Nesër (17 Janar)
Mbushen 549 vjet nga vdekja e TË MADHIT SKËNDERBE!
PËRSE
SKËNDERBEU ISHTE I VEÇANTË PËR MBARË BOTËN?
Shteti i ARBËRIT
dhe i EPIRIT i themeluar nga GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU ishte SHTETI i TRETË
SHQIPTAR, pasi që para tij sipas Konsullit Austriak JOHANN GEORG von HAHN dhe
ANONIMUS DESCRIPTIO EUROPA ORIENTALIS, “Në LINDJE dhe VERILINDJE të territoreve
VENEDIKASE, lindi Shteti i parë Autonom SHQIPTAR nën Princin PROGON - Shteti
ARBANON, i cili gjallëroi nga viti 1190 e deri në vitin 1216”.
Derisa SHTETI i
DYTË SHQIPTAR (MBRETËRIA e ARBËRISË), i njohur si SHTETI MESJETAR SHQIPTAR u
krijua nga KARLI i PARË i ANZHUINËVE në datën 21. 02. 1272 me kryeqytet
DURRËSIN, shtet i cili u pranua edhe nga PAPATI, që atëherë konsiderohej mu
ashtu si sot OKB-ja, kurse SHTETI I KATËRT SHQIPTAR, REPUBLIKA e SHQIPËRISË,
nën udhëheqjen e ISMAIL QEMALIT u krijua në vitin 1912, dhe SHTETI I PESTË
SHQIPTAR, REPUBLIKA e KOSOVËS nën udhëheqjen e ADEM JASHARIT, u krijua në vitin
2008.
PRA, Shteti i
ARBËRIT dhe i EPIRIT, nën udhëheqjen e GJERGJ KASTRIOTIT, si SHTET decidivisht
ETNIK u krijua në vitin 1444, i cili sipas MARIN BARLETIT alternativisht u
quajt edhe MAQEDONI. Duke hequr dorë së pari nga GJYSMËHËNA pastaj edhe nga
KRYQI, SKËNDERBEU tregoi qartë se ARBËRIA nuk donte të identifikohej as me
parimet e lindjes e as me ato të perëndimit, për GJYSMËHËNËN dihet, në
kundërshtim të saj e nisi Kryengritjen dhe e krijoi Shtetin, por ama edhe
KRYQIN nuk pranoi ta vendoste në asgjë administrative, as në FLAMUJ, as në
STEMA e as në VULA.
Nga ana tjetër
Republika e Krishterë e VENEDIKUT ishte armike për ARBËRINË po aq sa edhe
Perandoria Muslimane TURKE, edhe ashtu të dyja këto ishin në bashkëpunim të
plotë kundër saj. Në vitin 1447, pas vdekjes së Lekë Zaharias, VENEDIKU e
pushtoi Kështjellën e DANJËS në veri, dhe të njejtën ishte i gatshëm t’ia
dorëzonte TURQËVE menjëherë.
SHQIPTARËT e
ATËHERSHËM i treguan BOTËS se e kishin identitetin e tyre të veçantë, edhe atë
hiç më pak se rreth 400 vjet para se të decidivizoheshin KOMBET e PARA, prandaj
edhe erdhën kundërshtime të mëdha nga të gjitha anët, dhe si pasojë në varrimin
e GJERGJIT nuk mori pjesë asnjë zyrtar nga Mbretëritë e Krishtera. Shqiptarët
pra filluan t’i sjellin diçka krejt të re kësaj Bote, në LEZHË më 2 Mars të
vitit 1444 u themelua KUVENDI I PARË SHQIPTAR, udhëheqës (kupto, Kryetar) i të
cilit u zgjodh GJERGJ ARANITI, ARBËR-EPIROTËT e shpallën veten e tyre të
pavarur dhe të barabartë si me MUSLIMANIZMIN e poashtu edhe me KRISHTERIMIN.
