Showing posts with label Arkeologji. Show all posts
Showing posts with label Arkeologji. Show all posts

Sunday, January 22, 2017

RASALI - Tempulli ku faleshin paganèt e Velçès.

RASALI

Tempulli ku faleshin paganèt e Velçès.
Rasali piktoresk ndodhet në lindje të fshatit, thuajse në prehrin e Malit Tartar, pikërisht aty ku çdo mëngjes mugullon dita dhe lind dielli.

Sa herë që shkoj enkas të sodit këtë toponim, ngelem i mahnitur. Befasi reale teksa kam para vehtes një panoramë prej kartoline! Terren shkëmbor i thepisur, ndarë më dysh prej gërryerjeve ujore miliona vjeçare të përroit me të njëjtin emër.
Uji këu rrjedh lirshëm nga të gjitha anët, ushqyer gjelbërimin dhe begatinë e gjithë zonës. Me lindjen e diellit ambienti përreth ngrohet dhe gjallërohet. Fëshfërima e gjetheve nga flladi i mëngjesit, cicërimat e zogjve si dhe krakaritjet e shpendëve të egra janë zërat e parë që shkrijnë heshtjen e natyrës.

Ajri i freskët i mëngjesit parfumohet prej aromës që çliron vegjetacioni i larmishëm pyllor. Shushërima e ujit të kristaltë që bie prej katarakteve marramendëse, ështe në sinfoni me tingujt e ëmbël të cicërimave të zogjve që popullonin pyjet e dendur e të frikshëm.
Tufat e pëllumbave dhe shpendët e egra, përherë në vigjilencë ambientale, sapo dëgjojnë zëra njerëzish, braktisin prej panikut foletë e ngrohta duke kryqëzuar trajektoret e fluturimit në qiellin e kaltërt, monitoruar lëvizjet e vizitorëve.

Poetja e talentuar Klarita Selmani, ish atlete e klubit sportiv “DINAMO”, sot emigrante në ishullin e Kretës, para disa vitesh më ka bërë një dhuratë, sa të vyer, aq dhe të këndshme, teksa më dërgoi etimologjinë e fjalës “Rasal” ! Klarita më thotë se etimologjia e këtij emri përcaktohet përmes protoshqipes: 

Ra = Zot; s =is =as = o sej = që është; Al + El = Yl = ol = yll dmth: “ Vendi ku zoti është yll ”! Ose: "Vendi ku Ylli është ZOT."

Po ç'lidhje ka “Rasali” i Velçës me Yllin!? A ka mundësi që ky toponim real i le vend mitit?
Është e vërtetë që besimtarët pagan ishin të magjepsur mbas shenjave astronomisë. Dhe kjo shpjegohet përmes faktit se vlerësimi apo admirimi i objekteve qiellorë patjetër lidhej me ndriçimin. Përveç ditës edhe nata ishte mikja e tyre.

Efektet optike që shkaktonin reflekset e dritës të prushit të yjeve, ndriçimi i errësirës prej hënës, si dhe fenomeni i shformimit të saj (e plotë apo e ngrënë) përbënin enigmën misterioze. Ndaj evokuan shpirtin e hyjnizimit. Por cilin zot e krahasonin me yllin!? Apo anasjelltas: Cilin yll vlerësonte si Perëndinë e vet velçioti pagan!? 
Pikërisht te këto dy pyetje është kodi për të deçifruar enigmën.
Një supozim apo hamendje e imja e merr shtysën, ngaqë gjeografikisht “Rasali” ndodhet në skajin më lindor të fshatit, prej nga ku fillon mugullimi apo agu i ditës. 

Ndofta të mahnitur nga specifika gjeo - fizike e terrenit, madhështia e kodrës të hyjnyzuar, impakti viziv i ndriçimit, të predispozuar përpara diellit dhe shkëlqimit të yjeve, për imagjinatën apo fantazinë e predikuesve vendas, "Rasali" ishte "altari" i kultit përpara të cilit besimtarë duhet të shkonin dhe faleshin. Qoftë në ritet pagane, po ashtu dhe ato cristiane, çdo altar ka shkallë, ngjitja e të cilave tregon vuajtje. Vuatjet, ngjitja në altar, persifikon afrimin me zotin. 


Edhe pse për vetë besimtarin e hershëm velçiot praktikisht ishte e pamundur të ngjiteshin apo kalonin Rasalin nga ana e përroit ose e shkëmbit, gjithsesi, parafytyrimi i tyre për tu ngjitur te kjo rrugë e vështirë dhe e mundishme, simbolizon vuajtjet e tij, pendimin ndaj gabimeve të bëra, dmth kërkuar falje. 

Në dukje i ngjan një paradoksi fakti se si një kodër e Velçës, rrëzë malit, mund të jetë parafytyruar si "altar" i një ylli! Mirëpo qysh në origjinë, altari ishte një yll përkujtimor i pranisë së vetë zotit (kultit). Mbasandaj, dmth në periudhat e mëvonëshme, u bë vendi që transformonte ofertat e besimtarëve në objekte sacre. 
Personat, nuk faleshin më në skutat e fshehta, por filluan të shkonin te toponimet e hyjnizuara. Ndërsa shfaqeshin përpara toponimit të hyjnyzuar, ofronin zotit (apo kultit te i cili besonin) pronat e veta. Së fundi, Apokalise paraqiti Jesu Krishtin si një qengj të flijuar. Kështuqë, qysh me lindjen e kishës apo siç quhet ndryshe periudha e re (nga 2000 vjet e këtej), vetë figura e Jesu Krishtit është sinonim i altarit, ngaqë u vendos në qendër të tij. 

