Showing posts with label Aktualitet. Show all posts
Showing posts with label Aktualitet. Show all posts

Wednesday, April 1, 2020

Bota drejt shkatërimit, si pasojë e sistemit 'babëzisë - globale'

Bota' njerzimi sot po përballet me një rrezik për ekzistencën e tij.

Mirëpo këtë e ka paraprirë tërmeti apo me saktë tërmetet që kanë filluar në Itali Aquila, më pas në Shqipëri dhe thuajse me lëkundje të vogla një pjesë të mirë të botës.

Kur ra tërmeti jam shprehur se ky është vetëm fillimi' dhe në të vërtetë ashtu ndodhi' sepse erdhi Corona, e tani dua prap t’ju them ky është vetëm fillimi, bota dhe njerëzimi do të përballet me vazhdimin e ndëshkimit që e ka burimin tek padrejtësia - tek e keqja - tek satanai.

Këto që po ndodhin janë thjeshtë paralajmërime që bën Zoti ndaj njerëzimit, i cili ka humbur të gjitha parimet dhe ligjet e tij që janë shumë, por unë do përmend këtu disa më thelbësoret: drejtësia, dashuria, humanizmi.

Këto ditë njerëzimi ka mundësi të shikojë veten në pasqyrë dhe të njohë e të reflektoj mbi vetveten, për të kuptuar se cili është misioni i tij në këtë botë, thjeshtë kalimtare?!

Ju ftoj të mendoni, sepse asnjë prej nesh nuk e di misionin e tij në këtë botë, pra njerzimi e ka humbur fillin e tij. Me pak fjalë për të mos u zgjatur misioni juaj është të doni të tjerët si veteveten dhe mos ju bëni të tjerëve atë që nuk do dëshironit t’ua bënte kush, siç thotë Jezusi për të krishterët Mesia për Hebrejt Isaia në gjuhën Arabike, pra për myslimanët, kësisoj me pak fjalë misioni është të përmirsojmë veten dhe të tjerët rreth nesh.

Mirëpo njerëzimi në shumicën e rasteve ka bërë të kundërtën; kësisoj ka shkatrruar veten dhe të tjerët rreth tij.
Në pake ditë pamë se si shkenca, teknologjia dhe parat e grubulluara ndër senduke e banka si koprraci i komedianit Francez  Molierit' u dorzuan para një virusi jo aq të tmerrshëm në thelb, e po ta shikosh nga pikëpamja shkencore, pra e gjithë fuqia globale shkencore dhe monetare thuajse ra, dhe po bie, para një të papriture të pamenduar.

Pyetja që lind është pse ne qënkemi kaq të dobët para fuqive mbinatyrore, aq sa e gjithë ajo që është ndërtuar prej miliarda vitesh mund të zhduket në një kohë shumë të shkurtër, duke patur parasysh se vaksina ndaj virusit merr 18 muaj për tu realizuar. Nga kjo kuptohet pafuqia e njerzimit për ti mbijetuar asaj që percakton natyra - e keqja, që Zoti thjeshtë e lejon, sepse njerëzimi është zhytur në jashtqitjen e vetë - mekatin, saktësisht të keqen' sepse Zoti nuk bën keq, Ai nuk çon as sëmundje, as tërmete, shkurt ai nuk bën gjëra të këqija.

Sokrati i madh na mëson se Zoti ‘’o është i mire o është i keq‘’, ai nuk mund të jetë edhe i mirë edhe i keq, pra sipas tij, që ti biem shkurt Zoti është vetëm i mirë dhe ai bën vetëm mirë.

E keqja qëndron tek politiqenërit e botës që me grykësinë e tyre për pasurim të pafund shkatërrojnë me mijra jetë dhe fate njerezore?!

Ku janë këta biznesmenët e mëdhenjë që me lekët e tyre skllavërojnë me mijëra njerëz dhe nga ana tjetër shkatërrojnë me qindra jetë njerëzore nga grykesia për pasurime në kurriz të të gjithë shoqerisë a njerezimit mbarë, kur në fakt parat mund ti përdornin për të mirën e tyre dhe të shoqërise njerëzore - botës përreth tyre,  kur në fakt parat e tyre që rrinë në arkivolet bankare mund të perdoreshin për të shpëtuar me qindra jetë njerëzore që vdesin se gjalli në varfëri, mjerim shtypje, përbuzje, nëpërkëmbje; shkurt gjallojnë me dinjitet të humbur, për shak se disa të pasur kanë harruar se kush janë, kanë harruar se janë disa vogëlsina mjerane të pangopur që shfrytezojnë të gjitha burimet e shoqerisë njerëzore në kurriz të më të varfit, më të drejtit në kurriz të me humanit ~ njeri.

