S' KEMI DY FLAMUJ
Moj Kosovë kreshnike
Prore ke lind burra
Të besës e t'fjalës
S'njohim dy flamura
Jem lidhë besa besë
Në emër të Zotit....
Se kemi veç Shqipen
E Gjergj Kastriotit
Jo nuk duam kurthe
Dhe as imponime
S'e përbuzim kurrë
T'shtrenjtën Shqipen trime
Pa ndalë nëpër shekuj
Prore larë me gjak
Ti Flamur valove
N'çdo kullë e n'çdo prag
Flamur kuq e zi
Me gjak t'kemi la'
Valo i lirë valo
Valo pa ia nda'
Rrofsh Kosovë kreshnike
Moj e bukura zonjë
Ngreje lart në qiell
Flamurin me Shqiponjë
Jo nuk duam kurthe
Dhe as imponime
S'kemi dy flamura
Por veç Shqipen trime
No comments:
Post a Comment