Showing posts with label Deshifrim. Show all posts
Showing posts with label Deshifrim. Show all posts

Monday, April 22, 2019

"Deshifrim" - Gjuha Frigje - Gjuha e pararendësve tanë - Ata flisnin Shqip.




Brygianët ishin një popull më i moshuar sesa egjiptianët dhe se gjuha e tyre frigje ishte gjuha origjinale e burrave. Në burimet «greke» ata shfaqen së pari nga Homeri në Iliadë, i cili i përmend ata si aleatë të Trojanëve që erdhën nga Ascania (Bithynia). Në fillim të shekullit të 7 para Krishtit.

Midis fjalëve të panumeerta tee cilat flasin shqipe në fjalorin frigjian, gjejmë një fjalë shqipe të pastër e cila gjendet edhe tek një mbishkrim Phrygian, në formën e një këshille, e pikërisht kemi të bëjmë me fjalën: ABBERET, e shohim atë këtë herë në formë tabelë, pasi na duhet të lexojmë aty edhe sqarime të tjera shoqëruese mbi këtë fjalë të lashtë frigjiane (Phrygian) plus edhe sinonimet e kësaj fjale në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, armene, greke dhe sigurisht të sjella në gjuhën angleze.
Së pari vështrojmë me kujdes edhe njëherë fotshkrimin dhe shohim aty fjalët frigje madje sapo të trajtuara, dhe kemi: *AB = Pranë, afër, dhe po aty gjejmë fjalën tjetër Phrygian: ‘MEBERET = Mbart, (transportoj) dhe më poshtë saj të nënëvizuar kemi fjalën (Phrygian} Frigian: BEP; BER = Mbaj, të mbaj, 'mbart'.

Tashmë e kemi më se të qartë kuptimin e fjalës frigje, një fjalë kjo e përbërë nga: ABBERET = ‘AB + BERET’, ku ‘AB = Pranë’ dhe ‘Beret = Mbaj, mbart’, (transferoj) pra thënë shkurt kemi: ABBERET = Pranë + Mbart -> Mbaj/pranë.
Lidhjen e kësaj fjale frigje me gjuhën shqipe do e shohim edhe më të plotë tek një mbishkrim (këshillë) e kësaj gjuhe të lashtë më e lashtë edhe prej gjuhës egjiptiane. Mbishkrimi në original është ky:

Phrygians shkruar : Βας ιοι βεκος μεβερετ - Bas ioi bekos meberet
Kuptimi në English: Bas will take his bread away. 
Në gjuhën shqipe - : Pas i buka me viret

Nga studimet e kryera vërejme se ka një përpjekje për manipulim nga studiues të ndryshëm të cilët sa herë shohin vështirësi për ta trajtuar një fjalë apo një mbishkrim si të gjuhës greke, bashkojnë ose i ndajnë fjalët e dialekteve, apo gjuhëve të ndryshme "para-greke" ashtu si atyre ju intereson duke thyer krejt normat llogjike –gjuhësore, qoftë edhe shkencore. Por edhe në rast se fjalët në këto shkrime, e mbishkrime gjenden të shkruara bashkë, sërish kur ato deshifrohen, nuk ka arsye të mos i paraqitim të ndara më vete, për lexuesin dhe studiuesin vet, shohim tani mbishkrimin në gjuhën frigje, kujt gjuhe i përket ajo?

E risjellim edhe njëherë për ta patur sa më pranë syve këtë mbishkrim

Phrygians shkruar : Βας ιοι βεκος μεβερετ - Bas ioi bekos meberet.
Kuptimi në English: Bas will take his bread away. 
Në gjuhën shqipe - : Pas i buka me viret
Ky mbishkrim është një mbishkrim i shkurtër në formë këshille i cili ka gjithesej vetëm katër (4) fjalë i shohim ato:

1- Βας _____________ Bas;
2- ιοι ______________ ioi; 
3- βεκος ___________  bekos 
4- μεβερετ _________  meberet.

I krahasojmë tani me rradhë fjalët frigje me gjuhën e lashtë shqipe.
1Bas => Pas, sepse shkronja ‘P’ renditet direkt e zbutur pas shkronjës ‘B’ kjo për shkak të derivatit, kalimit fonetik midis shkronjave buzore në këte rast dhe jo e kundërta. Shembullin më të qartë kemi vet emërtimin e këtij populli të lashtë banorë të trojeve brigjeve shqiptare. Psh kemi:  Bregas –Phrygas –Frigas.