GJERGJ KASTRIOTI
e ngarkoi LEKË DUKAGJININ, jo ta krijonte ndonjë KANUN, sepse ai ekzistonte
prej mijëra e mijëra vjetësh, por ta krijote KUSHTETUTËN e SHTETIT SHQIPTAR,
prandaj edhe ky AKT mbeti të quhet KANUNI i LEKË DUKAGJINIT, atëherë në atë
kohë, në vend të asaj që sot thuhet SIPAS KUSHTETUTËS, thuhej KËSHTU KA THËNË
LEKA, e qartëson këtë mirë e mirë THE NEW YORK TIMES kur thotë, “Kodi i LEKË
DUKAGJINIT është një thesar i madh, ky KOD i luftëtarëve ILIRË është
parahistorik.
Për të gjitha
sjelljet dhe zakonet e tyre ata si rregull kishin vetëm një shpjegim, LIGJIN,
që thuhet të jetë sjellur vetëm në një formë nga LEKË DUKAGJINI, ndonëse Ligjet
dhe zakonet që i vishen atij, në pjesën më të madhe janë padyshim shumë, shumë
më të hershme se shekulli XV”, po edhe Studiuesi Japonez Prof. Dr. KAZUHIKO
YAMAMOTO, aktualisht Ligjërues në CALIFORNIA UNIVERSITY të SHBA-ve, në librin e
tij THE ETHICAL STRUCTURE OF KANUN AND CULTURAL IMPLICATIONS (Struktura Etike e
Kanunit dhe Nënkuptimet Kulturore), SHBA 2005, shkroi:
“KODI ZAKONOR i
SHQIPTARËVE është shumë më i vjetër se 3500 vjet”, e po ashtu edhe Studiuesi
Amerikan THERON JOHNSON DAMON, në NATIONAL GEOGRAPHIC (numri i Nëntorit të
vitit 1912) tha, ”Askush nuk duhet të flasë për SHQIPTARIN si njeri pa LIGJE,
LIGJE këto të shekullit XV”, prandaj edhe duhet të thuhet rrast e qartë se LEKË
DUKAGJINI ishte Udhëheqës (kupto, Ministër) i Drejtësisë, derisa takimet me
kancelaritë e Krishtera i bënte i dërguari PAL ENGJËLLI, e që në të vërtetë
përsëri duhet të thuhet qartë se ai ishte Ministër i Punëve të Jashtme, në anën
tjetër Ministra të forcave territoriale dhe Usharake (kupto, i Punëve të
Brendshme dhe i Mbrojtjes) ishin TANUSH TOPIA dhe VRANA KONTI.
SKËNDERBEU
po ashtu planifikoi ta zyrtarizonte Gjuhën e ARBËR-EPIROTËVE, së cilës për t’u
bërë GJUHË SHTETËRORE patjetër i duhej gradualiteti në zëvendësimin e
LATINISHTES, prandaj edhe së pari urdhëroi që në Kishat Shqiptare Pagëzimet
Fetare të bëheshin në gjuhën e popullit.
Dhe, pa asnjë
dilemë gjithçka është e qartë si loti, deri aty sa edhe vetë kryearmiku Sulltan
MURATI në letrën dërguar SKËNDERBEUT (15. 6. 1444), SHQIPËRINË e atëhershme e
ka saktësuar si MBRETËRI, derisa i biri i tij Sulltan MEHMETI II PUSHTUESI e ka
pranuar të vërtetën e madhe, kur në letrën e tij të datës 6. 5. 1461, dërguar
GJERGJIT ndër të tjera ka shkruar:
"Nëse
trupat e forcave të mia këto ditë kanë guxuar të pushtojnë SHTETIN tuaj, ata
kanë vepruar pa urdhërin tim dhe fitoret tuaja mbi ta nuk më kanë hidhëruar
fare" dhe në atë të datës 07. 5. 1463 në përkujtim të Marrëveshjes së
Paqes që ishte nënshkruar në SHKUP më 27. 4. 1462 ku kishte shkruar:
“Duhet
ta pranoni Paqen për të mbetur zot i VENDIT tuaj”, që i bie se në të trija
rastet të dy Sulltanët e kanë pranuar hapur ekzistencën e SHTETIT SHQIPTAR të
atëhershëm.
