Showing posts with label kutura iliro -shqiptare. Show all posts
Showing posts with label kutura iliro -shqiptare. Show all posts

Wednesday, February 1, 2017

Ulset e Qiellit - Shkruan Fahri Xharra

Ulëset e qiellit  
View on Nebeske stolice (Cellestial chairs) archaeological site below Pančićs peak on Kopaonik,Serbia.
“Ulëset qiellore” aty ku pushonin shpirtrat e të parëve tanë, aty ku vrojtoheshin yjet, aty ku mbrohej nga armiku (një lartësi 1913 m ( lmd )),  nga aty ku shihet lugina e lumit Ibër dhe aty ku shihet Kosova  janë rrënoja e një qëndreje të lashtë dardane. Aty ishte Dardania .


Dikur jo shumë larg në kohë flitej se në atë majë ishte  edhe Kisha e Shën Prokopit dhe aty shkohej çdo tetë korrik  për të nderuar të shenjtin e krishtërimit i cili u vra nga Diokleciani me 07.o7.3o3 pas Kr.
Në mënyrë eksplozive lindë pyetja; A nuk është mëkat natyror që këto vende
historike dardane dhe para dardane (pellazge) i takojnë një pronari të ardhur 400 vjet pas vdekjes së St, Prokopit ?


Celestial chairs (Ulëset e qiellit) janë një lokalitet arkeologjik që i takon Antikuitetit të vonë (shek.3-4) dhe kohës së hershme të krishterimit. 

(Nebeske stolice (Celestial chairs) or Crkvina locality is the archaeological site from the Late Antiquity (3rd / 4th century) and the early Christian period (end of the 5th / 6th century), located at an altitude of 1800 meters, just beneath the Pančić peak on Kopaonik Mountain (2017 meters)in central Serbia, at the administrative point with Kosovo- burimet serbe )

Është një fakt arkeologjik që zbulimet e tregojnë se këtu flejnë shtresat shekullore njëra pas tjetrës dhe e tregojnë të vërtetën e kaluar. Por ne nuk e njohim, nuk kemi mundësi të dimë se çka gjendet e çka nuk tregohet )


Gjatë gërmimeve të cilat kishin filluar në vitin 1998, arkeologët kishin gjetur mbetjet e strukturave të një Bazilike të hershme të krishterë. 
U gjetën fragmente mozaikësh në një gjendje të mjerë, me figura zoo-morfike të kohës. Të ju rikujtoj se këto janë malet e Kopaonikut  shumë afër Kosovës.
Me interes të madh  janë gjetjeve të monedhave metalike që e vërtetojnë kohën për të cilën po flasim, 96 sish.


Janë gjetur 16 monedha të shek. të tretë. 17 monedha të kohës së Perandorit Konstantin ((306-337), 16 të tjera nga koha e Constantius-it  II (337-361),, 17 nga koha e ValentiniatI (364 – 375), 8 monedha nga koha e Gratianit (378-379), 8 të tilla nga koha e pushtimi të Gotëve (378-379) dhe deri në kohën e pushtimit të Hunëve (rreth viteve 441 ) dhe nja 21 monedha të “paidentifikueme” për shkak të gjendjes së tyre të keqe.

Si mundemi të jemi indiferent ndaj zbulimeve që qartas e provojnë  kohën tonë, vendin tonë dhe historinë tonë?
Ishim këndej pari më herët se ç`mendohet, ishim këndej pari dhe jemi dëshmitarët e vetëm trashëgimtar të historisë në fjalë .

