Roni Benise & David Arkenstone - Barcelona Lounge No.1 (2013) Thanks for watching and comments! ♥ All the best!
I do not own any of the pictures that are used in this video. The images used remain the property of the respectful copyright owners. If you do not like that your music or picture is available for viewing and listening, just email me. красивая музыка
Një vogëlushe nga Rumania zgjodhi të këndojë këngën e Rona Nishliut në The Voice of Rumania. Interpretimi i Jessica Lazarescu bëri që anëtarët e jurisë të ngrihen në këmbë dhe të rrëqethen nga zëri i fuqishëm.
Jessica kishte zgjedhur këngë të vështirë për ta përfomuar, megjithatë ja doli për mrekulli saqë e bëri publikun të qajë nga zëri i saj.
Rona ishte pjesëmarrëse në Eurovizion me këngën “Suus”, interpretimi i së cilës përmendet edhe në ditët e sotme.
Ishte një natë e errët e 12 Shkurtit të vitit 1905.
MësonjësiKristo Negovani po shpërndante naforën në kishë,
një grup njerëzish të panjohur e rrëmbyen dhe e shpunë jashtë fshatit.
Në errësirë të dërguarit e Dhespot Fotit filluan ta masakronin Papa Kristonme sopata e thika.
Pasi e copëtuan trupin i prenë kokën për tia dërguar porositësit të kësaj
vrasje. Por kriminelët e dërguar nga Athina nuk u ndalën me kaq, po atë natë
ata i vranë dhe të vëllanë, Theodhos Negovanin i cili edhe ky përhapte
shkollën në gjuhën shqipe.
Shenjat e para të nisjes së veprimit të kësaj organizate janë dhënë që ditën e djeshme, me mbylljen e profilit në Facebook të ministrit të drejtësisë, Ylli Manjanit. Vetë ministri reagoi përmes një mesazhi në Twitter duke pranuar se profili i tij ishte bllokuar.
Mesazhdërguesi bën me dije për Jeta Osh Qef se “mbyllja e faqes së ministrit u finalizua nga Anonymous Albania”.
Ai shton se “videoja është përpunuar nga Anonymous Albania dhe AnonymousInternational, ndaj nuk ka marrë autorësinë e Anonymous Albania”.
Kërcënimi duket serioz. Më poshtë gjeni të plotë mesazhin që Anonymous i japin qeverisë shqiptare.
Përshëndetje qytetarë të botës, ne jemi anonimët Qeveria e Shqipërisë, jeni në vëmendjen tonë, sepse pavarësisht nga paralajmërimet tona të vazhdueshme, ju keni vendosur që të shpërfillni kërkesat tona për të ndihmuar popullin e këtij vendi dhe keni vazhduar në drejtimin e një sistemi, i cili përfiton vetëm për vete.
Ne kemi kërkuar me edukatë në shumë raste që të ndryshojë qëndrimi juaj ndaj udhëheqjes, që ju ti shërbeni vendit, në vend që ta kontrolloni atë, që ju të ruani të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Në vend të kësaj, ju keni vendosur për të imponuar përkeqësimin e masave shtrënguese mbi popullin e Shqipërisë, rritja e taksave për qytetarët dhe bizneset e vogla, miratimin e reformës së arsimit të lartë për studentët që favorizon universitetet private dhe shkatërrimin e universitetet publike.
Situata në Shqipëri është e dëshpëruar. Ky vend i vogël i Evropës është grimcuar në mes të korrupsionit dhe papunësisë ekstreme. Shumë shqiptarë kanë humbur shpresën në vend të tyre dhe përpiqen çdo vit të kërkojnë një të ardhme në Gjermani apo vende të tjera evropiane. Në njëzet vitet e fundit, rreth një e katërta e popullsisë është larguar nga vendi.
Ju keni krijuar një sistem që po dështon dita ditës. Një qeveri e përbërë nga vrasësit, kriminelët dhe përdhunuesit krijon vetëm shkatërrimin e këtij vendi. Shqiptarët janë ngopur me kriminelët në politikë. Ata duan vetëm drejtësi në këtë vend.