Këta mjeranë kanë harruar se nuk kanë kurrrfarë pushteti, përveç atij që u është dhënë prej se larti' nga Zoti' mbase edhe për ti vënë në prove se çfarë bëjnë këta me kamjen që ai ua ka dhënë, a lejuar ti venë. Në kete vazhdë për të konkretizuar atë që thamë më lartë dua të sjell këtu atë që i thotë Jezusi Pilatit; kur ky i fundit i thotë: “Fol se unë kam pushtetin të të liroj, por edhe ter denoj” -
Pra Jezusi thotë: Ti ske kurrfarë pushteti mbi mua përveç asaj që të është dhënë prej së larti, pra ti o politiqen' pra ti o biznesmen' pra ti o gjykatës' pra ti o mjek' pedagog' polic a nënpunes, ti ske asnjë pushtet as sdo ta kishe pasë kurrë nëse ai lartë nuk do të të kishte ndihmuar dhe lejuar për të arritur aty.

Kësisoj, pse po bën padrejtësi? Pse po shkatërron jetën e të tjereve; kur ty të është besuar jeta e tyre, për ta bërë më të mire? Ashtu siç ai bëri më të mirë jetën tënde me mundësine që të dha, të krijoj?!!  
Këtë nuk e kuptoj dot, spse nëse të tjerët rreth teje janë në gjendje të keqe, në varferi, në mërzi, a stress; si mund të jesh ti i lumtur?! Asesi pervecse nese je satanist.

Unë po, edhe Zoti mund ta kuptojë dëshirën për të pasë pasuri, sepse është dobësi njerezore,  por as ai, as unë, dhe as kush, nuk mund ta kuptojë deshirën tënde për të bërë keq, per të shkel' shitur, e blerë drejtësine.

Këtë se falë dot Zoti, e as një njeri që ka pak intelekt, që vjen nga lart jo nga poshtë; jo nga ti por nga Ai.

Bëj mirë sa të mundësh, pse duhet të besh keq ?! Kure ke mundësi të përmirësosh jetën tënde dhe të tjerëve rreth teje, përse do ta përkeqësosh?! Këtë Zoti se kupton dot, madje se kuptoj e pranoj as unë lere më Ai që e do drejtësinë, të vertetën dhe të drejtin. Diku në Bibël thuhet lum ai që e do drejtesinë, sepse do ta gjeje atë.

Ku jeni o miliardiera 'ku jeni o shkenctarë' ku jeni o politiqner?!
Ai shpëtoni dot kësaj dhe asaj që do të vijë dhe më e keqe se kjo?! Jo nuk i shpëtoni dot, ‘parat tuaja dija juaj’ pushteti juaj janë asgjë, janë një hiç, sepse Zoti kur mëkati e mund botën, satani ngrihet nga ferri sepse e lejon ‘Ai-drejtësia’ ju zhbën të gjithë bashkëpuntorëve të tij, atje në flakët e tij ju çon si miq e shërbëtorë të tij besnik.

Tani përballuni me ligësinë tuaj, paraja pushteti as shkenca nuk iu mbron dot, sepse bota për një muaj mund të zhbëhet' sidoqofte jo këtë herë. Të drejtit dhe njerzit vullnetmirë mos të trëmben, sepse asgjë nuk i gjen, të jenë të bindur, vullnetkëqinjtë - të ligjtë të friksohen me të vërtet, ky është një paralajmërim, o të kthehen tek e mira tek drejtesia: Zoti, ose do të zhbëhen me mëkatin dhe të keqen e tyre, për të takuar mikun e tyre në ferr.
Bota të përgatitet, sepse do përballet me të keqen e saj ‘mekatin’.

E dini se këta miljardierët i mbajnë letrat nëper banka kur në fakt në botë vdes në 5 sekonda një njeri nga uria?!! Jo nuk e dini. Pra sa lihen nëpër banka, a mos do ishte më mirë të investoheshin atje për zhvillim, për mireqenie, për ujë të pishem, etj etj; se sa të kalben nëper banka. Kësisoj dua tu them këtyre pasanikeve botërore se paraja vlen vetëm për aq kohë sa përdoret për mirë - për zhvillim ekonomik, politik dhe kulturor. Mirepo ju e përdorni për pasurim satanic, pangopësi dhe skllavërim të tjereve. Kesisoj, pergatituni se parat tuaja janë asgjë, mund dhe do ti humbisni.

