KUSH E
TRONDIT OPINIONIN SHQIPTAR E NDËRKOMBËTAR, PËR ETJET E MËDHA HEGJEMONISTE
SERBO-SLLAVE
Brahim Ibish AVDYLI
Opinioni ndërkombëtar
tronditet prej datës 15 janar 2017 edhe njëherë, me rrëfimet hegjemoniste të
reja serbe, në të ashtuquajturën “Ballkan” apo siç duhet të thirret nga të
parët tanë “Gadishulli Ilirik”, sepse ilirët, yllirët e kanë banuar dikur
tërësisht këtë gadishull. Prej Rusisë zgjohet apo përpiqet që të zgjohet edhe
njëherë llava e vullkanit nga demoni i madh nëntokësor, kryedoemonit, Iblisit,
lanet pastë, sepse paska ardhur në superfuqi një “i rrebtë”, e “me teke të
mëdha”, dhe është me dy të tjerët, të cilët po mendojnë se e rrotullojnë botën,
se lere më që t`a shkatërrojnë.
Një mik nga publiku, Arjan
Basha, nuk vonohet që t`a vëjë në spikamë me paraqitjen e tij në Facebook, me 23
januar të këtij viti, se kjo është pikërisht “trekëndëshi i Bermudeve”, e ec e
dije se ku mund të afrohet fundosja. Ne, shqiptarët e shkretë, të varfër e të
durueshëm, të vjedhur e të grabitur nga të gjitha anët, edhe nga ata
shqipfolës, që e vjedhin, ndajnë paratë e ardhurazi fshehur nga kush e di dhe
cili, madje dijnë të “krijojnë” nga një “parti” në një popull të vogël, nuk
mund t`ia qëllojmë absolutisht ku është përplasja e dy superfuqive, SHBA e
Rusi. Ne jemi në mes të dy forcave, si “bakzus”, por i lutemi Zotit të Madh që
të ma shpëtojë në radhë të parë meve, e pastaj i lutemi Zotit të Madh që t`ia
japë mençurinë e zgjuarësinë Kryetarit të SHBA-së, zotit Donald Trump që të mos
i harrojë kurrsesi “strategjikat afatgjata të demokracisë dhe gjeopolitikës
amerikane“.[1]
Gazeta gjermane “Franfurter
Allgemeine Zeitung”, në analizën e të hënës, me 10.01.2017, tregoi shumë për
zhvillimet e reja në Ballkan, që janë përdorur gjatë javës në marradhëniet e
dhunshme të Kosovës e Serbisë, si incident i parapërgaditur që nuk arriti të
kthehet në “bubullimë teatrale”, por që “tregon sa e brishtë është paqja dhe
stabiliteti në Ballkan”.[2]
Ky incident i madh, i
porositur dhe i shtyrë nga forcat radikale serbe, edhe me paraqitjet
diametrialisht të dy anshme serbe në këtë “fushatë”, në cilat është “zbukuruar”
treni që do t`a
lidhte Mitrovicën
Veriore dhe Beogradin, me parrollat e mëdha serbe “Kosova është Serbi”, të
ndarë me muri të betonit, derisa “fle në gjumë” shteti i Rep. së Kosovës; me
kërcënimet e Kryetarit të Serbisë, Tomislav Nikoliç, se do të ndërhyjë
“ushtarakisht në Kosovë” sepse Kosova dhe Shqipëria po e penguakan trenin serb
që të mos hyjë në Mitrovicën Veriore. Dihet se serbët duan që të pengojnë me
çdo kusht e kohë mjaft të gjatë “pavarësinë e Kosovës”, nëse nuk mund t`a
fundosin.[3]
Treni ishte ndalur në Rashkë,
dhe kush i ka dëgjuar lajmet e pavërteta sidomos “lajmet” e rrejshme serbo-islamiste
të “Al jazeera”, e kanë kuptuar sikur “ka zbritur treni në Mitrovicën Veriore”.[4]
As polemikat e RTV
KLAN KOSOVA, sepse duhet që ta dinë çka do të thotë “Klan Kosova”, përderisa
udhëheqet nga ish-UBS-istë të Kosovës “intelektuale”, i cili “njoftonte” direkt
për ftesën e mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë, siç dëshironte ky
Kryetar i Serbisë, Nikoliç, në të cilin kishte thirrur edhe Shefin e Armatës
serbe, Lubisha Dikoviq.[5]
Kjo është përpjekje
për të rikthyer periudhën e provokimeve serbe dhe të cenojë një luftë të re në
Kosovë, siç thotë Mujo Buçpapaj, në reagimin e tij, në FB, të datës 14 janar
2017, në të cilin ai i thirrë edhe njëherë të gjithë shqiptarët të ruhen prej