Fahri Xharra, 01.02.17
Gjakovë

Friday, January 27, 2017

Kurrën e kurrës ! Xhamia nuk ka vend në k`shtjellën e Rozafës


"Në shekullin V – IV p.k. filloi ndërtimi i kalasë me gurë ciklopikë të puthitur pa llaç në hyrje të qytetit në një lartësi 130 m. Në atë periudhë treva banohej nga fisi Ilir i Labeatëve. Qyteti merr një zhvillim ekonomik, gjë që dëshmohet nga prerja e monedhës në qytet që në vitin 230 p.k. Nga monedha mësojmë emrin që ka patur qyteti në atë kohë, Scodrinon.
Në vitin 181 p.k. bëhet Kryeqytet i Mbretërisë së Ilirisë, me sundimtar Gentin, dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore. Në shekullin II p.k. në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake. Diokleciani e kthen në qendër krahinore. Më vonë bëhet kryeqendër e shtetit të Zetës në shek. Xl. Më pas vjen pushtimi i shkurtër Bullgar. Në shekullin XIV bëhet qendër e rëndësishme autonome me institucione të zhvilluara dhe në vitin 1360 bëhet kryeqendër e Principatës së familjes Balshaj".
Kalaja e Shkodrës ishte kalaja e fundit që ra në shekullin e XV, kur më vitin 1479 Sulltan Mehmeti II e rrethoi me mbi 100.000 ushtarë, si qyteti i fundit shqiptar i pa pushtuar. Mbrojtja vazhdoi mbi shtatë muaj nga një garnizon prej 1600 vetash, i cili u dorëzua me kusht….
Si në një kaleidoskop gjigant ngjarjet përplasen me njëra-tjetrën, por kujtoj vetëm, kohën kur Esat Pasha ua dorëzoi malazezëve Rozafën, që në ekstazë përkëdhelnin gurët e saj.: “Dorëzimi u krye në agun e 25 prillit dhe, vetëm pasi u largua edhe luftëtari i fundit shqiptar, malazezët ngritën flamurin e tyre në kalanë e Rozafës”. 25 Prilli ishte dita e 183 e rrethimit këtë herë për Rozafën.

Kaq kishte mjaftuar të mbilleshin mbi 3500 viktima, disa mijëra të plagosur dhe të shkatërrohej i gjithë qyteti. Kaq kishte mjaftuar që Kalaja e Shkodrës të zgjaste përjetësinë e saj në kronikat moderne.”
 Dhe Kalaja jeton ende !
“Mos u tallnin me varfërinë – thotë në një nga këto udhëtime artisti dhe dramaturgu i madh, Peter Ustinov për Shqipërinë e vitit 1966. Ambasadori i shquar i UNESCO-s dhe UNICEF-it është i mahnitur me Kalanë e Shkodrës në atë vit, por mbetet i zhgënjyer me mbulimin e vuajtjes, që bëjnë shqiptarët e viteve ‘60.
 
 Po sot cila varfëri na ndrydhë mendjen që të duam një kala osmane , me një xhami në mes.?

Jo, kurrën e kurrës nuk lejohet kthimi prapa në historinë më të errtë të kombit shqiptar .
Hej, ore të krisurit neo-osman ! në vitin 1479 Sulltan Mehmetit II iu deshën 100 000 ushtarë për ta nënshtruar Kështjellen e Rozafës.  Hej , ore të shitur , maskarenj ! E dini që mbrojtja ishte 7 mujore dhe dorëzimi me kusht ( e i tradhtuar ) ? E ju sot , në kohën e Trumpit  doni të na ktheni pas  (dhe mbrapa ) , (dhe mbrapa ) në humnerën e historisë .
“– Shëndosh ju, o kunetë. Po unë do t’ju la nji porosi: kur të më muroni në mur, synin e djathtë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, kambën e djathtë të ma lini jashtë, gjinin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të kjajë – me njanin sy do ta shikjoj, me njanën dorë ta ledhatoj, me njanën kambë t’i tund djepin e me njanin gji t’i jap me pi. Gjini
m’u nguroftë, kështjella qëndroftë, djali jem u trimnoftë, u baftë mbret e mbretnoftë! “  . Dhe ju mbetjet osmane doni që legjendën  tonë të njohur në tërë botën e civilizuar , të na mbështjellni me çarçafin e shek.15-të.

