Cilët ishin arnautashët?
"Asnjë popull tjetër i
botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit
për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. E megjithatë,
ata janë popull kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të
dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në
historinë e vjetër e të re të Evropës. Por… ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të
veçantë. Ata janë të nënshtruar, ata janë fatkeq dhe historiani shpesh është po
aq i padrejtë, sa dhe njeriu i zakonshëm; ai nuk i përfill ata që nuk i ka
prirë fati. ” (Johan Tunman, 1774, Leipzig ,
“Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore”.)
Një sqarim para se të kaloj
në shtjellimin e temës qe e keni parasysh. Me qenë se serbët janë “telalli “ më
antishqiptar në Europë , atëherë duhet të lundrojmë nëpër publikimet e tyre të
shpërndara anë e kënd Europës duke na paraqitur si “mbetje osmane “ . Ju lutem
lexoni shkrimin me vëmendje dhe mos komentoni pa e kuptuar mirë se për çka
flitet këtu.
Të bijtë dhe nipërit e atyre serbëve të cilët kishin luftuar në Kosovë gjithmonë e paskan pas ruajtur kujtimin e tyre për gjyshërit e dikurshëm- spjegon historiani Gjuretiq duke shtuar se mbi 80% të shqiptarëve të sotëm ,nga burimet relevante historike, janë me origjinë serbe, dhe janë po ata serbë të islamizuar pas Betejës së Kosovës.” …” dhe janë po ata serbë të islamizuar pas Betejës së Kosovës.” – kjo përputhet me ligjërimet e Mero Bazes dhe Baton Haxhiut
“Por islamizimi më i madh i
serbëve,sipas burimeve të tyre ,qenka rritur shumë në shek.XVII dhe në fillim
të shek.XVIII-të se pse si arnautashë ata paskan pas më shumë të drejta ose
sipas burimeve tjera shumë serb e paskan pas pranuar islamizimin si një
domosdoshmëri të dreqit duke pritur gjithmonë që një ditë do të kthehen në
rrjedhën e të parëve të tyre. Shumë gjenerata të para të konvertuara në islam e
paskan pas ruajtur gjuhën e tyre dhe festat e tyre fetare. .” E shihni që
serbet gjithmonë kanë menduar që neve do të na përpijnë me dhunë ose me
“hater”?
“Por ,vazhdohet më tutje në
shkrimet e tyre (e që janë me mijëra),pra albanizimi i serbëve të islamizuar u
bë të ata serbë që nuk ju ndiente më për ndjenjën kombëtare,dhe u martuan me
vajza të komuniteteve fisnore shqiptare.(?) Për një kohë të gjatë historike ata
të konvertuarit u quajtën nga serbet ortodoks, si Arnautashë.
Por për çudi ata arnautashët
nuk e paskan pas ndier vetën as si turq e as si shqiptarë ; por ato sot nuk po
e ndiekan vetën më as si Serbë. Deri në fundin e shekullit 19-të arnautashë të
shumtë i mbanin mbiemrat e tyre të vjetër ;në Drenicë paskan pas qenë
Dokiqt,Veliqt,Marushiqt, Zoniqt,Raçiqt ,Geciqt, të cilët shihet që ishin me
origjinë “serbe “. Situatë e njëjtë ishte edhe në Pejë dhe rrethinën e saj ku
jetonin shumë serbë të islamizuar dhe albanizuar: Stepanoviqt,Bojkoviqt,
Dekiqt,Lekiqt ,Stojkoviqt etj.
Të mbajmë në mend atë çka e lexojmë, dhe mos të mashtrohemi me këta kasnecët ( kasnec , emër i vjetër shqiptar për lajmëtarin , postierin )e Serbisë që në emër të islamizmit mundohen të na humbasin historinë .

