Kujt iu desh
seriali “Skanderbeg” ?
“I cilësuar si një prej
serialeve më serioze dhe unikë të prodhuar ndonjëherë në Ballkan, e kjo sipas
kompanisë së distribucionit “Mercury Films”, e cila tashmë ka marrë përsipër edhe
distribucionin ndërkombëtar.
Seriali “Skandërbeg” nuk është risi vetëm në tregun e Ballkanit,
por edhe në atë ndërkombëtar – pasi pothuajse nuk ekziston ndonjë serial
televiziv i cili trajton këtë periudhë të Mesjetës “ kështu shkruan me
krenari prodhuesi i këtij maskara filmi.
Sa jemi të sinqertë me historinë tonë ?
Edhe sikur turqit ta kishin realizuar
një "hagare" të tillë e të pa fije krype, as serbët që pretendojnë që
Skenderbeu "është" i tyre ( kjo edhe sipas Fatos Lubonjës, Oliver Schmittit dhe shqiptarëve të tjerë që iu
është mërzitur e kaluara) nuk do ta shfaqnin në ekranet e tyre televizive. Së paku, serbët i qëndrojnë besnik fjalës së tyre të shkruar (edhe
nëse është rrenë); e turqit nuk harxhojnë para për të qeshur me historinë e
tyre.
Kujt i
shkoi ndërmend të befasoi botën me një serial të tillë ?
Ta kishin serbët një Skenderbe, bota do të ishte
mahnitur me realizimet e tyre filmike serioze !
E pamundur të kuptohet mendësia shqiptare, paraja e tepërt dhe vrazhdësia e paraqitjes
historike në mënyrë të tillë.
Ndoshta jemi shumë të varfër nga mendja dhe në
mungesë të vetëdijes krijojmë diçka që e përdhosë të tërë mundin historik
. Ndoshta...
Të mendojmë, cili nga popujt e Europës kishte
harxhuar para të majme të fusin një hero të tyre kombëtar në rrjetin e humorit
më banal që ekziston në mediumet vizive
Të mendojmë si duhet: …”menjëherë pas
masakrës, gjenocidit që bënë serbët mbi popullin martir shqiptar të Kosovës,
Ismail Kadare bën thirrje shqiptarëve shkrimtarë, intelektualëve të dy
shteteve, shqiptar e kosovar, të bëjnë të gjitha përpjekjet të dëshmojnë mbi
krimin serb ndaj shqiptarëve.
Reagimi i
intelektualëve shqiptarë erdhi me qeshje, si për të thënë, këtë herë s’na the
gjë o Zoti Kadare.
-Dëshmimi
i krimit serb mbi shqiptarët është detyrë shpie e vogël për ne të mëdhenjtë, do
thoshin ata, prandaj nuk është kjo detyra jonë të merremi me këto punë të
vogla, me fjalë të tjera nuk ndienin më për atë gjëmë.”
(Në një intervistë për shekullin, tetor 2000
Kadare është shprehur … Në kujtimet e amerikanit Xhejs Rubin, botuar në “
Financial Times“, përmendet episodi kur presidenti i Serbisë, Milutinoviç që
kryesonte delegacionin serb në Rambuje, duke mos kuptuar asgjë nga ajo që po
ndodhte, u thotë amerikanëve: Përse shqetësoheni për
shqiptarët? "Na e lini ne këtë punë dhe ne e mbarojmë për një javë“.
Me të vërtetë të lehtë jemi!
Fahri Xharra. 17.01.17 Gjakovë
No comments:
Post a Comment