Rasalin fare mirë mund ta konceptojmë edhe si njërin ndër mitet e para të vegëlluara të besimit pagan. S'përbën çudi as hamendja ime se, te kjo yllësi, ata përfytyronin Yllin e Mëngjesit, ngaqë ndodhej në pozicionin më lindor të Velçës, pikërisht aty ku fillon mugullimi i ditës dhe lind dielli. Aq më tepër që asokohe Ylli i Mëngjesit konsiderohej edhe si bija e Diellit! Sinkronizuar gjithë elementët, kam kurajon të them se, ky topomin fare mirë mund të perceptohej sikundèr Afërdita, dmth ylli i shtatë i Arushës së Vogël! Nga shumë studiues, 

Afërdita vlerësohej si personifikim i agut, ngaqë ishte e bija e Uranit dhe gruaja e Hefestit, Hyut të zjarrit. Kështu që kulti i saj lidhet me pikat më të larta të relievit, e që njera prej dhuratave të saja ishte vesa e mëngjesit. Simboli i saj është një gjysmëhënë e vendosur pranë një ylli. Nuk jam në gjendje të sqaroj faktin, përse toponimi në Velçë, “Shpella e Kad'hënës” gjendet pikërisht sipër, në krye të Rasalit! A ka lidhje vërtet me simbolin (gjysmëhënën) e Afërditës!? Apo është thjesht një shpellë e cila mbart emrin e një gruaje, që sot thirret rëndomtë Kadëna! 

“... Në të vërtetë – sipas prof Kondës - Afërdita është fjalë dhe perëndi pellazgjike, thuajse e ngjashme me yllin Eosforos (Mëngjesprurës). Me kalimin e kohës, në Greqi, “Eosforos” u zëvendësua me fjalën “Augerinos” (Ylli i agimit). Gjithashtu edhe në shqipen Afërdita u zhduk duke u zëvendësuar me Yllin e mëngjesit...” 

A mund ti jetë nënshtruar kësaj procedure edhe Rasali i Velçës, qoftë si fjalë apo si koncept (figurë) hyjnor? Pasi edhe te arabët, asirët, persët, hititët e deri te fenikasit, Afërdita - Ishtar është hyjnizuar me emra të ndryshëm. Bile etimologjia e emrit të saj ka qenë dhe mbetet objekt i diskutimeve prej studiuesve, një pjesë e të cilëve mbron teorinë se miti i saj është i përafërt me mitet babilonase. Ka nga ata që thonë nga lindja (thrake)! Të tjerë thonë nga Qipro, prej akejve...etj. 

Teksa meditoj përreth Rasalit - Yll, më përformohet shembëlltyra e një “Afërdite” (Ylli të Mëngjesit) - origjinale pellazgjike! Duke luajtur me fjalët dhe homogjenitetin e toponimeve (pellazgo - helene), pse të mos i lejojmë vetes edhe një pretendim tonin, se origjina e Afërditës ështe te "Rasali" i Velçës pellazgjike, i cili është jo vetëm një "Yll", "altar" i hershëm, kodër, një katarakt, por edhe një nga humnerat më të famshet në këmbët e malit Tartar.

Aljosha Korkaj FIRENZE 2017.
https://milibutka.blogspot.al 

Friday, January 13, 2017

SMIRA NËPËR SHEKUJ - TROJE ARBERORE - Shkruan Feri Arifi.

Një kontribut për Kosovën në UNESCO.
SMIRA NËPËR SHEKUJ - TROJE ARBERORE.

Labirinti Rrethor i Smirës është gjetur në themelet e Xhamisë se Smirës, në vitin 1987 duke rrënuar xhaminë për ta ndërtuar të renë nga punëtori Shefki Azizi dhe Ramadan Misini. 
Me t’i parë gurët në themelet e Xhamisë punëtorët mbeten të shtangur se si dhe kush i kishte vendosur në themele këto pllaka varri prej guri me mbishkrime dhe vizatime rrethore, ata ftojnë shumë banorë të fshatit për diskutim rreth këtyre gurëve të vjetër dhe të shkruar e të gjetura në themelet e Xhamisë 80 cm mbi tokë.
Pos bisedave të gjata të fshatarve sepse Xhamia kishte një vjetërsi të largët të kohës që ishte ndërtuar,  gurët-pllakat e varrit merren nga Emrush Azizi e Fetah Rexhepi, dhe dërgohen në shtëpinë e Emrushit për ti ruajtur nga Serbët. Sepse kohërat ishin të turbullta. Emrushi si i ri por i vetëdijshëm në çështjen kombëtare së bashku me Fetah Rexhepin i morën në mbrojtje gurët e shenjtë, Emrushi i futi për disa muaj në dhomën e pritjes së shtëpisë së tij për ti ruajtur e për ta lajmëruar Institutin e Historisë në Prishtinë. 
Pas lajmërimit nga ana e Smirakve, erdhi ekspedita me disa studentë me në krye Edi Shukriun së bashku me Emrush Azizin vendas i Tokës së Lashtë të Dardanisë me të gjithë Smirën. Pas leximit të shkrimit të gurëve u  konfirmua dhe u dha përgjigje fshatarve se gurët janë të këtij populli. 
Ne jemi Smirakët nipërit e këtyre Gurëve të stërgjyshërve tanë e jo siç thotë Atanasije Urosheviqi se ne erdhëm nga Vokshi i Gjakovës, ku e përmend Radivojcin e vende tjera për ti përqëndruar shqiptarët në shumë pista kërkimi, që kurrë mos të gjejnë atë vendin e lindjes, por kjo kurrësesi nuk qëndron. 
Smirakët i thanë Urosheviçit ne jemi këtu në Smirën tonë, emër Shqip, Zoti e dhuroj bashkë me dheun Amën e mitrën dhe Atë Pellazgun që lindi dheut të kësaj Amëze-Toke, ku dhe ndërtoj Gurët e gjyshërve tanë para 2000 viteve. 

