Showing posts with label Skenderbeu. Show all posts
Showing posts with label Skenderbeu. Show all posts

Tuesday, January 17, 2017

Skenderbeu jeton dhe Sot - Pergatiti Skënder Jashari.

Skenderbeu jeton dhe Sot


Si sot,  më 17 janar 1468 në Lezhë, në moshën 63 vjeçare, kaloi në  amshim, por për të mos  vdekur kurrë, në  Shpirtin dhe Zemrën e Kombit tonë, por dhe të mbarë  njerëzimit liridashës!

Janë bë 549 vite më parë, që mbetëm pa: Shqiptarin e Vërtetë, Burrështetasin, Komandantin, Diplomatin, Profetin dhe Shenjtin më të madh  Shqiptarë.
Gjergj Kastrioti, u bë Shembulli i luftëtarit më të mirë që ka njohur njerëzimi.
Edhe sot, për ne Shqiptarët, mbetet figura më e Shenjtë, që si fëmijë rritemi me  kujtimin e tij, jetojmë dhe duam ta ndjekim Rrugën e tij-Bashkimin e Atdheut. Gjergj Kastrioti realizoi bashkimin e parë të shqiptarëve në  Lidhjen e Lezhës, guri i parë drejt krijimit të Shtetit të Pavarur.

Ushtarët  osman  eshtrat  e tij i bënë “hajmali”( për t’i sjell fat në luftë), sipas ushtarve osman, derisa luftonte ai( Gjergj Kastrioti), kishte  aftësinë  e  Bilokacionit( në dy vende në të njejtën kohë)-asgjë nga Shpata e tij nuk i shpëtonte!
Bota perëndimore e  personifikoi që në kohën sa ishte  gjallë, si penguesin kryesor që Perandoria Osmane të mos  arrijë të hyjë në Europë, si dhe si modelin e  të Krishterit  shembull për të  rezistu  pushtimit Osman-islam!
Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, i lindur më 6 maj 1405, që u mor peng nga pushtuesi osman, që në moshë 6,  9, 11, 19 vjeçare etj( sipas burimeve të ndryshme  historike, ndryshojnë dhe  datat), duke  mbaru shkollimin ushtarak, përmes së  cilës  arriti deri në hierarki të larta  ushtarake Osmane, duke u dallu  gjithëherë  nëpër  fushëbeteja!

Gjergj Kastrioti, shërbeu në  Perandorinë  Osmane në  vitet  1423 deri kur më 3 nëntor 1443, ku nga  beteja  e Nishit, u kthy me 300 kalorës Shqiptarë, për  t’i shërby Atdheut tone- e për t’a bë Shqipërinë e Bashkuar!  Skenderbeu, gëzoi  titullin e Zotit të  Shqipërisë, Mbret i Shqipërisë dhe Maqedonisë, Epirit etj e deri edhe si Atlet i Krishtit dhe jo vetëm kaq! Derisa në vitin 1463, u kurorëzu si Komandanti Suprem i Kryqëzatës Anti-osmane, të cilën e  emëroi Papa Piu II, por që kjo aleancë nuk qe jetëgjatë!

 Lugina e Preshevës, me krenari kujton që Mbreti ynë, Burrështetasi ynë, Komandanti ynë, Profeti dhe Shenjti ynë, kaloi nëpër këtë pjesë të Trollit Arbëror!
Me kthimin e  tij,  duke  marr  kështjellat e  Krujës, pastaj edhe të  Sopotnicës-“Svetigradit” dhe  Modricës, e  në  vazhdimsi duke  mbrojtur   suksesshëm gjitha  trojet  Shqiptare, madje edhe  më gjerë, duke  i ardhur në  ndihmë, si aleat edhe  princit Huniad, Venedikut, Papatit, Napolit etj, në luftë  si kundër  Perandorisë  Osmane ashtu dhe  kundër  armiqëve të aleatëve!
Gjergj Kastrioti më 2 mars 1444 në Lezhë,  bashkoi  fiset  Shqiptare, të njohur si  Besëlidhja e Lezhës[1]- që edhe në ditët  e sotme mbetet  inspirim për ne Shqiptarët dhe Bashkimin e Shqipërisë!