ndërhyrjes së Rusisë në Kosovë; kërcënimit të interesave shqiptare; të gjitha
luftërat ballkanike dhe marrjen e këtij territori në duart e Rusisë.[6]
Me një fjalë,
provokimet e ashpra ruso-serbo-greke ndeshen me grupin e njohur të evitimit tëkëtij rajoni, të
njësive speciale të Policisë e FSK dhe ish- Gjenerali i Ushtrisë së Shqipërisë,
kryesues i veprimit të forcave “ROSU”, zotit Dritan Demiraj, duke mos i lënë as
thirrjet e
Kryetares së
Gjermanisë dhe të Evropës së Bashkuar, zonjës Dr. Angela Merkel, që të dy
forcat të takohen kësaj jave në Bruksel, dhe të shqyrtojnë këtë gjendje, të
uljes së tensioneve apo të ndërrimit të ambasadorëve, etj. Tensionet
serbo-shqiptare përballen në Bruksel, me 24 janar, me “darkën e pajtimit”, pas
atyre që i solli “treni ultranacionalist”, në Ballkan, që lidhet kryesisht me
pavarësine e Kosovës, por për palën serbe “është e papranueshme”.[7]
Natyrisht pika e saj
strategjike është hapja e një pike të prishur në kufirin e Kosovës dhe
pikërisht në Kosovën Veriore, pra në Mitrovicën e Veriut, e cila pret me
padurim 15 shkurtin 2017, pas disa vitesh, të fesojë edhe ajo “ditën e
pavarësisë së Serbisë”, dhe të jetë ndryshimi i hartës gjeopolitike të të
gjithë regjionit, të së ashtuquajturës “Gadishulli Ballkanik”.
Askush nuk mund t`a di se
cila do të jetë kjo “hartë” dhe askush nuk e di të vërtetën për palën
shqiptare, e cila nuk reagoi as me një falë për takimin e Brukselit, porse thuhet
se takimi i radhës do të mbahet në shkurt, apo fillim të shkurtit, me palën
serbe, në të njëjtin vend, sado që thuhet se “Serbia dhe Kosova kanë hyrë në
një fazë të re të dialogut”, se kryesia në Kosovës asnjë dialog nuk e ka bërë
me intelektualët, të të gjitha rrymave.[8]
Por, sipas shkrimit
gazetaresk të Deutsche Welle (DW) tregon se Vuçiq nuk lejon pyetje; tubimi
kalon “i vështirë”; dhe pala shqiptare, e veçanërisht Thaqi, kanë kërkuar se
pala serbe shtetërore duhet që ta njohë sa më parë Kosovën; thirrjeve të
Serbisë për luftë do t`i përgjigjemi për dialog, paqe e fqinjësi të mirë;
ndërsa delegacioni i Kosovës ka vënë në spikamë se muri serb do të rrënohet sa
më parë në Mitrovicën e Veriut, sepse kjo ështe në kompetencat e institucioneve
të
Kosovës. Është tepër akute mosnjohja e sovranitetit dhe vazhdimi i
veprimit të strukturave paralele në veri. Vetë prezenca e trupave serbe atje
nuk paraqet tjetër pos rrezikun e sovranitetit të Kosovës, siç e bëjnë të
njohur edhe përfaqësuesit e Kosovës.[9]
Në të vërtetë, po e përmendim se komandanti i forcave speciale
franceze, Zhak Hogard, e pat botuar një libër të tërë “Evropa ka vdekur në
Prishtinë”, dhe e ka pranuar se qenë trupat franceze që ndanë Mitrovicën në
vitin 1999 pikërisht në lumin Ibër, derisa e tregon në intervisten e tij se babai
i tij ishte Gjeneral në ushtrinë franceze dhe familja kishte traditë të
miqësisë francezo-serbe, gjë që e bënë rastin e tij më të diskutueshëm, sepse
toka e Mitrovicës nuk është tokë e Francës, të cilën mund t`ia “dhuroi” kujt të
mundet.[10]
Me të vërtetë ekziston një
plan i mirëfilltë i Serbisë për marrjen e Kosovës Veriore. Këtu ka prova të
dëshmuara se Serbia është
kundër perëndimit dhe tekstualisht pro ruse, të cilën në çdo situatë e
konsulton apo e provokon që të intervenojë, pra ftesës së saj duhet t`i
përgjigjet Rusia, e cila na “tregohet” e gatshme të intervenojë, prandaj Serbia i ka
keqësuar dukshëm raportet e saja me të gjitha vendet fqinjë.[11]
Kosova është plot me
resurse.
