Vetëvarja për faturën e
energjisë, 56-vjeçari përcolli tri vajzat studente dhe u vetëflijua. Flet i
vëllai: OSHEE i solli mbifaturim 800 mijë lekë
I jep fund jetës jo vetëm se OSHEE-ja i mbifaturoi 800 mijë lekë të vjetër, por më pas e sorollati pa i dhënë zgjidhje se ku duhej t’i paguante paratë e marra borxh, për shkak të një gabimi në sistem.
Të paktën ky është pretendimi i familjarëve të viktimës Llazar Nasi, i cili mëngjesin e djeshëm u gjet i vetëvarur në kasollen e bagëtive. Ka qenë gruaja e tij invalide që e gjeti 55-vjeçarin të vetëvarur. Viktima nga fshati Poro në komunën Novoselë ishte baba i tri vajzave, të cilat ndiqnin studimet e larta në Tiranë. Ai jetonte në kushte të vështira ekonomike, por duke shitur bulmetin e bagëtive dhe fasulet që kultivonte në tokat e tij, arrinte që të siguronte sadopak para që të bijat studente të mos e linin shkollën.
Sikur të mos i mjaftonte varfëria, pak ditë më parë atij i erdhi një faturë e energjisë e cila shënonte 800 mijë lekë të vjetër. Duke menduar se ishin 80 mijë lekë, ai është nisur për t’u sqaruar te zyrat përkatëse, por është shokuar kur punonjësit i kanë thënë se shuma që duhej të paguante ishte 80 mijë lekë të rinj. Ai ka mundur t’i gjejë paratë borxh, por nuk arriti dot t’i paguante pas një problemi në sistemin e OSHEE-së, i cili nuk u zgjidh për ditë të tëra.
Vëllai i viktimës, Gjergji Nasi, pohoi dje se shkak i depresionit të tij ishte mbifaturimi dhe sorollatjet për ta paguar.
Kur ka ndodhur vetëflijimi i vëllait tuaj?
Vëllai është ngritur herët në mëngjes pasi do të përcillte tri vajzat që i kishte në shkollë të lartë në Tiranë. Pasi është kthyer në banesë i ka kërkuar bashkëshortes që t’i bënte kafen. Ka dalë nga shtëpia duke i thënë se do të kthehej pas pak. Por, pasi është vonuar, e shoqja që është invalide, ka dalë jashtë dhe e ka thirrur pasi kafja po i ftohej. Ai nuk është përgjigjur ndaj gruaja ka nisur ta kërkojë. Ajo e ka gjetur të vetë- varur në kasollen e bagëtive. E shoqja dha alarmin dhe ne shkuam menjëherë në vend. Së bashku me komshinjtë e hoqëm nga litari dhe njoftuam Policinë.

Sipas jush, cili ka qenë shkaku që vëllai juaj i dha fund jetës në këtë mënyrë?
Vëllai im ka tri vajza në shkollë të lartë dhe gruan invalide. Me shumë mundime i ka dërguar vajzat në shkollë. Vetë rrinte pa bukë veç që vajzat t’i shkollonte. Bukën e gojës e nxirrte vetëm me kultivimin e patates, fasules dhe dy lopëve që kishte në shtëpi, prej të cilave krijonte ca prodhime modeste familjare prej qumështi. Ishte vërtet në kushte shumë të vështira, në varfëri të plotë. Nuk kishte asnjë ndihmë apo ndonjë punë. Halleve që radhita më sipër iu shtua dhe problemi i mbifaturimit të energjisë elektrike. Veç vështirësisë për ta paguar, nuk gjeti asnjë zgjidhje në zyrat e OSHEE–së.

Cili ishte problemi i mbifaturimit të energjisë?
Para 12 ditësh, vëllai së bashku me një shokun e tij vajtën për të paguar energjinë elektrike me faturë prej 8000 lekësh të rinj, por kur shkuan tek arka, i thonë se “fatura është 80 mijë lekë të rinj!” Në këtë moment, vëllai është prerë dhe ka rënë në depresion dhe më vonë ka kërkuar të sqarohet në zyrat e OSSH-së por askush nuk e ka zgjidhur, duke i thënë se duhet ta paguajë faturën që është regjistruar në sistem.

Çfarë ndodhi më pas?
Pas pak ditësh mori paratë borxh tek të afërmit tanë dhe shkoi për t’i paguar. Ishin 800 mijë lekë të vjetër. Por, në sportel i thonë se “emri yt nuk është ky që i korrespondon numrit të faturës ndaj duhet të ndërrosh emrin që të paguash faturën. Si numër kontraktori është në rregull, por nuk është emri yt në sistem me këtë numër”. Pas disa sorollatjesh nëpër zyra, vëllai nuk ka gjetur zgjidhjen e duhur dhe është kthyer në shtëpi shumë i stresuar. Ditën tjetër, ai nuk fliste, por rrinte i heshtur dhe i shkatërruar nga ana psikologjike. E çuam te mjeku për ta vizituar. U munduam t’ia hiqnim mërzitjen, për këtë qëllim erdhën edhe vajzat nga shkolla, por nuk ia arritëm qëllimit. Pas përcjelljes së vajzave ai vari veten.

Pra, ju po thoni se shkaku i vetëvarjes së tij ishte mbifaturimi?
Po, shkaku kryesor ka qenë mbifaturimi i energjisë dhe ngatërrimi i emrit të tij në sistemin e OSHEE-së. Ngarkesa e tij u shtua kur punonjësit e OSHEE-së nuk ia zgjidhën hallin dhe ai nuk dinte ku të ankohej. Ka ndikuar varfëria, papunësia, invaliditeti i të shoqes dhe në fund edhe ky problemi i faturës.

OSHEE: Llazar Nasi, faturim në kufirin minimal
Kompania e shpërndarjes së energjisë ka reaguar dje duke hedhur poshtë akuzat e bëra nga Partia Demokratike lidhur me mbifaturimin e të ndjerit Llazar Nasi, i cili u vetëvar një ditë më parë.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, OSHEE bën me dije edhe faturimet e fundit ndaj mbajtësit të kontratës që janë në kufirin minimal.
“Pretendimi se faturimi për të ndjerin ishte shumëfish i vlerave normale është i pabazuar, pasi të dhënat e tregojnë se për muajin dhjetor faturimi ishte 1319 lekë, për muajin janar 1615 lekë dhe në muajin shkurt 1262 lekë. Të tria këto fatura janë në kufirin minimal të harxhimit të energjisë, kësisoj pretendimi për mbifaturim është i pavërtetë”, thuhet në reagimin e OSHEE. Kjo e fundit akuzon Partinë Demokratike se është duke përfituar nga fatkeqësia e ndodhur në Novoselë, duke e përdorur politikisht këtë ngjarje. “I kërkojmë Partisë Demokratike të mos akuzojë pa fakte dhe mbi të gjitha, të mos përdorë mizorisht fatkeqësitë e qytetarëve për përfitim politik”, thuhet në reagim.

http://www.panorama.com.al/
No comments:
Post a Comment