IDENTITETI SHQIPTAR
QË NUK MUND TË FALSIFIKOHET DHE FSHIHET LEHTË
Sipas
studiuesit Feri Arifi mbledhësit të pasio nuar të kulturës materiale dhe shpirtërore, si dëshmi të pakontestueshme për
autoktoninë e shqiptarëve në trevat etnike, përmes tri fotografive të siguruara
dhe interpretuara me saktësi, e tregon qartë politikën e pushtuesve të trojeve
etnike shqiptare, kryesisht atyre sllavë, për falsifikimin e historisë, të së
vërtetës për shqiptarët dhe sidomos për shqiptarët ortodoksë në krahinën e
Maqedonisë.
Fotografia
e parë është gjetur në një portal në gjuhën sllave të fshatrave Kuçevishtë e
Pobozhje, në Malin e Zi të Shkupit, ku më parë banorët e tyre kanë qenë
shqiptarë ortodoksë, ndërsa pas ekspeditave pushtuese serbe në vitin 1913 dhe
më vonë, dhe pas masakrave shfarosëse dhe shpërnguljes së shqiptarëve nga këto
vendbanime, ato u pushtuan tërësisht nga kolonizatorët serbë.
Sipas
shënimit në fund të kësaj fotografie, këta qenkan ushtarë serbë dhe maqedonas!
Kjo nuk është aspak e vërtetë, sepse veshja e këtyre ushtarëve e demanton këtë
propagandë antishqiptare. Siç shihet qartë në fotografi, këta janë ushtarë
shqiptarë me plisa të bardhë, ndërsa një numër i tyre me kësula dhe veshje
karakteristike të shqiptarëve ortodoksë.
Sipas
shënimit në gjuhën sllave, në mes të këtyre ushtarëve është prijësi i tyre
shqiptar, ,,arnaut” siç thuhet në këtë shënim, Isa Buletini, identitetin e të
cilit nuk e fshehin as shpërndarësit e kësaj fotografie në këtë forum.
Fotografia
e dytë është gjetur në një forum në gjuhën turke, ku janë të shkruar disa emra,
siç duket për t’i hamendur shqiptarët ortodoksë, vetëm e vetëm që të
falsifikohet e humbet identiteti i shqiptarëve ortodoksë.
Fotografia
e tretë është e vitit 1911, pamje nga qyteti i Gostivarit, përmes së cilës mund
të vërehen ngjashmëritë e veshjes së shqiptarëve në atë kohë, sidomos e
shqiptarëve ortodoksë, identike në të gjithë hapësirën etnike shqiptare në
krahinën e Maqedonisë.
Abdulla Mehmeti
Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, Shkup
Universiteti Shtetëror i Tetovës
Abdulla Mehmeti
Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, Shkup
Universiteti Shtetëror i Tetovës
No comments:
Post a Comment