Jo, kurrë ! 
Jeta është e shenjtë. Dhe brezat që vijnë, gëzojnë mbi atë që u shua. Rozafa, kjo grua, mund të kishte vdekur si të gjitha të tjerat – e harruar, por ajo vdiq, pa e ditur as vetë, për të jetuar si legjendë. Ky paradoks i arsyes njerëzore na çon tek një fillim: Plaku orakull, u tregon vëllezërve se duhet të murosin njërën nga gratë, që muri të qëndrojë. A mos ndoshta ky mësim filozofik i orakullit, kjo simbolikë unike e veprimit, do  të thotë, se kur ti humbet diçka të shtrenjtë, fillon dhe e vlerëson atë, që ti ndërton mbi këtë humbje?…
Porse , neve shqiptarëve na mbanë forca filozofike e ndërgjegjes : ” flijimin si domosdoshmëri të padiskutueshme.”
Materialet e shkrimit të huazuara edhe nga  ‘shkodër.net’

Fahri Xharra, 26.01.17
Gjakovë


Thursday, January 12, 2017

Për Kosovën në UNESCO - SMIRA NËPËR SHEKUJ - TROJE ARBERORE. -Shkruan Feri Arifi.

Një kontribut për Kosovën në UNESCO - Shkruan Feri Arifi
SMIRA NËPËR SHEKUJ - TROJE ARBERORE.

Labirinti Rrethor i Smirës është gjetur në themelet e Xhamisë se Smirës, në vitin 1987 duke rrënuar xhaminë për ta ndërtuar të renë nga punëtori Shefki Azizi dhe Ramadan Misini. 
Me t’i parë gurët në themelet e Xhamisë punëtorët mbeten të shtangur se si dhe kush i kishte vendosur në themele këto pllaka varri prej guri me mbishkrime dhe vizatime rrethore, ata ftojnë shumë banorë të fshatit për diskutim rreth këtyre gurëve të vjetër dhe të shkruar e të gjetura në themelet e Xhamisë 80 cm mbi tokë.
Pos bisedave të gjata të fshatarve sepse Xhamia kishte një vjetërsi të largët të kohës që ishte ndërtuar,  gurët-pllakat e varrit merren nga Emrush Azizi e Fetah Rexhepi, dhe dërgohen në shtëpinë e Emrushit për ti ruajtur nga Serbët. Sepse kohërat ishin të turbullta. Emrushi si i ri por i vetëdijshëm në çështjen kombëtare së bashku me Fetah Rexhepin i morën në mbrojtje gurët e shenjtë, Emrushi i futi për disa muaj në dhomën e pritjes së shtëpisë së tij për ti ruajtur e për ta lajmëruar Institutin e Historisë në Prishtinë. 
Pas lajmërimit nga ana e Smirakve, erdhi ekspedita me disa studentë me në krye Edi
Shukriun së bashku me Emrush Azizin vendas i Tokës së Lashtë të Dardanisë me të gjithë Smirën. Pas leximit të shkrimit të gurëve u  konfirmua dhe u dha përgjigje fshatarve se gurët janë të këtij populli. 
Ne jemi Smirakët nipërit e këtyre Gurëve të stërgjyshërve tanë e jo siç thotë Atanasije Urosheviqi se ne erdhëm nga Vokshi i Gjakovës, ku e përmend Radivojcin e vende tjera për ti përqëndruar shqiptarët në shumë pista kërkimi, që kurrë mos të gjejnë atë vendin e lindjes, por kjo kurrësesi nuk qëndron. 
Smirakët i thanë Urosheviçit ne jemi këtu në Smirën tonë, emër Shqip, Zoti e dhuroj bashkë me dheun Amën e mitrën dhe Atë Pellazgun që lindi dheut të kësaj Amëze-Toke, ku dhe ndërtoj Gurët e gjyshërve tanë para 2000 viteve. 
Sepse Akademiket serbë kishin shkruar të pa vërteta për Smirën dhe Moravën. Smirakët thanë, nëse ne vijmë nga Vokshi i Gjakovës, atëhere pyeteni atë shkrues gënjeshtar, ku i kemi tokat tona në Vokësh të Gjakovës?
Ndërkohë i themi akademisë së Urosheviqit të vdekur të kujt janë varret e kishat dhe manastiret e kësaj toke?
Sikur të ishin tuajat siç shkruani ju i themi botës, a do i linte Serbia kishat në "mëshirën" e shqiptarëve? 
Përgjigjja është menjëherë jo sepse Serbia sundoj dhe masakroj me mijëra e mijëra shqiptarë, e shqiptaret as që guxuan të flisnin, kur ky sundus serb pruri dhe kolonë, pasi e vrau dhe preu mbi 70 veta në fshatin Smirë me 1912,  serbet filluan me sjelljen e kolonëve që ti vendosin nëpër shtëpi banimi të shqiptareve si p.sh të Mustaf Ramadanit serbët e ardhur kolonë rrinin në katin e paë e shqiptari pronar në shtëpinë e vetë në katin e dytë ... histori e dhimbëshme shqiptare. 


