Wednesday, February 1, 2017

KODI KONSENSUAL ZGJEDHOR, APO TRAKTAT I MAFIES POLITIKE – Nga Besim Dervishi


Shqipëria ka kaluar në disa etapa zgjedhore të cilat kishin ngritjet dhe uljet e veta. 
Nga shqiptarët kujtohen si zgjedhje pjesërisht demokratike ato të 31 Marsit 1991 dhe plotësisht demokratike zgjedhjet e mbajtura më  22 Mars 1992. Për fat të keq, problemet filluan  në zgjedhjet e mbajtura më  26 Maj 1996. Këto zgjedhje rezultuan një katastrof e vertetë. Deri atëhere gati të gjitha zgjedhjet janë kontestuar herë nga njëri krah dhe herë nga krahu tjetër politik. 
Pas viteve 2000 klasa politike shqiptare e gjetur  nën trysninë e faktorit ndërkombëtar, organizoi tryeza në të cilat u ulën përfaqësuesit e forcave  kryesore politike me iden e paracaktimit të rregullave të lojës. Si rezultat i tryezave ndërpartiake u arrit  marrveshja e parë për miratimin e një  Kodi Zgjedhore i cili  më vonë kaloi  në Parlament me anë të miratimit të  Ligjit Nr. 8609, datë 08/05/2000 “KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISE”. Ky ligj më vonë u  ndryshua dhe u  arrit tek i dyti   “KOD ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË” (kaluar ne parlament me 18 Nëntor 2008 dhe miratuar me ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 më vonë  ndryshuar me ligjin nr. 74/2012, datë 19.07.2012). 
Por edhe këto Kode Zgjedhore të ashtëquajtura “konsensuale” rezultuan me probleme të rënda për zgjedhjet ne Shqipëri. Shqiptarët i mbajnë mend mirë deputetët e tipit “Made in Dushku” apo ata te ” Rruzhdies”. Atyre ju kujtohen fortë mirë imazhet e grevës së paprecedent të disa deputetëve ne vitin 2008  të cilët kundërshtonin Kodin Zgjedhor konsensual Islami-Rusmajli. Të gjitha keto  kode të ashtëquajtura konsensuale janë projektuar nga establishmeti politik për dy qëllime:
Qellimi i parë ishte eleminimi i forcave rivale politike nëpermjet makinacioneve të tipit  “Kod  Konsensual”. Qëllim i dytë ishte pengimi në rrugën e tyre drejtë parlamentit të  individëve të papëlqyer nga kupola e partisë, kjo nëpërmjet të ashtëquajtur ës “Lista të Mbyllura”. Ky qëllim i shërbente dhe forcimit të pozitave të Kryetarit të Partisë. Lind  pyetja: Kodi Zgjedhor aktual,  ofron mundësin e zgjedhjeve pluraliste, të lira, të barabarta, demokrtike dhe t ë pakontestuara?
Ky Kod Zgjedhore i ndryshuar me ligjin nr. 74/2012, datë 19.07.2012 është një akt juridik i miratuar nga parlamenti i kaluar me konsensusin paraprak të dy forcave të mëdha politike PS dhe PD dhe me “bekimin” e LSI.
Kushtetuta e RSH (1998) në Nenin 1 pika tre thotë se: ” Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme dhe periodike.” Po kjo Kushtetut në KREU III mbi LIRITË DHE TË DREJTAT POLITIKE , Neni 45, pika një, thote se: “Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.”
PROTOKOLL I KONVENTËS EVROPIANE PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE LIRIVE THEMELORE, AMENDUAR ME PROTOKOLLIN NR 11
(Paris, 20. III. 1952) në Nenin tre thotë se : “Palët e Larta Kontraktuese marrin përsipër të organizojnë në intervale të arsyeshme kohore, zgjedhje të lira me votim të fshehtë, në kushte që sigurojnë shprehjen e lirë të mendimit të popullit për zgjedhjen e organit ligjvënës.”.
Deklarata Universale e te Drejtave te Njeriut (1 Dhjetor 1948) Neni 21 pika një dhe tre thotë se : “Vullneti i popullit është baza e pushtetit shtetëror; ky vullnet duhet të shprehet në zgjedhje periodike dhe të lira të cilat duhet të jenë të përgjithshme dhe votimi i barabartë, si dhe me votim të fshehtë ose sipas procedurës përkatëse të votimit të lirë.” Ndërkohë që Neni 122, Pika 2 e Kushtetutës së RSH thotë se; “Një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj ka epërsi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen me të”. Por të gjitha keto akte ndërkomb ëtare së bashku me aktin më të lartë të Shqipërisë i cili është Kushtetuta, hidhen në erë nga Kodi Zgjedhor aktual. 
Le të vështrojmë disa nene tendencioze si, neni 69 i Kodit Zgjedhor i cili  thotë se :