Fjalën e dytë tek ky mbishkrim kemi:
2- Ioi – nyjë shumë zanorshe tipike – ilire, në këtë rast, ajo sjell fjalën “Bekos” në trajtën e shquar, "ιοι βεκος = Buka". Fjalë kjo e njohur tashmë prej krejt botës së letrave dhe asaj shkencore se: ‘Bekos = Buka’, i takon gjuhës shqipe e padiskutim, këtu edhe për një arsye tjetër tepër domethënse, sepse dimë në gjuhën greke: β = v/υ/ϝ e pas kësaj fjala më e lashtë e njohur ‘βεκος’ ne gjuhën greke do të lexohej “Vekos” njëjtë si tek emërtimi: βασιλιάς = Vasiliás = Mbret. Veç kësaj sapo fjales Frigje BEKOS i largojmë asaj prapashtesen e njohur greke në këtë rast shtuar prej studiuesve, pas kësaj kjo fjalë ngelet e pastër e virgjër shqiptare: BEK = BUK, me kuptimin e saj të qartë brumë i Pjekur, Pek, BEK.

Pas kësaj shohim fjalën e tretë të këtij mbishkrimi:
3Meberet => Me Beret –Mê Biret – Mê Viret. - e Mbart Bukën me vete (b=v).
Ende sot në gjuhën shqipe kemi në përdorim fjalën: Bie, ‘e bije’ biere; sille, e mbart me vete, veç kësaj, ashtu siç shpjeguam edhe më sipër se (b = v/p/m) dhe ( b > bh/ph = f ) sërish do gjejmë fjalën e lashtë shqipe *Ber-et, evoluar dhe adoptuar tashmë si e saj edhe nga gjuha greke: “Bere – Pere - to e Fere; φερε” {ndaj në gjuhën greke kemi: 'το πηρε; to pire = e mori') ashtu si: 'Parto = Mere'.

Për me tej i drejtohemi edhe fjalorit të gjuhës shqipe dhe aty kemi:
BIE II kal.
1.     Mbart diçka nga vendi e mar ku është dhe e sjell e bie afër, e sjell; e zhvendos, etj shembuj të tillë.
Duhet theksuar se fjala e fundit {μεβερετ; meberet} tek ky mbishkrimi  i lashtë Phrygian, le shkak të dyshohet se ajo fjalë nuk ndahet qëllimisht, jo vetëm kjo, por edhe shkronja ‘β’ nuk lexohet baraz ‘V’ – ashtu si tek krejt rastet e tjera në gjuhën greke ku: β = υ  - përse këtu jo?

Gjithësesi tek ky deshifrim ka një gysëm të vërtet – sepse pranohet zyrtarisht i saktë kuptimi i këtij mbishkrimi i cili na jepet në gjuhën angleze, por askush nuk flet dhe nuk jep të dhëna se ku mbeshteten dhe kujt gjuhe i janë rreferuar për zbërthimin e këtij deshifrimi? E ndërkohë aty nuk ka asnjë fjalë greke.

A thua se vetëm duke e lexuar këtë mbishkrim nëpërmjet alfabetit të lashtë, “Phrygians” del ky kuptim? Në se po; atëhere popujt e Brigjeve, Brygian -ët ishin pararendësit tanë dhe flisnin Shqip. E lexojmë edhe njëhere këte ‘këshille të mirë’ frigjase duke sqaruar se fjala e parë aty ‘Bas’, nuk është një ‘emër personal’, siç na i paraqesin studiuesit e këtij mbishkrimi, për arsyen e vetme, sepse në po këtë ‘Fjalor Phrygian’ i nxjerrë si rrezultat i vet punës së tyre, madje një punë madhore kjo, nga të njëjtet autorë, aty nuk gjejmë emër personal i quajtur ‘Bas’ dhe pas kësaj kemi:

-         Phrygians shkruar:  Bas ioi bekos meberet - Βας ιοι βεκος μεβερετ 
-         Në gjuhën Shqipe -: Pas  i  buka   me viret - Bas ioi bekos mè beret
-         Kuptimi në Eng. .. : Bas will take his bread away. 

Vetëm duke ju drejtuar formës strukturore së gjuhës shqipe ndërtuar do shohim se ky deshifrim lexohet pa asnjë vështirësi prej saj, ashtu si në të kundërt në gjuhën greke dhe atë angleze ku mbiemri vendoset para emrave dhe folja nuk mund të ndryshojë pozicionin e saj lirshëm njëjtë si tek gjuha ‘arkaike shqipe’ ku mundemi të shprehemi:
-         Basi e mori bukën me vete
-         Me vete Basi e mori bukën
-         Bukën Basi e mori me vete

Kjo është gjuha shqipe një gjuhë e lashtë, e para gjuhë e krejt simotrave dhe bijave të saj, e krejt gjuhëve IE quajtur.
Fatkeqësisht gjuha greke, përqasja e saj në këtë mbishkrim, është  i pamundur.



