Brygianët ishin një
popull më i moshuar sesa egjiptianët dhe se gjuha e tyre frigje ishte gjuha
origjinale e burrave. Në burimet «greke» ata shfaqen së pari nga
Homeri në Iliadë, i cili i përmend ata si aleatë të Trojanëve që erdhën nga
Ascania (Bithynia). Në fillim të shekullit të 7 para Krishtit.
Midis fjalëve të
panumeerta tee cilat flasin shqipe në fjalorin frigjian, gjejmë një fjalë
shqipe të pastër e cila gjendet edhe tek një mbishkrim Phrygian, në formën e
një këshille, e pikërisht kemi të bëjmë me fjalën: ABBERET, e shohim atë këtë
herë në formë tabelë, pasi na duhet të lexojmë aty edhe sqarime të tjera shoqëruese
mbi këtë fjalë të lashtë frigjiane (Phrygian) plus edhe sinonimet e kësaj fjale
në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, armene, greke dhe sigurisht të sjella
në gjuhën angleze.
Së pari vështrojmë me
kujdes edhe njëherë fotshkrimin dhe shohim aty fjalët frigje madje sapo të
trajtuara, dhe kemi: *AB = Pranë, afër, dhe po aty gjejmë fjalën tjetër
Phrygian: ‘MEBERET = Mbart, (transportoj) dhe më poshtë saj të nënëvizuar kemi
fjalën (Phrygian} Frigian: BEP; BER = Mbaj, të mbaj,
'mbart'.
Tashmë e kemi më se të
qartë kuptimin e fjalës frigje, një fjalë kjo e përbërë nga: ABBERET = ‘AB +
BERET’, ku ‘AB = Pranë’ dhe ‘Beret = Mbaj, mbart’, (transferoj) pra thënë
shkurt kemi: ABBERET = Pranë + Mbart -> Mbaj/pranë.
Lidhjen e kësaj fjale
frigje me gjuhën shqipe do e shohim edhe më të plotë tek një mbishkrim
(këshillë) e kësaj gjuhe të lashtë më e lashtë edhe prej gjuhës egjiptiane.
Mbishkrimi në original është ky:
Phrygians shkruar
: Βας ιοι βεκος μεβερετ - Bas ioi bekos meberet
Kuptimi
në English: Bas will take his bread away.
Në gjuhën shqipe
- : Pas i buka me viret
Nga studimet e kryera
vërejme se ka një përpjekje për manipulim nga studiues të ndryshëm të cilët sa
herë shohin vështirësi për ta trajtuar një fjalë apo një mbishkrim si të gjuhës
greke, bashkojnë ose i ndajnë fjalët e dialekteve, apo gjuhëve të ndryshme
"para-greke" ashtu si atyre ju intereson duke thyer krejt normat
llogjike –gjuhësore, qoftë edhe shkencore. Por edhe në rast se fjalët në këto
shkrime, e mbishkrime gjenden të shkruara bashkë, sërish kur ato deshifrohen,
nuk ka arsye të mos i paraqitim të ndara më vete, për lexuesin dhe studiuesin
vet, shohim tani mbishkrimin në gjuhën frigje, kujt gjuhe i përket ajo?
E risjellim edhe
njëherë për ta patur sa më pranë syve këtë mbishkrim
Phrygians shkruar : Βας
ιοι βεκος μεβερετ - Bas ioi bekos meberet.
Kuptimi
në English: Bas will take his bread away.
Në gjuhën shqipe
- : Pas i buka me viret
Ky mbishkrim është
një mbishkrim i shkurtër në formë këshille i cili ka gjithesej vetëm katër (4)
fjalë i shohim ato:
1- Βας _____________ Bas;
2- ιοι ______________ ioi;
3- βεκος ___________ bekos
4- μεβερετ _________ meberet.
I krahasojmë tani me
rradhë fjalët frigje me gjuhën e lashtë shqipe.
1- Bas => Pas, sepse
shkronja ‘P’ renditet direkt e zbutur pas shkronjës ‘B’ kjo për shkak të
derivatit, kalimit fonetik midis shkronjave buzore në këte rast dhe jo e
kundërta. Shembullin më të qartë kemi vet emërtimin e këtij populli të lashtë
banorë të trojeve brigjeve shqiptare. Psh kemi: Bregas –Phrygas
–Frigas.