Për 25 vjet, nga  1443-1468, luftoi  duke komandu ushtrinë  e Lavdishme  Shqiptare që nuk kishte kurrë mbi 10.000 ushtar të rregullt, e veçmas  Gardën e tij deri në 5000 mijë ushtar( që për kohën e tërë bota i admironte për  përgatitjen dhe  profesionalizmin e tyre), duke  fitu kundër ushtrive osmane që  varionin në numër nga 100.000 deri në 250.000 ushtar, pos saj edhe të  furnizuar  me armë dhe paisje të  kohës.[2]

Duke fillu nga beteja  e  parë  e Torviollit më 29 qershor 1444( ku disa mijra ushtar osman u vranë), të pasuar nga  Betejat tjera të  lavdishme si: Beteja e Parë e Mokrës, Beteja e Otonetës, Beteja e Parë e Oranikut, Beteja e “Svetigradit”, Rrethimi i Parë i Krujës, Beteja e Modricës, Beteja e Parë e Meçadit, Beteja e Pollogut, Rrethimi i Beratit, Beteja e Dytë e Oranikut, Beteja e  Albulenës, Beteja e Dytë e Mokrës, Ekspedita nëpër Maqedoni e më gjerë, Beteja e Ohrit, Beteja e Parë e Vaikalit, Beteja e Dytë e Meçadit, Beteja e Dytë e Vaikalit, Beteja e Kasharit, Rrethimi i Dytë i Krujës, Rrethimi i Tretë i Krujës, por edhe misionet  ushtarake  në  Napoli, Lufta kundër Venedikut, por edhe  nëpër vende të tjera të Ballkanit( në ndihmë të Huniadit, kundër sllavëve-Serbisë etj).

Pra Shqiptarët në  kohën  e Lavdishme, të Gjergj Kastriotit, arritën të luftonin :
1.     Kundër superfuqisë së kohës Perandorinë Osmane, që çdo kë tjetër  e kishte  mposhtur-por jo Shqipërinë;
2.     Kundër Venedikut, po ashtu një  fuqi e madhe e kohës, madje paralelisht i fitoi betejat si kundër  Venedikasve dhe Osmanve;
3.     Luftimet  në  Napoli, kundër armiqëve të aleatit të tij;
4.     Luftoi kundër sllavëve( Serbisë, që nuk ekzistonte si  nacionalitet i ndarë!).
Vlen  të theksohet që sulltani i cili mposhti tërë Europën,  duke   pushtu  Konstantinopojën në maj 1453, u gjunjëzu në  pushtimin e Trojeve Shqiptare, njejtë po ashtu edhe sulltani Mehmeti II përgatitej për të  kalu  Otrantin për të zbarku në Itali, për t’a bë Vatikanin seli të Islamit dhe të tij( si  i pari i Fesë Islame), dështoi edhe në  Rrethimin e II të Krujës-e që Europa shpëtoi nga  Lufta  Heroike  e Kombit Shqiptarë!

Asnjë Shqiptarë dhe Luftëtarë Shqiptarë kurrë nuk  e harroi  këtë Simbol që Identifikon  Kombin, Atdheun tonë- gjithëmonë  do na prijë  Gjergj Kastrioti, si në Paqe e si në Luftë!
Pas kalimit në  amshim të Gjergj Kastriotit, Luftarët  Shqiptarë, mbetën jetim, pa krahun  e  atij që fitonte çdo betejë- por  vazhduan ende  rrugën  e tij! Masivisht ikën për  në Italinë Jugore, Venedik etj, prej nga edhe sot kemi vllezërit tonë  Arbreshë!

Më vitin 1474,  sulltan Mehmeti II, rrethoi Krujën, Shkodrën, por dështoi, sepse  Luftarët  Shqiptarë, ishin  shembullorët më të mirë të  figurës së Gjergj Kastriotit. Pas  dy  vitesh, 1476 sërish i kthehet  Perandoria Osmane  Trojeve tona. Edhe Venediku ndihmoi  Shqiptarët,  sa që u kriju më 1477 një ushtri  e përbashkët  Shqiptaro-venedikase, që e sulmuan  ushtrin Osmane, duke i shkaktu dëme të mëdha, mirëpo të dhënë  pas  plaçkës së luftës( siç duket gabimi taktik i  komandimit), bëri që  të riorganizohen trupat  osmane dhe të  korrnin  fitore  nga  humbja  e tyre![3]

