Tuesday, January 31, 2017


Një ditë… 
zogjt e korbit 
në çerdhe të huaja 
lëshuan pendë të zeza.

Prej pëllumbave u vranë.
Një ditë... 
në shtratin tim, 
fjeti mikesha e ardhur nga larg; 
la një hije të zezë 
dhe iku.

Dielli e vraftë!...
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------
U lodha
duke thënë
të dua shumë, të kam xhan…

Pres dashurinë

të shfaqet sërisht tek unë
si ardhja e dytë e Krishtit.

Dhe ditët e mia

torturohen
nën pushtetin e Djallit.

Oh, dashuri!

O zot!
Jeni apo s'jeni?!

U lodha

së dërguari mesazhe
me trendafila,
me zemra, 
e lepurushë, 
të përqafuar.

Jetë kartoni!

Ti dhemb.
për personazhe që nuk ekzistojnë,
dhemb
për mostakimin e tyre.

U lodha

të dua njerëz 'në “formën time'',
të shformuar,
pa asnjë ngjashmëri
me ''etalonin” e dashurisë'

… që ruhet në Zvicër.
Fotografia e Gentjan Hasanas
---------------------
Të 
ngrira 
u varën ëndrrat 
qerpikëve të tu, 
si qirinj 
akulli nën strehët e çative.
Dielli, 
emigroi me zogjtë
Ndoshta, 
diku tjetër, 
Sozitë tona puthen.
por ne,
duhet të presim pranverën…
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
https://milibutka.blogspot.al

No comments:

Post a Comment