Etimologji
Mbi fjalën: FALË (Falmë, Falu)
Kjo fjalë e lashtë sigurisht, madje tepër e lashtë, origjina e saj fillon që prej lindjes të Yllit më të madh zjarrtë, qëndra e universit tonë pika infinite e saj baraz DiellStudjuesi i mirënjohur Xhuzepe Krispi, na ofron fjalën latine “VALE” si fjalë krahasuese baraz kjo; “të Falem, të përshëndes” duke theksuar se kjo fjalë e shqipes nga lashtësia e saj ka pësuar ndryshim duke u shndërruar më vonë në; “VE” “VALE” kjo ka ndodhur edhe për shkak të lëvizjeve të Albanëve drejt Lecios shkruan Xhuzepe pas shkatërimit të Trojës
Gjok Dabaj shkruan: “Këtu ka hapësirë për diskutime të shumta” në vijim thekson se forma latine; “VALE, VALEO” mer kuptim edhe “Jam i fuqishëm” duke u shqiptuar me “V” e jo me “F”- si në shqip, me shqiptim të shkronjës “V” haset edhe te sllavët: “HVALLA” falemnderit, dhe VALATI, me vlejtë.
Ndërsa; Gustav Majeri, i cili është gati të pranojë gjithçka në emër të antishqiptarizmit, ai sjell; “Nga bullgarishtja FALJA=HVALJA, lëvdoj, sërbishtja HVALA (hvalla), sllavishtja e vjetër kishtare HVALA (hvalla).”
Gjok Dabaj vazhdon më tej që këto fjalë i takojnë iliro-albanizmës në sllavisht, pra këto fjalë gjenden të huaja në gjuhën e tyre.
Dhe së fundi po ju sjell edhe Eqerm Çabej, i cili në këtë rast për fjalën shqipe “FAL” shkruan: “Afrimi me greqishten σφάλλω është mjaft afër menç… Ndërkaq, lidhjet etimologjike të fjalës greke janë të diskutueshme. Shqip F ka dalë nga një SP(H), pra baza e FAL është një *SP(H)ALNŌ…” (Vëll.I, f.173-174)
Falja është hyjnore –(Yllore) thotë një shprehje e bukur shqiptare
Pra çfarë tregon “Falja” si veprim, a nuk është kjo një “Përkulje” një falenderim, si tregues i kënaqësisë, dhe si konfirmim i mirënjohjes për dikë që ju ka sjell – ofruar veç të mira?
Shembulli më i pastër për këtë kemi po nga gjuha shqipe fjalën “PAL” (palosja paloset, bëhet dysh më dysh)
Eqerem Çabej, shkruan në gjuhën shqipe shkronja “F” ka dalë nga një SP(H), pra baza e FAL është një *SP(H)ALNŌ…” (Vëll.I, f.173-174)
Bolla në mitologjinë shqiptare (gjarpëri i shtëpisë) është simboli më i lashtë pellazgo-iliro-shqiptar i cili përfaqëson direk “Diellin-Zeus”
Dhe sigurisht ilirët ashtu si ende shqiptarët i faleshin dhe i falen me “Përulshmërinë” më të madhe këtij objekti ndriçues YLL, farëzues i jetës dhe gjallërisë se gjithë gjallesavë në tokë e përreth saj.
Në të gjitha gjuhët IE, provuar se fjala Yll; tregon një objekt të ndezur, të zjarrtë dhe sipër nesh, lart shumë “LA” dhe ashtu siç jam shprehur vazhdimisht folja LAPIDARE e dialektit Geg “A = Ashtë, oshtë, është” na bën të mundur dhe na konfirmon se fjala; “A – LA = ashtë la, lart, E – LA= është la, dhe O – LA = oshtë la, sipër nesh dhe respektivisht ato kalojnë në; A+ La =Al = Yll, shtu si; O+La = Oll =YLL(S’ol) dhe E+LA, (Stela) pra E’la = ILL, ILION, ILIR, ili/os, = Diell.
Tashmë i hedhim një vështrim fjalorit të gjuhës shqipe mbi fjalën FAL.
Midis shumë shembujve gjejmë:
FAL kal.
- Ul, përkul. Fali kryet dhe ra për tokë.
11. jokal. vet. veta III. Ulet, zbret; perëndon. Fali Dielli.
- vet. veta III. Ulet, përkulet; varet poshtë, perëndon. U falën të lashtat. U fal dheu. Iu falën gjunjët. U fal Dielli.
- Shuaj, fik. Fal dritën (zjarrin, cigaret).10. Ul, përkul. Fali kryet dhe ra për tokë.11. jokal. vet. veta III. Ulet, zbret; perëndon. Fali Dielli.
“Për atë Zot” “Për atë La” – Më F’Al!
Gërma “F” në këtë rast është një sinonim i pastër me vlerën e fjalës “Për” ose “m’bi”, për ty , për ju, për atë, mbi atë nuk vë njeri.
Ulja, përkulja, lutja, gjen vend e rehatohet tek fjala shqipe; “PAL” palosem i Palem-Falem dikujt.
Në gjuhën shqipe pjesa e pasme pas gjunjëve, kyçi aty ku përthyhet gjuri, këmba në anatomi quhet “Falë” ashtu si edhe falat e gishtrinjëve pjesët ku ato marin përulje–palosen-Falen, përthyhen
Më sipër thame se Dielli apo më saktë simboli i tij në gjuhën shqipe quhet; “Bolla”, e njohur tashme se në gjuhën greke apo sllave shkronja “B” lexohet “V” ashtu si tek lumi “Bardhar” në sllavishte del nga; “Вардар = Vardar” e plot shembuj të tjerë, e njejta ka ndodhur edhe me fjalën shqipe “Bolla” ku në latinishte kemi “Vole = lamtumire”, dhe në sllavishte kishtare kemi gjithashtu “Hvalle = Faleminderit” e ngjashme kjo fjalë sllave me turqishten “Evalla”
Për illustrim po sjell një shembull, pra thamë se në shqip Yll = Zot, e pas kësaj kemi “Yll” por dhe “B’Ylli-s” Bylis – vend i Zotit për nder të Tij.
Pra fjala; “Fal, më Fal”, jo vetëm që është shqipe e pastër por ajo është marrë ashtu “shabllon” edhe nga gjuhë të tjera, siç i përmendëm më sipër, fjala më “FAL” shqip do të thotë “PËR/UL” (PËR Yll)
Për illustrim po sjell një shembull, pra thamë se në shqip Yll = Zot, e pas kësaj kemi “Yll” por dhe “B’Ylli-s” Bylis – vend i Zotit për nder të Tij.
Pra fjala; “Fal, më Fal”, jo vetëm që është shqipe e pastër por ajo është marrë ashtu “shabllon” edhe nga gjuhë të tjera, siç i përmendëm më sipër, fjala më “FAL” shqip do të thotë “PËR/UL” (PËR Yll)
Ashtu si edhe vet Dielli, përkulet përulet- falet në perëndim dhe ne sërish presim dhe i gëzohemi Atij – Çdo Agim!
Mili Butka, Korçë më 1 Maj 2016
#Aleksander Hasanas#
No comments:
Post a Comment