Arta dhe të bijtë duhet të gjejnë diçka që të rëndojnë
nënkryetarin e Kuvendit, Shpëtim Idrizi. Kush
jeton në gjiriz mendon se jetojnë të gjithë në ujra të zeza. Meqë familja në
fjalë është marrë me biznesin e kumarit, lojërave të fatit të pa licensuara,
pra në të zezë, mendojnë se të gjithë bëjnë katandi duke grabitur të tjerët apo
përfituar që shteti është qorr dhe i kapur.
Kanë
disa ditë që Arta dhe të bijtë rikthejnë një histori sipërmarrje të më shumë se
20 vjetëve më parë, mes Shpëtim Idrizit dhe Nazmi Berishës.
Në
vitin 2013 të shtyrë nga mëria e verbër në lidhje me kalimin në Kuvend të
Rezolutës Çame, botuan në Gazetën “Dita” një mal me sulme në lidhje me këtë
sipërmarrje. Vetë, njeriu që mendohet se është dëmtuar, Nazmi Berisha ka bërë
një përgënjeshtrim të gjatë, të cilin ia pati nisur gazetës dhe kryeredaktorit
të saj. Pra, kjo gazetë e familjes së Arta Dades është krejt në dijeni të
këtyre shpifjeve, të cilat i ka ricikluar me ndërgjegje sërish pas katër
vjetësh.
Dhe
sa herë dështon në Kuvend, Arta Dade mban frymën tek gazeta e të bijve dhe nis atje të molloisë të
njëjtën shpifje që i ka gatuar në kuzhinën e kënetës.
Mësohet
se Shpëtim Idrizi ka bërë gati padinë për Gazetën “Dita”, të cilën e dorëzon në
gjykatë qysh sa nis
java e ardhshme.
Më
poshtë, 27.al riboton reagimet publike të PDIU-së në
janar të vitit 2013, ku kuptohet një gjë shumë e rëndësishme; Gazeta “Dita”
edhe para katër vjetëve ka qenë këmbëngulëse të shpifë dhe mos të bototjë
përgënjeshtrimin e zotit Nazmi Berisha, por edhe PDIU ka pas deklaruar që këto
sulme bëhen për të minuar Rezolutën Çame, ashtu si po bëhen sot për të hedhur
në Komisionin Hetimor për Çështjen Çame.
Përgënjeshtrim i zotit Nazim Berisha drejtuar Gazetës “Dita” në Shqipëri:
Lënda: Kërkoj nga ana juaj të ndërpritet menjëherë
çdo keqpërdorim i paautorizuar dhe i paligjshëm i akteve të mia personale dhe i
emrit tim;
të publikohet ky
përgënjeshtrim dhe të më kërkohet falje mua dhe mikut tim Shpëtim Idrizi, të
përmendur padrejtësisht pa i (na) dhënë mundësi apo hapësirë reagimi.
–
Artikujt tuaj që pasqyrojnë qëndrime të miat në një marrëdhënie biznesi shumë
të hershme me mikun tim, 17 vjet më parë, në kushtet e distancës,
keqkuptimeve,ndërhyrjeve të të tjerëve, janë tendenciozë, bëjnë insinuata
irreale, dhe mbulojnë një pjesë fare të vogël të kësaj marrëdhënie dhe jo për
shembull detyrime të miat apo aspekte të tjera të përgjegjësive reciproke.
–
Detyrimet reciproke janë shlyer prej kohësh dhe ne jemi në një marrëdhënie
miqësore personale dhe familjare të shëndoshë. Institucionet kompetente të
hetimit e kanë vazhduar hetimin dhe pas tërheqjes së padisë nga ana ime dhe nuk
kanë gjetur kurrfarë cënimi të ligjit nga ana e mikut tim.
–
Vazhdimi i kësaj fushate ndaj mikut tim, veprimtarit të njohur politik për
Çështjen Kombëtare janë një shantazh i turpshëm ndaj tij, dhe dëmtojnë këtë
çështje në përgjithësi.
–
Ju kërkoj ta botoni në edicionin e nesërm të gazetës suaj në të njëjtin vend,
me tituj në faqe të parë dhe të plotë këtë përgënjeshtrim;
–
Ju kërkoj publikisht të hiqni dorë nga vazhdimi i kësaj fushate, që përdor
padenjësisht emrin tim për të goditur një mik të shtrenjtë, veprimtar politik
të nivelit të parë, pa mbuluar qëndrimet e të gjithë palëve të përfshira,
–
Ju paralajmëroj që i rezervoj vetes të drejtën që të ndërrmarr veprim ligjor
për t’ju dënuar penalisht për cënim imazhi, për shpifje, fyerje dhe shantazh
pranë institucioneve shqiptare të drejtësisë;
Zoti kryeredaktor i gazetës Dita,
Ja mëkatet tuaja:
Botim i paautorizuar
i një letre private.
