Showing posts with label Gjermani. Show all posts
Showing posts with label Gjermani. Show all posts

Tuesday, April 18, 2017

NË MYNIH TË GJERMANISË MBAHET KUVENDI THEMELUES PËR MËSIMIN PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE



NË MYNIH TË GJERMANISË MBAHET KUVENDI THEMELUES 
PËR MËSIMIN PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE

Këshilli Nismëtar për Mësimin Plotësues i Gjuhën Shqipe në Bavari fton Mësues-it/et, Këshillat e Prindërve, shoqatat dhe bizneset, që jetojnë dhe veprojnë në Bavari, të cilat kanë pranuar ftesën, si dhe ato Këshilla të Prindërve që janë në formim e sipër të jenë të pranishme në Kuvendin themelues të saj. Njëkohësisht ftojmë edhe mediat e shkruara, ato elektronike dhe TV shqiptare. 
Këshilli Nismëtar për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës dhe Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Mynih, me Ministrinë e Diasporës të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim edhe me shoqatat dhe bizneset, me mësuesit dhe prindërit që jetojnë e veprojnë në Bavari, pas një pune të madhe për fillimin e një procesi të gjerë të hapjes së shkollave shqipe në Bavari, dhe pas një pune të madhe logjistike, teknike dhe përmbajtjesore, ka arritur të organizoj Kuvendin Themelues për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari. 
Në këtë Kuvend, do të debatohet rreth procesit të hapjes së shkollave shqipe, projekt, që ka për qëllim ruajtjen e kulturës, të gjuhës dhe identitetit kombëtar të fëmijëve tanë, do të analizohen rrethanat dhe kushtet për hapjen e shkollave shqipe, mënyrat e financimit, organizimit, sistemimit të mësuesve, trajnimit të tyre dhe procesit mësimor, e ndër tjera do të zgjedh edhe organet e saja udhëheqëse.
Njoftojmë se të pranishëm do të kem edhe Ministrin e Arsimit, shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës, z. Arsim Bajramin dhe Ministrin e Diasporës së Republikës së Kosovës, Valon Muratin, të cilët dhe kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Ndërsa e ftuar është edhe Ministrja e Arsimit të Shqipërisë znj. Lindita Nikolla.
Kuvendi themelues mbahet më 23.04.2017, duke filluar nga 12:00, në:
IG InitiativGruppe - Interkulturelle Begegnung und Bildung e.V.
Karlstr. 48/50
80333 München / Gjermani.
Ardhja e juaj do të na nderoj neve dhe shkollën shqipe në Bavari.
Ju lutemi të na e konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në emailin apo numrin e telefonit të mëposhtëm.
(tel.015751383105/ mustafekrasniqei45@gmail.com)
Për Këshillit Nismëtar të Mësimin
Plotësues në Gjuhën Shqipe
Mustafë Krasniqi