Skenderbeu jeton dhe Sot
Si sot, më 17
janar 1468 në Lezhë, në moshën 63 vjeçare, kaloi në amshim, por për
të mos vdekur kurrë, në Shpirtin dhe Zemrën e Kombit
tonë, por dhe të mbarë njerëzimit liridashës!
Janë bë 549 vite më parë, që
mbetëm pa: Shqiptarin e Vërtetë, Burrështetasin, Komandantin, Diplomatin,
Profetin dhe Shenjtin më të madh Shqiptarë.
Gjergj Kastrioti, u bë
Shembulli i luftëtarit më të mirë që ka njohur njerëzimi.
Edhe sot, për ne Shqiptarët,
mbetet figura më e Shenjtë, që si fëmijë rritemi me kujtimin e tij,
jetojmë dhe duam ta ndjekim Rrugën e tij-Bashkimin e Atdheut. Gjergj Kastrioti
realizoi bashkimin e parë të shqiptarëve në Lidhjen e Lezhës, guri i parë
drejt krijimit të Shtetit të Pavarur.
Ushtarët osman eshtrat e
tij i bënë “hajmali”( për t’i sjell fat në luftë), sipas ushtarve osman, derisa
luftonte ai( Gjergj Kastrioti), kishte aftësinë e Bilokacionit(
në dy vende në të njejtën kohë)-asgjë nga Shpata e tij nuk i shpëtonte!
Bota perëndimore e personifikoi
që në kohën sa ishte gjallë, si penguesin kryesor që Perandoria
Osmane të mos arrijë të hyjë në Europë, si dhe si modelin e të
Krishterit shembull për të rezistu pushtimit
Osman-islam!
Gjergj Kastrioti-Skenderbeu,
i lindur më 6 maj 1405, që u mor peng nga pushtuesi osman, që në moshë 6, 9,
11, 19 vjeçare etj( sipas burimeve të ndryshme historike, ndryshojnë
dhe datat), duke mbaru shkollimin ushtarak, përmes
së cilës arriti deri në hierarki të larta ushtarake
Osmane, duke u dallu gjithëherë nëpër fushëbeteja!
Gjergj Kastrioti, shërbeu
në Perandorinë Osmane në vitet 1423
deri kur më 3 nëntor 1443, ku nga beteja e Nishit, u kthy
me 300 kalorës Shqiptarë, për t’i shërby Atdheut tone- e për t’a bë
Shqipërinë e Bashkuar! Skenderbeu, gëzoi titullin e Zotit
të Shqipërisë, Mbret i Shqipërisë dhe Maqedonisë, Epirit etj e deri
edhe si Atlet i Krishtit dhe jo vetëm kaq! Derisa në vitin 1463, u kurorëzu si
Komandanti Suprem i Kryqëzatës Anti-osmane, të cilën e emëroi Papa
Piu II, por që kjo aleancë nuk qe jetëgjatë!
Lugina e Preshevës, me
krenari kujton që Mbreti ynë, Burrështetasi ynë, Komandanti ynë, Profeti dhe
Shenjti ynë, kaloi nëpër këtë pjesë të Trollit Arbëror!
Me kthimin e tij, duke marr kështjellat
e Krujës, pastaj edhe të Sopotnicës-“Svetigradit”
dhe Modricës, e në vazhdimsi duke mbrojtur suksesshëm
gjitha trojet Shqiptare, madje edhe më gjerë,
duke i ardhur në ndihmë, si aleat edhe princit
Huniad, Venedikut, Papatit, Napolit etj, në luftë si kundër Perandorisë Osmane
ashtu dhe kundër armiqëve të aleatëve!
Gjergj Kastrioti më 2 mars
1444 në Lezhë, bashkoi fiset Shqiptare, të
njohur si Besëlidhja e Lezhës[1]- që edhe në
ditët e sotme mbetet inspirim për ne Shqiptarët dhe
Bashkimin e Shqipërisë!