Aleksander Hasanas 
(Mili Butka) @ Gjuha Shqipe - Etimologj

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


Wednesday, January 18, 2017

Cilat ishin shkrimet Phrygians shkruar - Gjuhës shqipe i përkasin ato.


Cilat ishin shkrimet Phrygians shkruar?

Shumica e shkrimeve Phrygians të cilët gati prodhuan të gjitha llojet e teksteve në kohën e tyre, por për fat të keq ato gjenden vetëm shkëmbinjëve, si dhe shkurtime në , vula dhe grafit mbijetuar. Ndër këto gjejmë: tekste kulti, afirmimin mbretëror e feudal, formula mallkim, shenjat e pronësisë dhe ndoshta shënimet e shkëmbimit dhuratë.

Më pas ju do të gjeni disa fjali mostër në Phrygian, sot po sjellim një prej tyre:
  • Phrygians shkruar: -Βας ιοι βεκος μεβερετ - Bas ioi bekos meberet
  • Kuptimi në English: Bas will take his bread away. 
  • Në gjuhën shqipe- : Pas i buka me viret
Ku qëndron sekreti – manipulimi?
Sa herë studiuesit e huaj - gjuhëtarët bjenë në vështirësi për ti përshtatur mbishkrimet në gjuhën greeke, bashkojnë ose i ndajnë fjalët e dialekteve të ndryshme paragreke ashtu si atyre ju intereson duke thyer krejt normat llogjike –gjuhësore, qoftë edhe shkencore.
Vini re tek mbishkrimi i mësipërm Phrygians (Brigase – iliro-maqedon dialekt) ka gjithesej 4  fjalë: 
1- Bas; 
2- ioi; 
3- bekos  
4- meberet.
I marim ato me rradhë duke i krahasuar me gjuhën  e lashtë shqipe:
  1. -Bas = Pas, sepse shkronja ‘P’ renditet direct e zbutur pas shkronjës ‘B’ dhe jo e kundërta.  – Psh kemi:  Bregas – Phrygas – Frigas
  2. -Ioi – nyjë shumë zanorshe tipike – ilire, në këtë rast, sjell fjalën  “Bekos” në trajtën e shquar, “Buka”
  3. -Bekos = Buka, kjo fjalë tashmë e njohur – botërisht e cila i përket gjuhës shqipe.
  4. -Meberet = Me Beret – Mè Biret – Më viret. - e mbart bukën me vete.
Ende sot në gjuhën shqipe kemi në përdorim fjalën Bie, biere, e mbart me vete, veç kësaj, sërish kemi: “Bere – Pere” (dhe në greqisht kemi Parto = Mere) pra Meret me vete,
BIE II kal.
1.     Mbart diçka nga vendi ku është dhe e sjell e bie afër, e sjell; e zhvendos, etj shembuj
Fjala e fundit  “meberet” (μεβερετ) ( tek mbishkrimi i gjetur  Brigian (Bregase  Phrygians) mendoj se nuk ndahet qllimisht, jo vetëm kjo, por edhe shkronja ‘β’ nuk lexohet baraz ‘V’ – ashtu si tek gjithë rastet e tjera në gjuhen greke - përse jo?

Por gjithësesi tek ky deshifrim ka një gysëm  të vërtet – pranohet zyrtarisht i saktë kuptimi i këtij mbishkrimi i cili na jepet në gjuhën angleze, por askush nuk flet dhe nuk jep të dhëna se ku mbeshteten dhe kujt gjuhe i janë rreferuar për zbërthimin e këtij deshifrimi?
A thua vëtëm duke e lexuar nga alfabeti, “Phrygians” del ky kuptim; atëhere popujt e Bregasit, ishin dhe flisnin shqip.

Phrygians shkruar:  -Bas ioi bekos meberet - Βας ιοι βεκος μεβερετ 
Në gjuhën shqipe - : Pas   i  buka   me viret - Bas ioi bekos mè beret
Kuptimi në English: Bas will take his bread away. 

(Në ang. – Çdo të thotë Bas?)
English: Bas do të marrin bukë me vete e tij larg.
(Larg? Me vete? – ku ndodhen keto fjalë në shkrimin e mësipërm phrygians?)