Një gjë po e përmendi: e kam
thënë që përpara, në fillim të shkurtesës së parë të persiatjes gjeopolitike
dhe diplomatike[12], se ushtria e Rusisë
është në përgaditje të betejës së madhe dhe vendimtare me SHBA-në, në përputhje
të Greqisë e të Serbisë, të triat ortodokse, dhe kjo është sidomos një
kundërshti ndërkombëtare, që përballë e ka NATO-n, me Bonstillin, në Gjilan e
As Maqedoninë
nuk e harrojnë, të cilën e udhëheqin bullgaro-makedonët e janë me bllokun e
lindjes, sado që kur t`i nevojitet asaj është “sllave”, e herë nuk është...
Ajo që na ka tronditur edhe
më shumë është deklarata e Akad. Prof. Dr. Rexhep Qosjes, të dhënë në
televionin TV KLAN KOSOVA, te sateliti i ish- jugosllavisë titiste, Baton
Haxhiu, dhe është përcjellur në të gjithë opinionin shqiptar me reagime e
kundërshtime. Edhe ne e kemi të parevokuar që të reagojmë dhe të shtojmë ate që
ende nuk e kanë thënë të tjerët.
Mençuria është e lindur prej
Zotit të Madh dhe dituria me shkolla mund t`a stilizojë mençurinë natyrore, por
doktor mund të bëhet ai që shkollohet, jo ai që nuk e lënë, e as ai që nuk ia
japin këto gjasa e detyrohet të punojë ose edhe të arratiset.
Diturinë t`a japin shkolla, institutet, rrethi i caktuar, miqësia dhe shoqëria, por kjo nuk e lejon “t`ia marrë” mençurinë atij që e ka mençurinë dhe “të drejtën” për t`a vënë në spikamë. Le të më falë opinioni mbarëshqiptar dhe ai ndërkombëtar, sepse më duhet edhe unë të reagoj.
Diturinë t`a japin shkolla, institutet, rrethi i caktuar, miqësia dhe shoqëria, por kjo nuk e lejon “t`ia marrë” mençurinë atij që e ka mençurinë dhe “të drejtën” për t`a vënë në spikamë. Le të më falë opinioni mbarëshqiptar dhe ai ndërkombëtar, sepse më duhet edhe unë të reagoj.
Rexhep Qosja e ka shfrytëzuar
paditurinë e masave të popullit e kombit të vet dhe është ngritur lartë, në
kulm të piramidës, por kur thotë të pavërteta dhe kur i bishtnon qëllimisht të
drejtës, atëherë të mos harrojë ai dhe as të tjerët, se këta të mençur të
popullit do t`ia thonë atë që e meriton.
Ka të tjerë që e kanë këtë
mençuri, edhe pse nuk janë akademik, përderisa janë të etiketuar nga pushteti i
djeshëm si armiq të përbetuar të sistemit dhe pas tij nga pushtetarët e rinj si
i padëshiruar, dhe ka qenë dhe është në të gjitha pikat “i përbuzur”, vetëm se ky
njeri e burrë i botës, me të gjitha hallet e të shoqërisë mbi kurriz, mund të
flasë e të shkruaj konkretisht të gjithë ate çka është e nevojshme që të dihet
qartë çka është e pavërtetë dhe e padrejtë.
Ai e ka detyrë që të bëjë
përpjekje dhe të përmbyeset edhe njëherë bota e veçantë që “e përmbytë me
retorikë” të drejtën e të vërtetën me pavërtetësi e padrejtësi, sepse
gënjeshtrat e thëna bukur i ngrehin pas vete njerëzit që nuk dinë të dallojnë çka
është me të vërtetë <e vërtetë>. Më duhet të flas e kush e kuptoj apo nuk
e kuptoj, kjo është çështje tjetër.
E vërteta dhe e drejta janë
hyjnore, askush nuk ka të drejtë t`i refuzojë, përpos nëse janë në shërbim të
djallit, kryedjallit, Iblisit, lanet pastë.
Ai është kundërshtar i Zotit
të Madh. Në tokë mbretërojnë kundërshtarët e drejtësisë dhe janë ngjallur nga
Kryedemoni; te ata mbretërojnë e pavërte-ta dhe e padrejta. Kjo është në
kundërshtim me të vërtetën.