Ju vazhdoni të shkelni mbi të drejtat dhe liritë themelore te njerëzve , duke u përpjekur për të fituar qasje në informacionin tonë private dhe konfidencial. Ne tani e kemi shumë të qartë se ju nuk keni ndërmend të drejtoni vendin për popullin tonë, por ju do të vazhdojë të kandidoni përsëri për të përfituar vetë.
Ky sistem ka dështuar. Ne tani shohim të pastrehët që vdesin në rrugë këtë dimër, njerëzit të paaftë për të mbështetur familjet e tyre.
Njerëzit nuk mund të përballojnë arsimimin e tyre; ju mbani të moshuarit në punë për një kohë të gjatë, duke e mbajtur vende pune dhe mundësitë për të rinjtë që të shkojnë jashtë.
Numri i të papunëve ka pësuar rritje marramendëse, Për qeverinë shqiptare: ju jeni bërë një armik i Anonymous, na keni zemëruar ndjeshëm dhe ne përbëjmë një rrezik të madh për ju.
Ju shpërfillni kërkesat e popullit dhe vazhdoni të operoni vetëm për fitimin tuaj egoist.
Anonymous nuk është një grup i vogël njerëzish të pafuqishme për tu injoruar. Ne jemi një organizatë globalisht aktiv, kolektive e individëve të të njëjtit mendim dhe mesazhi ynë është i qartë: ne shpallim luftë në këtë sistemin aktual që keniimponuar mbi ne. Armiku juaj më i keq janë tani vetë njerëzit tuaj.
Kam
vënë re të hapet një debat nëpër disa forume shqiptare rreth Bunke'Art.
Reagimet janë
të ndryshme disa pro, disa kundra. Nuk jam shumë i informuar për këtë vepër përtej
disa videove që kam parë në YouTube dhe fotove që janë postuar në fourme të
ndryshme. Gjithashtu nuk kam parë as edhe një postim të vetëm në FB të paktën
nga miqtë e mi. Desha të ndaj këtë video me ju. Një video prekëse dhe tepër
domethënëse.
Tani për mendimin tim ajo që ka rëndësi nuk është emri por përmbajtja.
Ajo që ka rëndësi është çfarë ka në bunker, çfarë po tregohet aty, edhe pse mund
të mos jetë në shkallën dhe gjerësinë e duhur. Sidoqoftë mundohet të zbardhi
sado pak apo më shume dritë mbi një të kaluar që shumë shqiptarë akoma nuk e
dinë; 26 vjetë më vonë.
Në vidion e mësipërme pamë se si një e huaj qan si një fëmijë me
atë që ka parë brenda bunkerit. Lotët e saj, dalë nga sytë e një individi të
lindur dhe i rritur në një botë të lirë me një kulturë ku njeriu respektohet
mbi çdo gjë tjetër, janë vërtetë një pamje tronditëse. Reagimi i saj është sa i
ndershëm po aq edhe i drejtë.
Sepse vetëm ata njerëz të lindur dhe të rritur në një shoqëri humane, dhe ata që e
hëngrën në kurriz komunizmin
alla-shqiptare për 45 vjet mund të kuptojnë se çfarë i është bërë popullit
shqiptar në të vërtetë. Një pjesë e mirë e shqiptarëve vetë nuk reagojnë në këtë
mënyrë, ndoshta ngaqë janë të mpirë, ndoshta për arsyen se për ta trajtimi i
njeriut në këtë mënyrë është kthyer në “normale”. Nuk dinë dhe nuk kanë parë më
mirë se kaq …
E dyta në fund të videos pamëdy vajza të cilat pohojnë se në shkollën e mesme
atyre nuk ju ështe mësuar asnjë gjë për periudhën e komunizmit. Thonë
historia mbaron në 45-ën dhe fillon në 90-en por edhe kjo pjesë përciptazi.