Fjalën e dytë tek ky
mbishkrim kemi:
2- Ioi – nyjë shumë
zanorshe tipike – ilire, në këtë rast, ajo sjell fjalën “Bekos” në trajtën
e shquar, "ιοι βεκος = Buka". Fjalë kjo e
njohur tashmë prej krejt botës së letrave dhe asaj shkencore se:
‘Bekos = Buka’, i takon gjuhës shqipe e padiskutim, këtu edhe për një
arsye tjetër tepër domethënse, sepse dimë në gjuhën greke: β = v/υ/ϝ e pas kësaj fjala më e lashtë e
njohur ‘βεκος’ ne gjuhën greke do të lexohej “Vekos” njëjtë si tek
emërtimi: βασιλιάς = Vasiliás
= Mbret. Veç kësaj sapo fjales Frigje BEKOS i largojmë asaj prapashtesen e
njohur greke në këtë rast shtuar prej studiuesve, pas kësaj kjo fjalë ngelet e
pastër e virgjër shqiptare: BEK = BUK, me kuptimin e saj të qartë brumë i
Pjekur, Pek, BEK.
Pas kësaj shohim
fjalën e tretë të këtij mbishkrimi:
3- Meberet => Me
Beret –Mê Biret – Mê Viret.
- e Mbart Bukën me vete (b=v).
Ende sot në gjuhën
shqipe kemi në përdorim fjalën: Bie, ‘e bije’ biere; sille, e mbart me vete,
veç kësaj, ashtu siç shpjeguam edhe më sipër se (b = v/p/m) dhe ( b > bh/ph =
f ) sërish do gjejmë fjalën e lashtë shqipe *Ber-et, evoluar dhe
adoptuar tashmë si e saj edhe nga gjuha greke: “Bere – Pere - to
e Fere; φερε” {ndaj në gjuhën greke kemi: 'το πηρε; to pire = e
mori') ashtu si: 'Parto = Mere'.
Për me tej i
drejtohemi edhe fjalorit të gjuhës shqipe dhe aty kemi:
BIE II kal.
1. Mbart diçka nga vendi
e mar ku është dhe e sjell e bie afër, e sjell; e zhvendos,
etj shembuj të tillë.
Duhet theksuar se
fjala e fundit {μεβερετ; meberet} tek ky mbishkrimi i lashtë
Phrygian, le shkak të dyshohet se ajo fjalë nuk ndahet qëllimisht, jo vetëm
kjo, por edhe shkronja ‘β’ nuk lexohet baraz ‘V’ – ashtu si tek krejt rastet e
tjera në gjuhën greke ku: β = υ - përse këtu jo?
Gjithësesi tek ky
deshifrim ka një gysëm të vërtet – sepse pranohet zyrtarisht i
saktë kuptimi i këtij mbishkrimi i cili na jepet në gjuhën angleze, por askush
nuk flet dhe nuk jep të dhëna se ku mbeshteten dhe kujt gjuhe i janë rreferuar
për zbërthimin e këtij deshifrimi? E ndërkohë aty nuk ka asnjë fjalë greke.
A thua se vetëm duke
e lexuar këtë mbishkrim nëpërmjet alfabetit të lashtë,
“Phrygians” del ky kuptim? Në se po; atëhere popujt e Brigjeve,
Brygian -ët ishin pararendësit tanë dhe flisnin Shqip. E lexojmë edhe njëhere
këte ‘këshille të mirë’ frigjase duke sqaruar se fjala e parë aty ‘Bas’, nuk
është një ‘emër personal’, siç na i paraqesin studiuesit e këtij
mbishkrimi, për arsyen e vetme, sepse në po këtë ‘Fjalor Phrygian’ i nxjerrë si
rrezultat i vet punës së tyre, madje një punë madhore kjo, nga të njëjtet
autorë, aty nuk gjejmë emër personal i quajtur ‘Bas’ dhe pas kësaj kemi:
- Phrygians
shkruar: Bas ioi bekos meberet - Βας ιοι βεκος μεβερετ
- Në gjuhën
Shqipe -: Pas i buka me viret - Bas
ioi bekos mè beret
- Kuptimi në
Eng. .. : Bas will take his bread away.
Vetëm duke ju
drejtuar formës strukturore së gjuhës shqipe ndërtuar do shohim se ky deshifrim
lexohet pa asnjë vështirësi prej saj, ashtu si në të kundërt në gjuhën greke
dhe atë angleze ku mbiemri vendoset para emrave dhe folja nuk mund të ndryshojë
pozicionin e saj lirshëm njëjtë si tek gjuha ‘arkaike shqipe’ ku mundemi të
shprehemi:
- Basi e mori
bukën me vete
- Me vete
Basi e mori bukën
- Bukën Basi
e mori me vete
Kjo është gjuha
shqipe një gjuhë e lashtë, e para gjuhë e krejt simotrave dhe bijave të saj, e
krejt gjuhëve IE quajtur.
Fatkeqësisht gjuha
greke, përqasja e saj në këtë mbishkrim, është i pamundur.
Aleksander Hasanas
(Mili Butka) @ Gjuha Shqipe - Etimologj
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~