The Phrygian language

 Gjuha Shqipe @ Mili Butka
#Aleksander Hasanas#
https://milibutka.blogspot.al

Sunday, January 8, 2017

Stela e Lemnos shkruar në Shqip - Mbishkrim pellazgjik.


ENIGMA E STELËS SË LEMNOS, E FSHEUR NË GJUHËN SHQIPE

Autori  Aleksander Hasanas

Mbishkrimi pellazgjik Stela e Lemnos  09:32 /31.10.2014  (2L ONLINE)

ENIGMA E STELËS SË LEMNOS, E FSHEUR NË GJUHËN SHQIPE

Meraku i madh i luftëtarit deri në kthimin e tij me fitore.



Në vitin 1886, dy anëtarë të shkollës arkeologjike 
franceze të Athinës, në fshatin Kaminas të ishullit 
Lemnos, gjetën mbi gurin e një varri një mbishkrim 
ku diçka shkruhej në një gjuhë të panjohur. Mbi pllakën
e gurit, (përveç mbishkrimit), ishte vizatuar dhe profili 
i kokës së një luftëtari me ushtë. Mbishkrimi i përkiste 
shek.VII p.e.s. 
Dy anëtarët e shkollës arkeologjike e botuan në 
buletinin e shkollës (G. Cousin dhe F. Durrbach, 
Bas-relief de Lemnos avec inscriptions. Bull. d. corr. 
Hellën. 1886, 1), dhe që nga ajo ditë përpjekjet e 
studiuesve dhe dijetarëve nuk u ndalën për të gjetur 
se çfarë thuhet në atë mbishkrim. 


HODIES NA ΦOT SI ASI MARAS MAF
SI ANE YFIS AFIS EFISTO SE RON AIT*
FAMAJA SI ANE SE RON AI
   MORIN AIG
   AHER TAFARSI
   O SI F’AI

Fjala “MAF” lexohet “math”-madh. Lexohen kështu sepse
shkronja “F” ka kuptim fonetik të dyfishtë; ajo artikulohet
edhe si F, edhe si Th.



Zbërthimi i fjalëve u provua përmes greqishtes së vjetër, 
latinishtes dhe gjuhëve të tjera të lashta, por edhe këto gjuhë 
nuk sollën ndonjë gjë të re.

U provua edhe përmes gjuhës shqipe.  Kjo gjuhë dha 
shenja drite dhe shprese. Përmes shqipes provuan 
studiuesit Zaharia Majani, Robert d’Angely, Nermin Vlora 
Falaschi si dhe studiues të tjerë vendas dhe të huaj. 
U arrit të thuhet diçka, por transkriptimi ende nuk është i 
plotë. Gjuha shqipe vijon të mbetet çelsi i këtij epitafi. 

Mbi pllakën e varrit, 2700 vjet më parë janë shkruar këto vargje fjalësh:
Edhe nga një lexim i thjeshtë vihet re se këto fjalë fshehin një maraz, (një merak), një 
shqetësim të luftëtarit që është vizatuar mbi pllakën e gurit të varrit e që ndryshe kjo 
pllakë quhet “Stela e Lemnos”. Maraz i luftëtarit është vërejtur dhe pranuar edhe nga 
studiues të tjerë. 
Çfarë e ka munduar vallë këtë luftëtar? HODIES NA FOT SI ASI MARAS MAF
Kështu shkruhet në vargun e parë të kësaj poeme. Nuk ka dyshim që HODIES është emri i luftëtarit. 
HODIES NA FOT SI ASI MARAS MAF, që do të thotë: 
“Hodies na thotë se është në maraz (merak) të madh”. Fjala “ΦOT” lexohet “thotë”.

Kjo gjë vërtetohet nga fakti që shkronjën 
“F” e gjejmë të shprehur me dy shenja të 
ndryshme; edhe me F dhe me Φ, të cilat 
shërbejnë për të bërë dallimin fonetik mes 
F-së dhe Th-së. 
SI ANE YFIS AFIS EFISTO SE RON AIT

Ky është vargu i dytë i shkruar mbi gurin e 
varrit.
SI ANE YFIS AFIS EFISTO SE RON AIT, 
përmes këtyre fjalëve, luftëtari Hodies pyet:
“Si janë fisi dhe jo fisi, festë se rrojnë ata?”

