Showing posts with label Feri Arifi. Show all posts
Showing posts with label Feri Arifi. Show all posts

Monday, January 16, 2017

IDENTITETI SHQIPTAR QË NUK MUND TË FALSIFIKOHET DHE FSHIHET LEHTË

IDENTITETI SHQIPTAR
QË NUK MUND TË FALSIFIKOHET DHE FSHIHET LEHTË
Sipas studiuesit Feri Arifi mbledhësit të pasionuar të kulturës materiale dhe shpirtërore, si dëshmi të pakontestueshme për autoktoninë e shqiptarëve në trevat etnike, përmes tri fotografive të siguruara dhe interpretuara me saktësi, e tregon qartë politikën e pushtuesve të trojeve etnike shqiptare, kryesisht atyre sllavë, për falsifikimin e historisë, të së vërtetës për shqiptarët dhe sidomos për shqiptarët ortodoksë në krahinën e Maqedonisë.
Fotografia e parë është gjetur në një portal në gjuhën sllave të fshatrave Kuçevishtë e Pobozhje, në Malin e Zi të Shkupit, ku më parë banorët e tyre kanë qenë shqiptarë ortodoksë, ndërsa pas ekspeditave pushtuese serbe në vitin 1913 dhe më vonë, dhe pas masakrave shfarosëse dhe shpërnguljes së shqiptarëve nga këto vendbanime, ato u pushtuan tërësisht nga kolonizatorët serbë.
Sipas shënimit në fund të kësaj fotografie, këta qenkan ushtarë serbë dhe maqedonas! Kjo nuk është aspak e vërtetë, sepse veshja e këtyre ushtarëve e demanton këtë propagandë antishqiptare. Siç shihet qartë në fotografi, këta janë ushtarë shqiptarë me plisa të bardhë, ndërsa një numër i tyre me kësula dhe veshje karakteristike të shqiptarëve ortodoksë.
Sipas shënimit në gjuhën sllave, në mes të këtyre ushtarëve është prijësi i tyre shqiptar, ,,arnaut” siç thuhet në këtë shënim, Isa Buletini, identitetin e të cilit nuk e fshehin as shpërndarësit e kësaj fotografie në këtë forum.
Fotografia e dytë është gjetur në një forum në gjuhën turke, ku janë të shkruar disa emra, siç duket për t’i hamendur shqiptarët ortodoksë, vetëm e vetëm që të falsifikohet e humbet identiteti i shqiptarëve ortodoksë.
Fotografia e tretë është e vitit 1911, pamje nga qyteti i Gostivarit, përmes së cilës mund të vërehen ngjashmëritë e veshjes së shqiptarëve në atë kohë, sidomos e shqiptarëve ortodoksë, identike në të gjithë hapësirën etnike shqiptare në krahinën e Maqedonisë.




 Abdulla Mehmeti 
 Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, Shkup
 Universiteti Shtetëror i Tetovës