 Ndërsa në pranverën  e vitit 1478, trupa të  freskëta osmane vërshuan mbi tokat  Shqiptare, ku më 14 maj  rrethuan  Shkodrën, e që u përforcuan në  vazhdimsi me trupa të  reja të  ardhura nga  Stambolli( erdhi edhe sulltan Mehmeti II) por edhe  bejler të tjerë  të Rumelisë( Ballkanit)! Më 16 qershor 1478, pra pas dy vite rrethimi, Luftarët  Shqiptarë të  Kështjellës së Krujës, mbetën  pa ushqime, gjë që u detyruan të  dorëzoheshin, me kusht të largoheshin të lirë nga  vendi![4] Osmanët nuk e  mbajtën fjalën, pos  venecianve, të  gjithë  Shqiptarët u vranë, derisa fëmijët dhe gratë e  tyre u bënë skllevër.[5]

Vazhdoi rrethimi i Shkodrës, e cila goditej me 10 topa të rëndë,[6] që për një muaj  vazhdimisht kanë  shkrepur projektil mbi muret e Kështjellës, duke mos theksu edhe  tërë  armatimin  e rëndë të topave, katapultave, bombardave etj etj, që përdorën ushtritë osmane, Luftarët  Shqiptarë jo vetëm të  Shkodrës por edhe të  rrethinave, luftonin trup me trup- duke shembëlly figurën  e Gjergj Kastriotit. Perandoria Osmane, për t’a  mposht Rozafën, përdori taktikën  e ndërprerjes së çdo furnizimi me ushqim dhe ujë të saj,  arriti të pushtoj pa rezistencën  Kështjellën e Zhabjakut, zotërues i së cilës ishte Gjon Gjurashi( Cërnojeviqi).[7]

Më 25 janar 1479, me  marrëveshjen  Venedik-Stamboll, Shkodra kalonte  në  duart  e  këtyre të fundit, kurse  më 25 prill ushtritë  osmane hynë  në Shkodër.[8]
Në çdo luftë, Shembëlltyra e Gjergj Kastriotit n’a priu në Paqe dhe Jetë, por edhe në Luftë.

Nën robërinë 550 vjeçare të Perandorisë Osmane, pas së cilës Shqiptarët  formuam  Shtetin Amë, në 550 vjetorin e Amshimit të  Gjergj Kastriotit, uroj që të  Çlirohemi Shpirtërisht nga  robëria Osmane, të sjellur nga  feja e këtij pushtuesi- siç edhe Gjergj Kastrioti dëshmoi, mbi çdo gjë, pozitë, pagesë, fe, kishte  Atdheun! Derisa ishim dhe jemi në disa pjesë të Trojeve tona, nën robërin e  Osmanve, e sllavëve( Serbë, Maqedonas, Malazias, Grek), dhe nën  robërinë  e Shpirtit të Lirë e të Shenjtë  të Shqiptarve, nuk  patëm shtet, e nuk patëm gjë!

E bekuar qoftë  Shqipëria( me gjitha  trojet  tona)!

Më:17.01.2017
Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.
Mbaroi master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

[1]  Akademia Shqiptare e Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar, Tiranw,Toena, 2002, faqe 348 dhe 370;
[2]  Norman Housley, The Later Crusades 1274-1580:from Lyons to Alcazar, Oxford University press, p.90

[3]Akademia Shqiptare e Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar, Tiranw,Toena, 2002, faqe 411;
[4] Po aty faqe 411-412;
[5] Po aty faqe 412;
[6] Po aty faqe 412;
[7] Po aty faqe 412;
[8] Po aty faqe 413;

Monday, January 16, 2017

Kujt iu desh seriali “Skanderbeg”?


Jam shumë i shqetësuar që si sot me 17 janar, në ditën e 549 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut të shkruaj për “guximin“ shqiptar, të përqeshjes me vet vetën!
Kujt iu desh seriali  “Skanderbeg” ?

“I cilësuar si një prej serialeve më serioze dhe unikë të prodhuar ndonjëherë në Ballkan, e kjo sipas kompanisë së distribucionit “Mercury Films”, e cila tashmë ka marrë përsipër edhe distribucionin ndërkombëtar. 