Ndërkaq dua të pyes se ku do ti çojnë paratë ato që me prostitucion dhe pronografi kanë skllaveruar dhe shkatrruar me qindra jetë njerëzore?! A kanë ndonjë vlere paratë e ketyre satanistëve?! Asnjë vlerë nuk kanë, sepse duhet shumë pak të zgjatet kjo kriza dhe vlera e parave të tyre do jetë thuajse asgjë. Madje po zgjati edhe me pak bankat do të hynë në krize, ku do venë parate e tyre, për të cilat kanë shkatrru e marre me qindra jetë njerezore?! Kësisoj parate e tyre do të jenë thjeshtë ca letra e jo më shumë. Kesisoj është koha të reflektojnë ose do zhduken bashkë me paratë e tyre, ligjit të drejtësisë nuk i shpëton askush pavarsisht fuqisë që ndokush mendon se ka. Jo rastesisht Jezusi na thote: Kushdo që vjene me shpatë nga shpata do të zhduket.

Gjatë kësaj periudhe pandemie, madje pasi ishte shkruar ky shkrimi ranë edhe dy termete të fuqishme në botë një në Kroaci, një në Rusi po edhe një ditët e fundit në Shqipëri, pavarsisht se në media nuk është dhenë si lajm, sigurisht për të shmangur frikën dhe panikun.

Sidoqofte, njerzimi të jete i përgatitur, sepse do shohë ato që si ka parë, do përjetoje shumëçka më shumë se koronën, mbase fundi nuk është larg. Në fakt nuk ka fund të botes, por fund të së keqes, këtë duhet ta dijë dhe ta shpallë çdo klerik. Dita e gjykimit i jep fund të keqes dhe vendos përfundimisht të mirën në fron. Mirepo nuk e kam kuptuar si duhet kurrë faktin që klerikët luten që ajo ditë të mos vijë, e të jetë sa më e largët, në fakt ata duhet të luten që ajo ditë të jete sa më afert, për shkak se i jep fund njëhere e mirë të keqes.

Mos vallë shumëkush në botë i shërben të keqes dhe ka frikë ditën e gjykimit dhe verdiktin e Zotit, mos vallë shumëkush ka frikë bashkimin me Zotin?! Shumë kush nuk e do atë ditë, sepse i sherbën të keqes, ama ajo do të vijë, atë nuk e shmang dot askush. Ndërkaq, mos harroni fjalët e Jezusit thën Shën Piut: Fundi i botës do të jete aq i shpejtë sa ti nuk e imagjinon. Kësisoj, ajo nuk është larg.

Të drejtit dhe vullnetmirët nuk kanë frikë, vullnet këqinjët dhe ata që kanë kontribuar për të keqen ‘virusin’ dhe ligësinë le të tremben, sepse do digjen në zjarrin e ndezur prej duarve të tyre.

Zoti' e mira dhe drejtësia fitojnë gjithmonë, vullnet-keqinjte, satanistët humbasin në pafundesi 7×77.

Ndoj Mhilli

Saturday, December 23, 2017

“Modeli i liderit “babës” karizmatik nuk (zh)bëhet, ai mirëmbahet”

“Modeli i liderit “babës” karizmatik nuk (zh)bëhet, ai mirëmbahet”

Sipas Malokut subjektet pretendojnë se janë ideatorët, arkitektët apo edhe vetë “baballarët” Sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku përmes një shkrimi ka komentuar përçarjet brenda Vetëvendosjes, duke thënë se pothuajse në të gjitha vendet ka ndodhur një proces i tillë. 
Maloku tha se nëpër këtë sëmundje të “fruthit” siç e quan ai, ka kaluar LDK-ja më shumë, PDK-ja më pak, AAK-ja hiç, sipas tij edhe VV është në këtë rrugë. 

1. Pothuajse në të gjitha vendet e transicionit ka ndodhur një proces, apo një lloj katarsisi kur është fjala tek: rirreshtimet brenda partiake dhe ngritja e përgjegjësisë publike nga ana e subjekteve apo aktorëve dominues politikë të cilët me fuqinë e votës bëjnë projeksione kombëtare dhe sosh shtetërore. Që nënkupton zhvillime të atilla emancipuese për të krijuar masën kritike për përgjegjësit dhe nevojat si standarde të shoqërive bashkëkohore demokratike. 

Historia e gjertanishme e këtyre shoqërive ka dëshmuar gjithashtu se procesi i rirreshtimit duhet të ndodhë në disa plane, në mënyrë që të arrihet standardi i sigurisë dhe i përgjegjësisë së institucioneve dhe gjithë inxhinieringut social (zbutja e papunësisë në gangrenë që edhe sot po i përcjellë këto vende) e sidomos atij kulturorë (ndryshimi gradual dhe në koherencë me nevojat dhe apetitet e grupeve të ndryshme të interesit), në mënyrë që të funksionoje sa më mirë demokracia dhe shteti. Ky proces duhet të ndodhë në sferën ideologjike, atë programore, juridike, sociale dhe sidomos atë kulturore. 

