Saturday, December 31, 2016

Vargje nga Rudi Berisha * 20 * - SHQIPËRI TË DUA MË SHUMË S’ JETËN





Vargje nga Rudi Berisha * 20 *
–––––––––––––––––––––––––

SHQIPËRI 
TË DUA MË SHUMË S’ JETËN

Sa ndjej mall çdo ditë për ty Shqipëri
Dua të puthi plagët e kohës nëpër jetë
Të ndjej dhimbjet që i mban brenda
Shqipëri të dua më shumë s’ jetën 

Të shoh të veshur më ngjyrë të kuqe
Kështu sytë dua të shikojnë përditë
Nuk dua të shoh të rrënuar si disa
Shqipëri të dua sonte pa dhimbje

Nëse dëgjoj ç’ Shqipërinë më lëndoni
Plumbat e pushkës do i rruaj për ju
Shqipëria është dashuri që do ruajmë
Është gjak ku çdo ditë lindi shumë lule

Tokës i marr erë e vargjet i shkruaj
Në dritën e fanarit të këndoj këngët
Shqipëri të dua më shumë s’ jetën
Nëse vdes për ty do vdes më nder

Dëgjoni o ju të paditurit e kësaj bote
Shqipërinë mos ma ngucni o të mjerë
Shqipëria është tokë që lind veç diell
Shqipërinë ndriçon hëna natën përjetë 


Rudi Berisha
–––––––––––––––––––––––––––
Tiranë, më 30 dhjetor 2016

No comments:

Post a Comment