Showing posts with label Shpikje. Show all posts
Showing posts with label Shpikje. Show all posts

Saturday, February 4, 2017

Sa herë del Çështja Çame, "Artën dhe bijtë e saj" sikur e pickon zekthi dhe bëhet e ndërkryer



Arta dhe të bijtë duhet të gjejnë diçka që të rëndojnë nënkryetarin e Kuvendit, Shpëtim Idrizi. Kush jeton në gjiriz mendon se jetojnë të gjithë në ujra të zeza. Meqë familja në fjalë është marrë me biznesin e kumarit, lojërave të fatit të pa licensuara, pra në të zezë, mendojnë se të gjithë bëjnë katandi duke grabitur të tjerët apo përfituar që shteti është qorr dhe i kapur.
Kanë disa ditë që Arta dhe të bijtë rikthejnë një histori sipërmarrje të më shumë se 20 vjetëve më parë, mes Shpëtim Idrizit dhe Nazmi Berishës.
Në vitin 2013 të shtyrë nga mëria e verbër në lidhje me kalimin në Kuvend të Rezolutës Çame, botuan në Gazetën “Dita” një mal me sulme në lidhje me këtë sipërmarrje. Vetë, njeriu që mendohet se është dëmtuar, Nazmi Berisha ka bërë një përgënjeshtrim të gjatë, të cilin ia pati nisur gazetës dhe kryeredaktorit të saj. Pra, kjo gazetë e familjes së Arta Dades është krejt në dijeni të këtyre shpifjeve, të cilat i ka ricikluar me ndërgjegje sërish pas katër vjetësh.
Mali me shpifje bëhet pikërisht tani, sepse Shpëtim Idrizi dhe partia e tij po kërkojnë në Kuvend ngritjen e Komisionit Hetimor për Çështjen Çame. Arta Daden sa herë që ngrihet Çështja Çame sikur e pickon zekthi dhe bëhet e ndërkryer. E tillë ishte në vitin 2013, e tillë është sot. 27.al nesër do të publikojë filmimin e debatit të vitit 2013 në Kuvend mes saj dhe Shpëtim Idrizit për Rezolutën Çame. Janë të njëjtat argumente që përdori katër vjet më pas për Komisionin Hetimor se Shqipëria paska halle të tjera më të mëdha se Çështja Kombëtare.
Dhe sa herë dështon në Kuvend, Arta Dade mban frymën tek gazeta e të bijve dhe nis atje të molloisë të njëjtën shpifje që i ka gatuar në kuzhinën e kënetës.
Mësohet se Shpëtim Idrizi ka bërë gati padinë për Gazetën “Dita”, të cilën e dorëzon në gjykatë qysh sa nis java e ardhshme.
Më poshtë, 27.al riboton reagimet publike të PDIU-së në janar të vitit 2013, ku kuptohet një gjë shumë e rëndësishme; Gazeta “Dita” edhe para katër vjetëve ka qenë këmbëngulëse të shpifë dhe mos të bototjë përgënjeshtrimin e zotit Nazmi Berisha, por edhe PDIU ka pas deklaruar që këto sulme bëhen për të minuar Rezolutën Çame, ashtu si po bëhen sot për të hedhur në Komisionin Hetimor për Çështjen Çame.
Po kështu, 27.al riboton përgënjeshtrimin e Nazmi Berishës sërish, me qëllimin e vetëm që Gazeta “Dita”, kryeredaktori i saj, botuesi dhe mami i botuesit ta mësojnë përmendësh, meqë nuk guxojnë ta publikojnë vetë.
Përgënjeshtrim i zotit Nazim Berisha drejtuar Gazetës “Dita” në Shqipëri:
Lënda: Kërkoj nga ana juaj të ndërpritet menjëherë çdo keqpërdorim i paautorizuar dhe i paligjshëm i akteve të mia personale dhe i emrit tim;
të publikohet ky përgënjeshtrim dhe të më kërkohet falje mua dhe mikut tim Shpëtim Idrizi, të përmendur padrejtësisht pa i (na) dhënë mundësi apo hapësirë reagimi.
