83-vjeçari nga Tuzi i Malit të Zi
“Unë pashë vrasjen e Sandër Kondos” nga i dërguari ynë në Tuz Luan Kondi
Rreth 2 kilometra larg qendrës së Tuzit, pak pasi lë gjimnazin e këtij qyteti, ndodhet shtëpia e Gjelosh Bikut, personazhit tonë.
Ai i ka kaluar të 83-at dhe jeton në një shtëpi njëkatëshe, ndërtuar sipas stilit të njohur shqiptar. Mbahet mirë dhe, madje, thotë se do të jetojë aq sa e ka shkruar zoti. Në shtëpinë e malësorit Gjelosh Biku gjithçka është shqiptare, pritja sipas traditës sonë, e madje edhe përkujdesja gjatë gjithë kohës. Edhe pse ka vite që është larguar nga Shqipëria, ai e ruan të gjallë gjuhën shqipe në familjen e tij. E ke të lehtë ta gjesh edhe pse pyet shqip Bikun, pasi atë e njohin me emrin “emigranti”, sepse është larguar nga Shqipëria në vitin 1953, menjëherë pas arratisjes nga burgu i diktaturës, ku vuante prej tetë vjetësh dënimin.
Gjykata komuniste e shtetit të Hoxhës kishte vendosur për të burg të përjetshëm. Historia e arratisjes së Bikut dhe e dy bashkëvuajtësve dhe vendosja e tij në Jugosllavi, është subjekti i tërë i një romani, por na duhet të ndalemi në një moment të veçantë të kujtimeve të Bikut, në dëshminë e tij për vrasjen e Aleksandër Kondos, peshëngritësit që u arratis në 25 maj të vitit 1985, në Titograd (Podgoricë) kur ekipi kombëtar i peshëngritjes kthehej nga Kampionati Evropian në Katovicë të Polonisë.
Gjelosh Biku thotë se e ka parë me sy momentin e ekzekutimit të Kondos, aq sa ka mbetur i shokuar nga ajo që i ka ndodhur peshëngritësit të mirënjohur shqiptar. “Nuk e di në ka të afërm në Shqipëri, por them se ajo ngjarje ishte vërtet një tragjedi”, thotë Gjeloshi. E ka ruajtur të fshehtën e tij për 17 vjet me radhë, e, megjithatë, sot mendon se ka ardhur koha të rrëfejë për “Panoramën” gjithçka di për të zbardhur misterin e vrasjes së Kondos më 1 maj të vitit 1987.
I urtë dhe fjalëpak, ai rrëfen pa u nxituar ngjarjen më të hidhur të jetës së tij.
Zoti Gjelosh, ju keni lindur dhe jeni rritur në Malësinë e Madhe. Çfarë kujtoni nga fëmijëria juaj?
Dua t’ju them se u linda në vitin 1921 dhe jetova si të gjithë fshatarët e asaj kohe. Kryesisht ne malësorët merreshim me blegtori. Pra edhe unë me bagëti e punë të tjera të fshatit jam marrë. Në vitin 1938, kur isha vetëm 17 vjeç më ka marrë Prengë Cali, njeri i dëgjuar në Malësinë e Madhe, së bashku me motrën dhe më pas jemi bashkuar me të familjarisht. Ai na tha se duhet të jetonim bashkë. Prengë Cali ka pasur një vajzë të cilën e kishte martuar. Pas kësaj jetonte vetëm me gruan. Vendosi të jetonte me ne, pasi nuk kishte njeri tjetër e malësorët nuk rrinë me dhëndrin.
Familjet e malësorëve ishin të mëdha, a qëndron kjo edhe për tuajën?
Them pak a shumë, pasi ishim një familje e vogël që përbëhej nga katër persona, unë, motra, nëna dhe babai. Nëna dhe babai erdhën në emigrim më vonë dhe me ardhjen e tyre jeta u bë dhe më e lehtë për ne. Prenga na tha se pas vdekjes së tij çdo gjë e tija do të na mbetej neve.
Përse e bëri Prengë Cali këtë me familjen tuaj dhe jo me ndonjë tjetër?
Ne me gruan e Prengës ishim kushërinj, kishim lidhje gjaku dhe ai duke parë që ishim një familje e vogël donte të na bashkonte me atë të tijën. Pra, me këtë rast ai donte të bashkonte familjen tonë Vikaj që ishim me të tijën që ishte prej tjetër bajraku, prej Selcës, ndërsa ne prej Niktit. Prengë Cali i tha babait tim se duhet të vdisnim së bashku dhe se gjithçka kishte pasuri do ta gëzonte djali i tij, pra unë.