Sepse Akademiket serbë kishin shkruar të pa vërteta për Smirën dhe Moravën. Smirakët thanë, nëse ne vijmë nga Vokshi i Gjakovës, atëhere pyeteni atë shkrues gënjeshtar, ku i kemi tokat tona në Vokësh të Gjakovës?
Ndërkohë i themi akademisë së Urosheviqit të vdekur të kujt janë varret e kishat dhe manastiret e kësaj toke?
Sikur të ishin tuajat siç shkruani ju i themi botës, a do i linte Serbia kishat në "mëshirën" e shqiptarëve? 
Përgjigjja është menjëherë jo sepse Serbia sundoj dhe masakroj me mijëra e mijëra shqiptarë, e shqiptaret as që guxuan të flisnin, kur ky sundus serb pruri dhe kolonë, pasi e vrau dhe preu mbi 70 veta në fshatin Smirë me 1912,  serbet filluan me sjelljen e kolonëve që ti vendosin nëpër shtëpi banimi të shqiptareve si p.sh të Mustaf Ramadanit serbët e ardhur kolonë rrinin në katin e paë e shqiptari pronar në shtëpinë e vetë në katin e dytë ... histori e dhimbëshme shqiptare. 

Një shkrim mjaft me vlerë për ta analizuar dhe biseduar smirakët se si u shpërngulen Çycanët e Smirës dhe shkuan në Tërpez. Ndërsa tri shtëpi u shpërngulen prap nga Tërpeza u vendosën në Kllokot kush ishin këta shqiptarë ortodoks që ndërruan kombin dhe ruajtën fenë Ortodokse u konvertuan në Sllav të pa qenë çka ishin pasi thuhet se mbiemri i tyre vjen nga gjuha shqipe dhe pse ndërruan mbiemrin në Rusjani në vitin 1912.

Čičanci (3. kuća, Sv. Đorđe Alimpije). Starinom su iz Smire, kao i njihovi srodnici u Trpeze, odakle su iseljeni zbog arbanaškog zuluma. Iz Trpeze preseljeni oko 1885. godine. Čičancima ih prozvali Arbanasi (čičan arbanaški: kukavac) zato što su se prema Arbanasima, njihovim siledžijama, držali kukavički. promenili prezime im je Rusjani shkruar më 1935 nga autori serb Atanasie Urosheviç faqe 187

Serbët deshën ti marrin gurët e këtij fshati të smirakëve, ata deshën t’i humbnin gjurmët e lashtsië ajo çka ishte Iliri e tu thuhet se ju keni ardhur nga Shqipëria, qe 250 vite ky vend është serb por nuk doli ashtu.
Smirakët u thanë serbeve këta gurë janë tonët në ishim Pagan, Katolik, Ortodoks, e se fundmi edhe Mysliman. Gurët ia dhanë Institutit të Historisë që ende sot gjinden aty e duhen çuar në Muzeun e Kosovës sepse është vendi i tyre. 
Këta gurë janë të ciklit jetës pas vdekjes dhe rendit kozmik. Labirinti siç shihet në foto është i qarkut të mbyllur. Pastaj shihet Gjeometria ku figurat janë të veçanta të Dardanisë e që përmban identitetin e kësaj toke ku lindi Smiraku i parë. Ndërsa skema ikonografike e gurve shpreh nivel të lartë të artit Dardan të botëkuptimeve filozofike e religjioze të historisë tonë Pellazgjke. 
Paraqitja e konceptit të rrethit tresh paraqet formulën e krijimit të tri botëve të paramenduara Pellazgjike të botës tokësore, botës asaj ujore dhe të botës qielloreLabirinti është skalitur në monumentin epigrafik të përkushtuar Hyjneshës Dardane, të zbuluar në Smirë të Vitisë. 
Ku në të është e vendosur hardhia e rrushit gjethilerthi, bashkë me nyjën profilaktike, e cila mbronë hyrjen në labirintin e jetës së gjithsisë. Sipas ekspertve dhe konsujve në tekst ose shkrim këta gur janë punuar në vitin 211. 

Ky shkrim u shkrua nga Feri Arifi 
 dhe duhet të jetë në murin e faqes së Smirës.

Thursday, January 12, 2017

Për Kosovën në UNESCO - SMIRA NËPËR SHEKUJ - TROJE ARBERORE. -Shkruan Feri Arifi.

Një kontribut për Kosovën në UNESCO - Shkruan Feri Arifi
SMIRA NËPËR SHEKUJ - TROJE ARBERORE.