Deformim i një
marrëdhënie biznesi që ka 17 vjet dhe që është sqaruar plotësisht;
Fshehje e faktit që
edhe pas tërheqjes së padisë nga ana ime, organet e hetimit e kanë mbyllur
çështjen, si të pathemeltë.
Cënim i imazhit të
një miku tim të shtrenjtë dhe veprimtari politik të nivelit të parë;
Me
shqetësim dhe indinjatë të madhe lexova artikullin tuaj të publikuar në datën 9
janar 2013, ku keni nxjerrë një tekst të një kallëzimi penal të bërë në emrin
tim përpara disa vitesh. Ky kallëzim është fryt i një sërë keqkuptimesh në
informacionin që unë kam zotëruar asokohe, i gjendur në distancë nga biznesi
im, nga marrëdhëniet shoqërore, i ndikuar nga keqinformime dhe pa reflektuar
dhe pozicionin tim në atë marrëdhënie, që ka patur përgjegjësi dhe detyrime
reciproke.
Si i tillë, ai është ndjekur nga organet kompetente dhe pas
tërheqjes së padisë nga ana ime, dhe është gjetur i pavërtetë. Ai tekst
reflekton vetëm interpretimin tim për një pjesë të një marrëdhënie të gjatë
biznesi, pa përfshirë tërësinë e tyre, ku ka normalisht detyrime reciproke, përgjegjësira
reciproke, dhe që janë sqaruar qoftë prej meje, qoftë prej organeve kompetente.
Pikësëpari
mbi këtë tekst ju keni bërë interpretime tendencioze të përmbajtjes së tij,
duke shpikur dhe fantazuar mbi një marrëdhënie shumë më të gjerë
shoqërore dhe biznesi pa ju kërkuar asgjë unë; pa miratimin tim dhe për një
çështje të 17 viteve më parë e cila është zgjidhur prej kohësh.
Teksti
që keni botuar në kundërshtim me vullnetin tim është një akt privat, i mbuluaar
nga sekreti hetimor dhe veprimi që keni kryer në mënyrë selektive, keqdashëse
në morinë e akteve të një marrëdhënie biznesore të gjatë dhe të zhvilluar me
keqkuptimet e distancës dhe të interferencës së të tjerëve, nuk cënon thjesht
figurën politike apo njerëzore të mikut tim, por përbën edhe një dhunim të
jetës time personale e të raporteve të mia me rrethin tim shoqëror e të
biznesit.
Jam
edhe i indinjuar për shkak të keqpërdorimit të një shkrese private, të cilës
nga gazeta i është shtrembëruar përmbajtja dhe konteksti në mënyrë të
qëllimshme, për të goditur figurën njerëzore dhe politike të mikut tim Shpëtim
Idrizi.
Ja cila është e
vërteta e marrëdhënieve të mia me zotin Idrizi
Për
sqarim të mbarë opinionit shqiptar dhe i gjendur para këtij dhunimi të të
drejtave morale njerëzore, unë e shoh të domosdoshme të sqaroj se,
mosmarrëveshja ime e 17 viteve më parë me mikun tim të vjetër është
zgjidhur në mirëkuptim të plotë dhe pa hatërmbetje. Sot, ne kemi një
marrëdhënie miqësore individuale dhe familjare të shëndoshë.
Teksti
i kallëzimit në emrin tim ka ndodhur në një rrethanë të izoluar të një
mosmarrëveshje biznesi, të deformuar nga distanca gjeografike, mungesa e
komunikimit me mjetet moderne të kohës së sotme, interferenca e personave të
tretë, spekullimeve të ndryshme. Kjo marrëdhënie ka shumë kohë që është sqaruar
krejtësisht midis meje e mikut tim. Ajo është sqaruar dhe nga organet hetimore
që u angazhuan dhe pas tërheqjes së padisë nga ana ime, duke e gjetur atë si të
pathemeltë.
Sipas
këtyre sqarimeve, unë sot afirmoj me përgjegjësi të plotë penale dhe njerëzore
se nuk ka asnjë mosmarrëveshje midis nesh dhe as ka patur ndonjëherë prej
Shpëtim Idrizit ndonjë veprim apo sjellje, që të më ketë cënuar në çfarëdolloj
aspekti. Përdorimi nga ana e gazetës tuaj ne menyrë të paautorizuar i
informacioneve të paplota e të pasakta, të marra në rrugë informale, jo vetëm
dëmton figurën publike e njerëzore të personave të angazhuar në jetën politike,
por përbën një akt të mirëfilltë të mungesës së etikës profesionale në
gazetari.