2. Ndryshe, nëse nuk ndodhin ndryshime në sferat e mësipërme atëherë në shoqëri dhe sidomos në institucionet bartëse të proceseve dhe zhvillimeve shoqërore mund t’i ekspozohen të ashtuquajturit fenomen të atrofisë apo mbylljes sociale që nënkupton maksimalizimin e avantazheve të grupeve të ndryshme të interesit, ashtu siç është duke ndodhur aktualisht në Kosovën e pasluftës. Ku grupe të ndryshme (kryesisht të interesit dhe bizneseve të amalguara me ato të politikës) bëjnë plane dhe projekte të tëra për të ruajtur statuset dhe privilegjet e tyre të fituara në mënyrë (jo)meritore. Kjo mbyllje sociale apo e cilësuar ndryshe edhe si një lloj hermetizmi social mund të përkufizohet si një gjendje apo status quo përmes të cilit grupet e ndryshme. bëjnë përpjekje jo vetëm të ruajnë siç thamë kontrollin mbi resurset dhe begatitë njerëzore, por edhe të ushtrojnë ndikimin e tyre monopolist. 

3. Një cilësim kujtojë që i mungon çështjes së dinamikës së kategorizimit kur janë në pyetje kriteret, pyetja, apo edhe çështja e identifikimit të partive kosovare, mund të merret ai i konsekuencave apo karakterit të raportit të brendshëm partiak, e që ka të bëjë me hierarkinë apo subordinimin e njerëzve kyç brenda një subjekti të caktuar politik. Sëmundje kjo e “fruthit”, nëpër të cilin kanë kaluar: LDK-ja, më shumë, PDK-ja më pak, AAK-ja hiç! Kurse, tani Vetëvendosja, është në këtë rrugë. Që të gjitha këto subjekte, pretendojnë ose joshen të binden se janë ideatorët, arkitektët apo edhe vetë “baballarët” e këtyre partive politike. 

4. Sipas këtij kriteri liderët made in Albanicus, në partitë politike shqiptare sensin apo prirjen për t’i nënshtruar në mënyrë autoritare dhe me fuqinë e karizmës gjithë mëkëmbësit tjerë, e shfrytëzojnë si një guide të qartë, por asnjëherë të pathënë, as në prezencë e as në mungesë të mëkëmbësve të tyre! Një tjetër çështje e shndërruar në rutinë sociale tashmë, është edhe ajo e portretit të autoritetit të liderit. Që kur të analizohet me dioptrinë sociologjike, këto personalitete në mungesë të instalimit të sistemit funksional në brendësinë e organizatave të tyre, na dalin me një portret tipik karizmatik, që i karakterizon sidomos shoqëritë e vonuara. Këto autoritete, çështjen dhe motivet e mosrealizimit të copëzave identitare i shfrytëzojnë dhe e përdorin jashtëzakonisht në mënyrë mjeshtërore, jo vetëm për të ushtruar trysninë e tyre mbi pjesëtarët tjerë partiak, por, dhe për të sjellë edhe vendime kontradiktore dhe herë herë edhe në kundërshti me vetë programet dhe orientimet e proklamuara ideologjike…. 

5. Çdo parti politike e ka hierarkinë e vet, pra shkallaren ose piramidën e vet organizuese ku anëtarët e partive zgjedhën e sistemohen sipas kritereve, shijeve dhe sidomos interesave e shërbimeve që ata i kryejnë liderit partiak, apo vetë partisë në faza të ndryshme të emancipimit politikë. Pozita në shkallaren partiake në një mënyrë përcakton edhe statusin e anëtarit në atë parti, i cili jo domosdoshmërish mund të jetë edhe i komunitetit të biznesit, atij intelektual, rural, urban, pra edhe njeriut të thjesht, i cili sjellë fuqi politike përmes (karizmës)votës së tij. Sistemet e shtresëzimit partiak dallojnë sipas asaj se sa u lejohet të lëvizin nga një status apo pozitë më të ulët partiake në një pozitë më të lartë, në hierarkinë apo piramidën politike. 

6. Gjatë këtij procedimi, zakonisht rebelimi eventual partiak, individët dhe grupet, apo edhe fraksionet brenda një subjekti politik, i katapulton edhe kah një rebelim politik. Por, çka është rebelimi partiak? Do thënë që ky koncept aludon kryesisht në një lloj gjendjeje të ankoruar sociale, dhe që ka për qëllim ruajtjen dhe kultivimin e një lloj norme ekzistuese politike që zakonisht normohet në sistemet fillestare partiake, që për imperativ e kanë: dallimin e qartë nga subjektet dhe organizatat tjera politike; idenë për ta përmbysur sistemin ekzistues të vlerave të komprometuarash; dhe instalimin e sistemit të ri vlerorë. Ideja e “rebelimit partiak”, shpeshherë ngatërrohet me konceptin e rebelimit politik, që ka një kuptim tjetërfare (të kryengritjes, revolucionit, pra të një ndërrimi rrënjësor të raporteve shoqërore?!) dhe që në shumë raste në historitë e popujve të ndryshëm u ka prij ndryshimeve sociale dhe atyre ekonomike. 

