Dhe sa 8 Dhjetorë të tjerë do të presim për tu vënë në një rresht me Botën e Qytetëruar????..
8 Dhjetori shënon një ditë simbolike në historinë e popullit tonë, ditën kur Rinia Shqiptare u ngrit me guxim për ti thënë “JO” vijimit të një sistemi, i cili i kishte asfiksuar lirinië e mendimit dhe të shprehjes një populli për mëse 45 vjet…
Pas plot 26 vitesh nga ajo ditë NUKU kemi pse të mburremi se kemi bërë atë që duhej të bënim, për ti dhënë më shume oksigjen zhvillimeve socio-politiko-ekonomike SHQIPËRISË….
E nisëm me hyrjet masive nëpër Ambasada në verën e vitit
1990, e
vijuam në pambarim me largimin e Shqiptarëve nga vendi i tyre, sa nga afër 4
milion banorë të asja kohe sot pavarësisht nga rritja natyrale e popullatës nuk
bëhemi më shumë se 2.5 milionë frymëmarës humanë mbi këto vise….
E nisëm me
katër viktimat e 2 Prillit në Shkodër, e bitisëm me katër viktimat e 21 Janarit
2011 në Tiranë, pa pëmendur mijra viktimat e 1997, mijra viktimat e konflikteve
pronësore…
E nisëm me grabitje e shkatërim të pronës së përbashkët, apo me
Reformën e re Agrare me Ligjin 7501 duke i lënë me gisht në gojë shumicën e
ish-pronarëve të këtij vendi, dhe po e vijojmë po me rigrabitje me anë të
Ligjit të Ri për Pronat apo me Legalizimet e ndërtimeve pa leje në pronat e të
tjerëve….
E nisëm më përvetsimet dhe shkatërimet e pasurive të Ndërmarrjeve e
Uzinave Shtëtërore, të Rezervave Shtetërore, me shkatërimet e kanaleve ujitëse
dhe kulluese, të Shkollave apo Spitaleve, të Ndërmarjeve Bujqësore,të
Kooperativave Bujqësore, sikur të mos ishim NE që dredhëm djersën tonë në
krijimin e Pasurisë Kombëtare, dhe po e vijojmë me një ritëm KORRUPSIONI
galopant në lidhje më shkatërimin e përvetsimin e çdo pasurije, çka ka bërë që
të mpaken mundësitë e zhvillimeve pozitive ekonomike të vendit si dhe të
krijohen diferencime ulëritëse sociale, që janë dhe do të mbeten për një kohë
të gjatë një “bombë” shpërthyese e jo zhvillimprurëse për shoqërinë tonë….
E
nisëm me heqjen nga “Ballia” jonë e individëve jo të mirëplotësuar në dijeni,
me kulturë, me atdhedashuri e tejet të politizuar dhe me cilët i kemi
zëvëndësuar ata, me sivëllezëerit apo simotrat e tyre, që janë hieja e
Rilindasve dhe Baballarëve tanë të Kombit….E nisëm startin tonë si të fundit në
Europë përsa i përket standarteve socio-ekonomike, dhe po të fundit jemi edhe
plot 26 vite nga ai 8 Dhjetori i 1991-it….
E nisëm rrugëtimin tonë me thirrjen:
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, dhe po bëjmë të pamundurën të qëndrojmë
sa më larg INTEGRIMEVE në të, sepse “politi-qenët” tanë të cilët i përkasin ne
shumicën e tyre “ish-brekëgrisurve” të djeshëm jo vetëm në aspektin social por
edhe në atë arsimor e kulturor, e kanë marë peng këtë vënd me pangopësinë e
tyre për “Pusht-shtet” dhe pasuri…
Dhe sa 8 Dhjetorë të tjerë do të presim për
tu vënë në një rresht me Botën e Qytetëruar????...
HAPINI SYTË E MËNDJES
BASHKËQYTETARËT E MI!!!!
No comments:
Post a Comment