ZGJUARËSIA SHQIPTARE NË SHQIPTARI!
Prishtinë, 7
dhjetor – Populli shqiptar është i ndritur dhe shumë i zgjuar, ka kaluar nëpër
etapa të rënda dhe të dhimbshme gjatë rrugëtimit të tij nëpër histori.
Sot të
ofendosh inteligjencën dhe diturinë e tij, ju keni shkel mbi të vërtetën, mbi
rrugëtimin tonë të nisur në rrethana të rënda dhe të vështira gjatë viteve...
Populli
shqiptar ka qen i pushtuar nga sllavet, i dhunuar, dëbuar, vrarë dhe shumë herë
një pjesë të madhe të popullit shqiptar i kanë masakruar sllavët në sy të ca
fuqive diplomatike ndërkombëtare, por mbi të gjitha zgjuarsia dhe atdhedashuria
e patriotëve nëpër kohë, të kohës kanë ruajtur gjuhën, identitetin, traditat,
flamurin kuq e zi dhe kanë bërë rezistencë më qindra-vjet për të qen bashkë
tokat, për të qen bashkë në një tani shtet Shqipëri.
Dituria shqiptare është e madhe, trimëria
akoma më e madhe, inteligjenca shqiptare dhe shpata e Arbrit, ka themeluar dhe
ka ruajtur Etninë tonë shqiptar, shumë patriot, luftëtar dhe tani dëshmorë e
martirë kanë mërita të mëdha për rrugën në radhë të parë për të qen toka e
çliruar, për të fituar atdheu Lirinë.
Zgjuarsia më
e madhe është të dallosh errësirën nga drita, të dallosh robërinë dhe të
luftosh për të fituar lirinë. Populli shqiptarë është më shumë i njohur për
trimat, luftëtarë pak gjak-nxehtë por nuk është durimtarë siç përshkruhet, por
i mençur të pres dhe të hy në beteja kur është koha, kur e kërkon vendi,
kuvendi dhe vet jeta, dhe më çdo çmim kërkon të dal fitues, të dal fitues për
arsye s’ historikisht populli shqiptar njihet që ka luftuar për t’u çliruar, jo
për të pushtuar.
Ne sot duhet të jemi syçelë dhe të punojmë, të
sakrifikojmë në rrugën diplomatike duke shkuar drejtë çlirimit pa rrezikuar
jetën e askujt që nuk është shqiptar, por duke i luftuar vetëm ata që na
luftojnë, duke i qëlluar më mjete politike, diplomatike dhe më fakte historike
të gjithë ata që na zënë rrugën tonë për t’i kthyer tokat tona Shqipërisë, dhe
duke i këshilluar disa ‘’ shqiptar ‘’ që janë bërë vegël e politikave të huaja,
në dem të çështjes sonë kombëtare, duke ju bërë thirrje të kthehen dhe të
punojnë për atdheun.
Po kujtoj
fjalët e patriotit tonë të madhe, trimit mjekërbardhë që ngriti më 28 nëntor të
vitit 1912 flamurin në Vlorë, fjalët e Ismail Qemal Vlora, ai tha:
‘’ Unë nuk
po pyes për ata arnaut ç’ ju ka bërë gjaku ujë, por për ata shqiptarë që kanë
mbet bir shqiptari... por të gjithë ata që e ndjejnë vetën shqiptarë mirë se të
vinë ‘’
Të gjithë ju
që keni gabuar, kthehuni dhe të punojmë të gjithë s’ bashku për popullin
shqiptarë, për tokat tona që të çlirojmë dhe ti bashkojmë më nënën Shqipëri.
Shumë e
lehtë është të ofendosh inteligjencën shqiptare, diturinë shqiptare, zgjuarsinë
shqiptare, por mos harroni që në shumë vende ku shqiptarët mbeten pakicë, në
ato vende ku akoma sundon çizmja barbare sllave, nuk ka shkolla shqipe, dhe
shqiptarët nuk kanë mundësi të mësojnë gjuhën e tyre.
Në Dardani
procesi është duke ec përpara, na duhet kohë që të kuptojmë rëndësinë e
mësimit, por jam i bindur që më kalimin e kohës do vinë edhe në pushtet njerëz
të ndritur, njerëz të lapsit dhe të librit, asgjë në këtë botë nuk është e pa
arritshme.
Në diturin
shqiptare në tokat shqiptare, në vilajetet shqiptar janë të faktuara mbi
600.000 vargje lirike- epike, ndërsa edhe ( Prof. Dr. Zymer Neziri ), Kina më
aq numër të banorëve ka vetëm 400.000, ndërsa Gjermania nuk ka ruajtur fare
këtë pasurim kulturorë, dhe a nuk ju duket kjo dituri, zgjuarsi, dhe dritësim i
inteligjencës tonë shqiptare...Populli im, ngadalë, mos u ngutni s’ në Dardani
lexohet, shkruhet dhe mësohet, jo ndoshta në atë shkallë që kërkohet, por nuk
është errësirë siç lexuam kohën e fundit.
Ne të gjithë
mundimi, në të gjithë të lidhur duar-shtrënguar do ja dalim për të ngrit nivelin e arsimit, për të ngrit
cilësinë në mësim, por vetëm duke qen bashkë, jo duke kritikuar, por duke
ofruar zgjidhjes, duke korrigjuar dhe punuar për të mirën e fëmijëve tanë, për
të mirën e popullit dhe për të mirën e përgjithshme njerëzore shqiptare, për të
përmirësuar atë libra që janë të shkruara gabim, por vetëm duke ofruar
zgjedhje, jo duke kritikuar...
Rrugëtim të
mbarë populli im shqiptar. Zoti e bekoftë popullin shqiptar.
Rroftë Shqipëria !
Kryetari i Klubit Letrar ‘’ Zahir Pajaziti ‘’
Rudi BERISHA
Prishtinë, më 7 dhjetor 2016
No comments:
Post a Comment