– Artikujt tuaj që pasqyrojnë qëndrime të miat në një marrëdhënie biznesi shumë të hershme me mikun tim, 17 vjet më parë, në kushtet e distancës, keqkuptimeve,ndërhyrjeve të të tjerëve, janë tendenciozë, bëjnë insinuata irreale, dhe mbulojnë një pjesë fare të vogël të kësaj marrëdhënie dhe jo për shembull detyrime të miat apo aspekte të tjera të përgjegjësive reciproke.
– Detyrimet reciproke janë shlyer prej kohësh dhe ne jemi në një marrëdhënie miqësore personale dhe familjare të shëndoshë. Institucionet kompetente të hetimit e kanë vazhduar hetimin dhe pas tërheqjes së padisë nga ana ime dhe nuk kanë gjetur kurrfarë cënimi të ligjit nga ana e mikut tim.
– Vazhdimi i kësaj fushate ndaj mikut tim, veprimtarit të njohur politik për Çështjen Kombëtare janë një shantazh i turpshëm ndaj tij, dhe dëmtojnë këtë çështje në përgjithësi.
– Ju kërkoj ta botoni në edicionin e nesërm të gazetës suaj në të njëjtin vend, me tituj në faqe të parë dhe të plotë këtë përgënjeshtrim;
– Ju kërkoj publikisht të hiqni dorë nga vazhdimi i kësaj fushate, që përdor padenjësisht emrin tim për të goditur një mik të shtrenjtë, veprimtar politik të nivelit të parë, pa mbuluar qëndrimet e të gjithë palëve të përfshira,
– Ju paralajmëroj që i rezervoj vetes të drejtën që të ndërrmarr veprim ligjor për t’ju dënuar penalisht për cënim imazhi, për shpifje, fyerje dhe shantazh pranë institucioneve shqiptare të drejtësisë;
Zoti kryeredaktor i gazetës Dita,
Ja mëkatet tuaja:
Botim i paautorizuar i një letre private.
Deformim i një marrëdhënie biznesi që ka 17 vjet dhe që është sqaruar plotësisht;
Fshehje e faktit që edhe pas tërheqjes së padisë nga ana ime, organet e hetimit e kanë mbyllur çështjen, si të pathemeltë.
Cënim i imazhit të një miku tim të shtrenjtë dhe veprimtari politik të nivelit të parë;
Me shqetësim dhe indinjatë të madhe lexova artikullin tuaj të publikuar në datën 9 janar 2013, ku keni nxjerrë një tekst të një kallëzimi penal të bërë në emrin tim përpara disa vitesh. Ky kallëzim është fryt i një sërë keqkuptimesh në informacionin që unë kam zotëruar asokohe, i gjendur në distancë nga biznesi im, nga marrëdhëniet shoqërore, i ndikuar nga keqinformime dhe pa reflektuar dhe pozicionin tim në atë marrëdhënie, që ka patur përgjegjësi dhe detyrime reciproke. 
Si i tillë, ai është ndjekur nga organet kompetente dhe pas tërheqjes së padisë nga ana ime, dhe është gjetur i pavërtetë. Ai tekst reflekton vetëm interpretimin tim për një pjesë të një marrëdhënie të gjatë biznesi, pa përfshirë tërësinë e tyre, ku ka normalisht detyrime reciproke, përgjegjësira reciproke, dhe që janë sqaruar qoftë prej meje, qoftë prej organeve kompetente.
Pikësëpari mbi këtë tekst ju keni bërë interpretime tendencioze të përmbajtjes së tij,  duke shpikur dhe fantazuar mbi një marrëdhënie shumë më të gjerë shoqërore dhe biznesi pa ju kërkuar asgjë unë; pa miratimin tim dhe për një çështje të 17 viteve më parë e cila është zgjidhur prej kohësh.
Teksti që keni botuar në kundërshtim me vullnetin tim është një akt privat, i mbuluaar nga sekreti hetimor dhe veprimi që keni kryer në mënyrë selektive, keqdashëse në morinë e akteve të një marrëdhënie biznesore të gjatë dhe të zhvilluar me keqkuptimet e distancës dhe të interferencës së të tjerëve, nuk cënon thjesht figurën politike apo njerëzore të mikut tim, por përbën edhe një dhunim të jetës time personale e të raporteve të mia me rrethin tim shoqëror e të biznesit.
