Showing posts with label keshtjella Rozafa. Show all posts
Showing posts with label keshtjella Rozafa. Show all posts

Friday, January 27, 2017

Kurrën e kurrës ! Xhamia nuk ka vend në k`shtjellën e Rozafës


"Në shekullin V – IV p.k. filloi ndërtimi i kalasë me gurë ciklopikë të puthitur pa llaç në hyrje të qytetit në një lartësi 130 m. Në atë periudhë treva banohej nga fisi Ilir i Labeatëve. Qyteti merr një zhvillim ekonomik, gjë që dëshmohet nga prerja e monedhës në qytet që në vitin 230 p.k. Nga monedha mësojmë emrin që ka patur qyteti në atë kohë, Scodrinon.
Në vitin 181 p.k. bëhet Kryeqytet i Mbretërisë së Ilirisë, me sundimtar Gentin, dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore. Në shekullin II p.k. në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake. Diokleciani e kthen në qendër krahinore. Më vonë bëhet kryeqendër e shtetit të Zetës në shek. Xl. Më pas vjen pushtimi i shkurtër Bullgar. Në shekullin XIV bëhet qendër e rëndësishme autonome me institucione të zhvilluara dhe në vitin 1360 bëhet kryeqendër e Principatës së familjes Balshaj".
Kalaja e Shkodrës ishte kalaja e fundit që ra në shekullin e XV, kur më vitin 1479 Sulltan Mehmeti II e rrethoi me mbi 100.000 ushtarë, si qyteti i fundit shqiptar i pa pushtuar. Mbrojtja vazhdoi mbi shtatë muaj nga një garnizon prej 1600 vetash, i cili u dorëzua me kusht….
Si në një kaleidoskop gjigant ngjarjet përplasen me njëra-tjetrën, por kujtoj vetëm, kohën kur Esat Pasha ua dorëzoi malazezëve Rozafën, që në ekstazë përkëdhelnin gurët e saj.: “Dorëzimi u krye në agun e 25 prillit dhe, vetëm pasi u largua edhe luftëtari i fundit shqiptar, malazezët ngritën flamurin e tyre në kalanë e Rozafës”. 25 Prilli ishte dita e 183 e rrethimit këtë herë për Rozafën.

Kaq kishte mjaftuar të mbilleshin mbi 3500 viktima, disa mijëra të plagosur dhe të shkatërrohej i gjithë qyteti. Kaq kishte mjaftuar që Kalaja e Shkodrës të zgjaste përjetësinë e saj në kronikat moderne.”
 Dhe Kalaja jeton ende !
“Mos u tallnin me varfërinë – thotë në një nga këto udhëtime artisti dhe dramaturgu i madh, Peter Ustinov për Shqipërinë e vitit 1966. Ambasadori i shquar i UNESCO-s dhe UNICEF-it është i mahnitur me Kalanë e Shkodrës në atë vit, por mbetet i zhgënjyer me mbulimin e vuajtjes, që bëjnë shqiptarët e viteve ‘60.
 
 Po sot cila varfëri na ndrydhë mendjen që të duam një kala osmane , me një xhami në mes.?

Jo, kurrën e kurrës nuk lejohet kthimi prapa në historinë më të errtë të kombit shqiptar .
Hej, ore të krisurit neo-osman ! në vitin 1479 Sulltan Mehmetit II iu deshën 100 000 ushtarë për ta nënshtruar Kështjellen e Rozafës.  Hej , ore të shitur , maskarenj ! E dini që mbrojtja ishte 7 mujore dhe dorëzimi me kusht ( e i tradhtuar ) ? E ju sot , në kohën e Trumpit  doni të na ktheni pas  (dhe mbrapa ) , (dhe mbrapa ) në humnerën e historisë .
“– Shëndosh ju, o kunetë. Po unë do t’ju la nji porosi: kur të më muroni në mur, synin e djathtë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, kambën e djathtë të ma lini jashtë, gjinin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të kjajë – me njanin sy do ta shikjoj, me njanën dorë ta ledhatoj, me njanën kambë t’i tund djepin e me njanin gji t’i jap me pi. Gjini
m’u nguroftë, kështjella qëndroftë, djali jem u trimnoftë, u baftë mbret e mbretnoftë! “  . Dhe ju mbetjet osmane doni që legjendën  tonë të njohur në tërë botën e civilizuar , të na mbështjellni me çarçafin e shek.15-të.

Jo, kurrë ! 
Jeta është e shenjtë. Dhe brezat që vijnë, gëzojnë mbi atë që u shua. Rozafa, kjo grua, mund të kishte vdekur si të gjitha të tjerat – e harruar, por ajo vdiq, pa e ditur as vetë, për të jetuar si legjendë. Ky paradoks i arsyes njerëzore na çon tek një fillim: Plaku orakull, u tregon vëllezërve se duhet të murosin njërën nga gratë, që muri të qëndrojë. A mos ndoshta ky mësim filozofik i orakullit, kjo simbolikë unike e veprimit, do  të thotë, se kur ti humbet diçka të shtrenjtë, fillon dhe e vlerëson atë, që ti ndërton mbi këtë humbje?…
Porse , neve shqiptarëve na mbanë forca filozofike e ndërgjegjes : ” flijimin si domosdoshmëri të padiskutueshme.”
Materialet e shkrimit të huazuara edhe nga  ‘shkodër.net’

Fahri Xharra, 26.01.17
Gjakovë