7. Në rastin e Kosovës, ne kemi identifikuar Lëvizjen studentore të viteve -80-ta dha ato -90-ta së bashku me lëvizjen joviolente të identifikuar me Ibrahim Rugovën, kurse në botë: rebelimin në Tien an Men (Kinë), lëvizjen e hipikëve, lëvizjen në Çekosllovaki, pasta atë në Gjeorgji, kurse sot lëvizjen OccupyWallStreet, Occupy Okllahoma, etj. Kriteret apo masa e argumentit për të krijuar pretekstin e fortë e në fund edhe për të mposhtur sistemin e vjetër vlerorë ishin kryesisht të natyrës: sociale, kombëtare, kolonialiste, etj., pra një gamë e tërë argumentesh dhe pretekstesh socio-politike e ekonomike që dosido në faza të ndryshme emancipuese në shoqëri të ndryshme, sjellë pasoja dhe reperkusione të ndryshme.Bartës të këtyre proceseve padyshim që janë partitë politike që nuk kanë instalua akoma elementet ideologjike, e që ende shërbehen me flokulat dhe ikonografinë kombëtare. Duket që ato ende nuk e kanë të qartë as vizionin e “ecarakes” horizontale e as të asajna horizontale?!”, 

Shkruan Fadil Maloku

Wednesday, April 19, 2017

Ju në çadër edhe ju jashtë çadrës e keni menduar që… !

Juve në çadër dhe juve jashtë çadrës e keni menduar që… !

Sa herët shkruante Asllan Dibrani: “Fenomen i pa zakontë ndër shqiptar i shfaqur në kohët e fundit në trevat nga Shqipëria e sidomos ma i theksuar në Shkodër. Të gjitha vajzat e Malësisë së Madhe dhe ato të Shkodrës që janë martuar me serbë, burrat që ato i marrin pothuajse të gjithë të sëmurë psiqikisht, ish paramilitarë, ish-policë, invalid luftërash të ish-Jugosllavisë, të verbër, shurdh-memec, pleq dhe varfanjak, ku shumica prej tyre jetojnë jashtëzakonisht në kushte të vështira socio-ekonomike dhe larg qyteteve kryesore, zakonisht në fshatra të thella malore.
(“Skllavërimi i femrës shqiptare përmes martesave me serb privilegj për Serbinë,”varr” për Shqipërinë! Shtutgard, Gjermani, Shtator 2011 )
Juve në çadër, por edhe juve jashtë çadrës, për çka ju ha palla ?
Juve në Parlamentin shqiptar dhe juve jashtë tij, e lexoni ndonjë herë se çka shkruan  dikush që nuk është as me ju e as me ata ? Juve në çadër, por edhe juve jashtë çadrës, nuk brengoseni se çka po ndodhë me popullin tonë ?
Juve që “Hani, pini dhe rrëmbeni“, juve që “mbushni xhep e mbushni arka”, juve që “të pa brekë ju gjeti dreka dhe milioner ju zuri darka.” e keni menduar hallin tonë ?
Juve që ju përmenda, juve që sillni  frikë e dini që ““Stara Raška” një organizatë humanitare në Beograd ka arritur t’i gjejë 400 femra shqiptare që ishin të gatshme të martohen në Serbi për një hark të shkurtër kohor. Fshati Lopardince ka shumë burrat e pamartuar në 50 vjet, dhe nuk është çudi që ata të vendosin të marrin nuse nga Shqipëria./PreshevaJone/ “”
Juve  “Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët, sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët  … “e dini që heret na sinjalizonte Europa se: “Te mërkurën 7 Nendor 2012 në VTM (stacion televiziv belg) në programin “Telefax 360” te orës 20 u shfaq një dokumentar i quajtur “Een dorp zonder vrouwen” (Një fshat pa gra). Ne qendër te dokumentarit ishte martesa e serbeve me vajza shqiptare.
Personazhe te dokumentarit ishin tre vëllezër nga një familje serbe Dragan, Zoran dhe Rodoljub të cilët jetojnë në një fshat të banuar vetëm prej tyre dhe fqinjit të tyre Velimir. Një fshat krejtësisht i izoluar me mungesë të energjisë, ujit dhe infrastrukturës. Të tre vëllezërit jetojnë në një shtëpi të vogël që i ngjan më tepër një kasolleje në një varfëri të thellë. Zorani është vëllai më i madh dhe dëshiron që të martohet. Në pamundësi për të gjetur grua në Serbi, ai ka dëgjuar për një organizate “humanitare”
“Rashka e Vjeter” me qendër në Beograd e cila merret me martesat ndërmjet serbeve dhe femrave shqiptare. Zoranit i kanë thëne se një femër shqiptare kushton mjaft lirë, se ato janë mjaft konservatore dhe vendimi i prindërve për ato është ligj.“
Juve që “Hani, pini dhe rrëmbeni dhe e dini se është koha e çakejve”, juve që “ hani, pini, rrëmbeni” se “Shqipëria nuk është e maskarenjve”, e dini që “një nga sekserët qe merr kontaktin me Zoranin dhe i premton atij se do ti gjejë një grua sipas kërkesave te tij. Zorani  ndonëse i pakënaqur me çmimin qe duhet te paguaje 1500 – 3000 euro, megjithatë ai mbas përpjekjes se pare të dështuar shkon edhe tre here të tjera në Shqipëri për të gjetur nuse. …” Dhe e gjeti .
Kush ia dha paratë familjeje dhe pse? E dini që këtu është një plan i poshtër antishqiptar. E dini që pasojat e kësaj “krushkije“ do ti ndiejmë pas 30-40 -50 vjet? Fëmijët serbë do të lindin dhe ata pastaj do i kërkojnë  “dajtë “ e tyre “serb “ në tokat tona. E keni menduar këtë apo ?
“Një serb thotë se prapa martesave të serbëve me shqiptarë qëndron ndonjë projekt i Shqipërisë.” Kjo kishte me qenë e vërtetë sikur t`ishte ndonjë organizim shqiptar, por ne shqiptarët jemi largë strategjive kombëtare. Edhe tjetra; sikur t`ishim si hebrenjtë atëherë  s`do ta harronim kombin tonë.
Por ju vazhdoni: “Hani, pini, vidhni, mblidhni gjithë aksione e monopole, nënshkrimi i zotërisë suaj nëpër banka vlen miliona“ – e mos t`iu ndien se çka po ndodhë me ne.
Fahri Xharra,19.04.17
Gjakovë