Fjala “YFIS” lexohet “të fisit”
Fjala “AFIS” lexohet “jo të fisit por ajo në fakt ka kuptimin të fisit jashtë rrethit familjar” 
spse shkronja “A” në këtë rast ka vlerën e foljes; “Jam”  A të fisit
Fjala  “EFISTO”  lexohet “festë”, bëni festë. (Festë! është thirrja e luftëtarit Hodies)
Fjala “RON” lexohet “rrojnë”, (folja rron në vetën e parë njëjës dhe në vetën tretë 
shumës mbetet e njëjtë “rron”, gjë që vërehet edhe sot në veri të vendit)
Fjala “AIT” lexohet “ata”, (përemri vetor “ai” në shumës bëhet “ait”, që do të thotë ata).

Nga ky varg fjalësh, kuptohet se luftëtari ndodhet në luftë, diku larg familjes dhe fisit 
dhe është në merak si janë njerëzit e fisit e të vendlindjes së tij, sepse ai vetë dhe 
shokët e tij vazhdojnë të jenë gjallë. Duket qartë se shqetësimin e luftëtarit e sjell një 
lajmës.

FAMAJA SI ANE, SE RON AI, MORIN AIG
Sigurisht, Hodies (nëpërmjet lajmësit) do të pyeste posaçërisht edhe për familjen. 
Dhe kur bëhet fjalë për familjen, ai këtë gjë e thotë në numrin njëjës, ndaj pyetja vjen 
në këtë formë: FAMAJA SI ANE, SE RON AI, MORIN AIG, që do të thotë: “familja si janë, 
se rron ai, marrin hak

Fjala “FAMAJA” lexohet familja, (deri para një shekulli, në të gjitha gazetat shqip të vitit 
1900 e këtej, fjalën “familje” e gjejmë të shkruar në trajtën “fëmia”

Fjala “AIG”, lexohet “hak”, (formën e fjalës “AIG” e gjejmë edhe sot te fjala “Shpag”, 
kërkojnë shpagim, marrin hak)

AHER TAFARSI O SI F’AI
HODIES ka vetëm një qëllim. Njerëzit e tij atje në vendlindje nuk duhet të humbasin 
shpresat. Ai dëshiron t’u thotë se do të kthehet me patjetër, ndaj duhet të festojnë. 
Te njerëzit e vet kërkon vetëm shpresë dhe gëzim. Dhe është kjo arsyeja që në këtë 
poemë të madhe shqip, fjala “gëzim” përsëritet dy herë:

Së pari e gjemë te vargu: SI ANE YFIS AFIS EFISTO SE RON AIT – (si janë fisi dhe jo fisi, 
festë se rrojnë ata); dhe së dyti, fjalën festë, e gjejmë sërish, por në një formë tjetër, fill 
pas vargut, ku thuhet , FAMAJA SI ANE SE RON AIMORIN AIG – (familja si janë se rron ai,
marrin hak). 

Pra, menjëherë pas kësaj, përsëritet qëllimi i lajmit që vjen nga lajmësjellësi: 
AHER TAFARSI O SI F’AI, që do të thotë, “atëherë festë, ashtu siç tha ai”, sepse gëzimi 
nuk duhet vënë në dyshim, sepse e ka thënë ai, Hodies, dhe kur e thotë ai, gjithçka është 
e sigurtë.

Fjala “AHER” lexohet “atëherë”

Fjala “TAFARASI”, lexohet “të thërresë”- ("t'thërresë" "të thërasi" fisi, familja)

Së fundi po sjellim edhe një herë poemën e madhe shqip: 


HODIES NA FOT SI ASI MARAS MAF

(Hodies na thotë se asht në maras të math)


SI ANE YFIS AFIS EFISTO SE RON AIT

(Si janë fisi dhe jo fisi, festë se rrojnë ata)


FAMAJA SI ANE SE RON AI

MORIN AIG
(Familja si janë, se rron ai, marrin hak)


AHER TAFARSI  O SI F’AI
(Atëherë thërrisni (gëzoi) ashtu siç na thotë ai)


Aleksander Hasanas
Deshifruar më: 23 mars 2014
Mbishkrime pellazgjike STELA E LEMNOS


Wednesday, January 4, 2017

Shqipja e pastër në Mozaikun e Mesaplikut - Nga NAZMI SELIMI.

