Rahovica në përvjetorin e terrorit të Serbisë mbi fëmijë!
Kaloi
Millosheviqi, erdhi Neomillosheviqi, “shkoi regjimi”( thanë)
por që
realisht është i njejti!
Më 7 janar 2005, në fshatin
kufitar Miratoc, të komunës së Preshevës, u vra një i
ri Shqiptar, i lindur më 1989, nga fshati Rahovicë. Pasiqë kam patur rastin
të isha për 5 vite më i moshuar sesa ai dhe ta kisha afër
shtëpinë me të, mund të them që e njohë mjaftë
mirë, sidomos ngaqë jopak kohë ishim shoqëruar( derisa nuk më ishte
imponu ikja nga vendlindja)! Ka shumë mjegulli në
lidhje me vrasjen.
Por ato që dihen publikisht nga ne fshatarët
e tij janë:” ai u mor disa qindra metra larg nga
kufiri me Maqedoni, është dërgu pranë vijës kufitare,
ku është ekzekutu nga afërsia”- ka edhe dëshmitarë okularë
Shqiptarë! Vrasja e tij, ishte e qëllimshme plotësisht- për t’i
dërgu mesazh politik neve Shqiptarve të Luginës, e që nuk
kishte aspak të bënte me kalim ilegal të
kufirit-siç pandehin Serbia dhe ca dorëzgjatur të saj!
Lugina e Preshevës,
organizoi pak protesta në kërkim të drejtësisë për të!
Dashnim Hajrullahu,
duke qenë jetim pa nënë, duket jetim edhe nga familjarët
e tij dhe Shqiptarët e Luginës!
Derisa më 07 janar 2017,
në një shkrim të ish-kryetarit të Lëvizjes së Lirisë( në
medie i quajtur si Grup i Dobrosinit), shkruan në lidhje me
përvjetorin e vrasjes së Dashnim Hajrullahut-shih: http://www.ikvi.at/?p=20781( e publikuar
edhe në disa medie të tjera), pasojnë reagimet, si shkak i të
cilave më shtyen të reagoj!
Një familjarë i Dashnim
Hajrullahut, tregon që deri në Strasbourg, e ka
dërgu lëndën, por që i është kthy mbrapsht! Drejtësi s’ka!
Pas shkrimit të
sipërthënë, rasti i Dashnim Hajrullahut, nxjerret nga
sirtarët e harresës, duke u mediatizu edhe njëherë në medien,
opinionin dhe politikëbërjen lokale të Luginës!
Kujto përvjetoret tjera, si
2006 deri më 2016, asnjë reagim institucional lokal a edhe privat(
të ndonjë politikani a intelektuali) nuk kishte!
Ndërsa në përvjetorin e
2017, pas shkrimit në fjalë, këndellet qeverisja lokale
e komunës së Preshevës, duke marrë mundin që të bëjnë
një vizitë në familjen e xhaxhait të Dashnim Hajrullahut- të
cilën e dëshmon edhe kjo fotografi e lëshuar
pastaj për medie! Vizitë kjo e ngjarë më 12 janar( dmth 5
ditë më vonë) sesa dita e rënijes së tij( 7 janari)!
Gjaku i Dashnim Hajrullahut,
nuk falet nga Shqiptarët e Luginës, por të
tregojnë më kujdes politikanët luginas, nuk mjafton vetëm vizita
në përvjetor, anëmbanë botës, të kërkohet dhe luftohet
për kauzën, shkaku i së cilës edhe ky djalë u vra, pra
për Lirinë e Luginës!
Presheva s’mund të
harroj gjakun e Dëshmorve të Kombit që u përdhos me rastin e heqjes
së Lapidarit më 20 janar 2013, por as gjakun e fëmijve të saj,
të vrarë e masakruar nga pushtuesi serbë!
Gjaku i çdo Shqiptari
të Luginës, të bëhet Dritë për Lirinë e Luginës!
Më: 14.01.2017
Skender Jashari i
burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër
policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e
Bujanocit.
Mbaroi master drejtimi
juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
No comments:
Post a Comment