Labirinti Rrethor i Smirës është gjetur në themelet e Xhamisë se Smirës, në vitin 1987 duke rrënuar xhaminë për ta ndërtuar të renë nga punëtori Shefki Azizi dhe Ramadan Misini. 
Me t’i parë gurët në themelet e Xhamisë punëtorët mbeten të shtangur se si dhe kush i kishte vendosur në themele këto pllaka varri prej guri me mbishkrime dhe vizatime rrethore, ata ftojnë shumë banorë të fshatit për diskutim rreth këtyre gurëve të vjetër dhe të shkruar e të gjetura në themelet e Xhamisë 80 cm mbi tokë.
Pos bisedave të gjata të fshatarve sepse Xhamia kishte një vjetërsi të largët të kohës që ishte ndërtuar,  gurët-pllakat e varrit merren nga Emrush Azizi e Fetah Rexhepi, dhe dërgohen në shtëpinë e Emrushit për ti ruajtur nga Serbët. Sepse kohërat ishin të turbullta. Emrushi si i ri por i vetëdijshëm në çështjen kombëtare së bashku me Fetah Rexhepin i morën në mbrojtje gurët e shenjtë, Emrushi i futi për disa muaj në dhomën e pritjes së shtëpisë së tij për ti ruajtur e për ta lajmëruar Institutin e Historisë në Prishtinë. 
Pas lajmërimit nga ana e Smirakve, erdhi ekspedita me disa studentë me në krye Edi
Shukriun së bashku me Emrush Azizin vendas i Tokës së Lashtë të Dardanisë me të gjithë Smirën. Pas leximit të shkrimit të gurëve u  konfirmua dhe u dha përgjigje fshatarve se gurët janë të këtij populli. 
Ne jemi Smirakët nipërit e këtyre Gurëve të stërgjyshërve tanë e jo siç thotë Atanasije Urosheviqi se ne erdhëm nga Vokshi i Gjakovës, ku e përmend Radivojcin e vende tjera për ti përqëndruar shqiptarët në shumë pista kërkimi, që kurrë mos të gjejnë atë vendin e lindjes, por kjo kurrësesi nuk qëndron. 
Smirakët i thanë Urosheviçit ne jemi këtu në Smirën tonë, emër Shqip, Zoti e dhuroj bashkë me dheun Amën e mitrën dhe Atë Pellazgun që lindi dheut të kësaj Amëze-Toke, ku dhe ndërtoj Gurët e gjyshërve tanë para 2000 viteve. 
Sepse Akademiket serbë kishin shkruar të pa vërteta për Smirën dhe Moravën. Smirakët thanë, nëse ne vijmë nga Vokshi i Gjakovës, atëhere pyeteni atë shkrues gënjeshtar, ku i kemi tokat tona në Vokësh të Gjakovës?
Ndërkohë i themi akademisë së Urosheviqit të vdekur të kujt janë varret e kishat dhe manastiret e kësaj toke?
Sikur të ishin tuajat siç shkruani ju i themi botës, a do i linte Serbia kishat në "mëshirën" e shqiptarëve? 
Përgjigjja është menjëherë jo sepse Serbia sundoj dhe masakroj me mijëra e mijëra shqiptarë, e shqiptaret as që guxuan të flisnin, kur ky sundus serb pruri dhe kolonë, pasi e vrau dhe preu mbi 70 veta në fshatin Smirë me 1912,  serbet filluan me sjelljen e kolonëve që ti vendosin nëpër shtëpi banimi të shqiptareve si p.sh të Mustaf Ramadanit serbët e ardhur kolonë rrinin në katin e paë e shqiptari pronar në shtëpinë e vetë në katin e dytë ... histori e dhimbëshme shqiptare. 


Një shkrim mjaft me vlerë për ta analizuar dhe biseduar Smiraket se si u shpërngulen Çyqanët e Smirës dhe shkuan në Tërpez. Ndërsa tri shtëpi u shpërngulen prap nga Tërpeza u vendosën në Kllokot kush ishin këta shqiptarë ortodoks që ndërruan kombin dhe ruajtën fenë Ortodokse u konvertuan në Sllav të pa qenë çka ishin pasi thuhet se mbiemri i tyre vjen nga gjuha shqipe dhe pse ndërruan mbiemrin në Rusjani në vitin 1912.

Čičanci (3. kuća, Sv. Đorđe Alimpije). Starinom su iz Smire, kao i njihovi srodnici u Trpeze, odakle su iseljeni zbog arbanaškog zuluma. Iz Trpeze preseljeni oko 1885. godine. Čičancima ih prozvali Arbanasi (čičan arbanaški: kukavac) zato što su se prema Arbanasima, njihovim siledžijama, držali kukavički. promenili prezime im je Rusjani shkruar më 1935 nga autori serb Atanasie Urosheviç faqe 187


Serbët deshën ti marrin gurët e këtij fshati të smirakëve, ata deshën t’i humbnin gjurmët e lashtsië ajo çka ishte Iliri e tu thuhet se ju keni ardhur nga Shqipëria, qe 250 vite ky vend është serb por nuk doli ashtu.
Smirakët u thanë serbeve këta gurë janë tonët në ishim Pagan, Katolik, Ortodoks, e se fundmi edhe Mysliman. Gurët ia dhanë Institutit të Historisë që ende sot gjinden aty e duhen çuar në Muzeun e Kosovës sepse është vendi i tyre. 
Këta gurë janë të ciklit jetës pas vdekjes dhe rendit kozmik. Labirinti siç shihet në foto është i qarkut të mbyllur. Pastaj shihet Gjeometria ku figurat janë të veçanta të Dardanisë e që përmban identitetin e kësaj toke ku lindi Smiraku i parë. Ndërsa skema ikonografike e gurve shpreh nivel të lartë të artit Dardan të botëkuptimeve filozofike e religjioze të historisë tonë Pellazgjke. 
Paraqitja e konceptit të rrethit tresh paraqet formulën e krijimit të tri botëve të paramenduara Pellazgjike të botës tokësore, botës asaj ujore dhe të botës qiellore. Labirinti është skalitur në monumentin epigrafik të përkushtuar Hyjneshës Dardane, të zbuluar në Smirë të Vitisë. 
Ku në të është e vendosur hardhia e rrushit gjethi, lerthi, bashkë me nyjën profilaktike, e cila mbronë hyrjen në labirintin e jetës së gjithsisë. Sipas ekspertve dhe konsujve në tekst ose shkrim këta gur janë punuar në vitin 211. 

Ky shkrim u shkrua nga Feri Arifi 
 dhe duhet të jetë në murin e faqes së Smirës.

Wednesday, January 4, 2017

Shqipja e pastër në Mozaikun e Mesaplikut - Nga NAZMI SELIMI.

