Monday, September 19, 2016

Del raporti sekret i shërbimeve te huaja për drogën në Shqipëri





Një raport i shërbimeve sekrete të inteligjencës italiane dhe gjermane hedh dritë mbi zonat e kultivuara me kanabis sativa në territorin Republikës së Shqipërisë.
Ky raport paraqet të gjitha zonat ku është zhvilluar kultivimi dhe mbjellja e kanabisit në vendin tonë nga jugu në veri. Sipas të përditshmes SOT raporti i shërbimeve sekrete vlerëson se në Shqipëri gjenden plot 363 zona të mbjella me lëndën narkotike kanabis sativa, duke evidentuar mbjelljen e kësaj bime nga veriu deri në jug të vendit.
Në raport ngrihet shqetësimi se fill pas operacionit të zhvilluar në Lazarat për eleminimin e bimëve narkotike si dhe goditjen e grupeve që kultivonin hashashin gjatë këtyre viteve bie në sy rritja e sipërfaqeve të mbjella me hashash në të gjithë vendin. Në dijeni të zgjerimit të zonave kultivuese, fenomeni është rritur dukshëm jo vetëm në sipërfaqe. Të thënat flasin për ndryshimin e teknikave të kultivimit.
Në disa zona janë improvizuar edhe laboratorë me përdorim të energjisë elektrike, tunele me ngrohje si dhe sera”, thuhet në raportin sekret të shërbimeve inteligjente italiane dhe atyre gjermane. Sipas të dhënave të këtij raporti rezulton se në pjesën më të madhe të rasteve, kultivueset e bimëve narkotike shfrytëzojnë për këto qëllime sipërfaqe toke në pronësi publike. Ndërsa të njëjtat burime konfirmojnë se gjatë 2 viteve të fundit kultivuesit e hashashit kanë perfeksionuar kultivimin e kësaj bime, duke ngritur laboratorë dhe rritjen e kësaj bime me anë të energjisë elektrike.

No comments:

Post a Comment