Jam edhe i indinjuar për shkak të keqpërdorimit të një shkrese private, të cilës nga gazeta i është shtrembëruar përmbajtja dhe konteksti në mënyrë të qëllimshme, për të goditur figurën njerëzore dhe politike të mikut tim Shpëtim Idrizi. 
Ja cila është e vërteta e marrëdhënieve të mia me zotin Idrizi
Për sqarim të mbarë opinionit shqiptar dhe i gjendur para këtij dhunimi të të drejtave morale njerëzore, unë e shoh të domosdoshme të sqaroj se,  mosmarrëveshja ime e 17 viteve më parë me mikun tim të vjetër është zgjidhur në  mirëkuptim të plotë dhe pa hatërmbetje. Sot, ne kemi një marrëdhënie miqësore individuale dhe familjare të shëndoshë.
Teksti i kallëzimit në emrin tim ka ndodhur në një rrethanë të izoluar të një mosmarrëveshje biznesi, të deformuar nga distanca gjeografike, mungesa e komunikimit me mjetet moderne të kohës së sotme, interferenca e personave të tretë, spekullimeve të ndryshme. Kjo marrëdhënie ka shumë kohë që është sqaruar krejtësisht midis meje e mikut tim. Ajo është sqaruar dhe nga organet hetimore që u angazhuan dhe pas tërheqjes së padisë nga ana ime, duke e gjetur atë si të pathemeltë.
Sipas këtyre sqarimeve, unë sot afirmoj me përgjegjësi të plotë penale dhe njerëzore se nuk ka asnjë mosmarrëveshje midis nesh dhe as ka patur ndonjëherë prej Shpëtim Idrizit ndonjë veprim apo sjellje, që të më ketë cënuar në çfarëdolloj aspekti. Përdorimi nga ana e gazetës tuaj ne menyrë të paautorizuar  i informacioneve të paplota e të pasakta, të marra në rrugë informale, jo vetëm dëmton figurën publike e njerëzore të personave të angazhuar në jetën politike, por përbën një akt të mirëfilltë të mungesës së etikës profesionale në gazetari.
Kërkesat e mia për gazetën DITA:sqarim personal; përgënjeshtrim në të njëjtin vend, dhe ndalim të përdorimit të emrit tim
Kërkoj nga gazeta juaj që të më jepet në mënyrë të menjëhershme një sqarim i plotë sesi ka ndodhur një abuzim i tillë si dhe të më kërkohet falje publike. Kjo pasi janë përdorur emri tim dhe çështjet e mia private pa kurrfarë autorizimi, për të kënaqur interesat e nuk e di se kujt, në fushën e veprimtarive politike, apo në çfarëdo aspekti tjetër të marrëdhënieve dhe moralit njerëzor.
E kërkoj me forcë këtë sqarim, pasi kam konstatuar jo vetëm dhunimin e të drejtave personale e morale njerëzore, por edhe një tendencë antishqiptarie e antipatriotizmi, që shfaqet me anë të këtij shkrimi që ka bërë gazeta juaj. Duke instrumentalizuar një situatë tashmë të sqaruar është synuar që të njolloset kontributi dhe figura e mikut tim, aktivistit kryesor të përçuarjes së vlerave patriotike, nxitjen e bashkimit kombëtar dhe rivendosjen e të drejtave të cënuara të kombit shqiptar.
Marrëdhëniet e mia  me Shpëtim Idrizin janë mëse të mira, jemi miq të vjetër e të mirë, individualisht  dhe familjarisht dhe gëzojmë respektin e vlerësimin reciprok për njëri – tjetrin.