Tani si është e mundur që 26 vjetë më vonë mos të mësohet historia e kohës së
komunizmit në Shqiperi? A nuk bie kjo në përgjegjësinë e të gjitha qeverive
sidomos atyre që kanë qëndruar në pushtet për kohën më të gjatë për këto 26
vjetë?
Pra ajo që shikoj unë ështëdyluftimi
i përhershëm mes shqiptarëve.
Politizimi i cdo gjëje.Kur PS-ja bën diçka thonë si guxojnë
këta të bëjnë gjëra të tilla kur prindërit e tyre janë përgjegjës
për shumë nga ato krime që tregohen në këtë bunker? Zakonisht kjo është
shtresa simpatizante e PD-ës që për mendimin tim ose shpresojnë të mos jetë më
'klasa' jonë sepse mendoj dhe shpresoj që tashmë e dinë shumë mirë se kush është
PD-ja dhe kryetarët e saj qoftë të
vjetërit qoftë të rinjtë në shembëlltyrën e qoftlargut që po përgatiten për
pushtet.
E di që këto që po shkruaj mund të mos i pëlqejnë dikujt që është
lidhur me këtë parti, ndaç për interes ekonomik, ndaç nga shpresa se ata mund të jenë vërtet përfaqësuesit e njereëzve të vuajtur dhe ato me bindje të së djathtës
së vërtetë. Për mua fjalët i mer era, veprat janë ato që zenë vend. Dhe deri tani në Shqipëri nuk ka patur kurrë një të Djathtë të vërtetë. Të paktën që nga 45-sa e deri
sot. Prandaj është humbje kohe dhe hedhje uji nën mullirin e atyre që duan të
na mbajnë të përçarë e sundo kur bëjmë
dallime të tilla.
PS-ja dhe
PD-ja janë njësoj. Janë parti bija të nemeklaturës komuniste. Nëse kjo është
akoma e paqartë për disa atëhere nuk është faji i politikanëve që {tallin bythën (shënimi im)] e mbajnë popullin
peng por i atyre që i votojnë dhe i përkrahin.
"Një
popull që voton politikanët e korruptuar nuk është viktimë por
bashkpunëtor"
Intervista me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për Alexis Papachela- (SKAI 22/11/2016)
Gjatë intervistës së dhënë për televizionin grek “Skai”, midis pyetjeve të gazetarit Aleksis Papagelas Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh:
“Nuk kemi asnjë pretendim si ndryshimi i kufijve, apo strategji për të ndryshim kufijsh për të marrë pjesë nga Greqia, Serbia apo Maqedonia dhe për t’i bërë pjesë të Shqipërisë Natyrale. Jo! Ka ardhur koha ta shohim njëri¬tjetrin në sy. A është e mundur që ata njerëz që janë larguar nga vendi i tyre të mos kthehen nga vendi ku janë dëbuar? Duke u mbajtur peng i këtyre temave të së shkuarës ne ndezim nacionalizmin.
Intervista e plotë Gazetari: Aktualisht, si i shikoni marrëdhëniet me Greqinë?
Edi Rama:Nëse e shohim në tablonë e madhe është një marrëdhënie shumë e rëndësishme. Në strategjinë tonë për politikën e jashtme Greqia shihet si një partner strategjik, me të cilën kemi shumë gjëra për të ndarë së bashku. Interesat e shqiptarëve dhe grekëve janë më të mëdha se ato çështje që na ndalojnë të ndërtojmë së bashku një të ardhme me të mirë.
Gazetari: Në vitin 2003, kur ishit kryetar bashkie, deklaruat se në raportet mes vendeve të Ballkanit ka histori...
Edi Rama: Nuk më besohet se çfarë zhurme shkaktoi foto në Greqi. Ajo çka unë bëj është që të bëjë një kronike me foto në Facebook-un tim. I parë nga këndvështrimi i dikujt që nuk beson se politika ka të bëjë me zëvendësimin e historisë, por se beson se politika që bën histori. Nuk kam ndryshuar, në të kundërtën mendoj se ky është një detaj që tregon shumë. Ajo çka thash ishte miqësore dhe diçka që zbulonte një marrëdhënie që shkon pas në kohë. Ka shumë shembuj reagues të njerëzve që i njohim apo jo.