Mozaiku i mesaplikut


Mozaiku i Mesplikut qyshkur doli në dritë prej arkeologut Damian Komata në vitin 1979 e deri më sot çmohet shumë për bukurinë në realizimin e tij. Shikimi krenar e zhbirues duket sikur na fton për dialog me të.
Me 8 shenja tingujsh para gojës, që i ka ndarë në 4 fjalë duket sikur na thotë: “ Unë flas si ju, përse nuk përgjigjeni?”. Koka në profil duket sikur është e qëllimshme. Dy sytë duket se kanë detyra të ndryshme. I Majti është roje e 8 tingujve, ndërsa i Djathti është mbikqyrës i gjuhës së gjallë të njerëzve . Ai që e nxori në dritë i pari e cilësoi si portret i nji njeriu real të rëndësishëm të kohës së realizimit të këtij mozaiku. Kapelja në kokë thotë se i përket shtresës së lartë. Dy fjongot që valëviten na thonë se është njeri i mendimit dhe i veprimit, filozof apo zyrtar. Majuci i kësulës na thotë se mund të jetë lab.

Tiparet e tij të theksuara dëshmojnë se është safi lab. Frutat, mishi e peshku që e rrethojnë përsëri na thonë se i përket shtresës së pasur. Kush është ky lab pasanik i parë? Mos vallë është një ndër perandorët ilirë? Apo ndonjë person tjetër i njohur ose që s’dimë asgjë për të deri më sot? Arkeologjia e kreu ma së miri detyrën e saj. Përcaktoi periudhën paleokristiane si kohë e realizimit të këtij mozaiku.(shekujt V-të deri i VII-të). Topin ja la në derë gjuhësisë. Gjuhëtarët tanë nuk bënë as gek as mek. Gjuhësia nuk i lexoi as shqip e as në kurrfarë gjuhe 8 germat e qarta e të lexueshme për këdo. Për profesorët e gjuhësisë shqipe 8 germat nuk kanë kuptim as si fjalë e as si fjali.
Fotoja e Mozaikut kreu xhiron e botës, por askush nuk u doli për zot fjalëve të çmueshme që ka brenda 8-këndëshi kryesor i Mozaikut. E çuditëshme, por akademikët tanë shprehën qëndrimin zyrtar. Për ta më e rëndësishmja në atë mori figurash e tiparesh qenka valëvitja e dy fjongove dhe pohojnë se shkruhet për erën e veriut. APARKEAS. Në këtë interpretim nuk kemi veç tundjen e fjongove por edhe shkundjen e dy germave ose të çerekut të shkronjave . Tjetërsimi i tyre është i dyshimtë.

Dëshirën e madhe të shqiptarëve që Mozaiku me folë shqip vendos që ta frenojë prof. Moikom Zeqo. Faktin e njohur për disa hebrenj që shpëtuan nga mbytja gjatë udhëtimit në detin Jon dhe zunë vend në brigjet e Aulonës, profesori e përdor krejtësisht pavend e pa argument në Mesaplik. Vërtet fati i hodhi në një breg me njerëz miqësorë saqë i lejuan të ndërtojnë edhe sinagogën e vet ku të ushtronin lirshëm besimin e tyre, por nuk u bënë mbizotërues asnjëherë në Aulonë e jo më thellë në Mesaplik që s’i pyeste kush as për fe e as për zakone.
Hamendja e profesorit se perëndia e hebrenjve Abraxas që gjithmonë paraqitet me kokë të mbuluar, na del kryejashtë në nji vend që s’ka shkelë këmbë hebreji, besoj se edhe prej vetë profesorit nuk besohet. Edhe nga ana gjuësore shndrimet e tingujve janë të pa motivuar.

Një punë serioze për leximin germë për germë e fjalë për fjalë na paraqet studjuesi Niko Stillo që bazohet tek shqipja dhe arrin në përfundimin se janë 4 fjalë dhe me ndërhyrjet që bën e sjell në formën:
A PAK KE AC = A PAK KE ATÇ = A PAK KE TAÇ = HA PAK KE TË HAÇ.
Në këtë formë interpretimi lexohet shkronja e tretë e rreshtit të dytë K dhe jo QPër këtë sillet
shembulli që PATROKLOS shkruhet dhe PATROQLOS. Edhe germa e fundit lexohet Ç, dhe është e pranueshme. Gjithashtu edhe futja dy herë e tingullit H mund të pranohet se edhe sot e kësaj dite në të folmen e trevës së Korçës, ky tingull përdoret si kusur. Folësi e jep ose nuk e jep sipas qejfit. (e fut në fjalë ose e heq prej fjalës sipas muzikalitetit të vet)
E pa pranueshme është shtimi i trajtës së shkurtuar TË. Edhe vetë fjalia që lexohet sipas interpretimit të Niko Stillos sjell pikëpyetje të shumta. Arrihet në përfundimin se kemi të bëjmë me një fjalë të urtë, (ha pak që të keshë të hash), por goja e një njeriu të shtresës së lartë, i rrethuar nga të gjitha të mirat, kurrsesi nuk i nxjerr ato fjalë.

