Meti Fidani
Saint
Petersburg, Florida, United States·
DIL
PREJ GURËVE, MOJ MOTËR ROZAFË
Thonë se, Erdoganosulltanoturqit, qënkan te interesuar që të
ringrene xhamine e Sulltan Mehmetit, brenda ne Kalane e Rozafës në Shkodër.. Kalaja
2500 vjecare, per te cilen, sipas legjendes, u flijua, nusja Rozafë, eshte
objekt i trashegimise tone kulturore, nuk mund të kthehet ne objekt fetar, aq
me shume në nje xhami, me emrin e pushtuesit, aq me shume me ndihmen e atyre qe
na pushtuan per 500 vjet… Mendimi im.
Dil, moj e gurosura, në kalanë e vjetër
ngreu Rozafa e Ilirisë,ngreu moj motër
zgjo edhe burrin, zgjo, dhe tët kunetër
ngreu,se Sulltani,asht nis , për Shkodër
Ngreu, Rozafa
jonë, 2500 vjeçare, ngreu
25 shekuj, boll, u dergje nën gurë
po vjen sulltani,se vdiq Skënderbeu
se të ishte buçkua,nuk do shkelte kurrë
Do vijë, me gjysmën e hënës ,mbi flamur
siç erdhën Dobiça,Viçiça,Venizellë
do vijë, siç erdhi ,dhe malazezi dikur
e një kishë të ngriti,në obor,në kështjellë
Thonë, dhe emrin kalasë,sulltani, do tja ndrojë
dhe ty Rozafë, do të thrresim Xhemile
e bën Sulltan Mehmeti, e bën kur të dojë
se do sjellë para, e florinj, me kile
Për para , moj Rozafë,ç'nuk bëjmë ne, për para
kollomaqen, ja puthim Sulltanit,hasmit të vjetër
për para, dhe grekut dhe serbit,ja shesim gjithçka
dhe emrat i shesim,dhe kështjellat, dhe detin patjetër
Për para ,ne e nxjerrim në ankand,dhe Ilirinë
veç xhepat ti mbushim, e florinj, të na varin në qafë
ngreu moj motër,ngreu, e hasmit i trego tapinë
moj nusja iliriane,moj e bukura ,Rozafë
Meti Fidani
Saint Petersburg, Florida, United States
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------