Ju sa vjeç keni qenë atëherë?
Unë në atë kohë kam qenë rreth 16 - 17 vjeç.
Prengë Cali njihet si udhëheqësi i kryengritjes antikomuniste të Malësisë së Madhe të vitit 1945. Ju çfarë kujtoni nga kjo ngjarje?
Me sa mbaj mend, në vitin 1944 shtëpia e Prengës u rrethua prej ushtarëve serbo-malazezë, atëherë nuk ishte çliruar akoma Shqipëria. Kështu, në atë kohë donim të merreshim vesh me një roje të afërt të Prengë Calit, që e thërrisnim “Cubi”, e që në të vërtetë quhej Filip, se çfarë po ndodhte. Ai lajmëroi Prengën se malazezët donin ta sulmonin. Prenga organizon parinë e Vermoshit që të shpërndante rojet rreth e rreth kufirit të Vermoshit. Dhe kështu u bashkuan nja tetë krerë të zonës së Vermoshit te shtëpia e Prengës. Prenga urdhëroi të shtrohej darka për miqtë. Më pas kanë ndodhur shumë gjëra, për të cilat duhen netë dimri për t’i kujtuar.
Sa herë keni qenë në Amerikë?
Në Amerikë kam qenë dy herë. Kam qëndruar në Nju-Jork, pasi atje jetojnë dy djemtë e motrës. Njëri prej tyre ka jetuar këtu, në Tuz. Atë, kur ishte vetëm një vjeç e gjysmë, ia kam dhënë motrës, sepse ajo nuk kishte fëmijë. Një tjetër nip e kam mbajtur këtu, kur erdhi nga Shqipëria për të shkuar në Amerikë. Ai ka jetuar te ne deri kur doli urdhri që kush do të largohej drejt Amerikës, mund të ikte, dhe ai s’e bëri dy, madje e kam përcjellë vetë.
Me Amerikën më lidh edhe një kujtim tjetër, atje jetonte edhe një shok i vjetër burgu, që quhej Sami Rrepishti. Ai ishte doktor profesor dhe një njeri shumë i mirë. Dikush pati thënë për mua se isha spiun jugosllav, por Samiu ka thënë: Ai është engjëlli i burgut. Nëse është fjala për shërbim, ai e ka bërë këtë vetëm në dobi të Shqipërisë.
Në ç’vite keni qenë në SHBA?
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës isha në vitin 1971 dhe në vitin 1987. Herën e parë kam ndenjur atje tre muaj, kurse herën e dytë dy muaj. Në qëndrimin tim të dytë atje kam asistuar rastësisht në vrasjen e
një shqiptari, që atë kohë kishte bërë emër në Amerikë, quhej Aleksandër Kondo. Edhe pse ishte arratisur dy vjet më parë nga Podgorica, ndërsa ekipi shqiptar kthehej nga një aktivitet ndërkombëtar, unë e kam ndeshur për herë të parë emrin e tij në SHBA. Nuk e di në ka njerëz në Shqipëri, por për herë të parë dua të them atë që kam parë ditën e ekzekutimit të tij.
një shqiptari, që atë kohë kishte bërë emër në Amerikë, quhej Aleksandër Kondo. Edhe pse ishte arratisur dy vjet më parë nga Podgorica, ndërsa ekipi shqiptar kthehej nga një aktivitet ndërkombëtar, unë e kam ndeshur për herë të parë emrin e tij në SHBA. Nuk e di në ka njerëz në Shqipëri, por për herë të parë dua të them atë që kam parë ditën e ekzekutimit të tij.
Kam lexuar në shtypin shqiptar se kur shkruhet për të shkohet deri te vdekja, e atje thuhet se ajo ishte aksidentale. Por them se kjo nuk është e vërtetë. Unë kam një tjetër mendim, nga sa kam parë me sytë e mi ditën e “aksidentit”.
Si jeni ndodhur në vrasjen e Aleksandër Kondos?
Kam qenë rastësisht. Mbase fati i keq është ai që të çon të asistosh në ngjarje kaq tragjike. Mbase askush nuk e mendon kur del për shëtitje se mund të bëhet dëshmitar i një vrasjeje. Po ju them se unë isha bujtës te njerëzit e mi, te nipërit në Nju-Jork, të cilët mundoheshin të më plotësonin çdo dëshirë, pasi nuk ua kisha lodhur derën, siç themi ne malësorët. Kështu, ata më nxirrnin të shëtisja në qytetetin e madh të Nju-Jorkut. E kam parë me sy se si e kanë ekzekutuar Alksandër Kondon.