Mozaiku i mesaplikut


Mozaiku i Mesplikut qyshkur doli në dritë prej arkeologut Damian Komata në vitin 1979 e deri më sot çmohet shumë për bukurinë në realizimin e tij. Shikimi krenar e zhbirues duket sikur na fton për dialog me të.
Me 8 shenja tingujsh para gojës, që i ka ndarë në 4 fjalë duket sikur na thotë: “ Unë flas si ju, përse nuk përgjigjeni?”. Koka në profil duket sikur është e qëllimshme. Dy sytë duket se kanë detyra të ndryshme. I Majti është roje e 8 tingujve, ndërsa i Djathti është mbikqyrës i gjuhës së gjallë të njerëzve . Ai që e nxori në dritë i pari e cilësoi si portret i nji njeriu real të rëndësishëm të kohës së realizimit të këtij mozaiku. Kapelja në kokë thotë se i përket shtresës së lartë. Dy fjongot që valëviten na thonë se është njeri i mendimit dhe i veprimit, filozof apo zyrtar. Majuci i kësulës na thotë se mund të jetë lab.

Tiparet e tij të theksuara dëshmojnë se është safi lab. Frutat, mishi e peshku që e rrethojnë përsëri na thonë se i përket shtresës së pasur. Kush është ky lab pasanik i parë? Mos vallë është një ndër perandorët ilirë? Apo ndonjë person tjetër i njohur ose që s’dimë asgjë për të deri më sot? Arkeologjia e kreu ma së miri detyrën e saj. Përcaktoi periudhën paleokristiane si kohë e realizimit të këtij mozaiku.(shekujt V-të deri i VII-të). Topin ja la në derë gjuhësisë. Gjuhëtarët tanë nuk bënë as gek as mek. Gjuhësia nuk i lexoi as shqip e as në kurrfarë gjuhe 8 germat e qarta e të lexueshme për këdo. Për profesorët e gjuhësisë shqipe 8 germat nuk kanë kuptim as si fjalë e as si fjali.
Fotoja e Mozaikut kreu xhiron e botës, por askush nuk u doli për zot fjalëve të çmueshme që ka brenda 8-këndëshi kryesor i Mozaikut. E çuditëshme, por akademikët tanë shprehën qëndrimin zyrtar. Për ta më e rëndësishmja në atë mori figurash e tiparesh qenka valëvitja e dy fjongove dhe pohojnë se shkruhet për erën e veriut. APARKEAS. Në këtë interpretim nuk kemi veç tundjen e fjongove por edhe shkundjen e dy germave ose të çerekut të shkronjave . Tjetërsimi i tyre është i dyshimtë.

Dëshirën e madhe të shqiptarëve që Mozaiku me folë shqip vendos që ta frenojë prof. Moikom Zeqo. Faktin e njohur për disa hebrenj që shpëtuan nga mbytja gjatë udhëtimit në detin Jon dhe zunë vend në brigjet e Aulonës, profesori e përdor krejtësisht pavend e pa argument në Mesaplik. Vërtet fati i hodhi në një breg me njerëz miqësorë saqë i lejuan të ndërtojnë edhe sinagogën e vet ku të ushtronin lirshëm besimin e tyre, por nuk u bënë mbizotërues asnjëherë në Aulonë e jo më thellë në Mesaplik që s’i pyeste kush as për fe e as për zakone.
Hamendja e profesorit se perëndia e hebrenjve Abraxas që gjithmonë paraqitet me kokë të mbuluar, na del kryejashtë në nji vend që s’ka shkelë këmbë hebreji, besoj se edhe prej vetë profesorit nuk besohet. Edhe nga ana gjuësore shndrimet e tingujve janë të pa motivuar.

Një punë serioze për leximin germë për germë e fjalë për fjalë na paraqet studjuesi Niko Stillo që bazohet tek shqipja dhe arrin në përfundimin se janë 4 fjalë dhe me ndërhyrjet që bën e sjell në formën:
A PAK KE AC = A PAK KE ATÇ = A PAK KE TAÇ = HA PAK KE TË HAÇ.
Në këtë formë interpretimi lexohet shkronja e tretë e rreshtit të dytë K dhe jo QPër këtë sillet
shembulli që PATROKLOS shkruhet dhe PATROQLOS. Edhe germa e fundit lexohet Ç, dhe është e pranueshme. Gjithashtu edhe futja dy herë e tingullit H mund të pranohet se edhe sot e kësaj dite në të folmen e trevës së Korçës, ky tingull përdoret si kusur. Folësi e jep ose nuk e jep sipas qejfit. (e fut në fjalë ose e heq prej fjalës sipas muzikalitetit të vet)
E pa pranueshme është shtimi i trajtës së shkurtuar TË. Edhe vetë fjalia që lexohet sipas interpretimit të Niko Stillos sjell pikëpyetje të shumta. Arrihet në përfundimin se kemi të bëjmë me një fjalë të urtë, (ha pak që të keshë të hash), por goja e një njeriu të shtresës së lartë, i rrethuar nga të gjitha të mirat, kurrsesi nuk i nxjerr ato fjalë.

Edhe avokatin kryesor të këtij përfundimi, Ilir Mati, duket se e bren ndërgjegja për këtë fjalë të urtë të pavend për çka paraqet Mozaiku. Ai sheh mundësinë e leximit ndryshe. Me një dokumentar 25 minutësh pasi e argumenton se shkruhet fjala e urtë HA PAK KE TË HAÇ, në minutën e fundit kryen korigjimin ose më saktë leximin e të gjitha shkronjave ashtu siç shkruhen ; Α ΠΑϘ ΚΕ ΑC = A PAQ KE AC. Sikurse shihet shenjën Ϙ nuk e lexon K, por Q. Shihet se ka heqë dorë prej shembullit të sjellë me PATROKLOS që shkruhet dhe PATROQLOS.