Duke kaluar nëpër Kosovë e
Metohi. S. Gopçeviq ,paska pas qëndruar gjatë në Prizren. Të dhënat që ai paska
pas mbledhur , i paskan pas treguar një shkallë të lartë të islamizimit të
serbëve të Prizrenit;kurse Gjakova shënohet si vend i 4.100 familjeve nga të
cilat 161 të serbëve kristian ( shkijet e rajës;shqiptarët ortodoks f.xh.),130
të shqiptarëve katolikë e të tjerët shqiptarë të islamizuar.
Bogdanoviqi (Knjiga o Kosovu,
Dimitrije Bogdanoviq1985), spjegon se “ populli serb ishte viktimë e jo vetëm
një stihijeje por e një plani për zhdukjen fizike te tij”. Kurse për Samargjiqi
,1989 ,shkruan “Arbanasit” ,që në shek.XVI –të ishin ekspanziv ,dhe se turqit
ishin ata që i lejuan mbi serbët që “si gozhda e ndryshkur të mbijnë mbi dheun
e tyre të lashtë. ( të Serbisë?)”
Autorët e vjetër serb i
përshkruanin shqiptarët si “zullumqarë”, “bisha të tërbuara”( Ristiq ,1864) ;
si dhe “arbanasët e egjër” të cilët ishin “ thjeshtë barinj të egjër” (
Sreqkoviq,1888) Thjesht shkruhej ashtu ,si atyre iu shkonte për shtati.
Pra ,herë shkruhej për ne që ishim si “bisha”, “barinj të egjër” që nuk dinim të bëjmë shtet ,kur ishte ne pyetje ndarja e tokave , e herë shkruhej për ne se ishim arnautashë , (serbë të islamizuar dhe të albanizuar.), kur iu duhej përvetësimi i ynë karshi botës.
Një burrë i mençur i Europës ka pas thënë ,se vetëm atëherë kur shqiptarët e shkruajnë vetë historinë ,atëherë ajo është historia e tyre.

i shpjegon botës se këtë racë që po e shtypi me shekuj ,edhe
këta e kanë origjinën e tyre? e kishte të vështirë? Jo ,thjesht nuk donte.
Po
,me çfarë dokumente e fakte historike ,serbet e morën guximin që
të përvetësojnë një popull dhe t
i qitet hi syve të botës se këtu
paska pas vetëm serb? E ne ,historia e jonë që daton që nga pellazgët,ilirët,
arbrit dhe shqiptarët,të heshtim dhe të pranojmë atë se çka shkruanin serbët,
apo jo të nderuar lexues ?
“Alfabeti me shkronja latine
u miratua kundër rezistencës së ashpër të klerit mysliman.” po shkruajnë edhe
sot; por jo vetëm për këtë por edhe për të vazhduar aty ku kishim mbetur. Apo jo?
Ne e dimë edhe këtë që e thoni ju: “Përhapja e ideve kombëtare shqiptare ishte një ndërmarrje tejet e vështirë, madje rreth vitit 1900 Perandoria Osmane ndaloi përdorimin shkrimor të shqipes. ( po ,ajo s`e kishte lejuar kurrë f.xh.) Gjuha shqipe, sipas pikëpamjes osmane, mund të dëmtonte besnikërinë e shqiptarëve ndaj Perandorisë”. Pastaj vazhdohet ;” Të ndarë e të përçarë (1912), shqiptarët u shndërruan në top loje të fuqive ballkanike dhe evropiane . Të bëhemi edhe sot ?

“Shqiptarë, osmanë,
mercenarë, orientalë, perëndimorë, të paorganizuar, kaotikë, të degjeneruar
historia shqiptare është plot drama dhe absurde na shkruan E.R. , “ . Jo nuk
është e vërtetë. Kemi drama që pa fajin tonë janë luajtur mbi kurrizin tonë ;
por nuk jemi kaotikë dhe absurdë.
Fahri Xharra
Gjakovë,23.01.17
Gjakovë,23.01.17
---------------------------------------------------------------------
No comments:
Post a Comment