Gazetari: Ju e dinit se do të krijonte zhurmë?
Edi Rama: Jo, fakti që shqiptarët kanë kontribuuar për të mirën e shoqërisë greke dhe fakti që shumë njerëz në atë kohë flisnin shumë njerëz shqip, nuk e bën Athinën një qytet shqiptar. Ka të bëjë me faktin që kemi qenë kaq të lidhur. Duhet të mendojmë se sa shumë gjëra mund të bëjmë për njëri-tjetrin, dhe jo të mbytemi në ujëra të errëta të nacionalizmit dhe manipulimit mediatik.
Gazetari: NëseTsipras do të postonte në Facebook një status që heroi juaj kombëtar Skënderbeu është gjysmë grek dhe shpëtoi Shqipërinë, si do reagonit ju?
Edi Rama: Nuk mendoj se është e njëjta gjë pasi nuk është një ofendim, përkundrazi do ishte një fakt historik i mirë që një shqiptar u gjet në vendin e duhur, në kohën e duhur për të bërë këto negociata në atë kohë dhe të shmangte bombardimin e Akropolit. Mund të kishte qenë grek, kinez, por ndodhi që ishte shqiptar. Nuk doja të thosha që shqiptarët shpëtuan Greqinë, doja thjesht të thosha se jetët tona kanë qenë të ndërlidhura dhe popujt tanë kanë qenë kaq të lidhur me njëri- tjetrin në periudha të ndryshme të kohës dhe ne kemi kaq shumë shembuj të mirë që mund të na mësojnë shumë për atë që kemi bërë për njëri-tjetrin.
Gazetari: Ju e quajtët Shqipëria e natyrale?
Edi Rama: Shqipëria e madhe apo Shqipëria e natyrale nuk janë nocione që janë prodhuar nga ne. Shqipëria natyrale është një nocion që është prodhuar nga të tjerë, të cilët janë trembur apo e kanë krijuar atë për shkak të axhendave të ndryshme, por kjo është si të thuash t’u vësh fajin grekëve sot për Megala Idea që ishte një ide e një kohe të caktuar që nuk ka të bëjë me vendet tona. Shqipëria natyrore është Shqipëria europiane. Ne kemi një histori shumë interesante duke qenë se jemi një komb me dy shtete. Ka shqiptarë në Maqedoni, Mal të Zi.
Gazetari: Po pastaj?
Edi Rama: Nuk ka asnjë plan. Nuk ka asnjë ide edhe të parashikueshme që t’i mbledhë këto në një Shqipëri të Madhe, por do ishim pjesë e një Europe të Madhe. Kufijtë bëhen të parëndësishëm.
Gazetari:Sa për të qenë që qartë ‘Shqipëria i mbaj kufijtë siç janë sot’ e keni parë në shkolla shqiptare apo qeveria greke ka ndaluar disa shqiptarë që përbënin një literaturë me një propagadanë.
Rama: Çfarë nënkupton me propagandë irredentiste. ka qenë një zonë që quhet Çamëri ku shqiptarët jetonin dhe për fat të keq nuk është ajo çka ju them fëmijëve. njerëzit as nuk mund të shkojnë atje ku kanë qenë shtëpitë e tyre dhe fëmijët e tyre, për shkak të çfarë? Nuk kemi asnjë lloj pretendimi që të marrim territore për të marrë pjesë të Greqisë apo Serbisë, por ka ardhur koha ti kalojmë këto pengesa dhe ti themi a është e mundur që ata 80¬vjeçar gra dhe burra që janë detyruar të largohen me forcë nga shtëpitë e tyre dhe mos ti lënë të shkonin. A është e mundur që personat të kalojnë kufijtë e Greqisë. Çfarë ka këtu? Meqë ra fjala do doja të thoja se duke u mbajtur peng i këtyre temave dhe duke i mbajtur peng të së shkuarës ne e ushqejmë nacionalizimin dhe u japim linjë për të ekzistuar. Pse mos ta shohim me sy ketë se po këta njerëz janë çrrënjosur nga shtëpitë e tyre dhe shtëpitë e tyre kanë të drejtën të kthehen nëse dua dhe të pretendojnë nëse i duan pronat.