Me sa më kujtohet, ngjarja ka ndodhur pak para mesditës. E kam parë se si e morën dhe e “pushkatuan”. Edhe pse ishte e vështirë të merrej vesh se si ishin ato “punë”. Nga shqiptarë të Amerikës kam mësuar se Aleksandri ishte njeri i përmendur në grupimin e tyre, për karakterin, mirësinë dhe të qenit kundërshtar i betuar i regjimit komunist. Aleksandri kishte dalë në një manifestim me flamurin shqiptar pa yllin mbi shqiponjë, pra pa simbolin e komunizmit. Këto ide që manifestonte dhe shprehte ishin ndoshta arsyet për ekzekutimin e tij.
Duhet të dini se shqiptarët në Amerikë ishin të ndarë, ka pasur të djathtë dhe të majtë. Aq thellë ishte futur ndër ta Sigurimi i Shtetit. Kishte mes tyre të kuq, komunistë që dukej sikur kishin lindur në një ditë me Leninin. Këta madje ishin njerëzit më të favorizuar ndër shqiptarët, pasi gjenin punë më lehtë dhe, për rrjedhojë, stabilizoheshin pa shumë probleme. Ndryshe ndodhte me të tjerët, të cilët e kishin të vështirë, qoftë dhe gjetjen e një vendi pune. Duhet të thuhet tashmë se kush influenconte për të bërë këtë dasi.
Si e vranë Aleksandër Kondon?
Në një karburant ka ndodhur tragjedia, ekzekutimi makabër i Aleksandrit. Ndërsa ky furnizonte makinën një krep e mori përpara dhe e përplasi në mur. Ishte shumë e dhimbshme. E pamë trupin e të ndjerit të dëmtuar, të shtypur plotësisht. Më pas me një barrelë e morën dhe e hodhën në një makinë. Ishte një gjë e paligjshme dhe dukej që ishte një vrasje e pastër. U fol shumë për këtë ngjarje në Amerikë, por asnjëherë nuk doli në shesh e vërteta.
Askush nuk dilte të kërkonte apo të thoshte publikisht se kjo ishte një vrasje e pastër. Edhe unë nuk kam dashur të flas mbi këtë ngjarje për vite të tëra me radhë. Kur isha në Amerikë, miq dhe shokë më thanë të heshtja, sepse isha edhe i dënuar me burg të përjetshëm nga sistemi i Enver Hoxhës dhe mund të kisha probleme, nëse flisja për të vërtetën e ngjarjes ku vdiq Aleksandër Kondo.
Gjelosh Biku, 83-vjeçari nga Tuzi i Malit të Zi, dëshmitar okular i eliminimit të Aleksandër Kondos, më 1 maj të vitit 1987, nuk di të ndalet së treguari për ngjarjen e bujshme. Vizita e tij e dytë në SHBA nuk ishte e këndshme si e para, në vitin 1971, pikërisht për faktin se pa të vritej një njeri. Me Sandrin nuk ishte njohur apo takuar më parë, por për të kishte mësuar sapo kishte vënë këmbën në Nju-Jork, teksa kishte shkuar të vizitonte njerëzit tij të afërt.
Biku thotë se Aleksandri kishte bërë një veprim tejet të guximshëm, kur kishte dalë të manifestonte me shqiptarët e të valëviste mbi kryet e tubuesve flamurin shqiptar pa yllin, simbol të komunizmit. Kjo bëri jehonë ndër shqiptarët e Amerikës dhe njëkohësiht u bë një shkak më shumë për ekzekutimin e tij, pasi Kondo duhet të ketë qenë me kohë objekt i goditjeve të shërbimit të fshehtë të diktaturës. Ajo që i ka mbetur në mendje Gjeloshit, ende sot e kësaj dite, është transmetimi i lajmit në mediat amerikane.
Vdekja e Kondos u quajt aksident dhe askush nuk hodhi dyshimin se emigranti shqiptar kishte ardhur në
Amerikë për një jetë më të mirë, të ndryshme nga ajo që bëhej nën komunizëm dhe se për këtë ai mund të ishte në shënjestër të Sigurimit të Shtetit. Duke shpjeguar ngjarjen e vitit 1987, Biku thotë se pas ardhjes së policisë në vendngjarje aty nuk mbeti thuajse asnjë dëshmitar, të gjithë ishin u larguan në punën e tyre. Askush nuk dëshmoi apo u mor në pyetje për atë ngjarje. Ndiqni në vijim intervistën e Gjelosh Bikut.