Edhe avokatin kryesor të këtij përfundimi, Ilir Mati, duket se e bren ndërgjegja për këtë fjalë të urtë të pavend për çka paraqet Mozaiku. Ai sheh mundësinë e leximit ndryshe. Me një dokumentar 25 minutësh pasi e argumenton se shkruhet fjala e urtë HA PAK KE TË HAÇ, në minutën e fundit kryen korigjimin ose më saktë leximin e të gjitha shkronjave ashtu siç shkruhen ; Α ΠΑϘ ΚΕ ΑC = A PAQ KE AC. Sikurse shihet shenjën Ϙ nuk e lexon K, por Q. Shihet se ka heqë dorë prej shembullit të sjellë me PATROKLOS që shkruhet dhe PATROQLOS.

Janë bash vendasit, që bash vendit ku u gjet mozaiku i thonë “Bregu i qishës” e “Sheshi i qishës” dhe jo “Bregu i kishës” e “Sheshi i kishës. Janë po këta banorë që nuk shqiptojnë “ky” por “qy”. Në të folmen e tyre edhe sot e kësaj dite tingëllon më mirë Patroqli se Patrokli Përfundimisht mund të themi se qysh në kohën e shkrimeve për Patroklin shkruesi ka vendosë shenjën e tingullit që ka folë vetë “k” ose “q”.
Përfundimisht shenja e tretë e rreshtit të dytë është shkruar Ϙ se kështu shqiptohej prej shkruesit, dhe kështu duhet ta lexojmë edhe ne. Megjithëse çdo shenjë ka një tingull përsëri kërkohet nën rrogoz kur çdo gjë është sipër në dritë të diellit. Mbase vetë Iliri mund të na tregojë se përse gjëja më e rëndësishme në Mozaik na qenka paraqitja e ushqimeve kur ato janë anësore?
llir Mati,me vetëkorigjimin që bën e lexon Mozaikun jo më si fjalë e urtë që duhet të hash pak, por me të kundërtën e saj, me ngrënë e me pi sa me u zhdepë. Ai e cilëson si shprehje mikpritëse; ha sa të mundesh se ka bollek.; HA PAQ KE TË HAÇMe kuptimin ha paqësisht, ha dalngadalë, ha qetësisht, ha pa merak se ka ushqim e pije sa të kesh qejf, ha se ka çfarë të dojë zemra.

Me përqëndrimin e vëmendjes tek ushqimi e jo tek koka e Mozaikut lexohet sipas dëshirës A-ja e tretë. Ndryshimi gjendet tek viza në kulmin e dy vijave të këndit të sipërm të A-së.
kokën e dy A-ve të para kemi dy gurëndërsa në kokën e A-së së tretë kemi 3 gurë. Mozaikshkruesi thjesht ka përdorë gurë më të vegjël dhe ka vendosë tre gurë duke dalë vija pak më e gjatë.
Interpretimi se ajo nuk është A nuk qëndron.
Shenjat e germave të Mozaikut nuk kanë nevojë as për shtesa tingujsh e as për shndrime tingujsh. 

Një tjetër interpretim bëhet nga studiuesi Etnor Canaj që nuk sheh anat, por epiqendrën. Ai rikthehet në kohën e realizimit të Mozaikut dhe gjurmon për figura reale të rëndësisme sipas bindjes së arkeologut që i zbuloi fytyrën këtij burri enigmatik. Nga fakti se perandori Ilir Justiniani i I-rë, ka portret në Bazilikën e Sant’Apollinare Nuovo, Ravenna, Itali, autori i këndvështrimit tjetër mendon se mund të jetë portreti i tij edhe këtu.

E vërteta është se kemi kokën e burrit që u bë perandor i Bizantit me emrin zyrtar Anastasi i I-rë. Koha e portretizimit është kur ai kryente detyrën e rëndësishme të silentariusit (përgjegjës për rendin e qetësinë), pranë perandorit Zenon. Që ishte burrë shumë i zoti tregon fakti që kur vdiq Zenoni, e shoqja perandoreshë nuk zgjodhi për burrë vëllanë e perandorit Zenon, por durrsakun paqtor dhe e bëri perandor. Se nga ç’krahinë e Durrësit e kishte origjinën familja e tij e ka lënë gjurmën vetë perandori.