Gazetari: Ju e dini se ka protesta të gjalla të këtyre njerëzve të Luftës së Dytë Botërore se kanë kryer krime…
Rama: Ata pretendojnë ç’ka të duan. Po flas për të kaluar kufirin, të hyjnë dhe dalin, si gjithë shqiptarët. Ata keqpërdoren në kufirin grek. Flas për 80 vjeçar dhe nuk e besoja dot. Një grua 80¬vjeçare më tha se kam ëndërr që të shkoj të shoh shtëpinë. Nëse politikanët kanë detyrim të lexojnë historinë. A e dinë grekët se jemi në gjendje lufte? Një ligj mbretëror që është ende në fuqi. Jua them miqve të mi, Papandreu, Tripras, dhe Samaras. Po persë nuk e heqim këtë ligj të luftës dhe më pas i themi njerëzve që këtë ligj e vendosin si pengesë. Ne jetojmë në një paradoks të përsosur Ballkanin. Kemi një ligj të gjendjes së luftës në të njëjtën kohë. Miqtë tanë thonë ‘eh c’kuptim ka kjo’ Atëherë e shfuqizojmë. Nëse mendojmë për gjeneratat e ardhme mund të bëjmë gjëra të mëdha sëbashku. Nuk e duroj dot faktin që ka njerëz që më mendojmë atje si një person me ndjenja anti¬greke. Jam i lumtur që ka persona që mendojnë se jam pro grek. Nuk ka asnjë hartë të ‘Shqipërisë së Madhe’ në asnjë libër shqip.
Gazetari: Ka pasur një marrëveshje për kufijtë detarë të Greqisë, ju patët një rol kryesor për prishur këtë marrëveshje. Berisha tha se kishte një dorë proturke në këtë?
Rama: I kam vendosur një rregull vetes. Nuk flas asnjëherë për kundërshtarët e mi në anglisht. Flsini në shqip… Nuk më pëlqen t’i flas për politikën lokale një audience të jashtme. Nuk është jetike. Kur kjo marrëveshje u bë, ne mësuam nga disa njerëz të shoqërisë civile se kishte probleme me të. Më thanë le ta bëjmë këtë një pikë të rëndësishme në axhendën tonë kundër qeverisë. Është e lehtë të luash me ndjenjat kombëtare dhe të fitosh disa pikë. Por thashë jo, le ta lëmë në duart e gjyqtarëve dhe ekspertëve dhe të kemi një proces. Është vendimi i vetëm që mbaj mend që Gjykata Kushtetuese e ka marrë në unanimitet pra 9 me 0. Pra kishte një problem. Ju thashë miqve në Athinë le të ulemi ta zgjidhim. Le të ulemi me ekspertë. Kam propozuar edhe një palë të tretë që mund të zgjidhet nga ne.
Gazetari: Marrëdhëniet tuaja me Turqinë dhe presidentin Erdogan…
Rama: Si një njeri që ke lundruar jashtë në politikë nga aspekti gazetares ne jetojmë në një terren mjaft pjellor të teorive konsiperative. Nuk ka asnjë lloj sekreti që ne kemi gjithashtu përcaktuar një partneritetet me Turqinë dhe nuk është sekret që kemi marrëdhënie të mira. E gjithë kjo ka ndodhur në një kohë që ishim në opozitë dhe s’kishim asnjë kontakt me palën turke. Kjo mund të provohet lehtësisht. Është besimi im se midis fqinjëve që jemi ne, siç kanë bërë gjerë të mëdha grekët dhe shqiptarët. Unë nuk e harroj kurrë se kemi kaq shumë shqiptarë që jetojnë në Greqi, por pasi janë pritur si vëllezër, si motra nga popullsia greke, jo shumë bujarisht nga politika greke. Siç, kur ishin të uritur për shkak të luftës…ndaj ka shumë shembuj fantastik për ato çka kemi bërë për njëri-tjetrin. Në momentet kur kemi probleme na duhet të flasim më shumë, të përfshijmë më vullnet, pasi jetojmë në një rajon ku nga gjërat më të vogla mund të ndodhin shpërthime të mëdha.