Seriali “Skandërbeg” nuk është risi vetëm në tregun e Ballkanit, por edhe në atë ndërkombëtar – pasi pothuajse nuk ekziston ndonjë serial televiziv i cili trajton këtë periudhë të Mesjetës “ kështu shkruan  me krenari  prodhuesi i këtij maskara filmi.
Pra ”Seriali do të jetë një komedi e bazuar mbi karakteret dhe situatat, një komedi me të qeshura artificiale, sipas standardit të trendëve bashkëkohore të prodhimit të serialeve. Duke i ditur të gjitha këto, bashkëpunimin e tyre dhe ekipin realizues, s’ka si të mos ketë ky serial një tematikë të veçantë.” Ngjarja zhvillohet në mesjetën e hershme, në shekullin 15, një periudhë e trajtuar pak ose thuajse aspak në seriale televizive.

Sa jemi të sinqertë me historinë tonë ?

Edhe sikur turqit ta kishin realizuar një "hagare" të tillë e të pa fije krype, as serbët që pretendojnë që Skenderbeu "është" i tyre ( kjo edhe sipas Fatos Lubonjës, Oliver Schmittit dhe shqiptarëve të tjerë që iu është mërzitur e kaluara) nuk do ta shfaqnin në ekranet e tyre televizive. Së paku, serbët i qëndrojnë besnik fjalës së tyre të shkruar (edhe nëse është rrenë); e turqit nuk harxhojnë para për të qeshur me historinë e tyre. 
Kujt i shkoi ndërmend të befasoi botën me një serial të tillë ? 
Po nuk është oree figura e Skënderbeut për nivelin e portokallive!

Ta kishin serbët një Skenderbe, bota do të ishte mahnitur me realizimet e tyre  filmike serioze !

E pamundur të kuptohet mendësia shqiptare, paraja e tepërt dhe vrazhdësia e paraqitjes historike në mënyrë të tillë. 
Ndoshta jemi shumë të varfër nga mendja dhe në mungesë të vetëdijes krijojmë diçka që e përdhosë të tërë mundin historik .  Ndoshta...

Të mendojmë, cili nga popujt e Europës kishte harxhuar para të majme të fusin një hero të tyre kombëtar në rrjetin e humorit më banal që ekziston në mediumet vizive

Të mendojmë si duhet:  …”menjëherë pas masakrës, gjenocidit që bënë serbët mbi popullin martir shqiptar të Kosovës, Ismail Kadare bën thirrje shqiptarëve shkrimtarë, intelektualëve të dy shteteve, shqiptar e kosovar, të bëjnë të gjitha përpjekjet të dëshmojnë mbi krimin serb ndaj shqiptarëve. 

Reagimi i intelektualëve shqiptarë erdhi me qeshje, si për të thënë, këtë herë s’na the gjë o Zoti Kadare.
-Dëshmimi i krimit serb mbi shqiptarët është detyrë shpie e vogël për ne të mëdhenjtë, do thoshin ata, prandaj nuk është kjo detyra jonë të merremi me këto punë të vogla, me fjalë të tjera nuk ndienin më për atë gjëmë.”

(Në një intervistë për shekullin, tetor 2000 Kadare është shprehur … Në kujtimet e amerikanit Xhejs Rubin, botuar në “ Financial Times“, përmendet episodi kur presidenti i Serbisë, Milutinoviç që kryesonte delegacionin serb në Rambuje, duke mos kuptuar asgjë nga ajo që po ndodhte, u thotë amerikanëve:  Përse shqetësoheni për shqiptarët? "Na e lini ne këtë punë  dhe ne e mbarojmë për një javë“.
Me të vërtetë të lehtë jemi!                                                                               


Fahri Xharra. 17.01.17 Gjakovë


17 - Janar -549- vjet nga vdekja e TË MADHIT SKËNDERBE! - Nga Orhan Rexhepi.


Nesër (17 Janar)
Mbushen 549 vjet nga vdekja e TË MADHIT SKËNDERBE!

PËRSE SKËNDERBEU ISHTE I VEÇANTË PËR MBARË BOTËN?

Shteti i ARBËRIT dhe i EPIRIT i themeluar nga GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU ishte SHTETI i TRETË SHQIPTAR, pasi që para tij sipas Konsullit Austriak JOHANN GEORG von HAHN dhe ANONIMUS DESCRIPTIO EUROPA ORIENTALIS, “Në LINDJE dhe VERILINDJE të territoreve VENEDIKASE, lindi Shteti i parë Autonom SHQIPTAR nën Princin PROGON - Shteti ARBANON, i cili gjallëroi nga viti 1190 e deri në vitin 1216”.