Duke qenë se më është dukur i ulët e krejt dashakeq, një dhunim  i të drejtave të mia e të mikut tim, kërkoj nga ana juaj të ndërpritet menjëherë cdo përdorim i akteve të mia personale dhe i emrit tim, si dhe të publikohet një përgënjeshtrim në të njëjtin vend, në faqe të parë dhe në faqet e tjera. E kërkoj këtë gjë nga gazeta “Dita”, pasi e konsideroj me të vërtetë fyes këtë angazhim fushatesk dhe pres që të më kërkohet ndjesë mua  si dhe mikut tim, për këtë cënim të rëndë të imazhit.
Pavarësisht vendimit tuaj në raport me kërkesën time, unë i rezervoj vetes të drejtën të inicioj një procedurë ligjore për të ndëshkuar dhunuesit e imazhit tim, të emrit dhe dinjitetit tim, nëpërmjet një medieje, në përmasa publike, duke i kërkuar dëmshpërblim adeguat fajtorëve, botuesit, dhe frymëzuesit të kësaj fushate.
Deklaratë e PDIU në datën 11 janar 2013
Me anën e kësaj deklarate PDIU dënon trillimet dhe komentet fyese të nxjerra nga gazeta e përditshme “Dita” në drejtim të kryetarit të partisë zotit Idrizi. Kjo gazetë ka shkruajtur në mënyrë të pa-autorizuar, nëpërkëmbëse, të pjesshme dhe të pasaktë për një çështje mosmarrveshjeje momentale biznesi të 17 viteve më parë, tashmë të mbyllur në mirëkuptim dhe që kurrësesi nuk ka pasur rrethanat apo implikimet që hamendësohen në tekstin e gazetës. 
Këtu bëhet fjalë për një keqpërdorim të informacioneve konfidenciale pasi lidheshin me një çështje private mes dy palëve që kanë rënë në ujdi prej kohësh. Pa u marrë shumë me mënyrat se si është shtënë në dorë dhe publikuar kjo çështje private, ne deklarojmë se kjo gazetë ka shkruajtur më shumë komente dhe interpretime të trilluara sesa lajm gjë që flet  jo thjeshtë për mungesë etike gazetareske që mund t’i atribuohet gabimit njerëzor, por për një qëllim të mirëfilltë tendencioz për të denigruar figurën e liderit të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.
Këto tekste nuk janë rastësi, por janë vijim i botimeve të tjera të mëhershme të kësaj gazete të materialeve që kanë pasur përmbajtje fyese dhe trilluese në drejtim të zotit Idrizi. Kjo gazetë e improvizuar pak muaj para zgjedhjeve, duket qartë që është krijuar si një pamflet partiak për të shërbyer si instrument elektoral njerëzve që i qendrojnë prapa. Vlen të theksohet këtu edhe momenti i posaçëm i përzgjedhur për të fabrikuar informacione mbi një mesele kaq të vjetër, i cili jo rastësisht koincidon me nismën e PDIU-së për të promovuar dhe miratuar Rezolutën e Çështjes Çame.
Pas botimit të ditës së parë ne i dërguam gazetës “Dita” kërkesën për të botuar përgënjeshtrimin tonë dhe normalisht një media profesionale do të kishte dhënë hapësirë për t’u ofruar lexuesvetë vetë sqarimet tona përkatëse. Ne, gjithashtu e informuam redaksinë e gazetës në fjalë se kishim ndërmarrë hapa për ta zgjidhur këtë çështje në rrugë gjyqësore duke përgatitur një padi për shpifje dhe fyerje. Një kërkesë përgënjeshtrimi e paraqiti edhe zoti Nazim Berisha, i cili përbën palën tjetër të prekur nga kjo vepër shpifjeje dhe fyerje. Mosbotimi i deklaratave tona reaguese nga gazeta “Dita”, veç konfirmon faktin që ky trakt politik e ka nxjerrë atë lajm dhe ato komente të shtrembëra dhe poshtëruese për interesa e objektiva politikë të qarta denigruese.