Kërkesat e mia për
gazetën DITA:sqarim personal; përgënjeshtrim në të njëjtin vend, dhe ndalim të
përdorimit të emrit tim
Kërkoj
nga gazeta juaj që të më jepet në mënyrë të menjëhershme një sqarim i plotë
sesi ka ndodhur një abuzim i tillë si dhe të më kërkohet falje publike. Kjo
pasi janë përdorur emri tim dhe çështjet e mia private pa kurrfarë autorizimi,
për të kënaqur interesat e nuk e di se kujt, në fushën e veprimtarive politike,
apo në çfarëdo aspekti tjetër të marrëdhënieve dhe moralit njerëzor.
E
kërkoj me forcë këtë sqarim, pasi kam konstatuar jo vetëm dhunimin e të
drejtave personale e morale njerëzore, por edhe një tendencë antishqiptarie e
antipatriotizmi, që shfaqet me anë të këtij shkrimi që ka bërë gazeta juaj.
Duke instrumentalizuar një situatë tashmë të sqaruar është synuar që të
njolloset kontributi dhe figura e mikut tim, aktivistit kryesor të përçuarjes
së vlerave patriotike, nxitjen e bashkimit kombëtar dhe rivendosjen e të
drejtave të cënuara të kombit shqiptar.
Marrëdhëniet
e mia me Shpëtim Idrizin janë mëse të mira, jemi miq të vjetër e të mirë,
individualisht dhe familjarisht dhe gëzojmë respektin e vlerësimin
reciprok për njëri – tjetrin.
Duke
qenë se më është dukur i ulët e krejt dashakeq, një dhunim i të drejtave
të mia e të mikut tim, kërkoj nga ana juaj të ndërpritet menjëherë cdo përdorim
i akteve të mia personale dhe i emrit tim, si dhe të publikohet një
përgënjeshtrim në të njëjtin vend, në faqe të parë dhe në faqet e tjera. E
kërkoj këtë gjë nga gazeta “Dita”, pasi e konsideroj me të vërtetë fyes këtë
angazhim fushatesk dhe pres që të më kërkohet ndjesë mua si dhe mikut
tim, për këtë cënim të rëndë të imazhit.
Pavarësisht
vendimit tuaj në raport me kërkesën time, unë i rezervoj
vetes të drejtën të inicioj një procedurë ligjore për të ndëshkuar dhunuesit e
imazhit tim, të emrit dhe dinjitetit tim, nëpërmjet një medieje, në përmasa
publike, duke i kërkuar dëmshpërblim adeguat fajtorëve, botuesit, dhe
frymëzuesit të kësaj fushate.
Deklaratë e PDIU në datën 11 janar 2013
Me
anën e kësaj deklarate PDIU dënon trillimet dhe komentet fyese të nxjerra nga
gazeta e përditshme “Dita” në drejtim të kryetarit të partisë zotit
Idrizi. Kjo gazetë ka shkruajtur në mënyrë të pa-autorizuar,
nëpërkëmbëse, të pjesshme dhe të pasaktë për një
çështje mosmarrveshjeje momentale biznesi të 17 viteve më parë,
tashmë të mbyllur në mirëkuptim dhe që kurrësesi nuk ka pasur rrethanat apo
implikimet që hamendësohen në tekstin e gazetës.
Këtu bëhet fjalë për një
keqpërdorim të informacioneve konfidenciale pasi lidheshin me një çështje
private mes dy palëve që kanë rënë në ujdi prej kohësh. Pa u marrë shumë
me mënyrat se si është shtënë në dorë dhe publikuar kjo çështje
private, ne deklarojmë se kjo gazetë ka shkruajtur më shumë komente dhe interpretime
të trilluara sesa lajm gjë që flet jo thjeshtë për mungesë etike
gazetareske që mund t’i atribuohet gabimit njerëzor, por për një qëllim të
mirëfilltë tendencioz për të denigruar figurën e liderit të Partisë për
Drejtësi Integrim dhe Unitet.
Këto
tekste nuk janë rastësi, por janë vijim i botimeve të tjera të mëhershme të
kësaj gazete të materialeve që kanë pasur përmbajtje fyese dhe trilluese në
drejtim të zotit Idrizi. Kjo gazetë e improvizuar pak muaj para
zgjedhjeve, duket qartë që është krijuar si një pamflet partiak për të shërbyer
si instrument elektoral njerëzve që i qendrojnë prapa. Vlen të theksohet këtu
edhe momenti i posaçëm i përzgjedhur për të fabrikuar informacione mbi një
mesele kaq të vjetër, i cili jo rastësisht koincidon me nismën e PDIU-së për të
promovuar dhe miratuar Rezolutën e Çështjes Çame.