Derisa SHTETI i DYTË SHQIPTAR (MBRETËRIA e ARBËRISË), i njohur si SHTETI MESJETAR SHQIPTAR u krijua nga KARLI i PARË i ANZHUINËVE në datën 21. 02. 1272 me kryeqytet DURRËSIN, shtet i cili u pranua edhe nga PAPATI, që atëherë konsiderohej mu ashtu si sot OKB-ja, kurse SHTETI I KATËRT SHQIPTAR, REPUBLIKA e SHQIPËRISË, nën udhëheqjen e ISMAIL QEMALIT u krijua në vitin 1912, dhe SHTETI I PESTË SHQIPTAR, REPUBLIKA e KOSOVËS nën udhëheqjen e ADEM JASHARIT, u krijua në vitin 2008.

PRA, Shteti i ARBËRIT dhe i EPIRIT, nën udhëheqjen e GJERGJ KASTRIOTIT, si SHTET decidivisht ETNIK u krijua në vitin 1444, i cili sipas MARIN BARLETIT alternativisht u quajt edhe MAQEDONI. Duke hequr dorë së pari nga GJYSMËHËNA pastaj edhe nga KRYQI, SKËNDERBEU tregoi qartë se ARBËRIA nuk donte të identifikohej as me parimet e lindjes e as me ato të perëndimit, për GJYSMËHËNËN dihet, në kundërshtim të saj e nisi Kryengritjen dhe e krijoi Shtetin, por ama edhe KRYQIN nuk pranoi ta vendoste në asgjë administrative, as në FLAMUJ, as në STEMA e as në VULA. 

Nga ana tjetër Republika e Krishterë e VENEDIKUT ishte armike për ARBËRINË po aq sa edhe Perandoria Muslimane TURKE, edhe ashtu të dyja këto ishin në bashkëpunim të plotë kundër saj. Në vitin 1447, pas vdekjes së Lekë Zaharias, VENEDIKU e pushtoi Kështjellën e DANJËS në veri, dhe të njejtën ishte i gatshëm t’ia dorëzonte TURQËVE menjëherë.


SHQIPTARËT e ATËHERSHËM i treguan BOTËS se e kishin identitetin e tyre të veçantë, edhe atë hiç më pak se rreth 400 vjet para se të decidivizoheshin KOMBET e PARA, prandaj edhe erdhën kundërshtime të mëdha nga të gjitha anët, dhe si pasojë në varrimin e GJERGJIT nuk mori pjesë asnjë zyrtar nga Mbretëritë e Krishtera. Shqiptarët pra filluan t’i sjellin diçka krejt të re kësaj Bote, në LEZHË më 2 Mars të vitit 1444 u themelua KUVENDI I PARË SHQIPTAR, udhëheqës (kupto, Kryetar) i të cilit u zgjodh GJERGJ ARANITI, ARBËR-EPIROTËT e shpallën veten e tyre të pavarur dhe të barabartë si me MUSLIMANIZMIN e poashtu edhe me KRISHTERIMIN.


GJERGJ KASTRIOTI e ngarkoi LEKË DUKAGJININ, jo ta krijonte ndonjë KANUN, sepse ai ekzistonte prej mijëra e mijëra vjetësh, por ta krijote KUSHTETUTËN e SHTETIT SHQIPTAR, prandaj edhe ky AKT mbeti të quhet KANUNI i LEKË DUKAGJINIT, atëherë në atë kohë, në vend të asaj që sot thuhet SIPAS KUSHTETUTËS, thuhej KËSHTU KA THËNË LEKA, e qartëson këtë mirë e mirë THE NEW YORK TIMES kur thotë, “Kodi i LEKË DUKAGJINIT është një thesar i madh, ky KOD i luftëtarëve ILIRË është parahistorik. 