Jo vetëm që përgenjeshtrimet u censuruan dhe nuk u botuan por sot kjo gazetë është hapur me titullin butaforik se për të penguar përhapjen e lajmit gazeta është blerë masivisht në qytetet, ku është përqendruar komuniteti çam, dukë bërë edhe një insinuatë të drejtpërdrejtë përçmuese edhe ndaj komunitetit të respektuar çam. Me këtë ritëm nesër trillimet e kësaj gazete do të shkojnë me siguri më tutje dhe do të pretendohet se PDIU është orvatur me ofruesit kryesorë të shërbimit të internetit apo me kompanitë që administrojnë satelitët për të bllokuar apo nxjerrë jashtë funksionit faqjen e internetit të gazetës “Dita” në mënyrë që të çensurojë pseudo-lajmin në fjalë.
PDIU njofton se zoti Idrizi ka vendosur që kësaj fushate të turpshme, fyese dhe trilluese t’i përgjigjet duke ndjekur rrugën e drejtësisë dhe duke ngritur një padi penale për shpifje dhe fyerje ndaj gazetës Dita. Ndërkohë sqarimin më të mirë të situatës dhe zbardhjen e plotë të vërtetës e lë në dorën e zotit Nazmi Berisha, i cili është edhe pala që gazeta “Dita” pretendon se mbron apo përfaqëson nëpërmjet tekstit që ka shkruajtur.
Deklaratë për median e zëdhënësit të PDIU 11 janar 2013
Prej disa ditësh një media që s’duam t’ja përmendim emrin, po boton artikuj, komente që kanë në bazë sulme personale mbi kryetarin e PDIU-së. Ato gjoja mbështeten mbi probleme të zgjidhura prej kohësh, ligjërisht dhe moralisht në një marrëdhënie 17 vjeçare biznesi të tij me një person të caktuar. Këto probleme paraqiten në media për të disatën herë, pa sukses.
Megjithëse ky person, i quajtur Nazim Berisha, i ka dërguar përgënjeshtrim kësaj gazete, gazeta jo vetëm nuk e boton, por vazhdon dhe sot sulmet mbi kryetarin e PDIU-së, zotin Shpëtim Idrizi.
Në këto kushte, këto artikuj, kapërcejnë kornizën e një angazhimi gazetaresk, dhe hyjnë brenda kornizave të një misioni politik.
Ky mision politik sulmi të turpshëm, pa të drejtë replike, përgënjeshtrimi, që përdor një person, i cili e kundërshton përdorimin e tij, është dhe antikombëtar. Koha e zgjedhur për realizimin e tij është pikërisht koha e dërgimit në Parlament dhe diskutimit publik të Projekt Rezolutës për zgjidhjen e Çështjes Çame. Pra, jemi përpara një misioni politik që duke shkelur shumë ligje, është dhe vepër penale, por mbi të gjitha është vepër politike antikombëtare. Të tentosh të diskreditosh një lider politik bartës i një inisiative politike të jashtëzakonshme në këto 20 vjet, siç është Rezoluta Çame, platforma më e plotë politike, juridike, diplomatike për zgjidhjen e Çështjes Çame, është diçka jo personale. Ajo synon të diskreditojë me vetëdije ose pa vetëdije PDIU-në, komunitetin çam dhe Çështjen Kombëtare.
Por, ndërsa për veprën penale, zoti Nazim Berisha që po përdoret banalisht, do të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore, për këtë ndërmarrje politike, ne si PDIU rezervojmë të drejtën të themi diçka politike.
Cilido faktor, brenda ose jashtë, i madh ose i vogël, që qëndron mbrapa kësaj fushate të ligë që fut në politikë mjetet e shantazhit, do të dështojë. Ky faktor rrezikon të përballet me pasoja politike, të cilat do ta bënin të pendohej për mendjelehtësinë, me të cilin i ka hyrë detit në këmbë, duke sulmuar burracakërisht një lider, një parti, një komunitet, një kauzë.
Arben Llalla 