Një shkrim mjaft me vlerë për ta analizuar dhe biseduar Smiraket se si u shpërngulen Çyqanët e Smirës dhe shkuan në Tërpez. Ndërsa tri shtëpi u shpërngulen prap nga Tërpeza u vendosën në Kllokot kush ishin këta shqiptarë ortodoks që ndërruan kombin dhe ruajtën fenë Ortodokse u konvertuan në Sllav të pa qenë çka ishin pasi thuhet se mbiemri i tyre vjen nga gjuha shqipe dhe pse ndërruan mbiemrin në Rusjani në vitin 1912.

Čičanci (3. kuća, Sv. Đorđe Alimpije). Starinom su iz Smire, kao i njihovi srodnici u Trpeze, odakle su iseljeni zbog arbanaškog zuluma. Iz Trpeze preseljeni oko 1885. godine. Čičancima ih prozvali Arbanasi (čičan arbanaški: kukavac) zato što su se prema Arbanasima, njihovim siledžijama, držali kukavički. promenili prezime im je Rusjani shkruar më 1935 nga autori serb Atanasie Urosheviç faqe 187


Serbët deshën ti marrin gurët e këtij fshati të smirakëve, ata deshën t’i humbnin gjurmët e lashtsië ajo çka ishte Iliri e tu thuhet se ju keni ardhur nga Shqipëria, qe 250 vite ky vend është serb por nuk doli ashtu.
Smirakët u thanë serbeve këta gurë janë tonët në ishim Pagan, Katolik, Ortodoks, e se fundmi edhe Mysliman. Gurët ia dhanë Institutit të Historisë që ende sot gjinden aty e duhen çuar në Muzeun e Kosovës sepse është vendi i tyre. 
Këta gurë janë të ciklit jetës pas vdekjes dhe rendit kozmik. Labirinti siç shihet në foto është i qarkut të mbyllur. Pastaj shihet Gjeometria ku figurat janë të veçanta të Dardanisë e që përmban identitetin e kësaj toke ku lindi Smiraku i parë. Ndërsa skema ikonografike e gurve shpreh nivel të lartë të artit Dardan të botëkuptimeve filozofike e religjioze të historisë tonë Pellazgjke. 
Paraqitja e konceptit të rrethit tresh paraqet formulën e krijimit të tri botëve të paramenduara Pellazgjike të botës tokësore, botës asaj ujore dhe të botës qiellore. Labirinti është skalitur në monumentin epigrafik të përkushtuar Hyjneshës Dardane, të zbuluar në Smirë të Vitisë. 
Ku në të është e vendosur hardhia e rrushit gjethi, lerthi, bashkë me nyjën profilaktike, e cila mbronë hyrjen në labirintin e jetës së gjithsisë. Sipas ekspertve dhe konsujve në tekst ose shkrim këta gur janë punuar në vitin 211. 

Ky shkrim u shkrua nga Feri Arifi 
 dhe duhet të jetë në murin e faqes së Smirës.