Për 25 vjet, nga 1443-1468,
luftoi duke komandu ushtrinë e Lavdishme Shqiptare
që nuk kishte kurrë mbi 10.000 ushtar të rregullt, e veçmas Gardën e
tij deri në 5000 mijë ushtar( që për kohën e tërë bota i admironte për përgatitjen
dhe profesionalizmin e tyre), duke fitu kundër ushtrive
osmane që varionin në numër nga 100.000 deri në 250.000 ushtar, pos
saj edhe të furnizuar me armë dhe paisje të kohës.[2]
Duke fillu nga beteja e parë e
Torviollit më 29 qershor 1444( ku disa mijra ushtar osman u vranë), të pasuar
nga Betejat tjera të lavdishme si: Beteja e Parë e
Mokrës, Beteja e Otonetës, Beteja e Parë e Oranikut, Beteja e “Svetigradit”,
Rrethimi i Parë i Krujës, Beteja e Modricës, Beteja e Parë e Meçadit, Beteja e
Pollogut, Rrethimi i Beratit, Beteja e Dytë e Oranikut, Beteja e Albulenës,
Beteja e Dytë e Mokrës, Ekspedita nëpër Maqedoni e më gjerë, Beteja e Ohrit,
Beteja e Parë e Vaikalit, Beteja e Dytë e Meçadit, Beteja e Dytë e Vaikalit,
Beteja e Kasharit, Rrethimi i Dytë i Krujës, Rrethimi i Tretë i Krujës, por
edhe misionet ushtarake në Napoli, Lufta
kundër Venedikut, por edhe nëpër vende të tjera të Ballkanit( në
ndihmë të Huniadit, kundër sllavëve-Serbisë etj).
Pra Shqiptarët në kohën e
Lavdishme, të Gjergj Kastriotit, arritën të luftonin :
1. Kundër
superfuqisë së kohës Perandorinë Osmane, që çdo kë tjetër e kishte mposhtur-por
jo Shqipërinë;
2. Kundër
Venedikut, po ashtu një fuqi e madhe e kohës, madje paralelisht i
fitoi betejat si kundër Venedikasve dhe Osmanve;
3. Luftimet në Napoli, kundër armiqëve të aleatit të tij;
4. Luftoi
kundër sllavëve( Serbisë, që nuk ekzistonte si nacionalitet i
ndarë!).
Vlen të theksohet
që sulltani i cili mposhti tërë Europën, duke pushtu Konstantinopojën
në maj 1453, u gjunjëzu në pushtimin e Trojeve Shqiptare, njejtë po
ashtu edhe sulltani Mehmeti II përgatitej për të kalu Otrantin
për të zbarku në Itali, për t’a bë Vatikanin seli të Islamit dhe të tij(
si i pari i Fesë Islame), dështoi edhe në Rrethimin e II
të Krujës-e që Europa shpëtoi nga Lufta Heroike e
Kombit Shqiptarë!
Asnjë Shqiptarë dhe Luftëtarë
Shqiptarë kurrë nuk e harroi këtë Simbol që
Identifikon Kombin, Atdheun tonë- gjithëmonë do na
prijë Gjergj Kastrioti, si në Paqe e si në Luftë!
Pas kalimit në amshim
të Gjergj Kastriotit, Luftarët Shqiptarë, mbetën jetim, pa
krahun e atij që fitonte çdo betejë- por vazhduan
ende rrugën e tij! Masivisht ikën për në
Italinë Jugore, Venedik etj, prej nga edhe sot kemi vllezërit tonë Arbreshë!