Në qoftë se i kthehemi Rexhep
Qosjes, e shohim se është shpallur “babai i kombit”, pa e bashkuar, sepse e ka
përçarë. Po i kthehemi vitit 1991 dhe “Këshillit Organizativ për Kuvendin për
Pajtim dhe Bashkim Kombëtar”, me të cilin kam pasur atëherë e deri më sot fërkime
të
Nëpër mbledhjet e atëhershme jam kërcënuar me atentat dhe hapurazi,
në Tiranë, gjë që unë i përjetova tri prova të atentave në Shqipëri, sepse nuk
kam qenë “për pajtim” me kombin tim, por për bashkim të shpejtë, sepse “pajtimi”
i tij është një mashtrim e gënjeshtër politike i atyre që nuk e duanin dhe nuk
donë as sot bashkimin e vërtetë të kombit autokton, me të gjitha viset
shqiptare, dhe kjo është në kundërshtim të makropolitikës evropine e botërore.
Atë botë bënin kot së koti sikur
“pajtoheshin” i njëjti komb, në vend se të pajtoheshin dy popuj apo kombe të
ndryshme, sikur paskan një histori të luftimeve kundër njëri-tjetrit. Te ne,
ishte rasti i diferencave politike dhe sociale, e duhet të kishim dy regjime të
kundërta, kapitaliste e komuniste. Në të dy vendet e ndara padrejtësisht e
përkundër vullnetit tonë, në regjimet komuniste e socialiste, kryesisht sllave
e të trashëguar nga Rusia, ishim ne.
Por, të kalojmë edhe njëherë
te “Platforma e Kuvendit të Pajtimit dhe të Bashkimit Kombëtar”, me datës
22-25.12.1991.[13]
Në fund të tërë
platformës, do të ndeshemi në këta rrjeshta: “T`i mbyllim plagët që na kanë
ndarë; t`i lëmë hakmarrjet që e kanë rrezikuar vëllazërimin tonë; t`i flakim
mëritë që e pengojnë pajtimin tonë; t`i harrojmë mospajtimet që e largojnë
ardhërinë...”; “... që pajtimin kombëtar duhet që ta bëjmë, që të mund të
bashkohemi”; e të fundmen, “le të mos harrojmë:
Zoti do të jetë me NE, në qoftë
se NE do të jemi sinqerisht vëllezër mes veti”, e shohim se me fjalë të bukura fshihet
bashkimi e vonohet pajtimi, si një e pavërtetë që ngritet mbi të vërtetën,
barabarë me të gjitha ato që dëshironte edhe Ramiz Alia, që nuk qenë tjetër gjë
pos ato që i rekomandonte makropolitika e re dhe e lindjes, sikur ne nuk
qenkemi vërtetë vëllëzër të një kombi; nuk paskemi një shqiponjë si totem e
flamur; se nuk flitkemi një gjuhë (sado që tentojnë serbofilët të ndajnë
dialektet e një gjuhe, si kokat e një shqipe, në “dy gjuhë”!); prandaj u dashka
të pajtohemi njëherë e madej të kemi kohë për “bashkim”, kur t`a diktojnë “të tjerët”.
Nuk po e themi se çka ka qenë
Ramiz Alia, por e dime se Rexhep Qosja ka qenë i përkrahur nga ky regjim dhe
socialistët e mëvonshëm. Bashkimi i ynë kombëtar ka “rrëshqitur” nga duart tona,
qe 25 vjet, me radhë. I erdhi koha të kërkojmë pjesë të cilat na i jep
kundërshtari më i rrebtë i yni dhe i merr për vete edhe një pjesë të tokave dhe
pasuria e jonë stërgjyshore. Bashkimi i vërtetë nuk vjen aktualisht, sepse janë
mbjellur hakmarrjet e hasmëria e madhe në mes të kombit tonë, nëpër të gjitha
viset autoktone: në Shqipëri, Greqi, Maqedoni, Kosovën Verilindore; Mal të Zi
dhe në Kosovë, do të thotë se e pengojnë absolutisht bashkimin kombëtar
gjithëshqiptar.
Armiqtë tonë më rrebtë,
Rusia, Serbia e sllavo-makedonët, mund të ndalin pjesët vitale të tokave të
cilat kanë qenë dikur tonat dhe janë më të vlershme me pasuritë nëntoksore e
mbitokësore; edhe me historinë e vjetër pellazgo-ilire dhe shqiptare, ata i
shohin si pjesë të fitimeve të veta dhe
Nuk do mend se do t`a lëjmë
pa e cituar nga partali http://www.voal.ch, e
cila na shkuan se “e
parasheh” se SHBA-ja “mund t`a lë Kosovën Veriore nën mëshirën
serbe”, si thotë një gazetar amerikan i specializuar për politikat e mbrojtjes
dhe profesor i Universitetit të Havardit, z. Thomas E. Ricker, i cili, ndër të
tjera e thekson se në muajin mars të këtij viti, Kosova do të përballet me
trazira dhe kjo është sipas tij shkaku i testimit të Trumpit, në mënyrën më të
gjetur e më të hulumtuar,[14] sado që nuk ia qëllon.