Sunday, October 30, 2016

Esli Belshi 17 vjeçarja nga Ceriku, e dyta në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve, me shpikjen e; “dorës robot”.



Esli Belshi është renditur e dyta në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve me shpikjen e “dorës robot”. Si nisi iniciativa, çfarë vlere ka shpikja, kujt ja dedikon, mesazhi për bashkëmoshatarët dhe perspektiva e shkencëtares sonë të ardhshme.

Zakonisht ndodh që, pasi ke përfunduar studimet, të merresh me shkencë dhe shpikje. Por nuk ka ndodhur kështu me një 17 vjeçare nga Cërriku. Tek ajo është zbuluar herët ngacmimi për të prodhuar diçka të dobishme për shoqërinë. Dhe gjithçka duket se ka nisur nga një histori reale, ngjarje që shpesh i  kanë nxitur shkencëtarët që të shpikin gjërat e mëdha… 
Ajo quhet Esli Belshi. Vjen nga një familje me vlera qytetare, të emancipuar dhe arsimuar. I ati është mjek i njohur (Kastriot Belshi) dhe nëna e saj mësuese dhe drejtuese në arsim,(Mimoza Belshi ).
Esli ka shkëlqyer në mësime në 9 vjeçare e tani vazhdon studimet në kolegjin “Mehmet Akif” ndër më të mirët në Shqipëri.
Ndërthurja e teorisë me praktikën, nxitja e prirjeve në procesin mësimor duket se ka dhënë frytet e veta dhe tani kur ajo është ende 17 vjeçe, emri i saj regjistrohet ndër shpikëset më të famshme në botë.
Nxënësja nga Cërriku e paraqiti projektin e saj Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve I-SWEEEP “Konkursi Shkencor Ndërkombëtar në Fushën e Energjisë, Inxhinierisë dhe Mjedisit”, i cili u zhvillua në Qendrën “Gorge Brown” të shtetit Houston, në Texas/SHBA.
Në  këtë konkurs morën pjesë 564 nxënës dhe 300 mësues , ku u prezantuan 385 projektet më të mira nga 62 vende të ndryshme të botës.
Shqipëria u përfaqësua nga Esli Belshi nxënëse e Kolegjit Turk “Mehmet Akif”  në degën inxhinieri, me projektin “Një dorë robot”.

Aktiviteti u përmbyll me një ceremoni madhështore, ku u bënë vlerësimet për projektet më të mira dhe u ndanë medalje dhe çmime të ndryshme. Projekti i prezantuar nga Esli Belshi u vlerësua nga juria me medalje argjendi, ndërsa “North Amerikan University” i ofroj asaj një bursë studimi.
Projekti bazohet në risitë në zhvillimin e elektronikës dhe qëllimi ka qenë prezantimi i një projekti të thjeshtë, që nëpërmjet një mikroçipi, dora e dëmtuar të komandohet me anë të zërit.
Demonstrimi fillestar ka qenë hapja dhe mbyllja e dorës me anë të komandës zanore. Më pas do të kalohet në komandimin e secilit gisht veçmas.
Esli shprehet se këtë çmim ja dedikon gjyshit të saj i cili e ka shtyrë në punën kërkimore.
Ajo tregon emocionet e veçanta gjatë marrjes së çmimit dhe thotë se në momentet kur ka ngritur flamurin e ka harruar veten, por ka menduar për gjithë Shqipërinë.
Të ardhmen e sheh në punën kërkimore në studime që pritet ti vazhdojë në universitetet më të njohura të botës të cilët nuk kanë munguar ti dërgojnë ftesa që tani.
Esli përbën një shembull frymëzimi. Njëkohësisht ajo është vazhduese e gjeneratës së shkencëtarëve shqiptarë që tashmë kanë bërë emër në Amerikë dhe në mbarë rruzullin.



