Shkruan: Hafezat Osmani dhe Edibe Selimi-Osmani
Aplikacion bronzi- gjetje rasti në fshatin
Pozharan të Gostivari
Në shoqërinë e numizmatëve Pajonon Shkup, nënpunësi
i Muzeut të Tetovës, (i cili ka ndru jetë dhe donte të mbetet
anonim), na tregoi dhe na dha t’a shiqojmë një aplikacion bronzi i gjetur në
afërsi të fshatit Pozharan-Gostivar, në fushën e Pollogut.
Eksponati u zhduk pa gjurmë, kurse neve na fali vetëm fotografinë
që e publikojmë.
Një përshkrim i shkurtë si duket aplikacioni i bronzit i cili
paraqet relief që përbëhet nga grupa.
Është me të vërtetë një vepër artistike siç shifet edhe
në foto. Dy kuaj dhe dy të kalaruar mbi ta që ecin paralelisht kah e djathta në
të majtë në një parakalim me kokat lartë.
Koka e kalit në prapavijë (kali 2) i panjohuri i ngritur me
gjoksin e nxjerrë përpara, këmbët e nxjerrura para kalit në plan të parë (kali
1).Kuajt janë të frenuar dhe duket vetëm njëri rrip për t’a udhëhequr (kalin
1).
Mungon dhe është e thyer një pjesë e vogël e këmbës së majtë në
anën e përparme-nëngjunja e( kalit nr.2).
Jeljet e kuajve janë të ngritura lartë dhe të shkurta.
Siç duket reliefi është i punuar në kohën e vonshme arkaike që ka
një pamje të bukur te kuajt . Një gjë vërrehet edhe te
reliefi i mermertë në faltoret greke(rastet e Partenonit të mëhershëm).
Gjithashtu duken organet gjinore të kalit(1) ndërsa të dy bishtat
në mënyrë elegante të lëshuar në tokë.
Është e thyer pjesa e poshtme e bishtit të (kalit 2).
Në trupin e (kalit 1) duken dy vrrima të vogla njëra në pjesën e
përparme të këmbës së majtë (kali 2). Vrima një, është e shprazët
ndërsa vrima dy, ende qëndron në formë cilindrike (lidhëse në trupin e
kraterit).
Kalin 1, e kalëron figurë mashkulli,ndërsa (kalin 2) figurë e
papërcaktuar nga ana gjinore.
Figurën 1, e paraqet mashkulli ulur anësh në kalë që vijmë në
përfundim sipas dy këmbëve lakuriq thuajse deri në mbarim të kofshëve të
lëshuara nga ana e majtë e trupit të kalit.
1.Mashkulli është i veshur me fustanell të shkurt. (pjesë e
veshjes për mbrotjte ) me mburojë rrethore në dorën e majt .
Të duket se me dorën e djathtë të ngritur e mban frenin e kalit.
Koka e kalorësit 1, ëshë mjaft karakteristike. Flokët e tij me
kujdes të mbledhura.Mustaqet dhe mjekra e formuar me kujdes dhe
hunda me majë të mprehtë që na len hapsirë për të
menduar se daton që nga shekullli i VI ose gjysma e parë e shekullit
V p.e.s.krahas shembujve të tjerë analogjik.
Pas shekullit V p.e.s. flokët në këtë kohë mbahen të shkurtra dhe
mjekra ishte shenjë e pleqërisë.[1]
Kalorësi nr.2, në prapavijë duket se është djal i ri. Flokët e tij
gjithashtu janë të mbledhura me kujdes por ai nuk ka mjekër. Njëkohësisht pjesa
e sipërme e trupit të tij është e çveshur.
Me këtë pamje të tij vijmë në përfundim se bëhet fjalë për babë e birë
luftëtarë.
Artisti ka arritur aty një trajtim të saktë anatomik të figurave
dhe ka realizuar portrete psikologjike të tyre.
Reliefi i aplikacionit ka trashësi 0,5-08 cm. e gjatë
12,09 cm,…
Ai është fare pak i lakuar horizontalisht, nga dukshëm mund të
përfundojmë se e ndjek formën rrethuese të një krateri të periudhës së vonshme
arkaike.
