Letër e hapur drejtuar Ministrisë së Kulturës
E-mail: jorgonielida@yahoo.com Cel.: +355 68 254 3709 Nr.
177 prot.
Tiranë, më 10.01.2017
Drejtuar: Ministrisë së Kulturës dhe Ministres,
znj. Mirela Kumbaro.
Për dijeni: Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama.
Titulli i Projektit: Rikthimi i bijve të Shqipes në folenë e Shqiponjave.
Lëvizja, ‘Foleja Kombëtare Shqiptare’ e themeluar nga pasardhësit e rilindasve, regjistruar si person juridik nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor - Tiranë, nr. 3745, vendim, dt. 31.01.2014, në themel të programit të saj ka si qëllim përkujtimin e Figurave të ndritura dhe datave historike të kombit shqiptar.
Titulli i Projektit: Rikthimi i bijve të Shqipes në folenë e Shqiponjave.
Lëvizja, ‘Foleja Kombëtare Shqiptare’ e themeluar nga pasardhësit e rilindasve, regjistruar si person juridik nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor - Tiranë, nr. 3745, vendim, dt. 31.01.2014, në themel të programit të saj ka si qëllim përkujtimin e Figurave të ndritura dhe datave historike të kombit shqiptar.
Të nderuar:
Lëvizja ‘Foleja Kombëtare Shqiptare’ në bashkëpunim me shoqatën ‘La Svolta’ me
qendër në Bolonjë dhe me dy komuna arbëreshe në Kalabri, prej disa muajsh jemi
duke u përgatitur për të përkujtuar 550-vjetorin e betejës së fundit me fitore
të ushtrisë Arbërore të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Krujë, më
24 prill 1467, pas një rrethimi të tejzgjatur, mizor dhe të mynxyrshëm nga
ushtria Osmane e udhëhequr nga tradhëtari shqiptar, Ballaban Pashë-Badera, i
cili përjetoi agoninë e orëve të fundit të jetës së vet dhe u varros në tokën
që e lindi, në Krujën e pamposhtur.
Kemi menduar, që kjo ngjarje e rëndësishme
mbarëkombëtare të kryhet në datat, 22 - 24 prill 2017 sipas këtij programi: Me
dëshirën që ‘Vallja e Fitores’ të bëhet traditë e përvitshme edhe në Shqipëri e
më tej, për vitin 2017, kemi përzgjedhur dy komunat Arbëreshe, Frashineto e
Çivita. Për të arritur këtë marrëveshje, përfaqësuesit e Lëvizjes sonë shkuan
në Kalabri në muajt, shtator dhe nëntor 2016. Krahas pëlqimit e gatishmërisë së
tyre, parësore për të dy kryebashkiakët, ishte marrja e ftesës zyrtare dhe e
mikpritjes nga Shteti Shqiptar.
Në përkujtimin e kësaj fitoreje historike të
trimave Arbërorë, do të vijnë 50 pjesëmarrës (burra, djem, gra, vasha e
fëmijë), të pajisur me veshje tradicionale dhe pajime luftarake. Pas mbërritjes
dhe mikpritjes nga autoritetet vendore në Portin e Durrësit me linjën e
tragetit, Bari-Durrës e anasjelltas, në mëngjesin e datës 22 prill, grupi i
Arbëreshëve do të akomodohet në Plazhin e Shëngjinit.
Në pasditen e datës 22,
grupi do të shkojë në Krujë, ku nga shtatorja e Gjergj Kastriotit, përmes
Pazarit e deri brenda në Kështjellë, grupi do të shpalosë traditën e kahmotshme
të trashëguar nga brezi në brez, për më tepër se 500 vite të betejës, për jetë
a vdekje të ushtrisë Arbërore kundër pushtuesve Osmanë, ku nga më i moshuari e
deri tek më i mituri, do të ndalin vajtimin dhe do të shijojnë gëzimin e
fitores, për t’i pritur krahëhapur luftëtarët e mbetur gjallë, me në krye
ngadhnjimtarin, Skënderbe.
Ditën e dytë, në paraditen e datës 23, grupi do të
bëjë homazhe tek Mauzoleu (vendvarrimi) i Skënderbeut në Lezhë, datë që përkon
me ditëlindjen e Gjergjit, më 23 prill 1405 dhe ditën e martesës së tij me
Donikën, më 23 prill 1451. Më pas, grupi do të vizitojë Kështjellën e Rozafës
në Shkodër, ku do të shpalosen traditat Arbërore edhe atje.
Ditën e tretë, në
paraditen e datës 24, grupi do të vizitojë objektet muzeale në Kepin e Rodonit,
zotërimi i dikurshëm i Kastriotëve. Pasdite, grupi do të vizitojë Muzeun
Arkeologjik dhe Amfiteatrin e Durrësit. Në mbrëmje, grupi do të përcillet nga
autoritetet vendore në Portin e Durrësit. Qeveria shqiptare duhet t’i mbështesë
pa ngurrim vëllezërit e motrat arbëreshë, se me vetëmohim ruajtën dhe pasuan
nga brezi në brez, thesarin e trashëgimisë gjuhësore, zakonore, kulturore dhe
historike të kombit tonë.
Jemi në dijeni, se qeveria serbe investon
shpirtërisht e materialisht pelegrinazhin e përvitshëm në Fushë-Kosovë, për të
përkujtuar një betejë të humbur, që s’ishte vetëm e tyrja, por e gjithë
Koalicionit Ballkanik, ku morën pjesë e derdhën gjakun e vyer edhe bijtë e
Arbërisë.
Për mbarëvajtjen e veprimtarisë, kërkojmë bashkëpunim me Ministrinë e
Kulturës për gjithçka nevojitet. Nga buxheti i Trashëgimisë Kulturore, kërkojmë
një shumë modeste financiare, për akomodimin e grupit të arbëreshëve (3 ditë e
2 netë në hotel), prej 650.000 lekë të reja, ose 5.000 euro gjithsej.
Shpresojmë, se do t’a shqyrtoni e plotësoni kërkesën e Projekt-Propozimit tonë.
Me respekt:
Elida Jorgoni - Kryetare e Lëvizjes ‘Foleja Kombëtare Shqiptare’
Qenka nje ide e mrekullueshme
ReplyDelete