Friday, December 30, 2016

Cilët ishin skordiskët? Arsimimi në Kosovë dhe mashtruesit ordiner

Cilët ishin skordiskët ?

Sa shumë më dëshpëroi fotoja e "Turpit" 
kur një grumbull “shqiptarësh” mbanin pankartën  në të cilën shkruhej:
  “ I`m kosovar muslim since 1389". 

E di që ata ishin të mashtruar, ata ishin dhe ende janë pasojë e një mos shkollimi të mirëfilltë. Nuk e di se sa ata  të rinj e njohin historinë e kombit të tyre, kur i thonë vetit që janë kosovar që nga 1389-ta. Në një gjë jam i sigurt që 90 % nga ata nuk e dinë përmendësh as tabelën e shumëzimit; por turpi le të bie mbi përgjegjësit e arsimit të Kosovës dhe mashtruesit ordiner të cilët iu kanë mbushur mendjen që të na turpërojnë para botës.

Fatbardhësisht që kombi nuk varet nga mashtruesit (e të gjitha ngjyrave) dhe se lulet e të ardhmes janë në lulëzimin e tyre dhe së shpejti do i qesin kombit dritë dhe ngjyrë që kombi ynë e meriton.

E kam për krenari që si bashkëbisedues e kam një dashamirë të së vërtetës shqiptare dhe që e komenton historinë ashtu si i ka hije, ashtu si thotë historia, ashtu si e thonë librat e fshehur nga ne.

Tema e skordiskëve  është shumë pak e trajtuar dhe aq më pak tema e historisë së Tribalëve.
Shëtitja nëpër histori me udhëzimet e Ber Hajdinit, të riut nga Kosova që jeton në Francë më rriti kërshërinë e zgjerimit të studimeve të mia për një popull të harruar dhe të  përvetësuar nga të tjerët- Skordisket.

https://www.facebook.com/B.Hajdini10?fref=ts
Kësaj radhe së bashku me z. Ber Hajdini do i shpjegojmë skordiskët kryesisht sipas Historisë së shkruar nga Straboni (64 BC – c.24 AD). (Straboni nuk ishte grek e as i ndikuar nga greko-romakët, ai shkrun historinë ashtu si duhet, ashtu siç ishte).

Skordisket ishin përzierje e keltëve me thrakasit dhe iliret. Shënimet për ekzistencën e tyre janë gjetur në periudha të ndryshme historike të Ilirisë, Thrakisë dhe Dakisë. Shtrirja e tyre ishte e gjerë, që nga Austria, Kroacia, Hungaria, Sllovenia, Serbia, Bosna. 
Emri i tyre lidhet me Skordus (Shari), territor në mes Ilirisë dhe Pejonisë . E rëndësishme për historinë është se ata përkundër lindjes së tyre si përzierje fisesh ( të gjithë pellazg) ata flitnin sikur Ilirët dhe e ndienin vetën   superior të kohës kur jetonin. 

(Андраш Мочи тврди да они нису настали као келтско племе сами се групишући, већ су били „креација келтске политике”[11]. Они су формирани након 278. п. н. е., као преживели народ након келтске инвазије на Грчку настањени у горе наведеном региону[12] и за себе су говороли да су мала, још увек моћна, владајућа класа. Релативно брзо, они су се помешали са бројним супериорнијим нацијама, а келтско име племена је задржано, иако можда мало измењено, у складу са језиком који су говорили Илири.[13] )

Të kuptohemi, një shkrim publicistik për Skordiskët nuk e mbushë arkivin për historinë e tyre e aq më pak arkivin shqiptar. Ne jemi shumë të varfër nga shënimet, nga dokumentet e autoktonisë sonë në periudhe të ndryshme historike. Qëllimi i shkrimit është një nxitje për studjuesit e rinj që të merren në diplomat dhe doktoraturat e tyre me diçka që i bënë nderë edhe historiografisë shqiptare, por edhe ndryshimit të opinionit të gjerë se nuk jemi të djeshëm; por jemi ata që e kemi bërë historinë e Iliriku (Ballkanit) Azisë së Vogël dhe më gjerë
Nuk kemi ardhur këndej pari që nga 1389 -ta !

Literatura e nevojshme për studjuesit :
https://frankhajdini.wordpress.com/
András Mócsy, Die Bevölkerung von Pannonien: bis zu den Markomannenkriegen Budapest 1959
F.Papazoglu Srednjebalkanska plemena u predrimsko doba. 1969. pp. 265
J.A. Crook; Andrew Lintott; Elizabeth Rawson (1994). The Last Age of the Roman Republic, 146-43 BC. The Cambridge Ancient History. 9. ISBN 978-0-521-25603-2.
Celts and the Classical World by David Rankin. 1996. ISBN 978-0-415-15090-3
Theodossiev, Nikola. Celtic Settlement in North-Western Thrace during the Late Fourth and Third Centuries BC: Some Historical and Archaeological Notes.
Wilkes, J. J. The Illyrians. 1992. ISBN 978-0-631-19807-9. стр. 84.: “…Celtic Scordisci away from the river Danube..


Fahri Xhara 30.12.16 Gjakovë







No comments:

Post a Comment