Wednesday, February 1, 2017

Ulset e Qiellit - Shkruan Fahri Xharra

Ulëset e qiellit  
View on Nebeske stolice (Cellestial chairs) archaeological site below Pančićs peak on Kopaonik,Serbia.
“Ulëset qiellore” aty ku pushonin shpirtrat e të parëve tanë, aty ku vrojtoheshin yjet, aty ku mbrohej nga armiku (një lartësi 1913 m ( lmd )),  nga aty ku shihet lugina e lumit Ibër dhe aty ku shihet Kosova  janë rrënoja e një qëndreje të lashtë dardane. Aty ishte Dardania .


Dikur jo shumë larg në kohë flitej se në atë majë ishte  edhe Kisha e Shën Prokopit dhe aty shkohej çdo tetë korrik  për të nderuar të shenjtin e krishtërimit i cili u vra nga Diokleciani me 07.o7.3o3 pas Kr.
Në mënyrë eksplozive lindë pyetja; A nuk është mëkat natyror që këto vende
historike dardane dhe para dardane (pellazge) i takojnë një pronari të ardhur 400 vjet pas vdekjes së St, Prokopit ?


Celestial chairs (Ulëset e qiellit) janë një lokalitet arkeologjik që i takon Antikuitetit të vonë (shek.3-4) dhe kohës së hershme të krishterimit. 

(Nebeske stolice (Celestial chairs) or Crkvina locality is the archaeological site from the Late Antiquity (3rd / 4th century) and the early Christian period (end of the 5th / 6th century), located at an altitude of 1800 meters, just beneath the Pančić peak on Kopaonik Mountain (2017 meters)in central Serbia, at the administrative point with Kosovo- burimet serbe )

Është një fakt arkeologjik që zbulimet e tregojnë se këtu flejnë shtresat shekullore njëra pas tjetrës dhe e tregojnë të vërtetën e kaluar. Por ne nuk e njohim, nuk kemi mundësi të dimë se çka gjendet e çka nuk tregohet )


Gjatë gërmimeve të cilat kishin filluar në vitin 1998, arkeologët kishin gjetur mbetjet e strukturave të një Bazilike të hershme të krishterë. 
U gjetën fragmente mozaikësh në një gjendje të mjerë, me figura zoo-morfike të kohës. Të ju rikujtoj se këto janë malet e Kopaonikut  shumë afër Kosovës.
Me interes të madh  janë gjetjeve të monedhave metalike që e vërtetojnë kohën për të cilën po flasim, 96 sish.


Janë gjetur 16 monedha të shek. të tretë. 17 monedha të kohës së Perandorit Konstantin ((306-337), 16 të tjera nga koha e Constantius-it  II (337-361),, 17 nga koha e ValentiniatI (364 – 375), 8 monedha nga koha e Gratianit (378-379), 8 të tilla nga koha e pushtimi të Gotëve (378-379) dhe deri në kohën e pushtimit të Hunëve (rreth viteve 441 ) dhe nja 21 monedha të “paidentifikueme” për shkak të gjendjes së tyre të keqe.

Si mundemi të jemi indiferent ndaj zbulimeve që qartas e provojnë  kohën tonë, vendin tonë dhe historinë tonë?
Ishim këndej pari më herët se ç`mendohet, ishim këndej pari dhe jemi dëshmitarët e vetëm trashëgimtar të historisë në fjalë .

Fahri Xharra, 01.02.17
Gjakovë

No comments:

Post a Comment