Largimi i Ilir Metës nga politika dhe qeverisja, do të shënojë dhe
fundin e tranzicionit politik, por edhe atij ekonomik më pas, në këtë vendin
tonë të masakruar dhe mjeran...
PS-ja e kapur, pothuajse e shteruar në mundësi, si
dikur e djathta me "masën" LSI në trup, sot është më e pashpresë se
kurrë, më e dërmuar se kurrë, më e rronitur se kurrë, më e çoroditur se kurrë,
më e pasigurtë se kurrë, më e pafytyrë se kurrë kurrë ndonjëherë...!
Edi Rama ky miop politik, guaf qeverisës, memec diplomat, shurdh shtetar, zhurmues shqiptar, bëri
një Qeveri me të Meta , duke shkatërruar krejt
Partinë që e bëri kryetar të saj...
E mëkoi dhe ushqeu, herë me hir e herë me pahir, herë si prijës e herë si jeniçer, herë me ferman e herë me derman, herë me kudhër e herë me pudër, herë me lehje e herë me shkrehje, herë pa mend e herë pa vend, i dha Metës pushtet, aq sa për të mos bërë kurrë më shtet, aq pushtet sa të humbasë shpresa...
E mëkoi dhe ushqeu, herë me hir e herë me pahir, herë si prijës e herë si jeniçer, herë me ferman e herë me derman, herë me kudhër e herë me pudër, herë me lehje e herë me shkrehje, herë pa mend e herë pa vend, i dha Metës pushtet, aq sa për të mos bërë kurrë më shtet, aq pushtet sa të humbasë shpresa...
Kush humbi nga Qeverisja dhe koalicioni...?
Humbi Partia Socialiste, dikur progresiste, sot revanshite, anti-kanoniste, me në krye të paudhin, cipëplasurin dhe fjalëlumin delirant, injorant dhe arrogant...
Por mbi të gjitha humbi populli shqiptar që po braktis shtëpinë dhe katandisë dhe po merr arratinë...
Ka vetëm një zgjidhje, e majta dhe e djathta duhet të distancohen nga "mutacioni politik", ose nga virusi korruptivo-qeverisës Meta..., sot, tani, një orë e më parë...!
E majta dhe e djathta duhet të marrin përgjegjësitë me të cilat i ngarkon sot historia dhe vendi, për të larguar Metën...
Meta duhet dhe do të largohet një herë e përgjithmonë, cikli klering-u politik dhe votëblerje 'Meta' mbaroi...!
Ramën e shoh të vetëvrarë, nuk mund të ndodhte ndryshe kurrësesi... "E mirë" intriga dhe propaganda për diktat, por nuk mund të drejtojnë intriga dhe logodiareja, ekonominë, tregtinë, shëndetësinë, arsimimin e të tjera, e të tjera...
Populli i majtë dhe i djathtë duhet t'i japin sot drejtim historisë dhe vendit, duke larguar Metën nga politika, largim pa kthim...
PS dhe PD kanë detyrim historik të refuzojnë çdo
lloj koalicioni me Metën...!
Popull, me mend në kokë...! Hap sytë...!
Është ora jote, ora për përmbysje sistemi, për
përndjekjeje kolektive të qeveritarëve të korruptuar deri në eshtra...!Ky gjen politik duhet shfarosur...! E kemi për detyrë, o popull...!
No comments:
Post a Comment