-----------------------------------------------------------------------------------------------------------
Kam
vënë re të hapet një debat nëpër disa forume shqiptare rreth Bunke'Art.
Reagimet janë
të ndryshme disa pro, disa kundra. Nuk jam shumë i informuar për këtë vepër përtej
disa videove që kam parë në YouTube dhe fotove që janë postuar në fourme të
ndryshme. Gjithashtu nuk kam parë as edhe një postim të vetëm në FB të paktën
nga miqtë e mi. Desha të ndaj këtë video me ju. Një video prekëse dhe tepër
domethënëse.
Tani për mendimin tim ajo që ka rëndësi nuk është emri por përmbajtja.
Ajo që ka rëndësi është çfarë ka në bunker, çfarë po tregohet aty, edhe pse mund
të mos jetë në shkallën dhe gjerësinë e duhur. Sidoqoftë mundohet të zbardhi
sado pak apo më shume dritë mbi një të kaluar që shumë shqiptarë akoma nuk e
dinë; 26 vjetë më vonë.
Në vidion e mësipërme pamë se si një e huaj qan si një fëmijë me
atë që ka parë brenda bunkerit. Lotët e saj, dalë nga sytë e një individi të
lindur dhe i rritur në një botë të lirë me një kulturë ku njeriu respektohet
mbi çdo gjë tjetër, janë vërtetë një pamje tronditëse. Reagimi i saj është sa i
ndershëm po aq edhe i drejtë.
Sepse vetëm ata njerëz të lindur dhe të rritur në një shoqëri humane, dhe ata që e hëngrën në kurriz komunizmin alla-shqiptare për 45 vjet mund të kuptojnë se çfarë i është bërë popullit shqiptar në të vërtetë. Një pjesë e mirë e shqiptarëve vetë nuk reagojnë në këtë mënyrë, ndoshta ngaqë janë të mpirë, ndoshta për arsyen se për ta trajtimi i njeriut në këtë mënyrë është kthyer në “normale”. Nuk dinë dhe nuk kanë parë më mirë se kaq …
E dyta në fund të videos pamë dy vajza të cilat pohojnë se në shkollën e mesme
atyre nuk ju ështe mësuar asnjë gjë për periudhën e komunizmit. Thonë
historia mbaron në 45-ën dhe fillon në 90-en por edhe kjo pjesë përciptazi.
Tani si është e mundur që 26 vjetë më vonë mos të mësohet historia e kohës së
komunizmit në Shqiperi? A nuk bie kjo në përgjegjësinë e të gjitha qeverive
sidomos atyre që kanë qëndruar në pushtet për kohën më të gjatë për këto 26
vjetë?
Pra ajo që shikoj unë është dyluftimi
i përhershëm mes shqiptarëve.
Politizimi i cdo gjëje. Kur PS-ja bën diçka thonë si guxojnë
këta të bëjnë gjëra të tilla kur prindërit e tyre janë përgjegjës
për shumë nga ato krime që tregohen në këtë bunker? Zakonisht kjo është
shtresa simpatizante e PD-ës që për mendimin tim ose shpresojnë të mos jetë më
'klasa' jonë sepse mendoj dhe shpresoj që tashmë e dinë shumë mirë se kush është
PD-ja dhe kryetarët e saj qoftë të
vjetërit qoftë të rinjtë në shembëlltyrën e qoftlargut që po përgatiten për
pushtet.
E di që këto që po shkruaj mund të mos i pëlqejnë dikujt që është
lidhur me këtë parti, ndaç për interes ekonomik, ndaç nga shpresa se ata mund të jenë vërtet përfaqësuesit e njereëzve të vuajtur dhe ato me bindje të së djathtës
së vërtetë. Për mua fjalët i mer era, veprat janë ato që zenë vend. Dhe deri tani në Shqipëri nuk ka patur kurrë një të Djathtë të vërtetë. Të paktën që nga 45-sa e deri
sot. Prandaj është humbje kohe dhe hedhje uji nën mullirin e atyre që duan të
na mbajnë të përçarë e sundo kur bëjmë
dallime të tilla.
PS-ja dhe
PD-ja janë njësoj. Janë parti bija të nemeklaturës komuniste. Nëse kjo është
akoma e paqartë për disa atëhere nuk është faji i politikanëve që {tallin bythën (shënimi im)] e mbajnë popullin
peng por i atyre që i votojnë dhe i përkrahin.
"Një
popull që voton politikanët e korruptuar nuk është viktimë por
bashkpunëtor"
George
Orëell
Shkruan: Mana Dine
This comment has been removed by a blog administrator.
ReplyDelete