Altin Kocaqi
Gjuha shqipe provohet mes tre rrugëve shkencore
si gjuha më e vjetër e mbijetuar.
Rruga
e parë është ‘shkenca indogjermane’ ose shkenca e gjuhësis së krahasuar ku me
studimin e atit të kësaj shkence, Franz Bopp, shqipja provohet më e vjetër se
sanskritishtja me anë të analizave fonetike gjuhësore të Boppit.
Rruga
e dytë janë mbetjet origjinale të gjuhës paragreke, Çabej – Camarda, që janë
ruajtur deri në ditët tona. Këto mbetje si ‘mnin, ais, gjunon, vrahe etj,
gjenden në doreshkrimet e greqishtes së vjetër edhe provojnë gjuhën shqipe si
gjuhën e paragrekëve.
Rruga
e tretë për nga radha shkencore janë mbishkrimet paragreke e paralatine me të
cilat të suksesshëm kanë qënë Thomopulo edhe De Angeli.
Të
treja këto rrugë janë injoruar nga shkenca e albanologjisë këto 70 vitet e
fundit kur vendi ynë u izolua edhe nuk po del dot akoma nga errësira e viteve
të shkuara por po e vazhdon akademizmin me mëndësit e errësirës.
Hylli
i Dritës, që botohej nga bibloteka franceskane nën përkujdesjen e At Gjergj
Fishtës, në vitin 1922, e ka kuptuar shumë mirë se shkenca e krahasimit është
baza e diturive të vërteta por kjo shkencë e zbehte rolin greko-romak edhe e
nxirrte shqipen si gjuhën më të vjetër ndaj edhe si rrjedhoj filluan sulmet e
Miklosicheve serb që shtrëmbëruan shkencën duke marrë në shqyrtim shkencorë
huazimet e shqipes nga gjuhët e fqinjëve edhe jo fjalët e saja.
Kjo
ndyrësi u përdorë e po përdoret akoma në shkencën tonë duke i anashkaluar të
treja rrugët që përmenda mësipër të cilat tregojnë jo vetëm gjuhën me të vjetër
por edhe pellgun pellazgjik si vendin ku është folur mëma e gjuhëve. Ky pellge
kishte për kryeqendër Dodonën në trojet tona etnike. Shkruan At Gjergj Fishta
Ditunija shqype edhe themeluest e sajë, Hylli Dritës 1922
"Ditunija
e popujve, mas sa e sa studimeve të fella të kryeme permi secillën gjuhë
indogjermane ashtu edhe mes krahasimeve të njanës gjuhë me tjetrën e të
gjithave me sanskritishten, si edhe duke mbështetur edhe mbi konkluzionet në
arkeologjin e popujve prehistorik indogjerman, u bë e mundur me ja diktue
shojet popujve indogjerman, qi qysh me Herodotin e deri në shek XVIII ishin te
shtjelluara në kaosin e përrallave edhe gojedhenave mitologjike edhe përmbanin
një lëmsh çashtjesh historike me të cilat historia, deri vonë, kot u mundue me
ja gjet fillet.
Çashtja
e lindjes edhe e dyndjeve të kombeve indogjermane qe gjithmonë me enigmatike në
historin kritike. Qe vërtetë një labirinth i mitologjis ku kurrnji dijetarësh
para Boppit e Schlimannit nuk guxoi me ju hulle për ta studjue. Boppi , ati i
ditunis krahasuese, ishte i pari që i mori në një analizë krahasuese këto gjuhë
edhe pasi i krahasoj me sanskritishten edhe diktoj afrimitetin e këtyre gjuhëve
me shoshoqen edhe caktoj principin se gjuhët që etimologjikisht do të përkojshin
me sanskritishten e hershme do ishin të dala nga një pellgë prehistorik nga ku
u shkëputën edhe enden e u zhvilluan moteve te shkëputura prej shoshoqes. Boppi
me kete parim vuri themelet e çështjeve të gjuhëve simotra ndërsa për
zhvillimin e seciles gjuhë punuan Mullet, Meyer, Curtius, Brungmann, Hirt,
Schrader etj.
Rezultatet
e lumnueshme të ketyne autoriteteve i garantuan kësaj shkence në etimologji një
vend të veçante mes diturive të tjera me emën ‘ Ditunia indogjermane’. Nga kjo
dituni rrjeth se popujt gjermnan, sllav, kelt me popujt latin, grek,
ylliro-shqyptare janë vëllezër prehistorik me popujt indian, persjan,
throako-phrygo-armenëe, të cilët prej 3000-4000 vjetë para Krishtit u ndanë
prej nje votre tuj u shkepë kush kahë Asia ,
kush kah Europa".
No comments:
Post a Comment