“Gjendem mes greqizmit të Vorioepirit, i cili prek këto toka
të shenjta të një vendi grek të lashtë që ka ngelur jashtë kufijve të shtetit
grek”. Kështu u shpreh deputetja greke e Qipros, Eleni Theocharous në Tiranë në
takimin “Jo grabitjes së pronave, pro zhvillimit dhe integrimit në BE”
organizuar nga PBDNJ e Vangjel Dules.
Organizata Omonia e Belerit, Aleanca për mbrojtjen e pronës
së bregdetit e Nikollaq Nerenxit, Bashkimi himariot i Amerikës dhe Bashkimi
himariot i Athinës, duke shtuar se sjell mesazhin e shpresës, luftës dhe
fitores dhe se nuk nënshtrohet një popull që jeton në skllavëri, por nuk është
skllav.
Eleni Theocharous duke zhvendosur kërcënimet greke nga PE në
Tiranë vlerëson se ka ardhur momenti për rezistencën e fundit që grekët mund të
bëjnë duke sjellë në vëmendje tragjedinë e helenizmit qipriot thekson:
“Që atëhere kur kemi
formuar frontin për Epirin kanë kaluar gjithë këto vjet dhe asgjë. Ne ndiejmë
detyrimit të mbrojmë të gjitha të drejtat e vorioepirit. Greqizmi i voriepirit
do ishte ok nëse qeveritë do i jepnin rëndësinë e duhur dhe duhet të ndodhë pa
pretendime për territoret greke që ndodhen këtu. Pa rezistencën dhe
irredentizmit të myslimanëve.”
Duke rikujtuar raportin e Fleckenstein për integrimin e
Shqipërisë për të cilin u fol të martën e kaluar në PE eurodeputetja
thekson se:
“Greqia e nxituar ka
miratuar që Shqipëria të vazhdojë me integrimin, sepse ky vend
kalon në nivel shumë të lartë të krimit dhe korrupsionit, ushtron presion me
minoritetet, dhe është në vegel e Turqisë duke lejuar shkollat e myslimanëve.”
Eurodeputetja greke Eleni Theocharous tha se Shqipëria duhet
të lejojë të drejtën e shprehjes, të drejtën e qarkullimit të librave.
Ndërsa shtoi se Greqia e ka ndihmuar Shqipërinë ndaj asnjë shqetësim nga
Shqiptarët nuk është i justifikuar.
No comments:
Post a Comment