Migjeni dhe
Arshi Pipa
Arshi Pipa (1920 - 1997) është një poet i njohur. Pasi
kreu mësimet e mesme në liceun e vendlindjes, Arshi Pipa studioi për filozofi
në Universitetin e Firences (Itali).
Prej vitit 1941-1946 dha mësim në shkolla të mesme të
Tiranës e Durrësit. Në prill të vitit 1946 u burgos nga regjimi komunist për idetë e tij
patriotike e demokratike. Për dhjetë vjet (1946-1956) ai vuajti në burgjet dhe
kampet e shfarrosjes (Durrës, Vloçisht, Korçë, Tiranë, Burrel etj.), ku shkroi
librin me poezi "Libri i Burgut", që është vepra poetike më e mirë e
poetit.
Pasi del nga burgu, arratiset më 1958 dhe vendoset
përfundimisht në SH.B.A. Gjatë kësaj periudhe, pas peripecish e vuajtjesh,
arriti të japë leksione në universitetet më të dëgjuara të Sh.B.A. (Kolumbi,
Kaliforni, Minesota etj.).
Shkrimet e tij të botuara në shqip, anglisht, frëngjisht
dhe italisht ndahen në:
1) poezi, 2) estetikë e filozofi dhe 3) kritikë letrare.
Në poezi janë vëllimet shqip: "Lundërtarë",
"Libri i Burgut", "Rusha" dhe "Meridiana", me
përjashtim të vëllimit të parë, të gjitha veprat e tjera janë botuar jashtë dhe
për këtë njihen ende pak nga lexuesi shqiptar.
Përsa u përket studimeve dhe kritikës, përmendim vetëm
disa nga ato që kanë të bëjnë me letërsinë shqipe: "Tipologjia dhe
periodizmi i letërsisë shqiptare, "Fan Noli si një nga figurat komëtare
dhe ndërkombëtare shqiptare", "Humanistët italoshqiptarë",
"Bisedë përmbi Kadarenë", "Fenomeni Kadare" etj.
Arshi Pipa i
kishte disa pargjykime të gabuara të shkruara për Migjenin të cilat sjellin
dezinformim tek shqiptari : “Pipa i qaset Migjenit nga disa pikëvështrime
derisa arrin në konkludimin që Migjeni, edhe pse nuk është shqiptar, është poet
i madh i letërsisë shqipe”. Pra, Migjenin e vlerëson sipas veprës letrare, jo
sipas përkatësisë nacionale.
"Pipa nënvizon rëndësinë e Migjenit që lidhet
ekskluzivisht me letërsinë shqipe, pasi po të ishte “në Jugosllavi fjala vjen,
ku poezija shoqnore ka qenë e njoftun kaherë, poeti i “Vargjevet të Lira” nuk
do t’ishte dallue fort”, por “në Shqipni Migjeni asht nji i vetëm, asht
pionier”. Në këtë ese jepet edhe konstatimi: “Mos ta harrojmë se ai që ka
sjellë nji fletë të re në letërsín shqipe ka qenë nji mësues katundi".
Sa gabim nga Arshi Pipa!
Ky përfundim i Arshi Pipes
është më problematiku, “sepse poetin aq të dashur për lexuesit shqiptarë e
nxjerr me prejardhje sllave. Pipa tregon se Migjeni, pos prejardhjes, edhe
edukimin e kishte sllav (maqedonisht dhe rusisht) dhe kontributin arsimor e dha
për sllavët (u dha mësim nxënësve serbë në Vrakë, e pastaj nxënësve shqiptarë
në Pukë). Në shtëpi fliste serbisht, pasi shqipen nuk e njihte mirë. Kështu,
nënvizohet e meta gjuhësore e shfaqur aq shpesh në poezinë e Migjenit. Ai
shkroi serbo-kroatisht dhe pastaj shkrimet i përktheu shqip.
“Po
ashtu, mesianizmi i shfaqur në poezinë e Migjenit, sipas Pipës, është i huaj
për psikologjinë shqiptare, por është familjar për mendjen sllave. Konkluza
është e qartë: “stili dhe skeleti i mendjes së tij janë thelbësisht sllavë”,
pasi ai është një “fenomen i hibridizimit kulturor: shpirt sllav që flet
shqip”.
Edhe interesimi tematik i tij kushtëzohet nga formimi
sllav: si ortodoks i Shkodrës “ ,
Migjeni tërhiqej nga marksizmi dhe i hapi portat për trajtimin e letërsisë
sociale. Madje shpesh vepra e tij ka një gjuhë liturgjike me mesazhe
socialiste. Po ashtu, tek ai nuk dihet ku
mbaron Marksi e ku fillon Niçe.
Largimin nga tradita “ Pipa e gjen edhe te refuzimi që
Migjeni ia bën vargut kombëtar shqiptar, tetërrokëshit, i cili nuk shfaqet
kurrë në poezinë e tij. Pjesa më e madhe e vargjeve të lira nuk është në varg
të lirë; metafora është forma e tij e shprehjes; përdorimi i kohës dhe i
mënyrës është i gabueshëm, ashtu si përemri, nyja etj.; sintaksa e tij nuk
është tamam shqip.
Kështu, del
që Migjeni, pos gjuhës së vet serbe, kishte mësuar edhe këto gjuhë:
maqedonisht, rusisht, greqisht, latinisht, frëngjisht dhe shqip, nga të cilat
shqipen e zgjodhi si gjuhë për t’u artikuluar artistikisht.”
Per spjegim te drejtë “I gjyshi Nikolla Dibrani – quhej
me këtë mbiemër gjenerik, se familja e
kishte origjinën nga Dibra e Madhe, nga
fshatrat ortodokse shqiptare te Rekës (po nga krahina ku ka lindur edhe poeti
patrioti shqiptar Josif Jovan Bagëri) – qe shperngulur nga mezi i shekullit te
19-te.
Kemi plot familje të shperngulura ne kete qytet te
Veriut: Gjergaj, Siliqi, Banushi,
Kadiqi, Dibra, e te tjera.
Nikolla Dibrani qe murator nga mjeshtria dhe thonë se
mori pjesë në ndërtimin e kishës ortodokse në Shkoder . Kur shkonte si murator nëpër
katundet e ndryshme, ne Mal te Zi, Nikolla u njoh dhe u martua me një vajzë nga
Kuçi, me Stake Milanin, e cila kishte edhe ajo si gjithe banoret e
asaj krahine, shqipen per gjuhe amtare.
Nikolla Dibrani,
kur humbi jetën në Mal te Zi, aty
nga moti 1876, la pas dy bij:
Gjoken(Gjergjin) dhe Kriston, fare te
vegjel.(
http://www.zemrashqiptare.net/news/id_40465/Fahri-Xharra:-Migjeni,-shqiptari-ortodoks-i-Maqedonis%C3%AB!.html
)
Kurse Fritz Radovani e thotë: Kjo mungesë për të vërtetën e Migjenit vjen nga mos njohja dhe studimi i At Gjergj Fishtes, i cili e ka thane mbi 73 vjete perpara kush asht Milloshi i Gjergjit....
Kurse Fritz Radovani e thotë: Kjo mungesë për të vërtetën e Migjenit vjen nga mos njohja dhe studimi i At Gjergj Fishtes, i cili e ka thane mbi 73 vjete perpara kush asht Milloshi i Gjergjit....
Fahri Xharra,04.02.17
Gjakovë
No comments:
Post a Comment