“Një grup zgjedhësish në një zonë zgjedhore kanë të drejtë të propozojnë një kandidat për atë zonë zgjedhore. Komiteti mund të regjistrojë një kandidat për deputet vetëm në rast se ka marrë mbështetje për kandidatin nga një numër zgjedhësish që i korrespondon jo më pak se 1 për qind të listës së zgjedhësve të zonës zgjedhore, por në çdo rast jo më shumë se 3,000 zgjedhës”.
Ky nen paracakton se një kantidat i pavarur duhet të mbledhi 3000 firma noteriale nga zgjedhësit e zonës ku ai do të  kantidoj, (paramendoni një intelektual, një njeri të shoqëris civile një njeri të ndershëm që të  mbledh 3000 firma në një zonë elektorale në Shqipëri). Kantidatit të pavarur i duhet një infrastuktur e ngritur , i duhet kohë, mund e mbi të gjitha i duhen shumë mjete financiare. Kjo pikë e  Kodit Zgjedhor  cënon parimin e barazisë dhe pjesëmarrjes në zgjedhje. 
Kur në Kodin Zgjedhor të Greqisë, Kroacisë bile edhe të  Maqedonis nuk behen diferencime te tilla dhe parashihen shumë herë më pak firma, ekzaktësishtë kjo dispozitë parshihet në  Nenin 61 të Kodit të  IRJM i cili thotë se: “Kur paraqitës i listës së kandidatëve për deputetë është një grup zgjedhësish, duhet të grumbullohen së paku 1 000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në ekstraktin e Listës zgjedhore të njësisë zgjedhore.”
Kodi  Zgjedhor minon të drejtën kushtetuese  të pjesëmarjes në zgjedhje të shtetasve të tij të kudondodhur. Sipas statistikave sot Shqipëria ka mbi 4 milion banor, censusi i fundit  tregonte se  në RSH  banojnë  2,8 milion persona, rreth 1,5 milion banore janë me qëndrim të përkohëshëm ose të përherëshëm jashtë shtetit. Ky kod zgjedhor  është antikushtetues sepse shkel pikën një të Kushtetutës e cila thotë se “Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.” 
Eshtë ky kod i cili nuk parashehë votimin e mbi 1 milion shqipëtarve dhe si rrjedhoj diskriminon shtetasit e vetë të cilët për shkaqe apo faktor të ndryshëm social-ekonomik ndodhen jashtë territori të RSH, është ky kod i cili  përjashton “de jure” nga votimi shtetasit e vet. Në Ballkan ka shtete si Maqedonia por dhe Kroacia, Greqia, Rumania Kodet Zgjedhore të  cilave parashohin dhjetra mandate të zgjedhura nga emigrantët e tyre jashtë shtetit. Edhe Kosova një shtetë tjetër shqipëtar lejon votën me kusht të emigrantëve të kudondodhur nëpër botë. 
Arsyeja e perjashtimit të emigrantëve nga e drejta themelore e votës është vetem një: sepse ata janë jashtë sferës së influencës së faktorit politik, dhe votimi i tyre mundet të shkaktoj tronditje të parikuperueshme themeleve të establishmentit  politik në Tiranë. Eshtë e kot që të dëgjohen fjalë  se; nuk kemi infrastuktur zgjedhore jashtë vendit, kur sot me hyrjen e teknologjisë bashkohore behet e mundur votimi në cdo cep të botës në një kohë rekord.
Pushteti okult i “Tiranës së Tiranëve” me anë të  kodeve të tipit “konsensuale” nuk ka qëllim final zgjedhjet e drejta, pluraliste dhe demokratike. I vetmi qëllim i tyre është betonimi në karrigen e pushtetit, forcimi i pozitave te tyre brënda partisë, bërja sa më të vështirë kantidimin e individve  “të pabindur” të cilët mundë që të hedhin kantidaturën si të pavarur, dobësimin  deri në shkrirjen e  partive te reja që mund të jenë rrezik për pushtetin okult.  Shqiptarët po e shohin dita ditës se  si funksionon sistemi politik në Shqipëri. Asnjë forum partie nuk funksionon brenda kampeve respektive. 
Padrinot e partive  vendosin per gjithcka. Kodi Konsensual Zgjedhor me anë  të ashtëquajturës  “Lista të mbyllura” i ka dhënë kryëtarëve fuqi perandorake. Ata vendosin për emrat e kantidatëve të cilët ne duhet t’i votojmë. Parlamenti aktual i cili është produkt direkt i kodit mafioz zgjedhor  sipas  faktorit ndërkombëtar  cilsohet si parlamenti më i dobët që prej vitit 1920. I mbushur me ish- gjykatës, ish-prokuror, ish-trafikat, ish-drejtora policie ish-biznesmen dhe shume isha të tjerë. 
Kodi Konsensual Zgjedhor nuk është akt juridik dhe demokratik por është një traktat i pastër mafioz  i cili i shërbën  forcimit të pushtetit të “Tiranëve të Tiranës….. “

Besim Klodiana Dervishi

No comments:

Post a Comment