Saturday, April 8, 2017

O Sot o Kurrë! Përse duhet të protestojmë.

O Sot o Kurrë! Përse duhet të protestojmë.

BLETA SHQIPTARE/
Zhvillimet e fundit politike po vërtetojnë përditë e më tepër se analiza e bërë nga Bleta Shqiptare është tejet e saktë. Palët e parisë së Tiranës, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta dhe mashat e tyre, si ato që qeverisin ashtu edhe ato në çadër, po e çojnë vendin drejt një gremine të frikshme të cilës nuk i shihet fundi. Qytetari i thjeshtë lebetitet me të drejtë kur kujton 97ën, po duhet të ndërgjegjësohet se pas evokimeve të Vranickit nga Meta, kërcënimeve për kufoma në Lanë nga Berisha, arrogancës së frikësuar të qeverisjes Rama e cila ka rritur çdo vit numrin e policëve,  insinuatave për rezistencë á la Mujo Ulqinaku kundër Perëndimit apo për hapje burgjesh nga Monika Kryemadhi, mund të vijë një furtunë që do e bënte vitin e mallkuar 1997 të dukej lojë fëmijësh. Kjo pari nuk mundet dhe nuk dëshiron t’u japë shqiptarëve nder, liri dhe siguri.
Më tej, të frikësuar nga mundësia e drejtësisë së vërtetë, më 30 Mars këta ligjëruan mosprekjen e tyre me anë të amendamentit 449. Me këtë amendament të kaluar me votat e PS, LSI, PDIU dhe me heshtje totale nga çadra e krimit të sekserave, doganierave dhe gjobëvënësve të Saliut që bërtasin edhe për gjëra të paqena, të gjithë ata që kanë një vendim gjykate nuk mund të ridënohen edhe nëse zbulohen fakte rënduese. Kjo është një amnisti për krimet e përbindshme që kanë kryer kundër shqiptarëve dhe tregon frikën e madhe që kanë këta nga shqiptarët. Kjo është amnistia për Dritan Priftin,Fatmir Mediun dhe Ilir Beqjan, Tom Doshin, Nard Ndokën, Ridvan Boden dhe Arben Ahmetajn, por mbi të gjitha kjo është një amnisti për Ilir Metën, Sali Berishën, Edi Ramën dhe të gjithë ministrat dhe zyrtarët e lartë të këtyre viteve. Madje nëpër korridoret e parisë thuhet se ky amendament ishte kushti i Metës për t’u ulur tek darka me hala e “Pazarit të Ri”. Ndaj dhe duhet të reagojmë, të protestojmë e t’u tregojmë se Shqipëria është e shqiptarëve dhe fundi i tradhtarëve. O sot o kurrë!
Po, por kush do të protestojë? Ne shqiptarët kemi dështuar në ndërtimin e një shoqërie të lirë, një shtetkombi modern, me strukturat e duhura në shërbim të interesit kombëtar, ku çdo shqiptar të jetojë i lirë, i sigurtë, me dinjitet e të ketë drejtësi. Derimësot ne kemi ndjekur këto grupe kriminale të strukturuara të cilat paraqiten si parti, të cilat për interesat e tyre e kanë djegur e shkatërruar vendin, kanë skllavëruar shqiptarët, i kanë shërbyer haptazi interesave të huaja, kanë çshqiptarizuar sa kanë mundur vendin, kanë favorizuar kontrollin e sektorëve kyçë prej pakicave, kanë zvetënuar shoqërinë, kanë krijuar mitin fals të parasë si instrumenti i vetëm shoqëror dhe e kanë shndërruar të keqen në normalitet. Të gjitha këto janë bërë nën “petkun” e demokracisë dhe lirisë. Ky është një mashtrim gjigand, një rrenë e madhe që na mban të skllavëruar si komb dhe nga e cila ka ardhur koha të ndahemi. Nuk mund të presim zgjidhje nga Sali Berisha e Lulzim Basha, nga Edi Rama e Ilir Meta, dhe e gjithë shpura e veglave e gjallesave politike që vegjetojnë nën hijen e tyre, sepse këta e kanë provuar veten hajna e kriminela. Kur ju prishen pazaret i nxjerrin njëri tjetrit të palarat, por sapo e gjejnë allishverishin e radhës bëhen sërish miq.
