Depresioni social tek neve dhe nëpër botë nuk ka ngjarë sot, në këtë periudhë. Depresioni social e ka shoqëruar shoqërinë në të gjitha etapat e zhvillimit të saj.
Ngjarja e fundit në Korcë ka përmasa “kanibaleske”, por që duhen studjuar me vemendje dhe shkencërisht nga studjuesit e mirëfilltë, psikologë e punonjës social dhe e gjithë shoqëria në përgjithësi.
Por dicka që më bëri të reagoj ishin prononcimet e psikologëve dhe profesorëve të shkencave sociale për ngjarjen në media duke konstatuar “depresionin social”.
Ok, ka dpresion social! Paturpësisht mbushin hapsirat e mediave të “shpifura”, tregojnë nivelin e tyre intelektual, ndyshojnë veshjet dhe tregojnë nivel në komunikim. Që do të thotë, vetëm konstatojnë dhe nuk “aplikojnë” asnjëherë dhe mbrojnë interest e shoqatave jo-qeveritare dhe shfytëzojnë hapsirat mediatike.
A ka ndonjë punonjës social dhe psikolog në Korcë që ka shkuar tek ajo familja që ndodhi ngjarja për të ndikuar sadopak tek problematikat që ka patur kjo familje?! Në planin ligjorë më duket se sot kishte një vendim për masat e mbrojtjese për gjygjtarin.
Të gjithë “llapin në media”, përpiqen të justifikojnë detyrimet! Mbas tre ditësh harrohet kjo ngjarje. Tre ditë zgjat lajmi, edhe sot në botën globale. Por turpi i madh është i politikës që kërkon të “përfitojë” nga këto ngjarje! Ok politika dhe media kanë këtë punë. Natyra e vërtetë e mediave doli në zgjedhjet e fundit në SH.B.A.
Por psikologët dhe punonjësit social kanë mision tjetër. Misioni i tyre në shoqërinë post-moderne është i madh. Ato nuk duhet vetëm të konstatojnë dhe “fitojnë” projekte nga bashkia dhe qeveria për të plotësuar nevojat e tyre individuale. Ato duhet të jenë më afër shoqërisë në planin psikologjik dhe social, më afër shoqërisë dhe individit. Klienti, individi dhe shoqëria nuk janë vetëm për tu “studjuar” dhe bërë teste! Ato janë baza e të gjithë zhvillimit tonë!
Po sjell një thënie të filozofit antropolog të madh bashkëkohorë Umberto Galimbeti: “Është e nevojshme njohja e alfabetit emocional: e zemërimit, frikës, dashurisë, trishtimit “Emocionaliteti ynë mund të edukohet dhe nëse duam një shoqëri më të mirë, ai duhet të edukohet”, shkruan filozofi Italian”.! www.voal.ch
No comments:
Post a Comment