Ishte një natë e errët e 12 Shkurtit të vitit 1905.
Mësonjësi Kristo Negovani po shpërndante naforën në kishë,
një grup njerëzish të panjohur e rrëmbyen dhe e shpunë jashtë fshatit.
Në errësirë të dërguarit e Dhespot Fotit filluan ta masakronin Papa Kriston me sopata e thika.
Pasi e copëtuan trupin i prenë kokën për tia dërguar porositësit të kësaj
vrasje. Por kriminelët e dërguar nga Athina nuk u ndalën me kaq, po atë natë
ata i vranë dhe të vëllanë, Theodhos Negovanin i cili edhe ky përhapte
shkollën në gjuhën shqipe.