Duke hulumtuar në internet mbi etimologjine e fjalëve shqipe, gjej rastësisht një listë me fjalë të huazuara nga persishtja nëpërmjet gjuhës turke në gjuhën tonë shqipe, kjo listë e publikuar nga “Shqipopedia” sigurisht që do vlerësuar për sjelljen e përzgjedhjen e tyre veçse mungon informacioni se prej ku janë shkëputur këto “xhevaire”
SHQIP
|
PERSISHT
|
FONETIK NDËRKOMBËTAR
|
TURQISHT
|
GREQISHT
| |
perdah
|
پرداخت
|
pardāh
|
perdah
|
το
|
μπερντάχι
|
___________________________________________________________________________
Kopjova disa prej tyre ti shtjellojmë së bashku, një fjalë prej tyre ishte pikërisht fjala; “Perdah”
Kuptohet kjo fjalë e supozuar si ‹‹persishte›› ndoshta nuk njihet nga të gjithë ndaj fillimisht i referohemi fjalorit të gjuhës shqipe:
Vegël muratorësh: një copë dërrasë e lëmuar me një dorezë të vogël, që përdoret për të rrafshuar suvanë e njomë në mure.
2. Përdorëse prej mermeri në trajtë të një kallëpi sapuni të madh, me të cilën ngjeshin leshin qeleshepunuesit.
2. Përdorëse prej mermeri në trajtë të një kallëpi sapuni të madh, me të cilën ngjeshin leshin qeleshepunuesit.
Pra ky është “Perdahi” njohur ndër muratorë dhe më saktë nga mjeshtrat e suvasë ndryshe quajtur dhe “Perdaf”
Kjo vegël pune tashmë e modernizuar nga prej druri në plastike dhe e veshur me një shtresë tip gome poroze përdoret kryesisht dhe katërcipërisht për Shpërndarjen e suvasë dorës së dytë (fino) Përhapjen e saj në mënyrë sa më të njëtrajtshme duke mbushur gropëzat e vogla në sipërfaqen e murit dhe lëmon e shtron suvanë sa më të butë.
Duke ju referuar funksionit praktik të kësaj vegle dhe pa haruar asnjë çast fjalorin e gjuhës shqipe; konkluzioni mbi prejardhjen e kësaj fjale na shfaqet ashtu haptasi: “Perdah” quhet kjo vegël sepse, Perndan, sh'perndan masën ende të brumtë, llaçit të suvas (fino) njëjtë edhe nga qelesh-punuesit, përndajnë dhe
ngjeshin leshin në prezencë të ujit të ngrohtë dhe me shkumbë sapuni duke prodhuar kështu plafin e tyre të gatshëm për “p'lis”, “qeleshe”, “feste” apo takije në raste të tjera.
PËRNDAHEM vetv.
2. vet. veta III. Shpërndahet, largohet, ikën. U përnda mjegulla. Po përndahen retë.
3. Pës. e PËRNDAJ.
3. Pës. e PËRNDAJ.
PËRNDAJ kal.
1. I jap secilit pjesën që i takon nga një e tërë a nga një grumbull gjërash, ndaj; shpërndaj. U përndau librat (fletoret) nxënësve. U përndan gazetat pajtimtarëve. Përndanin komunikata. Etj.
Kjo është gjuha shqipe fjala “Perndah” i takon asaj denjësisht sepse jo më kot është gjuhë e parë mbirë mbi Dhe, direkt mbi rrënjët e gjithë gjuhëve të tjera IE lindur e krijuar shumë më pas si pasuese bije të saj, fjala “Perdah” përbëhet prej dy njërroksheve të gjuhës shqipe; Da-j, Ndaj dhe Per/ndaj ; “Perdah”.
Paskësaj a mundemi të themi se edhe fjala shqipe: Daj; Ndaj, Perndaj, Shpërndaj i takon persishtes, sigurisht që jo; atëhere pse “Perdah” ja atribuojnë asaj, thjeshtë për mosvëmendje apo …?
Mili Butka @ Gjuha Shqipe
#Aleksander Hasanas#
Korçë me 27/11/2016/.
No comments:
Post a Comment