Ndoshta Zoti i Madh na e dërgon një “ndihmaqar” poashtu të madh e na
ndihmon në këtë rrëmujë, sepse djemtë tanë më të mirë, e edhe unë, nuk do të
kenë mundësi që të ndihmojnë. Turqia është e gatshme të sulmojë Serbinë.
Sa për vete, jam i zhytur në
prova të atentateve, vetëm e i vetmuar, pa asnjë ndihmë, tani dhe shumë vite më
parë. P.sh. po e marrim rastin, kur e kisha mundësinë që të zgjidhesha së
fundmi si president i Kosovës, por rashë prej fuqisë papritur e pa kujtuar, në
formën më të pamenduar, e u zgjodh Fatmir Sejdiu, sepse nuk isha i rekrutuar në
nivelin ballkanik, as në ate evropian e botëror. Pra, isha i përbetuar në
shqiptarësinë time. Prandaj, nuk e ndaja korrupsionin, kontrabandën, paratë e
tenderave, të firmave të mëdha, etj. Do të shikoja vetëm shpëtimin e kombit mbarëshqiptar.
Nuk e udhëhiqja popullin tim,
sepse ai shkonte verbërisht pas gënjeshtrës së atyre që dinin të gënjejnë më
mirë; pas Don Kishotave me Sanço Pançave (më mirë të themi Plancave, se “panço”
i thonë plancit!) me gomarë të fortë si Rrosinanti, të luftojnë kundër “mullijve
të erës”, përderisa armiqtë tanë më të rrezikshëm hyjnë andej e këndej, pa
patur mundësi që t`i ndalim. Populli i ynë i vuajtur, i vrarë, i masakruar, i
shfrytëzuar, i zhgënjyer, dhe tani i thyer e i nemur, ka mundësi të pranojë një
“akademik” i cili e thotë ate që e ka thënë jo largë prej nesh serbi Dobrica
Qosiq, e të pranojë dhe “t`a zgjedhi” si kryetar, ndonëse me votat serbe prej
Kosovës, ate që ka qenë gjatë luftës “i rekrutuar nga agjenti francez, i lidhur
në bashkëpunim të agjentit serb”.[15]
Pikërisht këto të dhëna të
ndryshme, na forcojnë mendimin që të pranojnë të dhënat edhe të tjera nga shypi
e portalët e internetit, të cilat thonë se si një “akademik” dhe “Dokor e
Profesor” e harron historinë lashtë kombëtare dhe shkon e bashkohet me
historinë e fryrë të armikut më famëkeq serb, pa qenë tradicionalisht në tokat
tona, të cilët janë Sorbi dhe Surbi, prej Iranit; gënjeshtar të përkryer e
falsifikatorë të pafund, të cilëve ne dimë t`u themi Shkja e shkencërisht Kashkai;
sipas latinishtes Serpente, që do të thotë GJARPËR.
Kush e ka patur këtë
pseudonim nga lufta çlirimtare e ka treguar sipas të gjitha gjasave është
gjarpër në mes të shqiptarëve; Don Kishoti në mes të Sanço Pançave, i cili do t`a
merrte pushtetin; ai që shkon për “darkën e pajtimit” me kryesinë e Serbisë, në
Bruksel, ndonëse e thotë se është për pavarësinë e Kosovës; sorvranitetin e
Kosovës dhe nuk është për ndarjen e Kosovës Veriore dhe ndërhyrjen ushtarake
serbe në Kosovë.
Zatën, këta e bëjnë edhe “akademikun”
tonë të shpallë “projektin e tij” për “zgjidhjen e konfliktit me Serbinë”, si e
thotë para tij Dobrica Qosiç,[16] dhe të propozojë një “pazar”
për Kosovën, me tokën shqiptare, ndonëse quhet me emra serbo-ortodoks, duke e
harruar historinë e vendit pellazgo-ilire, e cila ka qenë mbretëri Dadane, sa
shekuj me radhë, me Mitrovicën brenda saj e deri në Nish, përtej në lindje e
perëndim, me Sanxhakun e Serbisë e të Malit të Zi, që nuk janë serbe, por të
okupuara e të shfrytëzuara nga Serbia.