Ndaj duhet të ngrihemi e të protestojmë për t’ju treguar antishqiptarëve që na sundojnë se nuk ka vdekur ende shpirti i lirë i shqiptarit dhe se nuk e pranojmë këtë thundër të ndytë mbi vete. Ne shqiptarët nuk jemi skllevër. Sot është dita për t’u ngritur e për të protestuar kundër këtyre plehrave e bajgave të kombit shqiptar, këtyre shqiptarurrejtësve dhe shqiptarvrasësve të cilët nuk ndalen përpara asgjëje. O sot, o kurrë!
Po kush duhet të protestojë? Shqiptarët nuk jetojnë në një rend demokratik. Demokracia nuk mund të perceptohet si një carte blanche në duart e një grupi mafjozësh që kontrollojnë shtetin me anë të veprimtarive të tyre kriminale, dhe që riciklohen heraherës duke treguar me gisht mëkatet e shoshoqit. Demokracia nuk është instrument për të shkaktuar kaos sa herë që cënohen interesat kriminale e mafjoze të tyre. Demokracia është një sistem i organizimit të shtetit i cili mundëson përzgjedhjen e drejtuesve të tij për një kohë të caktuar sipas vullnetit qytetar. Nuk mund të ketë demokraci pa shtet, dhe nuk mund të ketë shtet efektiv pa legjitimimin e duhur nga populli. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kyçi i legjitimitit të pushtetit në një rend demokratik.
Mirëpo në Shqipëri nuk ka e nuk do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Këta e kanë marrë peng shtetin, dhe zgjedhjet e tyre janë luftë bandash kriminale. Edhe zgjedhjet e ardhshme nuk do të dalin nga “tradita” e tyre hajnore madje edhe më keq se sa duket sepse po i afrohemi një konflikti të egër si ai i 97ës. Në këto zgjedhje që po vijnë me gjasë do flasë dhuna.
Gjithmonë humbësi konteston zgjedhjen si gjatë procesit ashtu edhe pas tij. Madje, shpeshherë këta bojkotojnë edhe parlamentin ama rrogat i marrin një më një. Këta votat i blejnë me një thes miell, i numërojnë me banditë si jua do qejfi, ligjet zgjedhore i ndërrojnë sipas midesë dhe madje i sjellin votuesit edhe me autobusa dhe avionë nga jashtë. Dhe pastaj kërkojnë paturpësisht “votë të lirë e të ndershme”. Qëllimi i tyre është të na tregojnë ne shqiptarëve se nuk kemi rrugëdalje tjetër, vota nuk ndryshon asgjë. Ti voton, ata numërojnë. Të gjithë shqiptarët e dinë se këta të gjithë vjedhin e tjetërsojnë votën pa u dridhur.
Dakord, por kush duhet të protestojë? Shqiptarët janë të ndryrë nga kjo pari. Edhe nëse t’a numërojnë votën, alternativat janë dy të këqija dhe ata të detyrojnë të zgjedhësh të keqen më të vogël. Çdo nismë tjetër me karakter kombëtar kooptohet, blihet, përdhunohet mediatikisht dhe shtypet edhe me forcë po të jetë nevoja. Mjafton të pyesim Kreshnik Spahiun sa lekë e shiti Aleancën Kuqezi dhe djalit të kujt politikani ja ka tanimë gjakun borxh?