Intervista: Të ndihmosh njerëzit  qëndron përtej të qenit dikush

Të befason e të mrekullon njëkohësisht logjika e kësaj 17 vjeçareje. Shprehja e saj “ Të ndihmosh njerëzit qëndron përtej të qenit dikush”, zotëron një fuqi shprehëse që tejkalon shpikjen e saj.  Është pikërisht kjo që në fakt i mungon botës sonë që rend e stresuar vetëm brenda interesave të ngushta të saj.

Si ju lindi ideja për këtë projekt?
Idenë e mora rastësisht. Ishte një rast aktual i dikujt që kishte probleme me gjymtyrët e sipërme. Më ngacmoi ideja që ta bëj edhe këtë kategori që të ndjehet si të tjerët. Dhe ju përvesha punës.
Si u përzgjodhët
Ishte një konkurs që mund të aplikoje edhe me anë të internetit. Por Shqipëria u përfaqësua me fituesit e ASEFF-it që është një konkus kombëtar për projekte shkencore. Unë u përzgjodha bashkë me dy djem nga Shkodra.

Çfarë vlerësoi juria tek projekti juaj?
U pëlqye si ide dhe si një projekt i bukur. U demonstrua konkretisht me komandë zanore para jurisë. Ata mbetën shumë të kënaqur. Mendoj se çelsi i suksesit ishte të bazoheshe në zbulime të thjeshta për gjëra të vështira. Dhe mendoj se këtë vlerësuan më shumë.

Si mendon do gjejë aplikime?
Projekti im ishte prototip dhe sigurisht që ka nevojë që të përmirësohet. Por aplikimi mendoj se i përket së ardhmes jo shumë të afërt. Projekti bazohet në thjeshtësinë që të mos shkaktojë as dhimbje dhe as lodhje dhe të jetë i aplikueshëm edhe nga njerëz që nuk kanë njohuri elektronike dhe që të jetë i komandueshëm. Gjithashtu edhe më i lirë për tu prodhuar dhe për tu blerë në treg. Sipas kësaj pajisje, njerëzit nuk kanë nevojë që të kenë kontakte muskulore por të komandohet me zë.

Ku e gjen më shumë veten në degët e shkencës?
Mund të the se e gjej veten në pjesën e elektronikës. Përderisa isha e suksesshme këtu mendoj të qëndroj në këtë fushë. Por jam mirë edhe në degë të tjera.
Ju bënë oferta pas këtij çmimi?
Po. Pas çmimit më bëri menjëherë ftesë një universitet në Amerikë. Por nuk do nxitohem. Do të përzgjedh.
Do vazhdosh studimet në këtë fushë? Do perfeksionohesh në këtë disiplinë? Do perfeksionohesh
Po do vazhdoj.
Cilat janë synimet e tua në jetë?
Mjafton të kem një punë. Suksesi për mua nuk është edhe aq i rëndësishëm.
Do kemi një shkencëtare në të ardhmen?
Do ja lë kohës
A keni një model nga ku udhëhiqeni në jetë?
Nga njerëz të famshëm jo brenda familjes po. Modeli për mua është gjyshi im Lulo Hoxha. Ai madje më shtyu që të ndërmerrja projektin. Edhe gjyshi tjetër. Prindërit më kanë qëndruar pranë dhe kanë ndihmuar që të realizoj synimet e mia.
Si u ndjeve kur fituat çmimin?
Ishte e papërshkrueshme. Një krenari më vete.  Në atë moment harrova që isha individualisht. Ishte diçka shumë e madhe.
Ke ndonjë mesazh për bashkëmoshatarët e tu?
Të ndihmosh njerëzit qëndron përtej të qënit dikush. 
infoelbasani.al

http://kanunitv.blogspot.al/2016/10/
Mili Butka