Siç thotë Prof. Asoc. Dr. Enver
Bytyqi, Qosja i bashkohet provokimit dhe sulmit të Serbisë, gjoja për këmbimin
e territoreve me Serbinë, të cilat vinë në pajtim të drejtorit të Klan Kosovës,
Baton Haxhiut, vasal i Serbisë, si dhe të gjithë atyre të cilët e predikojnë
sot “pajtimin (vëllazërimin)” apo “dialogun” shqiptaro-serb, edhe të Edi Ramës,
Kryeministër i Shqipërisë. Ai spekulon me bashkimin kombëtar duke humbur
territore shqiptare.[17]
Ne po ia sjellim atij
ndërmend se nuk mund të humbim territore me plot minerale nga Kosova e pavarur
te Serbia; me forcën e Rusisë dhe Greqisë Serbia do t`a bëjë të veten, porse
kur të flasim
shqip edhe një
shqiptar, do t`a dijmë edhe matematikën, dhe do të mbledhim të gjitha borgjet
që na i ka ne Serbia ;
me territoret tona të shpopulluara; njerëzit e vrarë deri në gjenocid; e do të
ngjallemi e ngjallemi përsëri, dhe do t`i marrim prap këto territore; do ti
nxjerrim edhe borgjet shekullore.
Qosja e Qosiçi le të ngjallen e të gjëjnë një vend për Serbinë. A
mund të gjëjnë personalitete të tilla, të cilët rrinë pranë kryetarit të
Kosovës, i cili barazohet me nofkën “gjarpëri” prej luftës, është i njëjti me
serbët prej serpentëve, pra gjarpërijt nën dushk, që të kafshojnë papritur, dhe
mund “të japë” tokën e stërgjyshërve e “të marrë” një lug të ngushtë të tri
qyteteve jashtë Kosovës, larë me gjak të UÇPBM-së, sepse në “vizionin” e tij e
ka vizionin që “do të bashkohen Kosova dhe Shqipëria”?!...
Kur t`ia japë me propozim
Kosovën Veriore mbrenda Kosovës, për rreth Ibrit, barazohet me thënien e
francezit në intervistë, se ai e ndau Mitrovicën, sikur të qe tokë franceze e
jo shqiptare, Zhak Hogard,[18] atëherë nuk mund të
quhen “akademikë”, ata që coptojnë vendin për etjet serbo-sllave.
Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht
nga 113 shtete të botës, në mesin e tyre superfuqitë botërore; Shtetet e
Bashkuara të Amerikës; Britania e Madhe; Gjermania; Turqia, etj. dhe nuk mund
të prishet. Po e marrin një shembull nga Shqipëria e Jonë, prej Mr. Sc. Refik
Hasani, se Serbia duhet që t`a njoh pavarësinë e Kosovës; nuk duhet asgjë
tjetër që të kërkojmë te faktori ndërkombëtar; të këmbejmë ambasadorë;[19] dhe të rrënojmë murin
që e ndanë Mitrovicën Veriore prej Mitrovicës Jugore, sepse është një territor.
Përpjekja serbe shumë
shekullore për të zhvatur sa më shumë që të jetë e mundur prej palës së nxënë
nën vete, do ta ndihmojë veten e saj me hapjen e kufijve në një luftë që më së
shumti e dëshirojnë Rusia, Greqia dhe Turqia, të cilat, nëse fillon lufta, e
njollosin tërë botën e njëkohësisht humbin popuj të vegjël, parasegjithash
populli shqiptar i Kosovës, nëse nuk arrinë të ketë krahun e djathtë, SHBA-së
dhe Ushtrinë e Shqipërisë.
Bashkimi kombëtar vie vetëm
nëse serbët i lirojnë përpara trojet e Kosovës Lindore jashtë Republikës së
Kosovës, të njohur ndërkombëtarisht, dhe tërë Sanxhakun e Serbisë, etj. e kjo
do të ishte një gjest i mirë nga ana e Serbisë, por kjo është ëndërr e jona
shpirtbardhë, sepse kemi një përvojë të hidhur se serbët ende jetojnë me
mitologjinë e këngëve të veta, të para 400 vjetëve.
Ndërsa pajtimi do të vie në
shprehje për etnitë e ndryshme e armiqësore, shekuj me radhë, pasi të kenë kuptuar
dredhitë e tyre të pashkëputura deri në gjenocide, si p.sh. populli i klonizuar
serb mbi shqiptarët, [20] dhe jo në mesin e
shqiptarëve të Kosovës e Shqipërisë, të cilët janë një komb; që e kanë një
gjuhë, të trashëguar brez pas brezi, një territor autokton e etnik shqiptar në
Ballkan, apo në Gadishullin Ilirik, e jo vetëm në Shqipëri.
Në qoftëse ka gazeta apo
portabël të internetit që i mbrojnë të gjithë ata që thirren mbi bashkimin
kombëtar të shqiptarëve, dhe kanë signale nga Serbia dhe nga bota, me tokat që sikur
thonë se na i japin armiqtë më të mëdhenj, bëjnë gabim fatal. Armiqtë tanë nuk
i japin lehtë këtë troje që i kanë zapuar me dhunë e gjenocide permanente.