Pjesërisht gjejmë analogji në aplikacionin e kuajve që i kalërojnë
Meduza në kraterin e bronzit të Trebeshinës e gjetur në varrin nr. 8.[2]
Duke gjykuar nga krahasimi në stilin e kuajve të lartpërmendura
reliefi i Trebenishtës, reliefi i Gostivarit posedon përpunimin më
të bukur në detalet që e ofrojnë deri në fillimin dhe periudhën
klasike që do të thotë në fillimin ose në gjysmën e parë të shekullit V p.e.s.
Si një popull luftëtar Ilirët u jipnin,sikurse shqiptarët e
sotëm,një rëndësi të posaçme armëve të mira e të bukura. Farkëtarët e
armë-punuesit grek bënin gjithnjë e në mënyrë të sipëranuar një tregti të madhe
me Ilirët.
Armët e ilirëve ishin këto:
1.Përkrenarja me dy fletë në dy anë me një mburojë për
shpinë, e me një tufë hekuri përsipër.
2.Mburoja, shpina kupore, shpesh ishte e
stolisur me gjithfarë firgurash. 3.Mburoja për këmbë.
Për armë mësymjeje kishin harkun, shigjetën, e cila kishte një
majë të mprehtë e ishte e çdo lloj forme e madhësie. Pastaj kishte shpata,
harku, shtiza e topuza. [3]
Është me interes të përmendim se mburoja e aplikacionit në
fjalë nuk ka asnjë dekorim përveç dy vijave rrethore që
aludojnë për një kohë të hershme.
Numizmatët e vjetër në to vërejtën tipin e mburojës
maqedone,ndërsa arkeologu shqiptar Hasan Ceka , çfaqi në kohë të fundit
mendimin se kjo mburojë që është me formë të rrumbullakët dhe me gjysmërrathë
koncentrike në skaje, nuk duhet të jetë maqedone, sepse motivi i rrethit
koncentrik u është shumë i njohur edhe ilirëve si edhe maqedonëve
dhe se simbas kësaj ky detal nuk e tregon patjetër origjinën
maqedone të këtij tipi të mburojës. Ceka, prandaj, konkludon se mburoja të
tilla njihnin në të njëjtën kohë edhe maqedonët, edhe ilirët.[4]
Mburoja rrumbullake kanë edhe ilirët nga Glasinci,por
gjithashtu edhe në jug të Shqipërisë së sotme. I shohim të paraqitura në
monedhat e qyteteve ilire, Scodra dhe Lissos të cilat u farkuan mbasi kjo pjesë
e ilirisë ra nën pushtetin e mbretit maqedon, Filipit V, në vitin 213.
Në dobi të kësaj teze flet edhe përmbajtja që paraqitet në një
pllakë të praruar nga periudha helene që u zbulua në Gradishtë afër katundit
Selcë e Poshtme në afërsi të Pogradecit në Shqipëri. Në të shohim luftën e
ilirëve me maqedonët: ilirët mbajnë mburoja të rrumbullakta ashtu si
edhe ushtarët maqedon, kurse i vetmi ndryshim midis atyre mburojave
është numri i stolive në formë të gjysmërrathëve koncentrike.[5]
Duke analizuar aplikacionin me siguri mund të vërtetojmë se bëhet
fjalë për një krater bronzi,që më së shumti kanë ngjajshmëri me
Menadën (valltaren ilire)të gjetur në një varr në Tetovë, por e kemi të
vështirë ta vërtetojmë.
Dhe, ndoshta është e mundur të jetë gjetur në ndonjë varr të
ndonjë princi të Pollogut të periudhës së vonshme arkaike.
Paraqitjen e kalorësve e gjejmë që në shek.VI p.e.s., por më
dendur takohen ata në relievet dhe pikturat e vazove të shekullit IV p.e.s. Në
një reliev të tillë luftëtari paraqitet mbi një kalë në dorën e majtë një
mburojë të rrumbullakët.
Veshja e kalorësve përbëhej nga një fund i shkurtër mbi
gjunjë dhe gjithmonë nga klamida që lidhej mbi supe. Në
periudhën e parë të qytetit , në shek.VI p.e.s. përdorej gjatë luftimeve edhe
karroja luftarake me një apo dy kuaj,në modelin e heronjve homerikë[6].
Duke u nisur nga vlerat e saja të mëdha artistike dhe arkeologjike
është një eksponat me interes të veçantë shkencor për
arkeologjinë në përgjithsi dhe në veçanti për arkeologjinë shqiptare.
Hafezat Osmani @ Edibe Osmani
20.12.2016,Tetovë
No comments:
Post a Comment