Megjithëse shahen e skërmiten, me fjalor që do të turpëronte edhe rrugaçin më të zvetënuar, palët e parisë ja gjejnë gjuhën njëri tjetrit kur duhet. A nuk e gjetën Rama dhe Berisha gjuhën kur u desh ndërruar sistemi zgjedhor dhe kushtetuta më 2008 megjithëse ishin sharë nga familja? A nuk u shanë Rama dhe Meta para e prapa me sharje që asnjë njeri normal nuk do i duronte, dhe më pas u bënë sërish bashkë “për integrimin e vendit?” Skllavëria nuk ka nevojë të jetë e formalizuar, këta kontrollojnë të gjitha levat dhe i kanë shqiptarët skllevër. Ndaj ne të gjithë, shqiptarë e shqiptare që e duam Shqipërinë duhet të protestojmë e t’u tregojmë vendin këtyre plehrave të kombit. O sot o kurrë!
Por kush duhet të protestojë? Shqiptarët nuk janë sot të lirë. Liria e vërtetë e individit nuk mund të konceptohet në një boshësi shoqërore, sepse njerëzit nuk jetojnë në vetmi por në shoqëri. Kombi është struktura shoqërore më solide e cila legjitimon shtrëngesat e shtetit, e cila të shtyn t’a shohësh shqiptarin tjetër si vëlla e motër, e cila të pengon të skllavërosh vëllanë e motrën tënde të një gjaku, dhe nga e cila buron mirësia dhe vendosmëria për të ruajtur trashëgiminë dhe identitetin tonë. Këta kriminelë në qeverisje dhe opozitë, vazhdojnë t’a luftojnë kombin shqiptar me të gjitha forcat e mënyrat. Kombi është për ta pengesë themelore për shkak se kombi përfaqëson çdo gjë të mirë që kemi ne si shqiptarë, dashurinë për atdheun, dhembshurinë për njëri tjetrin, moralin njerëzor e qytetar dhe vendosmërinë për të bërë më të mirën. Këta nuk i duan shqiptarët të lirë, këta duan skllevër modernë të mbyllur në një burg gjigand çelësat e të cilit i kanë vetëm këta.  Ndaj ne duhet të protestojmë e tu tregojmë vendin këtyre plehrave të kombit.
Ka kohë që ne të Bletës Shqiptare bëjmë thirrje që shqiptarët të organizohen, të vetëdijësohen e të veprojnë. Për këtë kemi publikuar Manifestin Politik dhe një Thirrje popullit shqiptar. Ndaj e shohim si shpresëdhënëse thirrjen që ka dalë nga individë dhe shoqata të caktuara për të protestuar kundër nenit 449 të Shtunën data 8 Prill përpara Presidencës.
Ne do t’i bashkëngjitemi kësaj proteste dhe i ftojmë të gjithë simpatizantët dhe bashkëpunëtorët, edhe pse janë të zënë me halle të përditshme, punë etj. të gjithë shqiptarët që e duan veten, familjen, nderin, sigurinë dhe lirinë e tyre si shqiptarë të protestojnë kundër parisë së Tiranës, kundër nenit famëkeq 449, pa dallime kundër Edi Ramës dhe Sali Berishës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës dhe të gjitha veglave e mashave të tyre të zvetënuara. Liria nuk mund të blihet me para, si thotë kënga “se mjaft në robëri, o e mjera Shqipëri…”. O sot o kurrë!
Në qoftë se nuk dëshiron me protestue se ke qëllimet e tua, bëj një shëtitje rreth e rrotull, eja e flit me ne qoftë edhe për pak kohë.  Në qoftë se ke dyshime apo paqartësi, ndalu e pije një cigare me ne, të flasim së bashku për zgjidhjen e duhur. Në qoftë se nuk ke kohë të vish atë ditë në atë orë bisedo me ne tek numrat e telefonit që kemi postuar tek Fletëpalosja, kërkoje Bletën Shqiptare tek zyra jonë afër Vizion Plusit, merrni dhe shpërndani Manifestin tonë tek faqja bletashqiptare.com. Lexojeni, zgjohuni, vetëdijësohuni dhe organizohuni. Bleta shqiptare është gjithmonë me ju. Nuk zgjidhen problemet e Shqipërisë nën hijen e çadrës, e as nga kulisat e ngjalave të prishura apo peshkut që qelbet nga koka. Ato zgjidhen duke i nxjerr në shesh në dritën e diellit për t’i parë të gjithë. O sot o kurrë!