Artikuj në portalet tona, që botuan shkrime përkrahëse e mbrojtjeje të Akad.
Prof. Dr. Rexhep Qosja, nuk kanë bërë mirë, sepse ai e bëri një gabim fatal.
Dhe, ky gabim fatal nuk erdhi rastësisht, por erdhi si vazhdimësi e Komisionit
Organizativ të Pajtimit dhe Bashkimit Kombëtar, nën Ramiz Alinë, kur unë e
krijova më vonë vetë Komisionin Organizativ të Kuvendit Kombëtar Mbarëshqiptar
të Bashkimit, sepse ishte koha kur u etiketuam edhe me PUKSH, për këtë çështje,
pra të bashkimit kombëtar mbarëshiptar, që prej vitit 1996 e këtej.
Le t`a kuptojnë pala politike
dhe udhëheqëse e Republikës së Kosovës se nuk kam kurrëfarë pretendimi për
pushtet dhe nuk i kontestojmë as ata të cilët janë zgjedhur në këte pushtet,
edhe pse kanë gabime të mëdha në të kaluarën e tyre, por si një qytetar i
rëndomtë i Kosovës e mbroj me çdo kusht pavarësinë dhe sovranitetin e
Republikës së Kosovës dhe nuk lejoj që asnjë pëllëmbë toke nga trualli i njohur
ndërkombëtar i Republikës së Kosovës të luaj nga kufiri, sepse luan
automatikisht edhe pushteti i atyre që e mbajnë.
Rexhep Qosja ka mundësi të
japë një arsyetin kritikëve të propozimit të tij, se i “shpëton Bashkësisë së
Komunave Serbe” në Kosovën Veriore,[21]
sepse ligjet e Republikës së Kosovës vlejnë për të gjithë qytetarët e saj, edhe
për pakicën serbe të Kosovës dhe nuk kanë mundësi të bëjnë një mini-republikë
në këtë shtet të vogël, por komuna sikur të gjitha komunat e tjera.
Shkurt, është koha që të mos
mashtrohemi më tutje nga lojërat serbe dhe të asaj shqipfolëse, në arenën
ndërkombëtare. Nuk lejohet të bëjmë traditë të trondisim opinionin kombëtar e
ndërkombëtar.
Donald Trumpi me deklaratën e
tij i ka çmendur serbët, siç deklaron edhe Gazeta Newborn: ”Kosova është e
pavarur dhe ajo e ka mbështetjen e SHBA-ve. Do të punojmë për ta forcuar atë.
Raportet shqiptaro-serbe, do të zbuten, këtë do ta flas edhe me Putinin në
takimin kur do që ta kemi. Investimi i Amerikës në Kosovë është miliardësh, dhe
kjo nuk na lejon asesi që atë ta stagnojmë nga zhvillimi. Kosova dhe shqiptarët
janë miq me Amerikën dhe kështu do të vazhdojnë të jenë edhe më tutje”.[22] Edhe kryeministrja britanike,
z. Theresa May, gjatë takimit me Donald Trump deklaroi se Britania do të
mbronte Kosovën bashkë me SHBA-në. Ky është fundi i këtij artikulli...
Shkruan: Brahim Ibish AVDYLI.
[1] Arjan
Basha, në FB, „Trekëndëshi i Bermudeve“,
http://www.facebook.com/Arjan
Basha.
[2] Ju mund të shikoni edhe
lajmet e RTK, në http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=128926,
të datës 16.01.2017.
[3] Shikoni
lajmet në RTKLIVE apo në lajmet e tjera, të shteteve të Ballkanit dhe Evropës.
[4] Ju mund t`i
përcellni lajmet islamiste të «Al jazeera Net», psh. http://www.ballans.aljazeera.net/vijesti/u-mitrovicu-bez-problema-stigao-voz-iz-kraljeva
, por nuk janë të sakta.
[5] Shikoni po
deshët mesazhin kërcënues të presidentit të Serbisë, për Kosovën, me
15.01.2017, në gazetën Blic, http://gazetablic.com/ky-eshte-mesazhi-kerceues-presidentit-te-serbise-per-kosoven-video.
[6] Shikoni po deshët edhe në
faqen time të FB, Mujo Buçpapaj, „Treni
serb mund të hedhë në erë paqen në Ballkan“, të datës 14 janar 2017, në http://www.facebook.com/Mujo Buçpapaj.