Janë bash vendasit, që bash vendit ku u gjet mozaiku i thonë “Bregu i qishës” e “Sheshi i qishës” dhe jo “Bregu i kishës” e “Sheshi i kishës. Janë po këta banorë që nuk shqiptojnë “ky” por “qy”. Në të folmen e tyre edhe sot e kësaj dite tingëllon më mirë Patroqli se Patrokli Përfundimisht mund të themi se qysh në kohën e shkrimeve për Patroklin shkruesi ka vendosë shenjën e tingullit që ka folë vetë “k” ose “q”.
Përfundimisht shenja e tretë e rreshtit të dytë është shkruar Ϙ se kështu shqiptohej prej shkruesit, dhe kështu duhet ta lexojmë edhe ne. Megjithëse çdo shenjë ka një tingull përsëri kërkohet nën rrogoz kur çdo gjë është sipër në dritë të diellit. Mbase vetë Iliri mund të na tregojë se përse gjëja më e rëndësishme në Mozaik na qenka paraqitja e ushqimeve kur ato janë anësore?
llir Mati,me vetëkorigjimin që bën e lexon Mozaikun jo më si fjalë e urtë që duhet të hash pak, por me të kundërtën e saj, me ngrënë e me pi sa me u zhdepë. Ai e cilëson si shprehje mikpritëse; ha sa të mundesh se ka bollek.; HA PAQ KE TË HAÇMe kuptimin ha paqësisht, ha dalngadalë, ha qetësisht, ha pa merak se ka ushqim e pije sa të kesh qejf, ha se ka çfarë të dojë zemra.

Me përqëndrimin e vëmendjes tek ushqimi e jo tek koka e Mozaikut lexohet sipas dëshirës A-ja e tretë. Ndryshimi gjendet tek viza në kulmin e dy vijave të këndit të sipërm të A-së.
kokën e dy A-ve të para kemi dy gurëndërsa në kokën e A-së së tretë kemi 3 gurë. Mozaikshkruesi thjesht ka përdorë gurë më të vegjël dhe ka vendosë tre gurë duke dalë vija pak më e gjatë.
Interpretimi se ajo nuk është A nuk qëndron.
Shenjat e germave të Mozaikut nuk kanë nevojë as për shtesa tingujsh e as për shndrime tingujsh. 

Një tjetër interpretim bëhet nga studiuesi Etnor Canaj që nuk sheh anat, por epiqendrën. Ai rikthehet në kohën e realizimit të Mozaikut dhe gjurmon për figura reale të rëndësisme sipas bindjes së arkeologut që i zbuloi fytyrën këtij burri enigmatik. Nga fakti se perandori Ilir Justiniani i I-rë, ka portret në Bazilikën e Sant’Apollinare Nuovo, Ravenna, Itali, autori i këndvështrimit tjetër mendon se mund të jetë portreti i tij edhe këtu.

E vërteta është se kemi kokën e burrit që u bë perandor i Bizantit me emrin zyrtar Anastasi i I-rë. Koha e portretizimit është kur ai kryente detyrën e rëndësishme të silentariusit (përgjegjës për rendin e qetësinë), pranë perandorit Zenon. Që ishte burrë shumë i zoti tregon fakti që kur vdiq Zenoni, e shoqja perandoreshë nuk zgjodhi për burrë vëllanë e perandorit Zenon, por durrsakun paqtor dhe e bëri perandor. Se nga ç’krahinë e Durrësit e kishte origjinën familja e tij e ka lënë gjurmën vetë perandori.

Kur mori pushtetin e ngriti në një kategori më lart Amantian si njisi vendore. Duket se lidhjet shpirtërore me të kurrë nuk i kishte këputë. Lagja “Parikë”(= pari ka = vendi ku rri paria) si dhe mozaiku saktësojnë se ai ishte me origjinë bash nga ky vend. Popullariteti e fama e tij përjetësohen me mozaikun dhe fjalët shoqëruese
A PAQ = ASHT PAQ = ËSHTË PAQ.
Kujtojmë se titulli silentium ( paq, paqtor) u jepej oborrtarëve të rëndësishëm dhe më vonë, në shek e 8-të, shëndrohet në titull nderi për gjyqtarët. Edhe sot e kësaj dite titulli gjyqtar shoqërohet me fjalën i paqit (gjyqtar i paqit), pamvarsisht se sot përfaqësojnë shkallën më të ulët të gjykimit, paqtimin civil. Ne e dimë se Anastasi ishte paq(tor) në Kostandinopojë ke perandori dhe se kjo kryeqendër shkruhej Constantinopolis.
Dy fjalët e para tregojnë se çfarë ishte biri i këtij vendi, A PAQDy fjalët e dyta tregojnë se ku shërbente ky burrë i famshëmKE AC shënohet në mozaik. Se çfarë shkruhet me dy germat AC, rikthehemi në kohën kur u shkrua Mozaiku.

Në regjistrat kadastralë romakë, në gurët që shënonin kryqëzimet e rugëve apo miljet; emrat e vendbanimeve shënoheshin me iniciale, njilloj si targat e makinave sot. Gjithashtu në diçiturat e skulpturave e pikturave emrat e gjatë nuk shkruheshin plotësisht jo vetëm kur nuk kishin vend, por kështu ishte praktikë e zakonshme. Shumë herë e thekson këtë fakt Nermin Vlora Falaschi në leximet shqip të shkrimeve etruske. Fakti historik se Anastasi ishte në Constantinopojë na shtyn të kuptojmë se shkruesi me shkronjën C përfaqëson të gjithë emrin ConstantinopojëBashkëngjitja e shkonjës A me C nuk esht gabim drejtshkrimor e as mungesë vendi, por rregull i atëhershëm në të folur e në shkrim. Shembulli më i afërt është AVLONA , që sot shqiptohet e shkruhet veç VLONA. Kështu ka ndodhë me emrin ACONSTANTINOPOJËN që sot shqiptohet e shkruhet pa A-në përcaktuese;
CONSTANTINOPOL,
CONSTANDINOPOL,
CONSTANDINOPOJË,
Α                                                        A
ΠΑϘ                                                 PAQ
ΚΕ                                                     KE
AC                                                    ACostantinopoja  
A PAQ KE ACostantinopoja shkruhet në Mozaikun e Mesaplikut
 me shqipen e atëhershme e që lexohet pa asnjë ndryshim tingëllimi me shqipen e sotme. Pamvarësisht se nuk ka datë të shënuar se kur u shkruan këto fjalë, është kësula në kokën e burrit fisnik që dëshmon se nuk mban kurorën e perandorit, por të paqit dhe saktëson se mozaiku datohet para vitit 491, vit kur Anastasi i I-rë u bë Perandor i Bizantit. 
Anastasi kishte dy sy të ndryshëm, njërin të zi e tjetrin blu dhe për këtë kishte epitetin “dikori”. Pamvarsisht se paraqitet në profil, ky fakt duket se nuk ka mbetë jashtë vëmendjes. Ndoshta vetë Anastasi është financuesi i ndërtimit të kësaj kishe në kujtim të origjinës së tij. 