Më vitin 1474, sulltan
Mehmeti II, rrethoi Krujën, Shkodrën, por dështoi, sepse Luftarët Shqiptarë,
ishin shembullorët më të mirë të figurës së Gjergj
Kastriotit. Pas dy vitesh, 1476 sërish i kthehet Perandoria
Osmane Trojeve tona. Edhe Venediku ndihmoi Shqiptarët, sa
që u kriju më 1477 një ushtri e përbashkët Shqiptaro-venedikase,
që e sulmuan ushtrin Osmane, duke i shkaktu dëme të mëdha, mirëpo të
dhënë pas plaçkës së luftës( siç duket gabimi taktik
i komandimit), bëri që të riorganizohen trupat osmane
dhe të korrnin fitore nga humbja e
tyre![3]
Ndërsa në
pranverën e vitit 1478, trupa të freskëta osmane vërshuan
mbi tokat Shqiptare, ku më 14 maj rrethuan Shkodrën,
e që u përforcuan në vazhdimsi me trupa të reja të ardhura
nga Stambolli( erdhi edhe sulltan Mehmeti II) por edhe bejler
të tjerë të Rumelisë( Ballkanit)! Më 16 qershor 1478, pra pas dy
vite rrethimi, Luftarët Shqiptarë të Kështjellës së
Krujës, mbetën pa ushqime, gjë që u detyruan të dorëzoheshin,
me kusht të largoheshin të lirë nga vendi![4] Osmanët
nuk e mbajtën fjalën, pos venecianve, të gjithë Shqiptarët
u vranë, derisa fëmijët dhe gratë e tyre u bënë skllevër.[5]
Vazhdoi rrethimi i Shkodrës,
e cila goditej me 10 topa të rëndë,[6] që për
një muaj vazhdimisht kanë shkrepur projektil mbi muret e
Kështjellës, duke mos theksu edhe tërë armatimin e
rëndë të topave, katapultave, bombardave etj etj, që përdorën ushtritë osmane,
Luftarët Shqiptarë jo vetëm të Shkodrës por edhe të rrethinave,
luftonin trup me trup- duke shembëlly figurën e Gjergj Kastriotit.
Perandoria Osmane, për t’a mposht Rozafën, përdori taktikën e
ndërprerjes së çdo furnizimi me ushqim dhe ujë të saj, arriti të
pushtoj pa rezistencën Kështjellën e Zhabjakut, zotërues i së cilës
ishte Gjon Gjurashi( Cërnojeviqi).[7]
Më 25
janar 1479, me marrëveshjen Venedik-Stamboll, Shkodra
kalonte në duart e këtyre të
fundit, kurse më 25 prill ushtritë osmane hynë në
Shkodër.[8]
Në çdo luftë, Shembëlltyra e
Gjergj Kastriotit n’a priu në Paqe dhe Jetë, por edhe në Luftë.
Nën robërinë 550 vjeçare të
Perandorisë Osmane, pas së cilës Shqiptarët formuam Shtetin
Amë, në 550 vjetorin e Amshimit të Gjergj Kastriotit, uroj që
të Çlirohemi Shpirtërisht nga robëria Osmane, të sjellur
nga feja e këtij pushtuesi- siç edhe Gjergj Kastrioti dëshmoi, mbi
çdo gjë, pozitë, pagesë, fe, kishte Atdheun! Derisa ishim dhe jemi
në disa pjesë të Trojeve tona, nën robërin e Osmanve, e sllavëve(
Serbë, Maqedonas, Malazias, Grek), dhe nën robërinë e Shpirtit
të Lirë e të Shenjtë të Shqiptarve, nuk patëm shtet, e
nuk patëm gjë!
E bekuar qoftë Shqipëria(
me gjitha trojet tona)!
Më:17.01.2017
Skender Jashari i
burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër
policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e
Bujanocit.
Mbaroi master drejtimi
juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
[1] Akademia Shqiptare e Shkencave, Historia e
Popullit Shqiptar, Tiranw,Toena, 2002, faqe 348 dhe 370;
[2] Norman Housley, The Later Crusades
1274-1580:from Lyons to Alcazar, Oxford University press,
p.90
[3]Akademia Shqiptare e Shkencave, Historia e Popullit
Shqiptar, Tiranw,Toena, 2002, faqe 411;