[7] Shikoni
lajmin e tyre, të dhënë edhe në faqen time të FB, nga gazeta “Maqedonia Shqiptare”, e dt. 25.01.2017,
http://maqedoniashqiptare.com/2017/01/tensionet-qe-solli-treni-ultranacionalist-kosova-dhe-serbia-perballen-ne-bruksel.
[8] Shikoni po deshët në RTK
Live, „Mustafa: takimi i radhës me palën serbe do të jetë në shkurt”,
25.01.2017, në http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=132277.
[9] Shikoni
artikullin e Deutsche Welle, në Fokus, për Ballkanin, në Bruksel: “Takimi më i rëndë në dialogun Kosovë-Serbi”,
http://www.dw.com/sq/bruksel-takimi-më-i-rëndë-në-dialogun-kosovë-serbi/a-37261365?maca=alb-TB_alb_rtklive-17605-html-cb
.
[10] Shikoni edhe njëherë
intervisten e tij, të dhënë “Novostit” dhe të përkthyer e të botuar në shqipe
te Kohanews, me 15 nëntor 2015, “Komandanti
francez i KFOR-it: Unë e ndava Mitrovicën”, në http://www.kohanews.com/?p=24307 .
[11] Shikoni
prapë intervistën e papritur të Jelena Miliç, Kryetare i Qendrës për Studime
Euroatlantike në Serbi, me DW, “Serbia
provokon për ndërhyrje të Rusisë”, të botuar me 17.01.2017, botuar edhe në
RTK LIVE, http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=129313
.
[12] Po deshët
shikoni punimin në faqen time provizore, https://www.brahimavdyli.ch/persiatje-gjeopolitike/
.
[13] E marrim
nga gazeta „Kombi“, organ i Partisë
së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Viti i II-të, Nr. 1 (22), faqja e 4.
[14] Shikoni
shkrimin e portalit të internetit, në shkrimin „Profesori i Harwardit: Ja pse në mars do të ketë trazira në Kosovë”,
e datës 25. Janar 2017, në http://www.voal.ch/profesori-harvardit-ja-pse-ne-mars-kete-trazira-ne-kosove/.
[15] Shikone me
kujdes edhe pse është e vështirë dhe serbisht, dokumentacionin serb në
m.youtube.com, “Prova istina o oduzimanja
Kosova i Metohija od Serbija...”, në “Život prića”, Prova e parë, kah
fundi, edhe pse u lus që të mos influencohi nga ndjenjat e simpatisë e as të
mërisë, sepse dihet se është serbe dhe i përdorë argumente që mbrojnë ish
Jugosllavinë e vjetër... Por, më mirë
shikoni lajmet shqiptare, nga portalët e internetit, p.sh. te Pamfleti Online
Media, e datës 25.01.2017. “Video: Ish–shefi i shërbimit sekret francez: Hashim
Thaçi është agjent i ynë, e rekrutuam në Rambuje”, në http://www.pamfleti.com/video-ish-shefi-sherbimit-sekret-francez-hashim-thaci-eshte-agjent-yne-e-rekrutuam-ne-rambuje
.
[16] Shikoni artikullin e Prof.
Asoc. Dr. Enver Bytyqi, „Rexhep Qosja
rikthehet te opcioni i Dobrica Qosiq për Kosovën“, me 22.01.2017, në portalin
„Ina-Online“, http://ina-online.net/rexhep-qosja-rikthehet-te-opsioni-i-dobrica-qosic-per-kosoven/
.
[17] Shikoni më poshtë, këtë
artikull.
[19] Shikoni punimin e Mr. Sc. Refik Hasani, „Shkëmbimi i territorit dhe i popullatës
është i dëmshëm për ne shqiptarët“, Shqipëria e jonë, e datës 22.01.2017,
në http://shqiperiajone.altervista.org/shkembimi-territorit-dhe-popullates-eshte-demshem-per-ne-shqiptaret/?doing_wp_cron=1485183767.5016760826110839843750
.
[20] Shiko artikujt e ndryshën
serb, që thirrin përherë për njohjen e Republikës së Kosovës dhe të kombit
shqiptar. Unë nuk po i përmendi, sepse ata artikuj nuk gjëjnë shumë përkrahës,
as në Serbi.
[21] Shikoni faqen e tij në FB, „Kritikëve të propozimit tim“, http://www.faqebook.com/Rexhep Qosja,
22.01.2017.
[22] Lexone artikullin e shkurtë, në Gazeta Newborn, „E pa pritur kjo: Donald Trump befason me
deklaratë për Kosovën, çmenden serbët“, në http://gazetanewborn.net/e-papritur-kjo-donald-trump-befason-deklarate-per-kosoven-cmenden-serbet/
.
Brahim Ibish AVDYLI.