Amerikë për një jetë më të mirë, të ndryshme nga ajo që bëhej nën komunizëm dhe se për këtë ai mund të ishte në shënjestër të Sigurimit të Shtetit. Duke shpjeguar ngjarjen e vitit 1987, Biku thotë se pas ardhjes së policisë në vendngjarje aty nuk mbeti thuajse asnjë dëshmitar, të gjithë ishin u larguan në punën e tyre. Askush nuk dëshmoi apo u mor në pyetje për atë ngjarje. Ndiqni në vijim intervistën e Gjelosh Bikut.
Të nesërmen gazetat shkruanin se vdekja e Kondos ishte aksidentale apo jo?
Gazetat u munduan ta fshehin të vërtetën, duke thënë se vdekja e Kondos ishte aksidntale, por për mua, që e pashë, ishte një vrasje e pastër. Të bën përshtypje kjo, aq sa mund të lërë shteg të mendosh se shërbimi famëkeq shqiptar mund të ketë paguar shuma të majme për të mos lejuar publikimin e së vërtetës në media. E atëherë ky shërbim nuk duhej neglizhuar, pasi ishte në gjendje të bënte gjithçka, aq sa njerëzit i ruheshin shumë. Sigurimi i Shtetit e kishte manipuluar situatën mes komunitetit shqiptar në Amerikë aq sa ata ishin të ndarë në dy grupe, të majtë dhe të djathtë, kjo nuk ishte pak.
Gazetat u munduan ta fshehin të vërtetën, duke thënë se vdekja e Kondos ishte aksidntale, por për mua, që e pashë, ishte një vrasje e pastër. Të bën përshtypje kjo, aq sa mund të lërë shteg të mendosh se shërbimi famëkeq shqiptar mund të ketë paguar shuma të majme për të mos lejuar publikimin e së vërtetës në media. E atëherë ky shërbim nuk duhej neglizhuar, pasi ishte në gjendje të bënte gjithçka, aq sa njerëzit i ruheshin shumë. Sigurimi i Shtetit e kishte manipuluar situatën mes komunitetit shqiptar në Amerikë aq sa ata ishin të ndarë në dy grupe, të majtë dhe të djathtë, kjo nuk ishte pak.
A e patë trupin pa jetë të Aleksandër Kondos?
Trupi i tij ishte shtypur plotësisht, por unë nuk mund të afrohesha e ta shikoja, pasi nuk mund ta duroja një skenë të tillë të llahtarshme.
Ju ku ishit në këtë kohë, si u ndodhët në vendngjarje?
Isha atje, pasi kisha shkuar me pushime te njerëzit e mi.
Kumuniteti shqiptar atje kishte organizuar një demonstratë. Ju asistuat në të?
Nuk kam qenë në demonstratë, por më thanë se ishte zhvilluar një e tillë. Në atë kohë shqiptarët që jetonin atje ishin të ndarë në dy rryma. Një ishte rryma që përkrahte regjimin komunist dhe thërriste Parti - Enver ndërsa tjetra ishte kundër atij regjimi. Në qoftë se shkoje te grupimi i parë dhe u thohe se ishe me ta, ata menjëherë të siguronin punë, në të kundërt, ata ishin të gatshëm të bënin gjithçka të keqe. Paguante sitemi komunist për të krijuar situata të tilla në atë kohë. Thonë se me flori paguheshin njerëz të tillë atëherë. Grupi i dytë u trishtua shumë nga vdekja e Sandrit.
Nuk kam qenë në demonstratë, por më thanë se ishte zhvilluar një e tillë. Në atë kohë shqiptarët që jetonin atje ishin të ndarë në dy rryma. Një ishte rryma që përkrahte regjimin komunist dhe thërriste Parti - Enver ndërsa tjetra ishte kundër atij regjimi. Në qoftë se shkoje te grupimi i parë dhe u thohe se ishe me ta, ata menjëherë të siguronin punë, në të kundërt, ata ishin të gatshëm të bënin gjithçka të keqe. Paguante sitemi komunist për të krijuar situata të tilla në atë kohë. Thonë se me flori paguheshin njerëz të tillë atëherë. Grupi i dytë u trishtua shumë nga vdekja e Sandrit.
A ia keni treguar ndokujt atë që patë në vendngjarje?