Kur mori pushtetin e ngriti në një kategori më lart Amantian si njisi vendore. Duket se lidhjet shpirtërore me të kurrë nuk i kishte këputë. Lagja “Parikë”(= pari ka = vendi ku rri paria) si dhe mozaiku saktësojnë se ai ishte me origjinë bash nga ky vend. Popullariteti e fama e tij përjetësohen me mozaikun dhe fjalët shoqëruese
A PAQ = ASHT PAQ = ËSHTË PAQ.
Kujtojmë se titulli silentium ( paq, paqtor) u jepej oborrtarëve të rëndësishëm dhe më vonë, në shek e 8-të, shëndrohet në titull nderi për gjyqtarët. Edhe sot e kësaj dite titulli gjyqtar shoqërohet me fjalën i paqit (gjyqtar i paqit), pamvarsisht se sot përfaqësojnë shkallën më të ulët të gjykimit, paqtimin civil. Ne e dimë se Anastasi ishte paq(tor) në Kostandinopojë ke perandori dhe se kjo kryeqendër shkruhej Constantinopolis.
Dy fjalët e para tregojnë se çfarë ishte biri i këtij vendi, A PAQDy fjalët e dyta tregojnë se ku shërbente ky burrë i famshëmKE AC shënohet në mozaik. Se çfarë shkruhet me dy germat AC, rikthehemi në kohën kur u shkrua Mozaiku.

Në regjistrat kadastralë romakë, në gurët që shënonin kryqëzimet e rugëve apo miljet; emrat e vendbanimeve shënoheshin me iniciale, njilloj si targat e makinave sot. Gjithashtu në diçiturat e skulpturave e pikturave emrat e gjatë nuk shkruheshin plotësisht jo vetëm kur nuk kishin vend, por kështu ishte praktikë e zakonshme. Shumë herë e thekson këtë fakt Nermin Vlora Falaschi në leximet shqip të shkrimeve etruske. Fakti historik se Anastasi ishte në Constantinopojë na shtyn të kuptojmë se shkruesi me shkronjën C përfaqëson të gjithë emrin ConstantinopojëBashkëngjitja e shkonjës A me C nuk esht gabim drejtshkrimor e as mungesë vendi, por rregull i atëhershëm në të folur e në shkrim. Shembulli më i afërt është AVLONA , që sot shqiptohet e shkruhet veç VLONA. Kështu ka ndodhë me emrin ACONSTANTINOPOJËN që sot shqiptohet e shkruhet pa A-në përcaktuese;
CONSTANTINOPOL,
CONSTANDINOPOL,
CONSTANDINOPOJË,
Α                                                        A
ΠΑϘ                                                 PAQ
ΚΕ                                                     KE
AC                                                    ACostantinopoja  
A PAQ KE ACostantinopoja shkruhet në Mozaikun e Mesaplikut
 me shqipen e atëhershme e që lexohet pa asnjë ndryshim tingëllimi me shqipen e sotme. Pamvarësisht se nuk ka datë të shënuar se kur u shkruan këto fjalë, është kësula në kokën e burrit fisnik që dëshmon se nuk mban kurorën e perandorit, por të paqit dhe saktëson se mozaiku datohet para vitit 491, vit kur Anastasi i I-rë u bë Perandor i Bizantit. 
Anastasi kishte dy sy të ndryshëm, njërin të zi e tjetrin blu dhe për këtë kishte epitetin “dikori”. Pamvarsisht se paraqitet në profil, ky fakt duket se nuk ka mbetë jashtë vëmendjes. Ndoshta vetë Anastasi është financuesi i ndërtimit të kësaj kishe në kujtim të origjinës së tij. 

Përfundimisht Mozaiku i Mesaplikut paraqet portretin e një banori tipik vendas, tiparet e të cilit ruhen akoma edhe sot krejtësisht të pandryshueshme. Hundëshkabë e me mollza të dala, vigan e syshqiponjë është labi i stërlashtë dhe i sotëm. Prijës , burrë shteti e mendtar, i rrethuar prej bollekut paraqitet në Mozaik. Prijësa, burra shteti të meçëm, trima të pallës e të këngës, mikpritës e bukëdhënës, ka nxjerrë kjo trevë në jetë të jetëve.

Nga Nazmi Selimi
https://milibutka.blogspot.al/
/nazmiselimi.com/
Nji gjuhe nji dije - çkodimi i Stonehenge dhe kodimi i gjuhes
//gazeta-nacional.net/;Shqipja e pastër në Mozaikun e Mesaplikut