Përfundimisht Mozaiku i Mesaplikut paraqet portretin e një banori tipik vendas, tiparet e të cilit ruhen akoma edhe sot krejtësisht të pandryshueshme. Hundëshkabë e me mollza të dala, vigan e syshqiponjë është labi i stërlashtë dhe i sotëm. Prijës , burrë shteti e mendtar, i rrethuar prej bollekut paraqitet në Mozaik. Prijësa, burra shteti të meçëm, trima të pallës e të këngës, mikpritës e bukëdhënës, ka nxjerrë kjo trevë në jetë të jetëve.

Nga Nazmi Selimi
https://milibutka.blogspot.al/
/nazmiselimi.com/
Nji gjuhe nji dije - çkodimi i Stonehenge dhe kodimi i gjuhes
//gazeta-nacional.net/;Shqipja e pastër në Mozaikun e Mesaplikut


Tuesday, January 3, 2017

Aplikacion bronzi- gjetje rasti në fshatin Pozharan të Gostivarit. - Shkruan: Hafezat Osmani dhe Edibe Selimi-Osmani

Shkruan: Hafezat Osmani dhe Edibe Selimi-Osmani

Aplikacion bronzi- gjetje rasti në fshatin Pozharan të Gostivari
Në shoqërinë e numizmatëve Pajonon Shkup, nënpunësi i  Muzeut të Tetovës, (i cili ka ndru jetë dhe donte të mbetet anonim), na tregoi dhe na dha t’a shiqojmë një aplikacion bronzi i gjetur në afërsi të fshatit Pozharan-Gostivar, në fushën e Pollogut.

Eksponati u zhduk pa gjurmë, kurse neve na fali vetëm fotografinë që e publikojmë.
Një përshkrim i shkurtë si duket aplikacioni i bronzit i cili paraqet relief që përbëhet nga grupa.

Është me të vërtetë  një vepër artistike siç shifet edhe në foto. Dy kuaj dhe dy të kalaruar mbi ta që ecin paralelisht kah e djathta në të majtë në një parakalim me kokat lartë.
Koka e kalit në prapavijë (kali 2) i panjohuri i ngritur me gjoksin e nxjerrë përpara, këmbët e nxjerrura para kalit në plan të parë (kali 1).Kuajt janë të frenuar dhe duket vetëm njëri rrip për t’a udhëhequr (kalin 1).
Mungon dhe është e thyer një pjesë e vogël e këmbës së majtë në anën e përparme-nëngjunja e( kalit nr.2).
Jeljet e kuajve janë të ngritura lartë dhe të shkurta.
Siç duket reliefi është i punuar në kohën e vonshme arkaike që ka një pamje të bukur te kuajt . Një  gjë  vërrehet edhe te reliefi i mermertë në faltoret greke(rastet e Partenonit të mëhershëm).
Gjithashtu duken organet gjinore të kalit(1) ndërsa të dy bishtat në mënyrë elegante të lëshuar në tokë.
Është e thyer pjesa e poshtme e bishtit të (kalit 2).


Në trupin e (kalit 1) duken dy vrrima të vogla njëra në pjesën e përparme të këmbës së majtë (kali 2). Vrima  një, është e shprazët ndërsa vrima dy, ende qëndron në formë cilindrike (lidhëse në trupin e kraterit).
Kalin 1, e kalëron figurë mashkulli,ndërsa (kalin 2) figurë e papërcaktuar nga ana gjinore.
Figurën 1, e paraqet mashkulli ulur anësh në kalë që vijmë në përfundim sipas dy këmbëve lakuriq thuajse deri në mbarim të kofshëve të lëshuara nga ana e majtë e trupit të kalit.
1.Mashkulli është i veshur me fustanell të shkurt. (pjesë e veshjes për mbrotjte ) me mburojë rrethore në dorën e majt .
Të duket se me dorën e djathtë të ngritur e mban frenin e kalit.
Koka e kalorësit 1, ëshë mjaft karakteristike. Flokët e tij me kujdes të mbledhura.Mustaqet dhe mjekra e formuar me kujdes dhe hunda  me majë të mprehtë  që na len hapsirë për të menduar  se daton që nga shekullli i VI ose gjysma e parë e shekullit V p.e.s.krahas shembujve të tjerë analogjik.