Gazetari: Ju keni kërkuar një informacion në lidhje me një eksplorim që Greqia po bën në Jon…
Rama: Unë besoj se ka një burim të rëndësishëm të gazit dhe naftës, ndaj pse nuk e shohim si zgjidhej që ta shohim sëbashku. Pse nuk ecim në bashkëpunim, me të gjitha fushat. Shqipëria mund të jetë një mundësi fantastike për Greqinë dhe kjo e fundit mund të ketë avantazhe për të bashkëpunuar. Duhet të flasim e të zgjedhimin gjërat me durim dhe vullnet. Pasi nuk ka shans që të parashikojmë një të ardhme përveç bashkëpunimi.
Gazetari:Ju besoj se e dini veton greke…
Rama: Nuk mendoj se kjo është e mençur dhe për tu menduar. Veto për çfarë? është e pabesueshme. Ju thash nëse është veto për ndërtesat pa leje? Është veto sepse po flasim me vendosmëri për nevojë por të zgjidhur disa çështje. Jemi në të drejtën tonë.
Gazetari: Ju si kryeministër i këtij vendi nuk e keni këtë ide të ‘Shqipërisë së madhe’
Rama: Jam shumë i gjatë port të menduar që jam i gjatë. Nuk është një kompleks madhështie. E ardhmja jonë duhet të përcaktohet nga një vullnet i përbashkët. Çfarë do bëjmë do bëjmë luftë? Do ndryshojmë kufijtë? ne nuk duam ta bëjmë Shqipërinë më të madhe gjeografikisht, por më të madhe sa i takon demokracisë së saj, begatisë. Published on Nov 22, 2016
Ο Έντι Ράμα και τα κρυμμένα μυστικά του Προσφυγικού στις Ιστορίες με τους Αλέξη Παπαχελά, Σία Κοσιώνη, Παύλο Τσίμα και Τάσο Τέλλογλου. Ο Πρωθυπουργός της Αλβανίας Έντι Ράμα, μιλά αποκλειστικά στις Ιστορίες και στον Αλέξη Παπαχελά. Ο Αλβανός ηγέτης απαντά στα ζητήματα της οριοθέτησης θαλασσίων ζωνών με την Ελλάδα, στα σενάρια της «Μεγάλης Αλβανίας», στην υπόθεση των σπιτιών της ελληνικής μεινότητας στη Χειμάρρα, ενώ σχολιάζει την ανάρτησή του στο Facebook για την Ακρόπολη, που προκάλεσε αντιδράσεις. Στο δεύτερο μέρος της εκπομπής, ο Παύλος Τσίμας ταξιδεύει στη Χίο τις ημέρες που η ένταση κλιμακώθηκε στο νησί, μπαίνει στον καταυλισμό της Σούδας και καταγράφει σκηνές έντασης μεταξύ των προσφύγων. Μιλά επίσης με τους υπαλλήλους της Υπηρεσίας Ασύλου και τους πρόσφυγες που περιμένουν τα αποτελέσματα της αίτησής τους, ενώ η κάμερα της εκπομπής μπαίνει και στο Κέντρο Φιλοξενίας στα Οινόφυτα, όπου οι οικογένειες των προσφύγων ετοιμάζονται να βγάλουν το Χειμώνα. "Ιστορίες".. με τους Αλέξη Παπαχελά, Παύλο Τσίμα, Σία Κοσιώνη και Τάσο Τέλλογλου..