Pas
botimit të ditës së parë ne i dërguam gazetës “Dita” kërkesën për të botuar
përgënjeshtrimin tonë dhe normalisht një media profesionale do të kishte dhënë
hapësirë për t’u ofruar lexuesvetë vetë sqarimet tona përkatëse. Ne,
gjithashtu e informuam redaksinë e gazetës në fjalë se kishim ndërmarrë hapa
për ta zgjidhur këtë çështje në rrugë gjyqësore duke përgatitur një padi për
shpifje dhe fyerje. Një kërkesë përgënjeshtrimi e paraqiti edhe zoti Nazim
Berisha, i cili përbën palën tjetër të prekur nga kjo vepër shpifjeje dhe
fyerje. Mosbotimi i deklaratave tona reaguese nga gazeta “Dita”, veç konfirmon
faktin që ky trakt politik e ka nxjerrë atë lajm dhe ato komente të shtrembëra
dhe poshtëruese për interesa e objektiva politikë të qarta denigruese.
Jo
vetëm që përgenjeshtrimet u censuruan dhe nuk u botuan por sot kjo gazetë është
hapur me titullin butaforik se për të penguar përhapjen e lajmit gazeta është
blerë masivisht në qytetet, ku është përqendruar komuniteti çam, dukë bërë edhe
një insinuatë të drejtpërdrejtë përçmuese edhe ndaj komunitetit të respektuar
çam. Me këtë ritëm nesër trillimet e kësaj gazete do të shkojnë me siguri
më tutje dhe do të pretendohet se PDIU është orvatur me ofruesit kryesorë
të shërbimit të internetit apo me kompanitë që administrojnë satelitët për të
bllokuar apo nxjerrë jashtë funksionit faqjen e internetit të gazetës “Dita” në
mënyrë që të çensurojë pseudo-lajmin në fjalë.
PDIU
njofton se zoti Idrizi ka vendosur që kësaj fushate të turpshme, fyese dhe
trilluese t’i përgjigjet duke ndjekur rrugën e drejtësisë dhe duke ngritur një
padi penale për shpifje dhe fyerje ndaj gazetës Dita. Ndërkohë sqarimin më të
mirë të situatës dhe zbardhjen e plotë të vërtetës e lë në dorën e zotit Nazmi
Berisha, i cili është edhe pala që gazeta “Dita” pretendon se mbron apo
përfaqëson nëpërmjet tekstit që ka shkruajtur.
Deklaratë për median e zëdhënësit të PDIU 11 janar 2013
Prej
disa ditësh një media që s’duam t’ja përmendim emrin, po boton artikuj, komente
që kanë në bazë sulme personale mbi kryetarin e PDIU-së. Ato gjoja mbështeten
mbi probleme të zgjidhura prej kohësh, ligjërisht dhe moralisht në një
marrëdhënie 17 vjeçare biznesi të tij me një person të caktuar. Këto probleme
paraqiten në media për të disatën herë, pa sukses.
Megjithëse
ky person, i quajtur Nazim Berisha, i ka dërguar përgënjeshtrim kësaj gazete,
gazeta jo vetëm nuk e boton, por vazhdon dhe sot sulmet mbi kryetarin e
PDIU-së, zotin Shpëtim Idrizi.
Në
këto kushte, këto artikuj, kapërcejnë kornizën e një angazhimi gazetaresk, dhe
hyjnë brenda kornizave të një misioni politik.
Ky
mision politik sulmi të turpshëm, pa të drejtë replike, përgënjeshtrimi, që
përdor një person, i cili e kundërshton përdorimin e tij, është dhe antikombëtar.
Koha e zgjedhur për realizimin e tij është pikërisht koha e dërgimit në
Parlament dhe diskutimit publik të Projekt Rezolutës për zgjidhjen e Çështjes
Çame. Pra, jemi përpara një misioni politik që duke shkelur shumë ligje,
është dhe vepër penale, por mbi të gjitha është vepër politike
antikombëtare. Të tentosh të diskreditosh një lider politik bartës i një
inisiative politike të jashtëzakonshme në këto 20 vjet, siç është Rezoluta
Çame, platforma më e plotë politike, juridike, diplomatike për zgjidhjen e
Çështjes Çame, është diçka jo personale. Ajo synon të diskreditojë me vetëdije
ose pa vetëdije PDIU-në, komunitetin çam dhe Çështjen Kombëtare.
Por,
ndërsa për veprën penale, zoti Nazim Berisha që po përdoret banalisht, do të
ndërmarrë veprimet e duhura ligjore, për këtë ndërmarrje politike, ne si PDIU
rezervojmë të drejtën të themi diçka politike.
Cilido
faktor, brenda ose jashtë, i madh ose i vogël, që qëndron mbrapa kësaj fushate
të ligë që fut në politikë mjetet e shantazhit, do të dështojë. Ky faktor
rrezikon të përballet me pasoja politike, të cilat do ta bënin të pendohej për
mendjelehtësinë, me të cilin i ka hyrë detit në këmbë, duke sulmuar
burracakërisht një lider, një parti, një komunitet, një kauzë.
No comments:
Post a Comment