Për të gjitha sjelljet dhe zakonet e tyre ata si rregull kishin vetëm një shpjegim, LIGJIN, që thuhet të jetë sjellur vetëm në një formë nga LEKË DUKAGJINI, ndonëse Ligjet dhe zakonet që i vishen atij, në pjesën më të madhe janë padyshim shumë, shumë më të hershme se shekulli XV”, po edhe Studiuesi Japonez Prof. Dr. KAZUHIKO YAMAMOTO, aktualisht Ligjërues në CALIFORNIA UNIVERSITY të SHBA-ve, në librin e tij THE ETHICAL STRUCTURE OF KANUN AND CULTURAL IMPLICATIONS (Struktura Etike e Kanunit dhe Nënkuptimet Kulturore), SHBA 2005, shkroi:

“KODI ZAKONOR i SHQIPTARËVE është shumë më i vjetër se 3500 vjet”, e po ashtu edhe Studiuesi Amerikan THERON JOHNSON DAMON, në NATIONAL GEOGRAPHIC (numri i Nëntorit të vitit 1912) tha, ”Askush nuk duhet të flasë për SHQIPTARIN si njeri pa LIGJE, LIGJE këto të shekullit XV”, prandaj edhe duhet të thuhet rrast e qartë se LEKË DUKAGJINI ishte Udhëheqës (kupto, Ministër) i Drejtësisë, derisa takimet me kancelaritë e Krishtera i bënte i dërguari PAL ENGJËLLI, e që në të vërtetë përsëri duhet të thuhet qartë se ai ishte Ministër i Punëve të Jashtme, në anën tjetër Ministra të forcave territoriale dhe Usharake (kupto, i Punëve të Brendshme dhe i Mbrojtjes) ishin TANUSH TOPIA dhe VRANA KONTI.


SKËNDERBEU po ashtu planifikoi ta zyrtarizonte Gjuhën e ARBËR-EPIROTËVE, së cilës për t’u bërë GJUHË SHTETËRORE patjetër i duhej gradualiteti në zëvendësimin e LATINISHTES, prandaj edhe së pari urdhëroi që në Kishat Shqiptare Pagëzimet Fetare të bëheshin në gjuhën e popullit.


Dhe, pa asnjë dilemë gjithçka është e qartë si loti, deri aty sa edhe vetë kryearmiku Sulltan MURATI në letrën dërguar SKËNDERBEUT (15. 6. 1444), SHQIPËRINË e atëhershme e ka saktësuar si MBRETËRI, derisa i biri i tij Sulltan MEHMETI II PUSHTUESI e ka pranuar të vërtetën e madhe, kur në letrën e tij të datës 6. 5. 1461, dërguar GJERGJIT ndër të tjera ka shkruar:

"Nëse trupat e forcave të mia këto ditë kanë guxuar të pushtojnë SHTETIN tuaj, ata kanë vepruar pa urdhërin tim dhe fitoret tuaja mbi ta nuk më kanë hidhëruar fare" dhe në atë të datës 07. 5. 1463 në përkujtim të Marrëveshjes së Paqes që ishte nënshkruar në SHKUP më 27. 4. 1462 ku kishte shkruar:
 “Duhet ta pranoni Paqen për të mbetur zot i VENDIT tuaj”, që i bie se në të trija rastet të dy Sulltanët e kanë pranuar hapur ekzistencën e SHTETIT SHQIPTAR të atëhershëm.


Pra SHTETI i ARBËRIT dhe i EPIRIT nuk ishte AS I KRISHTERË e AS MUSLIMAN, çfarë mund të ishte atëherë kur nuk kishte alternative të katërt, fundja edhe si është e mundur që paraardhësit e SKËNDERBEUT, në radhë të parë PRIAMI 2640 vjet para tij, pastaj ALEKSANDRI i MADH LEKA 1780 vjet më herët, e poashtu edhe PIRROJA 1740 dhe AGRONI e TEUTA 1694 vjet më parë se ai të kishin krijuar SHTETE, MBRETËRI e deri edhe PERANDORI e ai jo, aq më parë kur pos SHQIPONJËS DYKRENARE dhe PËRKRENARES edhe gjithçka tjetër kishte trashëguar pikërisht prej tyre, deri edhe vetë emrin e ALEKSANDRIT të MADH LEKËS dhe MAQEDONISË së tij.


Ndër shumë të tjerë ishte Studiuesi Anglez E. SPANSER dhe Studiuesi Kroat MILAN SUFFLAY, ata që atij ia dhanë lavdin meritor, i pari që e cilësoi si njërin nga njerëzit më të mëdhenjë dhe i dyti që e vlerësoi si GJENERALIN MË TË MADH NË BOTË, derisa Studiuesi tjetër Anglez ROBERT AUSTIN tha, “SKËNDERBEU është hero jo vetëm i SHQIPTARËVE por edhe i mbarë EUROPËS, ai ndikoi në mbarë HISTORINË BOTËRORE”.