Askujt. Kjo ka ndodhur edhe për faktin se askush nuk më ka pyetur për të. E kam bieduar pas viteve ‘90 me mikun tim nga Malësia e Madhe, Gjon Kaçajn. E ky më ka mbushur mendjen se duhet ta them gjithçka që di. Dhe po e them për herë të parë për një gazetë shqiptare.
E keni njohur më parë, apo kishit dëgjuar për Kondon?
Të jem i sinqertë, nuk e dija se kush ishte. Si emër e kisha dëgjuar të lakohej në komunitetin shqiptar të Nju-Jorkut. Nuk më është dhënë rasti të bisedoja ndonjëherë me të.
A është diskutuar nga njerëzit e tu në Amerikë vrasja e Aleksandrit?
Po. Menjëherë pas ngjarjes njerëzit e mi dhe miqtë e tyre, që ishin kundër sistemit të Hoxhës, ndryshe nga të tjerët që ishin enveristë, mendonin si edhe unë që vdekja e Kondos erdhi nga atentati që kishte kurdisur Sigurimi i Shtetit. Me të u bë një krim i cili u kalua lehtë dhe ngjarja u mbulua qëllimisht me mister. Flitej atëherë se Aleksandri kishte paguar një veprim të tij, ngritjen e flamurit pa yllin e komunizmit në një tubim të shqiptarëve të Amerikës. Për këtë nuk mund ta falte krahu tjetër, i manipuluar nga shërbimi i fshehtë shqiptar. Unë nuk mund të them se cili ka qenë plani për eliminimin e ish-sportistit, por ngjarja që ndodhi më 1 maj të vitit 1987 ishte kriminale.
Përse nuk e denoncuat këtë krim?
Kjo që po bëj është të themi një denoncim. Dua t’u them njerëzve se në atë kohë ishte e vështirë ta bëj një gjë të tillë. Nëse do të kisha folur, kjo do të kishte pasoja për mua. Edhe pse Hoxha kishte vdekur, pasuesit e tij do të bënin gjithçka për të më eliminuar. Ata paguanin shuma marramendëse për ta bërë një gjë të tillë. Edhe shokët e miqtë e mi më porositën me këmbëngulje të heshtja, pasi kisha qenë dhe i dënuar përjetë nga regjimi diktatorial, për shkak të të cilit u detyrova ta lë vendin në vitin 1953.
Kjo përbënte edhe një motiv më shumë që ata (Sigurimi) të ishin të interesuar për vdekjen time. Shokët më thoshin se nuk duhet të paraqitesha si dëshmitar i ngjarjes në fjalë. Pra, me të drejtë, shokët mendonin se, po të veproja ndryshe, do të kisha fatin e të ndjerit Aleksandër Kondo dhe i thashë arsyet që më duket se më justifikojnë disi. Dua të them diçka që m’u kujtua. Menjëherë pasi trupin e Aleksandrit e hodhën në një makinë që nuk e di për ku shkonte, mbërritën patrulla të shumta policie dhe në moment gjithkush u largua që andej, pra s’mbeti kush. Me ta ika edhe unë, që hipa në një makinë për të jetuar për rreth 17 vjet me radhë me atë çka kisha parë në vendngjarje.
Gjelosh Biku në SHBA
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë dy herë, në vitin 1971 dhe në vitin 1987. Herën e parë ka qëndruar atje tre muaj, kurse herën e dytë dy muaj. Në qëndrimin e tij të dytë në SHBA është ndodhur rastësisht në vrasjen e një shqiptari, që në atë kohë kishte bërë emër në Amerikë, e që quhej Aleksandër Kondo. Biku, edhe pse Sandri ishte arratisur dy vjet më parë nga Podgorica, ndërsa ekipi shqiptar i peshëngritjes kthehej nga një aktivitet ndërkombëtar, e kishte ndeshur për herë të parë emrin e tij në SHBA, sapo kishte mbërritur në Nju-Jork. Ai madje nuk e di në ka Aleksandri të tjerë njerëz në Shqipëri, e, megjithatë, ai për herë të parë është shprehur rreth asaj që ndodhi më 1 maj 1987, ditën e ekzekutimit të peshëngritësit.
E këtë e Biku thotë që e bën pasi ka lexuar në shtypin shqiptar se vdekja e Kondos ishte aksidentale. E kjo, sipas tij, nuk është e vërtetë.
Shkruan Luan Kondi
Huazuar nga Agustin Miraka
No comments:
Post a Comment