Pas shekullit V p.e.s. flokët në këtë kohë mbahen të shkurtra dhe mjekra ishte shenjë e pleqërisë.[1]
Kalorësi nr.2, në prapavijë duket se është djal i ri. Flokët e tij gjithashtu janë të mbledhura me kujdes por ai nuk ka mjekër. Njëkohësisht pjesa e sipërme e trupit të tij është e çveshur.
Me këtë pamje të tij vijmë në përfundim se bëhet fjalë për babë e birë luftëtarë.
Artisti ka arritur aty një trajtim të saktë anatomik të figurave dhe ka realizuar portrete psikologjike të tyre.
Reliefi i aplikacionit ka trashësi  0,5-08 cm. e gjatë 12,09 cm,…
Ai është fare pak i lakuar horizontalisht, nga dukshëm mund të përfundojmë se e ndjek formën rrethuese të një krateri të periudhës së vonshme arkaike.

 Supozime dhe analogji
Pjesërisht gjejmë analogji në aplikacionin e kuajve që i kalërojnë Meduza në kraterin e bronzit të Trebeshinës e gjetur në varrin nr. 8.[2]
Duke gjykuar nga krahasimi në stilin e kuajve të lartpërmendura reliefi i Trebenishtës, reliefi i Gostivarit  posedon përpunimin më të bukur në detalet që e ofrojnë deri në fillimin  dhe periudhën klasike që do të thotë në fillimin ose në gjysmën e parë të shekullit V p.e.s.

Si një popull luftëtar Ilirët u jipnin,sikurse shqiptarët e sotëm,një rëndësi të posaçme armëve të mira e të bukura. Farkëtarët e armë-punuesit grek bënin gjithnjë e në mënyrë të sipëranuar një tregti të madhe me Ilirët.

Armët e ilirëve ishin këto:
1.Përkrenarja  me dy fletë në dy anë me një mburojë për shpinë, e me një tufë hekuri përsipër.
2.Mburoja,  shpina kupore,  shpesh ishte e stolisur me gjithfarë firgurash. 3.Mburoja për këmbë.

Për armë mësymjeje kishin harkun, shigjetën, e cila kishte një majë të mprehtë e ishte e çdo lloj forme e madhësie. Pastaj kishte shpata, harku, shtiza e topuza. [3]
Është me interes të përmendim se mburoja e aplikacionit në fjalë  nuk ka asnjë dekorim përveç  dy vijave rrethore që aludojnë për një kohë të hershme.

Numizmatët e vjetër në to vërejtën tipin e mburojës maqedone,ndërsa arkeologu shqiptar Hasan Ceka , çfaqi në kohë të fundit mendimin se kjo mburojë që është me formë të rrumbullakët dhe me gjysmërrathë koncentrike në skaje, nuk duhet të jetë maqedone, sepse motivi i rrethit koncentrik u është shumë i njohur edhe ilirëve si  edhe maqedonëve dhe se simbas  kësaj ky detal nuk e tregon patjetër origjinën maqedone të këtij tipi të mburojës. Ceka, prandaj, konkludon se mburoja të tilla njihnin në të njëjtën kohë edhe maqedonët, edhe  ilirët.[4]

Mburoja rrumbullake  kanë edhe ilirët nga Glasinci,por gjithashtu edhe në jug të Shqipërisë së sotme. I shohim të paraqitura në monedhat e qyteteve ilire, Scodra dhe Lissos të cilat u farkuan mbasi kjo pjesë e ilirisë ra nën pushtetin e mbretit maqedon, Filipit V, në vitin 213. 
Në dobi të kësaj teze flet edhe përmbajtja që paraqitet në një pllakë të praruar nga periudha helene që u zbulua në Gradishtë afër katundit Selcë e Poshtme në afërsi të Pogradecit në Shqipëri. Në të shohim luftën e ilirëve me maqedonët:  ilirët mbajnë mburoja të rrumbullakta ashtu si edhe ushtarët maqedon,  kurse i vetmi ndryshim midis atyre mburojave është numri i stolive në formë të gjysmërrathëve koncentrike.[5]

Duke analizuar aplikacionin me siguri mund të vërtetojmë se bëhet fjalë për një krater bronzi,që më së shumti kanë ngjajshmëri  me Menadën (valltaren ilire)të gjetur në një varr në Tetovë, por e kemi të vështirë ta vërtetojmë.
Dhe, ndoshta është e mundur të jetë gjetur në ndonjë varr të ndonjë princi të Pollogut të periudhës së vonshme arkaike.
Paraqitjen e kalorësve e gjejmë që në shek.VI p.e.s., por më dendur takohen ata në relievet dhe pikturat e vazove të shekullit IV p.e.s. Në një reliev të tillë luftëtari paraqitet mbi një kalë në dorën e majtë një mburojë të rrumbullakët.
Veshja e kalorësve përbëhej nga një  fund i shkurtër mbi gjunjë dhe  gjithmonë nga klamida që  lidhej mbi supe. Në periudhën e parë të qytetit , në shek.VI p.e.s. përdorej gjatë luftimeve edhe karroja luftarake me një apo dy kuaj,në modelin e heronjve homerikë[6].

Duke u nisur nga vlerat e saja të mëdha artistike dhe arkeologjike është një eksponat me interes të veçantë shkencor për arkeologjinë  në përgjithsi dhe në veçanti për arkeologjinë shqiptare.



Hafezat Osmani @ Edibe Osmani
20.12.2016,Tetovë

[1] Autoportreti i burraveApolonia e ilirisë,Neritan Ceka, Shtëpia botuese 8 Nëntori,Tiranë, 1982,f.149-152.
[2] Glasnik skopskog naučnog društva  ,Shkup,nr.5-1923,22-24,foto:32,33,34.
   N.Vuliq,Jedan nov grob kod Trebeništa.
[3] Karl Patsch Ilirët përktheu:Karl Gurakuqi,-Shtëpia botuese EGEN,f.39-50
[4] Hasan Ceka, Questions de numismatique illyrienne, Tiranë, 1972,f.165-167.
[5] Aleksandër Stipçeviq, Ilirët ,historia,jeta,kultura,Rilindja, Prishtinë,1980. f.177-183.
[6] Po aty N.Ceka….