NË MYNIH TË GJERMANISË MBAHET
KUVENDI THEMELUES
PËR MËSIMIN PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE
Këshilli Nismëtar për Mësimin
Plotësues i Gjuhën Shqipe në Bavari fton Mësues-it/et, Këshillat e Prindërve,
shoqatat dhe bizneset, që jetojnë dhe veprojnë në Bavari, të cilat kanë pranuar
ftesën, si dhe ato Këshilla të Prindërve që janë në formim e sipër të jenë të
pranishme në Kuvendin themelues të saj. Njëkohësisht ftojmë edhe mediat e
shkruara, ato elektronike dhe TV shqiptare.
Këshilli Nismëtar për Mësimin
Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, në bashkëpunim me Konsullatën e
Përgjithshme të Republikës së Kosovës dhe Konsullatën e Përgjithshme të
Republikës së Shqipërisë në Mynih, me Ministrinë e Diasporës të Republikës së
Kosovës, në bashkëpunim edhe me shoqatat dhe bizneset, me mësuesit dhe
prindërit që jetojnë e veprojnë në Bavari, pas një pune të madhe për fillimin e
një procesi të gjerë të hapjes së shkollave shqipe në Bavari, dhe pas një pune
të madhe logjistike, teknike dhe përmbajtjesore, ka arritur të organizoj
Kuvendin Themelues për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari.
Në këtë Kuvend, do të
debatohet rreth procesit të hapjes së shkollave shqipe, projekt, që ka për
qëllim ruajtjen e kulturës, të gjuhës dhe identitetit kombëtar të fëmijëve
tanë, do të analizohen rrethanat dhe kushtet për hapjen e shkollave shqipe,
mënyrat e financimit, organizimit, sistemimit të mësuesve, trajnimit të tyre
dhe procesit mësimor, e ndër tjera do të zgjedh edhe organet e saja udhëheqëse.
Njoftojmë se të pranishëm do të kem edhe Ministrin e Arsimit, shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës, z. Arsim Bajramin dhe Ministrin e Diasporës së Republikës së Kosovës, Valon Muratin, të cilët dhe kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Ndërsa e ftuar është edhe Ministrja e Arsimit të Shqipërisë znj. Lindita Nikolla.
Njoftojmë se të pranishëm do të kem edhe Ministrin e Arsimit, shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës, z. Arsim Bajramin dhe Ministrin e Diasporës së Republikës së Kosovës, Valon Muratin, të cilët dhe kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Ndërsa e ftuar është edhe Ministrja e Arsimit të Shqipërisë znj. Lindita Nikolla.
Kuvendi
themelues mbahet më 23.04.2017, duke filluar nga 12:00, në:
IG InitiativGruppe - Interkulturelle Begegnung
und Bildung e.V.
Karlstr. 48/50
80333 München / Gjermani.
Ardhja e juaj do të na nderoj neve dhe shkollën
shqipe në Bavari.
Ju lutemi të na e konfirmoni pjesëmarrjen tuaj
në emailin apo numrin e telefonit të mëposhtëm.
(tel.015751383105/
mustafekrasniqei45@gmail.com)
Për Këshillit Nismëtar të Mësimin
Plotësues në Gjuhën Shqipe
Mustafë Krasniqi
No comments:
Post a Comment