Showing posts with label Ngreu. Show all posts
Showing posts with label Ngreu. Show all posts

Monday, February 6, 2017

Ngreu, Rozafa jonë, 2500 vjeçare, ngreu 25 shekuj, boll, u dergje nën gurë po vjen sulltani, se vdiq Skënderbeu se të ishte buçkua, nuk do shkelte kurrë



Meti Fidani 
  Saint Petersburg, Florida, United States· 
DIL PREJ GURËVE, MOJ MOTËR ROZAFË
Thonë se, Erdoganosulltanoturqit, qënkan te interesuar që të ringrene xhamine e Sulltan Mehmetit, brenda ne Kalane e Rozafës në Shkodër.. Kalaja 2500 vjecare, per te cilen, sipas legjendes, u flijua, nusja Rozafë, eshte objekt i trashegimise tone kulturore, nuk mund të kthehet ne objekt fetar, aq me shume në nje xhami, me emrin e pushtuesit, aq me shume me ndihmen e atyre qe na pushtuan per 500 vjet… Mendimi im.
Dil, moj e gurosura, në kalanë e vjetër
ngreu Rozafa e Ilirisë,ngreu moj motër
zgjo edhe burrin, zgjo, dhe tët kunetër
ngreu,se Sulltani,asht nis, për Shkodër

Ngreu, Rozafa jonë, 2500 vjeçare, ngreu
25 shekuj, boll, u dergje nën gurë
po vjen sulltani,se vdiq Skënderbeu
se të ishte buçkua,nuk do shkelte kurrë

Do vijë, me gjysmën e hënës ,mbi flamur
siç erdhën Dobiça,Viçiça,Venizellë
do vijë, siç erdhi ,dhe malazezi dikur
e një kishë të ngriti,në obor,në kështjellë

Thonë, dhe emrin kalasë,sulltani, do tja ndrojë
dhe ty Rozafë, do të thrresim Xhemile
e bën Sulltan Mehmeti, e bën kur të dojë
se do sjellë para, e florinj, me kile

Për para , moj Rozafë,ç'nuk bëjmë ne, për para
kollomaqen, ja puthim Sulltanit,hasmit të vjetër
për para, dhe grekut dhe serbit,ja shesim gjithçka
dhe emrat i shesim,dhe kështjellat, dhe detin patjetër

Për para ,ne e nxjerrim në ankand,dhe Ilirinë
veç xhepat ti mbushim, e florinj, të na varin në qafë
ngreu moj motër,ngreu, e hasmit i trego tapinë
moj nusja iliriane,moj e bukura ,Rozafë





Meti Fidani 
  Saint Petersburg, Florida, United States
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------