Friday, January 13, 2017

Etimologji mbi fjalën “Sharrë” Qeni i Sharit – Deltari – Ilir!


Etimologji mbi fjalën “Sharrë” Qeni i Sharit – Deltari – Ilir!
Tek studimet më të fundit nga institute të huaja serioze dhe nga më të besueshmet mbi gjuhësinë si ajo e Oxfordit mbi fjalët Proto-indo-evropiane dhe Proto-Indo-Evropiane Botërore tek tabela e fjalorit të hershëm Proto-Shqiptare, gjejmë pikërisht fjalën që do trajtojmë në këtë shkrim “Atsara”
Kjo fjalë e hershme, gjendur tek fjalët PIE, i përket e vetme gjuhës shqipe ajo merr kuptim të plotë tek gjuha jonë trajtur në çfarëdo lloj sinonimesh të tjera me kuptimin: Atsara = i mprehtë, çjerrës, i ashpër – therës, “Sharrë” etj.
Një shembull tjetër kemi në ketë rast, fjalën shqipe: “Acar” i ftohtë i madh, ngricë <>cingërimë, ashtu si edhe i “acartë” – “acarues” etj.

Çfarè është Shara?
Po një vegël pune madje nga më të hershmet e njerëzimit, përdorur sigurisht, për nevoja nga më të ndryshme gjatë jetës së tij.
Bukur, fort bukur emërtuar nga paraardhësit tanë pellazgë kjo vegël prej druri, kocke ndoshta, guri, metali etj. Emërtuar ky mjet pra me dhëmbëza “të/çara” – A’tsara = Sharra.
Kjo fjalë shqipe e hershme, vërteton edhe njeherë se shkronja “A” tek gjuha shqipe ka pasur dhe ka përherë në të gjitha rastet pa përjashtim vlera pohuese, folje: A = ashtë, oshtë, është.

Siç e lexuam edhe në tabelën e mësipërme, fjala shqipe e lashtë “Atsara” vegël pune me “të çara” – grirës – sharrues, në gjuhën angleze ka kuptimin e fjalës “i mprehtë = sharp” prerës-pointed, sharp, akoma edhe më e qartë fjala shqipe “sharrë” vjen si si sinonim i saj edhe tek gjuha greeke, aty kemi: “sharrë =  prióni” pra vegël pune, ajo që prêt – prióni.

Tek gjuha shqipe fjala sharrë merr zgjerim në shumë forma sinonimesh të tjera dhe një zhvillim semantik të pandërprerë të saj, një shembull kemi: Shartim, shartoj, pra “çarja” e një dege peme në dy pjesë dhe futja e një bisku, filiz të ri në mes saj në formë pyke ashtu si edhe dhëmbët e sharrës, quhet "shartim".

Kaq shumë i përfolur, vjen shembulli tjetër i emrit të “qenit – Sharr” një kafshë e fortë kjo me dhëmbë shumë të fuqishëm të mprehtë, therës – Sharr,  quajtur ndryshe “Deltari ilir” kuptohet kjo pasi ky qen ishte qen stani që ruante delet, dhe u quajt edhe “Del/tar”.
Kujtoj këtu se Delja në fillimet e saj, tek gjuha e vjetër sanskritishte është quajtur “Bordhate” – pra e bardhë – bore, (yll-el’/e –Dele) e ndërkohë tek “protoalbanian” Stana = Kafshë, gjë e gjallë.

Kjo është gjuha shqipe lashtësia e saj – e padiskutueshme.
Gjuha Shqipe @ Mili Butka. 

No comments:

Post a Comment