E veçanta tjetër e tij Sipas Historianit Gjerman FRANZ BABINGER, Historianëve Amerikanë KENNETH SETTON e PETER SUGAR dhe SECRET VATICAN ARCHIVES (Arkivi Sekret i Vatikanit), ishte BETEJA që u zhvillua në fushën e ALBULENËS (mes Krujës dhe Lezhës) në datën 2 Shtator të vitit 1457, midis forcave OSMANE (së paku 40 000) të udhëhequr nga ISA Bej EVRENOZI dhe forcave ARBËRORO-EPIROTE (afro 12 000)
Betejë kjo që hyri në HISTORINË BOTËRORE për taktikën luftarake unikale që nuk ishte përdorur askund në botë deri atëherë, e që pastaj u muar si shembull nëpër luftëra nga jopak Gjeneralë botëror, mes tyre edhe nga i madhi NAPOLEON BONAPARTA, prandaj edhe sipas SiliconINDIA, së bashku me LEKËN e MADH dhe BONAPARTËN ai është shpallur NJËRI NGA PESË GJENERALËT MË TË MËDHENJË TË TË GJITHA KOHRAVE NË BOTË.


Ishin pra GJERGJ KASTRIOTI dhe ARBËR-EPIROTËT ata që e bënë PARALAJMËRIMIN e SHTET-KRIJIMEVE në bazë të përcaktimit ETNIK të popujve veçë e veçë. Shteti i ARBËRIT dhe i EPIRIT ishte Shtet-paraardhësi i parë për gjithë EUROPËN e më gjërë ku popujt do të duhej të përmblidheshin rreth GJAKUT dhe GJUHËS së tyre në mënyrë që të definoheshin si ETNI dhe pastaj përfundimisht si KOMBE. 
Ishte Perandoria Osmane ajo që e ndërpreu këtë udhëtim diku për 400 e sa vjet, në anën tjetër SKËNDERBEU “rastisi” të jetë KËSHTJELLË e PATHYESHME në ruajtjen e QYTETËRIMIT PELLAZG, i cili i bartur së pari nga DARDANËT, pastaj edhe nga ALBANËT dhe ILIRËT erdhi deri te ARBËR-EPIROTËT, që paraprakisht në etapa të mëhershme ishte bërë udhërrëfyes për gjithë atë që sot quhet EUROPË,
ku edhe njihet si CIVILIZIM EUROPIAN.

Prandaj edhe Institutet SHQIPTARE të HISTORISË duhet ta shikojnë SKËNDERBEUN mu ashtu si edhe e meriton, mu ashtu si e nxjerrin këto fakte të parrëzueshme të shtruara më parë, sepse ai pa asnjë dilemë është FIGURË e MADHE e HISTORISË BOTËRORE, dhe në këtë drejtim është pjesë e atij vargut të madh të të njejtit gjak gjenealogjik, nisur nga PELLAZGU, ATLASI, NOE-NOAH-NUHU, THOTI, ZEUSI, DARDANI, AFRODITA, PRIAMI, AKILI, ENEA, vazhduar nga BAVO, BRITI, ODINI, ROMULI, HOMERI, PITAGORA, HIPOKRATI, ALEKSANDRI I MADH LEKA, ARISTOTELI, CICERONI, VIRGJILI, PIRROJA, TANIA, BARDHYLI, AGRONI, TEUTA, KLEOPATRA, GENTI, pastaj JUL CEZARI, OKTAVIAN AUGUSTI, DIOKLECIANI, KOSTANDINI I MADH, JUSTINIANI I PARË, MEHMET ALI PASHA, NAPOLEON BONAPARTA, KARL GEGA, e deri te MUSTAFA KEMAL ATATURKU, GONXHE BOJAXHIU, FERID MURADI dhe ADEM JASHARI.




Pjesë nga libri im
GJENEALOGJIA DARDANE
NGA NOE-NOAH-NUHU DERI TE SHQIPTARËT
CIVILIZIMI EUROPIAN
-----------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------------------------------
https://milibutka.blogspot.al