë, e mua më
lanë të pashënuar, të shlyer me çdo kusht, pa ekzistuar fare në atë kohë...
Nuk
ka gjë, thashë me vete. E vërteta nuk do veshë të shurdhër. Ajo, do të gjëjë
vend ku të rrijë dhe do të dalë një ditë, ose ne do të çmendemi tërësisht.
Mjafton
t`ua përmend disa tema, sepse është e kotë t`i heshtë këto punime të mia: “Mbi
lëvizjen përparimtare shqiptare dhe çlirimin kombëtar”, “Qëndresa”, Zvicër,
Mars 1991, të botuar me pseudonimin “Flamur Kuqi”; “Shpëtimi dhe bashkimi
kombëtar, detyre dhe nevojë urgjente”, “Qëndresa”, Zvicër, Mars 1992; “çlirimi
dhe bashkimi i kombit-imperativi më i lartë për të gjithë shqiptarët”,
“Qëndresa”,
Shtator-Tetor 1993; „Si mund të lëvizë përpara çështja jonë kombëtare“, Qëndresa,
Zvicër, Gusht 1995; “Mobilizimi mbarëshqiptar dhe çështja jonë kombëtare”,
botuar paralelisht, në vazhdime: në “Emigranti shqiptar”, Tiranë, nr. 4, janar
1999; nr. 6, Shkurt 1999; nr. 8, Shkurt 1999; nr. 10, Mars 1990; si dhe
“çlirimi”, organ i LKçK, nr. 59, 10 janar 1999; Nr. 60, 25 shkurt 1999; Nr. 61,
10 mars 1999, etj. [5]
Pra,
do ta shifni se nuk është vetëm çështja e mëvetësisë së Shqipërisë, por ka qenë
dhe është aktualisht në rrezik çështja kombit shqiptar, në gjitha trevat
autoktone të tij ku jetonte e jeton ai pashmangshmërisht, nëpër vuajtje të
mëdha gjatë mileniumeve.
Jo
vetëm Shqipëria është në rrezik, por e tërë shtrirja e tij etnike, nëpër të
gjitha ato minishtete të rijuara nga tokat shqiptaro-ilire, deri mbi Danub, e
përtej, edhe nëpër Turqi e deri në Irak, e këndej, por edhe me tokat tona
autotoktone, nëpër Gadishullin Ilirik, tani të quajtur “Ballkan”. Ato, as që
dijnë diçka për shqiptarët; nuk kanë se për çka të lodhen për shqiptarët, madje
as nëpër Shqipëri, të cilët shetisin lirisht dhe e bëjnë të veten, cap-carrak,
brenda natës, të orientuar nga Lindja.
Dhe,
vie nga Evropa, nga Gjermania, që të na “bashkojë” me Serbinë, përmes të së
ashtuquajturës “Qendrës e Përbashkët për Marrëdheniet Shqipëri-Serbi”,[6]
të shkruar nga Albert Rakipi, për DW (Deutsche Wele), ku fjalët kryesore i kanë
serbët prej Beogradit, pedagog në fushën e Tregtisë Ndërkombëtare në fakultetin
e Ekonomisë pranë Universitetit të Beogradit, Dr. Predrag Bjelić dhe
ish-diplomatja e lartë serbe, z. Jelica Miniç, nga Forumi për Maradhënie
Ndërkombëtare të Lëvizjes Europiane për Serbinë, në rang shoqatash e
organizatave të biznesit, të pritur mirë nga Drejtoria e Institutit Shqiptar
për Studimet Ndërkombëtare, AIIS, dhe shoqata Biznes Albania, në rang të fushës
që operohet, ani pse shumë individë, shoqata apo njerëz të mëdhenj në të gjitha
tokat tona, ngrehen kudër produkteve të marruna prej Serbisë, direkt prej
tregëtarëve të shumtë e të përgjithshëm të trojeve shqipfolëse.
Por,
nuk po merremi me këto, mirëpo po i kthehemi edhe njëherë shkrimeve tona: nuk
do mend të themi se prej vitit 1989 e këtëj kemi pasur një iniciativë të
përkryer kombëtare gjithshqiptare; kemi pasë një program të veçantë kombëtar
gjithshqiptarë; kemi njerrur një revistë të quajtur “gjithëshqiptare”,
“Qëndresa”; i kemi shpërdarë në të gjitha pikat e shitjes, në Gjermani, në
Austri, në Zvicër; në Francë, në bibliotekë që kishte edhe libra shqip; në
trojet shqiptare-jashtë Shqipërisë ilegalisht, dhe në Shqipëri kemi bërë prova
edhe që ta regjistrojnë, pra e kemi nxjerrur së bashku me Tiranën.
Të
gjithë intelektualët e mëdhenj e në zë, në politikë e në forume, të cilët,
preferoheshin e preferohen e mbështeteshim e mbësheten prej strukturave të
përgjithshme shqipfolëse apo të atyre shqiptare e të Shqipërisë, i thonë
qëndrimet tona pa emrin tonë; pa thekse të veçanta e të aplikimit të vërtetë të
tyre, të bastarduara në politikën gjithëpërfshirëse të shpërfilljes së
shqiptarëve, pa akcentet tona, pas sentencë tonat, në planin global dhe
praktik, duke i përfshirë “zgjidhjet lokale”, jo gjithëshqiptare.