Pra SHTETI i
ARBËRIT dhe i EPIRIT nuk ishte AS I KRISHTERË e AS MUSLIMAN, çfarë mund të
ishte atëherë kur nuk kishte alternative të katërt, fundja edhe si është e
mundur që paraardhësit e SKËNDERBEUT, në radhë të parë PRIAMI 2640 vjet para
tij, pastaj ALEKSANDRI i MADH LEKA 1780 vjet më herët, e poashtu edhe PIRROJA
1740 dhe AGRONI e TEUTA 1694 vjet më parë se ai të kishin krijuar SHTETE,
MBRETËRI e deri edhe PERANDORI e ai jo, aq më parë kur pos SHQIPONJËS DYKRENARE
dhe PËRKRENARES edhe gjithçka tjetër kishte trashëguar pikërisht prej tyre,
deri edhe vetë emrin e ALEKSANDRIT të MADH LEKËS dhe MAQEDONISË së tij.
Ndër shumë të
tjerë ishte Studiuesi Anglez E. SPANSER dhe Studiuesi Kroat MILAN SUFFLAY, ata
që atij ia dhanë lavdin meritor, i pari që e cilësoi si njërin nga njerëzit më
të mëdhenjë dhe i dyti që e vlerësoi si GJENERALIN MË TË MADH NË BOTË, derisa
Studiuesi tjetër Anglez ROBERT AUSTIN tha, “SKËNDERBEU është hero jo vetëm i
SHQIPTARËVE por edhe i mbarë EUROPËS, ai ndikoi në mbarë HISTORINË BOTËRORE”.
E veçanta tjetër
e tij Sipas Historianit Gjerman FRANZ BABINGER, Historianëve Amerikanë KENNETH
SETTON e PETER SUGAR dhe SECRET VATICAN ARCHIVES (Arkivi Sekret i Vatikanit),
ishte BETEJA që u zhvillua në fushën e ALBULENËS (mes Krujës dhe Lezhës) në
datën 2 Shtator të vitit 1457, midis forcave OSMANE (së paku 40 000) të
udhëhequr nga ISA Bej EVRENOZI dhe forcave ARBËRORO-EPIROTE (afro 12 000)
Betejë kjo që
hyri në HISTORINË BOTËRORE për taktikën luftarake unikale që nuk ishte përdorur
askund në botë deri atëherë, e që pastaj u muar si shembull nëpër luftëra nga
jopak Gjeneralë botëror, mes tyre edhe nga i madhi NAPOLEON BONAPARTA, prandaj
edhe sipas SiliconINDIA, së bashku me LEKËN e MADH dhe BONAPARTËN ai është
shpallur NJËRI NGA PESË GJENERALËT MË TË MËDHENJË TË TË GJITHA KOHRAVE NË BOTË.
Ishin pra GJERGJ
KASTRIOTI dhe ARBËR-EPIROTËT ata që e bënë PARALAJMËRIMIN e SHTET-KRIJIMEVE në
bazë të përcaktimit ETNIK të popujve veçë e veçë. Shteti i ARBËRIT dhe i EPIRIT
ishte Shtet-paraardhësi i parë për gjithë EUROPËN e më gjërë ku popujt do të
duhej të përmblidheshin rreth GJAKUT dhe GJUHËS së tyre në mënyrë që të
definoheshin si ETNI dhe pastaj përfundimisht si KOMBE.
Ishte Perandoria
Osmane ajo që e ndërpreu këtë udhëtim diku për 400 e sa vjet, në anën tjetër
SKËNDERBEU “rastisi” të jetë KËSHTJELLË e PATHYESHME në ruajtjen e QYTETËRIMIT
PELLAZG, i cili i bartur së pari nga DARDANËT, pastaj edhe nga ALBANËT dhe
ILIRËT erdhi deri te ARBËR-EPIROTËT, që paraprakisht në etapa të mëhershme
ishte bërë udhërrëfyes për gjithë atë që sot quhet EUROPË,
ku edhe njihet si
CIVILIZIM EUROPIAN.
Pjesë nga
libri im
GJENEALOGJIA DARDANE
NGA NOE-NOAH-NUHU DERI TE SHQIPTARËT
CIVILIZIMI EUROPIAN
GJENEALOGJIA DARDANE
NGA NOE-NOAH-NUHU DERI TE SHQIPTARËT
CIVILIZIMI EUROPIAN
-----------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------------------------------
https://milibutka.blogspot.al
No comments:
Post a Comment