Ata
janë personalitete të veçanta të frymimit shqip, prej kryetarëve deri te pikat
më të vogla te të gjitha trojet shqiptare e shtetërore, të cilët i kanë pasur
nëpër duar, apo që janë nën influencën direkte të njësive e agjeturave
shtetërore apo makroshtetërore, që i mbajë tokat tona nën vete dhe kanë edhe
emër e mbiemër.
Të
gjithë ata që janë të mbledhur aty nuk kanë lejuar askund të përmendet emri i
jonë; as iniciativat tona, madje as Komisioni Organizativ i Komitetit Kombëtar
Mbarëshqiptar të Bashkimit, që e kam udhëhequr, madje as që mirret nëpër gojë,
e një letër mjaft domethënëse që ia kam drejtuar Qeverisë së Zvicrës, në
Bundeshaus West, me 1996, nuk përmendet, as letra ime, e dërguar Ministrit të
Punëve të Jashtme të Zvirës, z. Flavio Cotti, i cili i përgjigjet letrës sime,
prej Bernit, me datën 21 nëntor 1996, atë kohë kur kthehet rruga mbarë për
zgjidhjen e çështjes delikate të Kosovës, të cilën e botova në libër[7].
Letrat
e tjera, nuk po i zë në gojë, as të gjitha “iniciativat”, sepse ato kthehen në
vijën e tyre të pajtimit kombëtar dhe jo të bashkimit kombëtar, madje për
zgjidhjet lokale e jo gjithëkombëtare, ne nivelin e sistemit, jo të
çështjeve...
Ka
rëndësi plotësisht referati i Mesila Dodës,[8]
në Kuvendin e Shqipërisë, e cila i lidhë me mëvetësinë e Shqipërisë, për
Bashkimin Kombëtar, e ky farë bashkimi na del me rëndësinë e dorës aktuale të
politikave globale ekonomike, sado që e thekson edhe Çamërinë, Maqedoninë, Mal
të Zi, shtetin e Kosovës dhe Diasporën.
Në
këtë aspekt tenton që të bëhet reforma në drejtësi pa kushte, duke e prishur
aleancën e krimit me politikën, i cili bëhet nëpër kriminalizimin e tmershëm në
të gjitha trevat shqiptare dhe shqipfolëse; bëhet papushim retorika
antishqiptare; korrupsioni i fëlliqur qeveritar dhe i krimit; propaganda dhe
veprimet fluide me armiqtë e vjetër; madje, kufiri i shtrirjes së
sllavo-ruso-grekëve troket legalisht në derën tonë.
Siç
thotë Mesila Doda, që shënohet edhe prej Shpëtim Idrizit, në mediat tona: “<Na
akuzojnë për Shqipërinë e Madhe dhe kërkojnë Himarën. Na akuzojnë për
Shqipërinë e Madhe dhe ngrejnë Murin në Mitrovicë Jo, nuk ka si të
heshtësh>. Sipas Mesila Dodës, pavarësia e Shqipërisë është vënë sërish në
rrezik. Integrimi i munguar i vendit, ndryshimet e raporteve gjeopolitike në
rajon, reformat e dështuara, kriminalizimi i jetës politike dhe i shoqërisë,
korrupsioni e vendosin mëve-tësinë në rrezik, ndërsa shqiptaria është drejt
shpërbërjes.
Ajo bën thirrje për një Marrëveshje të re
Kombëtare”. E thotë se arsimi i unifikuar është i nevojshëm kudo, ku ka
shqiptarë në rajon, në Evropë e gjetiu; po e shtojmë ne, edhe nëpër Botë; në
Turqi, Bullgari, Greqi, Ukrainë, etj. madje edhe vetë në SHBA-në, sepse, në
botë ka shumë shqiptarë.
Ne
i kemi regjistruar 20`000`000 shqipfolës, por janë shumë më tepër. “Më lehtë
është të mirresh vesh në shqip, se sa në greqisht dhe rusisht”,[9]
thotë ajo në fund të referatit të saj, ndërsa ne po e vazhdojmë se është
poashtu e rëndë të flasësh serbisht, bullgaro-mekedonisht, e turqisht, sepse
janë ata, të cilët, shekuj me radhë na kanë robëruar e shkelur, me tërë
makinerinë e tyre të pamatur.
Greqia
është dyta, Rusia është e treta, ndërsa Turqia është e para, me të gjitha
mjetet...
Mesila
Doda e meriton një mbështetje të fortë, sepse është tepër e veçantë. Por ajo
troket vetëm nëpër derën e Evropës. Po e ndërprejmë këtu, sepse duhet ta dijmë
se si është krijuar Evropa e Bashkuar. Kur troket ajo në derën e Evropës, duhet
të dijë si është krijuar Evropa. Iniciativa të kthehet në fillim: kur është
bashkuar Gjermania. Gjermania është bashkuar nga populli i saj, nga vullneti i
popullit gjerman, ndërsa Evropa e Bashkuar është bashkuar nga vullneti i
sheteteve dhe e qeverive të saj.
Pra,
Evropa është bashkim i sheteve që sundojnë nëpër gjithë territorin e saj, të
mëdhenjëve, jo i popujve. EU e vendosë çka dëshirojnë shtresat qeverisëse të
këtyre njësive, kur nuk është në kundërshtim të më të mëdhenjëve të Evropës.
Kështu është më tepër një bashkujdi apo një bashkëbisedim me kundërshtarët
tanë, sesa me ne; ia jep dorën më parë Serbisë, sesa kombit shqiptar, si pjesë
e gjërë e popullit të vuajtur; ajo i përkrahë parezervë kundështrarët tanë dhe
është kundër kërkesave tona; është pak a shumë një dinasti e dinastive më të
vogla, deri te populli shqiptar…
Kjo
është hierarkia e krijimit të Evropës. Më të mëdhenjtë e Evropës, në gjenezë,
para se të bashkohen, i kanë mbledhur të mëdhenjte e sheteve perëndimore;
pastaj hierarkitë e sheteve që e kanë pranuar dhe janë futur në EU; dhe të
tjerat më vonë. E kanë thithur këtë shtresë të lartë, që është treguar e denjë
të marrë si pjesë e saj e pandashme, pra në këtë “bashkim shtetesh”. Prandaj,
EU i morri këto kërkesa të tyre e një përqindje të madhë janë aprovuar, ndërsa
një pjesë e tyre është marrë parasysh.
Në
këtë “bashkim të shteteve” kanë hyrë armiqtë tanë dhe gjysëm-armiqtë tanë.
Dihet cilët janë ata. Kundërshtarët veprojnë kundër nesh, në vijë të
kundërshtarëve tanë më të vjetër. Evropa është munduar para sa vitesh të thyej
Amerikën, në udhëheqjen e Aragonit, që të përmbushë lajmërimin e Biblës, “Orbis
Onum”, rregullimin e botës, në bazë të principit të gjarpërit. Athua kush e la
Rusinë, të bëjë atë dhembje të paparë në Siri, në Alepo, ku mija gra e fëmijë
qajnë gjysmë të shkatërruar...
Nuk
e kemi një “luftë frontale”, por e kemi detyrimisht të paqesim kërkesat tona te
armiqtë tanë, te miqtë apo gjysëm-miqtë tanë, në mënyrë intenzive; pa luftë; me
qetësi; me plot fakte; të thëna urtë e sistematikisht. Në përgjithësi, duhet të
mbrojmë e të konfrontojmë, deri sa të kuptojnë pikat e vendosjes dhe të
vendosin për ne. Më parë, duhet të mbrojmë të drejtat tona legjitime; të
pashmanshme e të kundërshtojmë ato të cilat i kanë hedhur përpara armiqtë tanë
të rrezikshëm; bij të bijve të armiqve tanë; në përputhje të shpërpjesëtimit të
kombit tonë, kombit shqiptar...
Deri këtu ka shkuar
përpjestimi, shpërfillja, ndarja, zvogëlimi. Tani duhet të ndalemi e të
mendojmë, pra të ecim në krahun tjetër: të mbledhemi ngadalë, pikë për pikë!
[1] Ardiano Xhafaj, „Nuk ka shkencorisht dy kombe shqiptare“, me datën 19.10.2016, http://www.facebook.com/Ardian
Xhafaj.
[2] Shikone „Biografinë“ time, në faqen time provizore, http://www.brahimavdyli.ch .
[3] Shikoni librin e biografisë së Dr. Besim
Muhadri, „Zenel Sadiku, vlerë njerëzore
madhe kombëtare”, “Pjetër Bogdani”, Has, 2016.
[4] Shikoni librin tim, Brahim Avdyli, „Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli saj”,
Brezi `81, Prishtinë 2011.
[5] Shikoni po deshët faqen time
provizore, http://www.brahimavdyli.ch/qëndresa-dhe-artikujt/.
[6] Shikoni po deshët shkrimin e hedhur në
FB, Albert Ragipi, i datës 15.12.2016, në Gazetën “Shqipëria Jonë”, në http://www.shqiperiajone.org/lajmi-kryesor-vendi/ja-pse-e-bashkon-gjermania-shqip%C3%ABrin%C3%AB-me-serbin%C3%AB/
.
[7] Shikoni veprën time, ”Mërgata shqiptare e Zvicës dhe roli i saj”, faqe 195, letra
origjinale e z. Flavo Cottit.
[8] Shikoni theksimet e Mesila Dodës, në Kuvendin e Shqipërisë,
të cilën e nxorra edhe unë në FB, Sh. Idrizi „Mëvetësia e vendit në pikëpyetje. Duhet një Pakt i ri Kombëtar“,
me 15.12.2016, në Gazetën 27, Shqipëri, http://27.al/mesila-doda-mevetesia-e-vendit-ne-pikepyetje-duhet-nje-pakt-i-ri-kombetar/
.
[9] Po aty, në fund.
No comments:
Post a Comment